♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bota resht sė sjelli nė jetė fėmijė

Shko poshtė

Bota resht sė sjelli nė jetė fėmijė Empty Bota resht sė sjelli nė jetė fėmijė

Mesazh nga MONDI Tue Nov 03, 2009 10:02 am

Dikur nė kohėn e Perandorisė Romake ishim 50 milionė banorė. Nė vitet 1800 numri i popullsisė arriti nė njė miliard, mė 1950-n ishim dy miliardė e gjysmė, sot jemi rreth 7 miliardė dhe nė vitin 2050 parashikohet qė numri i popullsisė sė tokės tė arrijė nė 9 miliardė. Megjithatė, kėsaj rruge pėr mbijetesė, qė zgjati 20 vjet, duket se po i vjen fundi. Pėrqindja demografike e popullsisė ėshtė nė rėnie konstante. Pas vendeve tė industrializuara, numri i lindjeve ėshtė ulur edhe nė vendet nė zhvillim, qė sė fundmi kanė filluar tė shijojnė pak mirėqenie falė ndryshimeve ekonomike qė erdhėn prej globalizimit. Pėrqindja e lindjeve nė tė gjithė globin, qė nė vitet ‘50 ishte 5-6 fėmijė pėr ēift, ėshtė ulur nė 2 ose 1 fėmijė pėr familje.
Specialistėt e lindjeve kanė parashikuar qė mes viteve 2020-2050, pėrqindja e lindjeve nė botė, duke e ndėrprerė shtimin e popullsisė sė tokės, e cila ėshtė parashikuar tė arrijė deri nė 9 miliardė persona, do tė fillojė tė pakėsohet. Bota qė sipas skenarėve mė tė trishtė rrezikonte tė shpėrthente nga pėrqindja e lartė demografike, do tė shpėtojė vetė.

Ajo qė ka fotografuar kėtė fenomen, qė sė fundmi ėshtė marrė nė konsideratė seriozisht nga studiuesit, ėshtė revista britanike "Economist". Njė fėmijė i qeshur nė kopertinėn e revistės, nėn titullin "Falling Fertility" simbolizon revolucionin e lindjeve.

I pari qė e uli pėrqindjen demografike ishte Perėndimi i pasur dhe shumė i zhvilluar. Tani ky fenomen ėshtė i pranishėm edhe nė vendet e tjera tė botės si Brazili, Indonezia, disa pjesė tė Indisė dhe natyrisht nė Kinė, ku njė ēift nuk lejohet tė ketė mė shumė se njė fėmijė. Nėse nė Britaninė e Madhe, qė ka qenė edhe djepi i revolucionit industrial, u deshėn 130 vjet pėr uljen e numri tė fėmijėve nga 5 nė 2 ose asnjė, nė Korenė e Jugut mjaftuan vetėm 20 vjet, nga 1965-1985-n. Nėse nė Europė dhe nė Shtetet e Bashkuara mesatarja ishte dy fėmijė pėr familje, sot gratė e botės sė tretė mund tė sjellin nė jetė tre fėmijė, ndėrkohė qė nėnat e tyre kishin gjashtė fėmijė. Nė disa vende tė tjera tė botės pėrqindja e lindjeve ėshtė reduktuar edhe mė shumė: kėshtu nėse nė vitin 1984 nė Iran mesatarja ishte shtatė fėmijė pėr familje, mė 2006-n u reduktua nė 1 ose 2 fėmijė pėr familje.

Sipas revistės "Economist", arsyeja pėr tė cilėn ėshtė zvogėluar pėrqindja demografike ėshtė njė e vetme: "Kur njerėzit pasurohen, familjet zvogėlohen". Bujqėsia qė ishte shumė e rėndėsishme pėr jetesėn dhe burimi kryesor i tė ardhurave tė popullsisė sė Afrikės dhe pjesės tjetėr tė botės, kishte nevojė pėr familje me mė shumė pjesėtarė tė zhvillohej: dikur gjashtė fėmijė nė familje nevojiteshin pėr tė ndihmuar prindėrit nė mbjelljen e tokave.

Ndryshe nga e kaluara, sot pėr shumė familje tė reja tė shtresės sė mesme tė Brazilit, Kinės, Indisė njė fėmijė mund tė jetė gėzim, shqetėsim, ose detyrim, por jo njė siguri pėr jetėn, apo ndihmė pėr tė mbijetuar. Analistėt e makroekonomisė, zbuluan momentin kur situata filloi tė ndryshonte: numri i lindjeve u zvogėlua, kur tė ardhurat vjetore u ulėn nga qindra dollarė nė 1000 ose 2000 dollarė pėr familje. Mė 1970-n pėrqindja e lindjeve ishte 2,1% nė 24 shtete tė botės, ndėrsa sot ajo ėshtė pėrhapur nė 70 shtete tė tjera. Gjithsesi, ajo qė tė habit vėrtet ėshtė se njė gjė e tillė vėrehet edhe nė kontinentin e Afrikės.

Numri i ulėt i fėmijėve pėr njė familje tregon kalimin nga varfėria te shtresa e mesme, nga njė shoqėri bujqėsore, tek ajo moderne dhe mė e ndėrlikuar. Kėtė tranzicion e kanė shoqėruar shumė faktorė: shkollimi i tepėrt, pėrdorimi i kontraceptivėve dhe prosperiteti i madh (njė studim ka llogaritur se nė vitet ‘90 njė e katėrta e lindjeve nė vendet nė zhvillim ishin shtatzėni tė padėshiruara).

Artikulli kryesor i revistės "Economist" titullohet: "Ja si do tė vetėzgjidhet problemi i mbipopullimit". Madje ky artikull shoqėrohet edhe me njė njoftim paraprak: nuk do tė mjaftojė vetėm ulja e numrit tė lindjeve pėr ta ‘kuruar‘ planetin nga problemet e tjera, siē ėshtė ngrohja globale dhe nevoja e burimeve tė nevojshme pėr njeriun.


Duhet qė vendet e varfra, tė cilat janė drejt rrugės sė mirėqenies dhe uljes sė numrit tė lindjeve, tė mos imitojnė vendet e pasura tė Perėndimit nė rritjen e tyre ekonomike. Sot afrikanėt mė tė varfėr prodhojnė 0,1 ton CO2 pėr kokė nė vit, krahasuar me 20 tonė pėr kokė pėr ēdo amerikan. Pra nėse kopjojnė konsumin dhe ndotjen e botės sė industrializuar, pasojat do tė jenė shkatėrruese pėr planetin. Nėse ėshtė e vėrtetė qė bota po e shpėton veten me njė ulje tė rritjes demografike, duhet qė njerėzit ta ndihmojnė me marrėveshjet e qeverive, teknologjitė e zhvilluara, si dhe ngadalėsimin e efektit serrė. Duke qenė se jemi shtuar mjaftueshėm, ka ardhur momenti qė t‘i japim fund kėtij fenomeni.

Pas vendeve tė industrializuara, numri i lindjeve ėshtė ulur edhe nė vendet nė zhvillim, qė sė fundmi kanė filluar tė shijojnė pak mirėqenie falė ndryshimeve ekonomike qė erdhėn prej globalizimit. Ekonomistėt zbuluan momentin kur situata filloi tė ndryshonte: numri i lindjeve u zvogėlua, kur tė ardhurat vjetore u ulėn nga qindra dollarė, nė 1000 ose 2000 dollarė pėr familje.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi