♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Tė drejtat e jetimėve......???

Shko poshtė

Tė drejtat e jetimėve......??? Empty Tė drejtat e jetimėve......???

Mesazh nga Princo Wed Sep 23, 2009 10:34 pm

SA KUJDESENI PER JETIMAT ANTAR TE RESPEKTUAR........ ja disa argumente fetare per kujdesin e JEtiMAVE.......



Puna e parė qė duhet thėnė ėshtė se jetimėt duhet trajtuar mirė. Kujdestarėt duhet t'u ofrojnė atyre dashuri dhe dhembshuri sikur qė do t'ua kishin dhėnė fėmijėve tė vet. Kur`ani Famėlartė na porosit: "...le t'i ruhen dėnimit tė All-llahut dhe le t'u thonė (jetimėve) fjalė prindore!" (Kur`an, 4: 9).
Jetimėt nuk duhet tė malltretohen ose tė shtypen. Kush ka ndėr mend tė marrė ndonjė jetim pėr ta ruajtur, le ta ruajė si duhet, pėrndryshe mos t'i hyjė kėsaj pune! Pėr kėtė gjė, Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Shtėpia mė e mirė prej muslimanėve ėshtė ajo nė tė cilėn jeton njė jetim dhe i njėjti trajtohet mirė, ndėrsa shtėpia mė e keqe prej muslimanėve ėshtė ajo nė tė cilėn jeton njė jetim dhe ai trajtohet keq!". Pėrndryshe, janė premtuar shpėrblime tė mėdha pėr atė qė ka sjellje tė mirė ndaj jetimėve! Nė shfletim tė literaturės islame, do tė dalim pėrballė thėnies se All-llahu do ta fusė nė Xhennet atė qė pėrkujdeset pėr njė jetim, kuptohet nėse i njėjti nuk vepron ndonjė mėkat tė pafalshėm (si p.sh. shirku). Poashtu, me tė vėrtetė pėrkujdesėsi i jetimit do tė jetė nė afėrsi tė Pejgamberit alejhi selam nė Xhennet dhe vetė ai nė njė hadith tė vet tė bukur ka thėnė: "Kush e ledhaton kokėn e jetimit, do tė marrė aq shpėrblime sa qime i ka prekur dora e tij!!!".
Jetimėve duhet t'u sigurohet ushqim dhe veshmbathje. Atyre duhet t'u mėsohen sjellje tė mira dhe tė edukohen nė frymėn e pastėr islame. Nė rast se prindėrit, tanimė tė vdekur, tė ndonjė jetimi kanė lėnė pasuri, kujdestari pėrgjegjės duhet t'i plotėsojė nevojat e tij (jetimit) nga ajo pasuri, mirėpo nėse prindėrit nuk kanė lėnė aspak pasuri, atėherė kujdestari pėrkatės ėshtė i detyruar qė nevojat e atij jetimi t'i mbulojė nga pasuria e vet. Sė kėndejmi, tė shpenzuarit nė rrugėn e tė Madhėrishmit, respektivisht tė mbuluarit e nevojave tė ndokujt qė ėshtė pa prindėr, padyshim se ėshtė forma mė e mirė e dhėnies sė lėmoshės dhe se i Mėshirshmi me Mėshirėn e Vet do t'i shpėrblejė ata njerėz qė sigurojnė ushqim pėr tė paushqyerit, ata qė sigurojnė veshmbathje pėr tė pambathurit, ata qė sigurojnė strehė pėr tė pastrehuarit dhe, posaēėrisht, shpėrblim tė madh do t'u japė atyre qė mbajnė tutori pėr fėmijėt pa prindėr.

Nė Kur`anin Famėlartė gjenden vendime tė prera rreth menaxhimit tė pasurisė sė jetimėve. Tutorėve, pra, rreptėsisht u ėshtė ndaluar tė bėjnė zėvendėsim tė pasurisė sė tyre tė amortizuar me pasurinė e atyre qė i kanė nėn pėrkujdesje. Ata gjithashtu janė paralajmėruar qė mos ta pėrvetėsojnė pasurinė e tyre nė pasurinė e vet. Mė tej, pasuria e jetimėve nuk duhet tė shkapėrderdhet nxitimthi e pa hesap duke e pasur nė mendje idenė se ata mund tė mos e kėrkojnė atė (pasurinė). Libri i All-llahut i paralajmėron ata qė gėlltisin prej pasurisė sė jetimėve se faktikisht ata nuk janė duke bėrė asgjė tjetėr vetėm se janė duke futur zjarr nė stomakun e tyre! Pėrfundimisht, uzurpimi i pasurisė sė jetimėve ėshtė njė prej mėkateve tė mėdha dhe njė i tillė qė vepron ashtu - ai do tė shkojė nė Ferr!



Argumente nga Kur`ani

1) "Tė pyesin se ē'duhet tė japin. Thuaj: "Atė qė jepni prej pasurisė jepni pėr prindėrit, jepni pėr tė afėrmit, pėr jetimėt, pėr tė varfrit, pėr kurbetēinjtė!". E ēdo tė mirė qė punoni, s'ka dyshim se All-llahu e di!" (Kur`an, 2: 215).

2) "(tė mendoni) Pėr kėtė botė dhe pėr botėn tjetėr! Tė pyesin ty pėr jetimėt. Thuaj: "Po t'i ndihmoni nė punėt e tyre ėshtė mė mirė, e nėse i pėrzieni (pasurinė e tyre me tuajėn), ata janė vėllezėrit tuaj! All-llahu di ta dallojė qėllimkeqin nga qėllimmiri. E sikur tė dėshironte All-llahu do t'ju rėndojė. All-llahu ėshtė mė i fuqishmi, mė i urti!" (Kur`an, 2: 220).

3) "Jetimėve jepuani pasurinė e tyre (kur tė rriten), mos e ndėrroni tė pastėrtin (mallin tuaj qė e keni hallall) me tė ndytin (me haramin) dhe mos e hani pasurinė e tyre (tė pėrzier) me pasurinė tuaj, se ky ėshtė mėkat i madh!" (Kur`an, 4: 2).

4) "Provoni jetimėt derisa tė bėhen pėr martesė, e nėse vėreni te ta pjekuri, atėherė dorėzojani atyre pasurinė e vet! Mos e hani atė duke e shkapėrderdhur dhe duke u ngutur para se tė rriten ata! Kush ėshtė i pasur le tė ruhet (shfrytėzimit tė pasurisė tė jetimėve), e kush ėshtė i varfėr, le tė hajė me maturi. E kur t'ua dorėzoni atyre pasurinė e vet, dėshmoni atė (qė ju dorėzoni)! Mjafton qė All-llahu ėshtė Llogaritės!" (Kur`an, 4: 6).

5) "Kur tė prezantojnė nė pjesėtimin e pasurisė qė ua ka lėnė i vdekuri tė afėrmve - jetimė e tė varfėr (qė nuk janė pjesėtarė nė trashėgim), jepuani nga ajo (pasuri e lėnė) dhe atyre thuajuni fjalė tė mira!" (Kur`an, 4: .

6) "Le tė frikėsohen ata (nė prag tė vdekjes) sikur tė linin pas vete pasardhės tė paaftė pėr tė cilėt kanė dro (si do tė jetė gjendja e tyre) e le t'i ruhen All-llahut (dėnimit tė Tij) dhe le t'u thonė (jetimėve) fjalė prindėrore! Ata qė e hanė pa tė drejtė pasurinė e jetimėve, nė tė vėrtetė ata hanė atė qė mbush barkun e tyre zjarr dhe do tė futen nė zjarrin e Xhehennemit!" (Kur`an, 4: 9-10).

7) "Ju (besimtarė) ta dini se njė e pesta e asaj qė e fituat, nga ndonjė send, i takon (pėrkujtuesve tė) All-llahut, tė dėrguarit tė Tij, tė afėrmve tė tij (tė dėrguarit), jetimėve, nevojtarėve dhe atyre nė mėrgim! (ky ėshtė pėrcaktimi i Zotit) E nėse keni besuar All-llahun, dhe atė (Kur'anin) qė ia zbritėm robit Tonė (Muhammedit) ditėn e furkanit (ditėn e Bedrit, kur u dallua e vėrteta nga e shtrembėra), ditėn e konfrontimit tė dy grupeve. All-llahu ėshtė i fuqishėm pėr ēdo gjė!" (Kur`an, 8: 41).

"Mos e pėrdorni pasurinė e jetimit ndryshe vetėm nė mėnyrė mė tė mirė (pėr t'ia shtuar), derisa ai ta arrijė pjekurinė e vet! Premtimin zbatoni, se pėr premtimin (e dhėnė) ka pėrgjegjėsi!" (Kur`an, 17: 34).

9) "Atė qė All-llahu nga banorėt e vendeve (jobesimtare) ia dha pa luftė tė dėrguarit tė Vet, ajo i takon All-llahut, tė afėrmve tė tė dėrguarit, jetimėve, tė varfėrve, kurbetēinjve. (Kėshtu veprohet) Qė ajo tė mos ndahet ndėrmjet pasanikėve tuaj. Ēka t'ju japė Pejgamberi, atė merrni, e ēka t'ju ndalojė, pėrmbanju dhe kini frikė All-llahun, se All-llahu ėshtė ndėshkues i ashpėr!" (Kur`an, 59: 7).

10) "Ata janė qė pėr hir tė Tij u japin ushqim tė varfėrve, jetimėve dhe tė zėnėve robėr!" (Kur`an, 76: .


Argumente nga Sunneti

1. Ebu Hurejra (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Shtėpia mė e mirė prej muslimanėve ėshtė ajo nė tė cilėn jeton njė jetim dhe i njėjti trajtohet mirė, ndėrsa shtėpia mė e keqe prej muslimanėve ėshtė ajo nė tė cilėn jeton njė jetim dhe ai trajtohet keq!".
[Transmeton ibėn Maxhe]
2. Ebu Umame (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Kush e ledhaton kokėn e jetimit, do tė marrė aq shpėrblime sa qime i ka prekur dora e tij! Unė dhe ai qė merr pėrsipėr tė kujdeset pėr ndonjė jetim do tė jemi si kėto dy gishta nė Xhennet!".
[Transmeton Ahmedi dhe Tirmidhiu]
3. Amėr ibėn Shuajbi rrėfen prej babait tė vet, e ky prej gjyshit tė vet se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Vini re! Gjithkujt qė i besohet ruajtja e ndonjė jetimi qė ka pasuri, ai le tė tregtojė me atė pasuri (le ta vejė nė qarkullim) dhe mos ta lejė derisa ta lajė me zekat!".
[Transmeton ebu Davudi dhe Tirmidhiu]
4. Ibėn Abbasi (All-llahu qoftė i kėnaqur prej tij!) rrėfen se Pejgamberi alejhi selam ka thėnė: "Gjithsecili qė e strehon njė jetim me gjithė ushqimin qė i nevojitet atij, me siguri se All-llahu i Lartėsuar do t'ia japė Xhennetin, veēse nėse bėn ndonjė mėkat qė nuk falet! Gjithashtu, ēdokush qė i mirėmban tri bija tė vetat duke u dhėnė edukatė tė mirė dhe duke qenė i butė me to, i Lartėsuari do t'ia japė atij Xhennetin!", mė pastaj, njėri prej tė pranishmėve tha: "O i Dėrguari i All-llahut, madje edhe nėse janė dy (vajza)?", e Pejgamberi alejhi selam ia ktheu: "Po, edhe nėse janė vetėm dy!". Njė tjetėr tha: "O i Dėrguari i All-llahut! E nėse ėshtė vetėm njė?", kurse Pejgamberi alejhi selam i tha: "Po, madje edhe nėse ėshtė vetėm njė!". [Transmeton Bejhekiu
Princo
Princo
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 648
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi Token e Zotit.
Hobi Hobi : Leximin
Humor Humor : ekam merak...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/09/2009
Falenderimet Falenderimet : 120

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi