♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Biondet? Pėr shkak tė gjeneve do tė jenė shumė tė rralla..

Shko poshtė

Biondet? Pėr shkak tė gjeneve do tė jenė shumė tė rralla.. Empty Biondet? Pėr shkak tė gjeneve do tė jenė shumė tė rralla..

Mesazh nga Barbi Wed Sep 09, 2009 9:05 pm

Ėshtė njė pyetje qė e kemi bėrė shpesh, por ende nuk i kemi marrė njė pėrgjigje tė saktė: "Biondet janė nė zhdukje, apo jo?". Kėsaj pyetjeje i ėshtė kthyer gazeta prestigjioze "Le Monde" para dy ditėsh, duke lėshuar njė tjetėr alarm si ai i vitit 2002. Sipas sė pėrditshmes franceze thuhej se "nga mesi i vitit 2200, nė Finlandė do tė lindė biondja e fundit nė planet". Sipas studimeve ka shumė mundėsi qė njeriu i fundit me flokė ngjyrė tė ēelėt mund tė jetė njė mashkull. Subjekti i temės ka ardhur si pasojė e njė studimi tė bėrė nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė nė shtator tė vitit 2002, kur pėr herė tė parė u sinjalizua edhe alarmi.

Lajmin pėr zhdukjen e biondeve e kemi dėgjuar shpeshherė nė radio, televizion e gazetat nė mbarė botėn. Por nė fillim tė tetorit tė vitit tė kaluar OBSH-ja informoi: "Asnjėherė nuk kemi ndėrmarrė studime lidhur me kėtė argument dhe mund tė themi se nuk kemi ndonjė tė dhėnė treguese lidhur me fatin e biondeve". Shqetėsimi qė nė tė ardhmen nuk do tė ketė mė femra me flokė biondė dhe sy tė kaltėr nuk ėshtė i pabazė. Gjeni (ose gjenet, nuk dihet se sa janė realisht tė personalizuar) qė i bėn flokėt tė duken ngjyrė tė ēelėt nė shumicėn e rasteve ėshtė recesiv. "Nėse njė fėmijė lind me flokė biond, atėherė ai trashėgon dy ēifte tė gjenit "biond", nga secili prind. Pėr tė pasur flokė tė errėt mjafton tė trashėgohet vetėm njė gjen ‘brun‘, nga nėna ose babai", shpjegon gjenetisti Bruno Dallapiccola, drejtor shkencor i Institutit Mendel nė Romė. "Nė vitin 2050, popullsia botėrore do tė arrijė 9 miliardė njerėz. Nga kėta, 3 miliardė njerėz qė priten tė lindin, do tė jenė me origjinė nga Afrika, Azia dhe Amerika e Jugut", sipas Le Monde. Ky ėshtė njė tregues shumė domethėnės pėr sa i pėrket shumicės sė popullsisė, e cila do tė jetė me flokė tė errėt dhe sipas statistikave mundėsitė do tė jenė mė tė pakta qė njė fėmijė "biond" tė kėtė tė mbartura gjenet, si nga nėna ashtu edhe nga babai. Fakti se gjeni nė flokėt biondė ėshtė recesiv nuk do tė thotė aspak se ai do tė zhduket nga struktura e ADN-sė tonė. Ky gjen do vazhdojė tė transmetohet nga njė brez te tjetri. "Ekziston njė ligj i gjenetikės, sipas tė cilit frekuenca e gjeneve nė njė popullsi tė caktuar tė qėndrojė konstante", shpjegon Dallapiccola. Zhvillimi i tipareve nordiko-evropiane: sy dhe flokė tė ēelėt, nė historinė e njerėzimit nuk i ka ndjekur asnjėherė rregullat e gjenetikės dhe ndoshta kjo i jep tė drejtė studimit tė Dallapiccola-s. Origjina dhe zhvillimi i biondeve dhe biondėve ėshtė njė tjetėr mister, ashtu si hipoteza qė lidhet me zhdukjen e tyre, lė pa pėrgjigje shumė pikėpyetje tė ngritura nga shkencėtarėt. Nėse nė strukturėn e ADN-sė, "kuqaloshėt" janė zhdukur para 10 mijė viteve mė parė, nė bazė tė tė dhėnave mė tė besueshme, ėshtė e vėshtirė tė shpjegosh arsyen pėrse nė njė hark kohor kaq tė shkurtėr, njė gjen recesiv do tė shfaqet nė 2-4 pėr qind tė popullsisė botėrore. Peter Front, njė antropolog kanadez nga Universiteti i Saint Adrews, nė mars tė vitit 2006, ka publikuar njė studim tė quajtur "Evolution and human behavior" (Zhvillimi dhe sjellja njerėzore) sipas tė cilit, femrat me flokėt tė ēelėt do tė jenė "preja" e preferuar e meshkujve homosapiens. Nė atė epokė tė akullt, meshkujt merreshin pothuajse gjatė gjithė kohės me gjueti tė rrezikshme, tė cilat nė tė shumtėn e rasteve ishin tė kėrcėnuese pėr jetėn e tyre. Tė mbijetuarve u liheshin mundėsi tė mėdha pėr zgjedhjen e femrave. Sipas Frost, nuk ka dyshim se meshkujt e shpellave preferonin biondet.



Ikonat antike dhe moderne

VENERA

Prototipi i biondeve, personifikonte bukurinė dhe pastėrtinė


MARLENE

Femėr fatale, bėn pjesė te femrat bionde inteligjente dhe shumė seksi. Njė imazh thuajse unik


MARILYN

Nė kohėn e saj lindi shprehja "Meshkujt preferojnė biondet"


PARIS HILTON

Imazhi i saj tė krijon idenė e kukullės Barbi: e gjatė, bionde dhe simpatike


Sipas studimit tė realizuar nga OBSH nė Francė: planeti ėshtė i pushtuar nga brunet


Ngjyra e flokėve

Ngjyra mė e zakonshme ėshtė gėshtenjė ose e errėt

Pėrcaktohet nga pigmenti eumelania


Pigmenti qė ėshtė pėrgjegjės pėr ngjyrėn e kuqe ėshtė feomelanina


Njerėzit biondė kanė njė sasi shumė tė ulėt tė pigmentit. Njerėzit 100% biondė pėrbėjnė rreth 2-4 % tė popullsisė botėrore


Lokalizohen nė Evropė mbi paralelin e 50, por gjenden edhe nė banorėt e Australisė. Flokėt biondė janė mė tė dobėt dhe mė tė hollė nė krahasim me flokun e errėt


Sipas tė dhėnave studimore, njerėzit e parė biondė janė shfaqur nė tokė, 10 mijė vjet para. Akoma nuk ėshtė e qartė mėnyra se si biondet janė riprodhuar me kaq sukses
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi