♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Femija juaj ankohet per cdo gje?

Shko poshtė

Femija juaj ankohet per cdo gje? Empty Femija juaj ankohet per cdo gje?

Mesazh nga Barbi Sun Jul 12, 2009 12:00 pm

Tё dashura nёna!



Mos ua mbyllni dyert fёmijёve tuaj, duke thёnё se janё mistrecё, nevrikё dhe ankohen pёr ēdo gjё. Sigurisht qё pёr ēdo problem, ekziston edhe njё zgjidhje. Sё pari, ju duhet tё pёrpiqeni tё mёnjanoni qёndrimin tuaj pesimist lidhur me kёtё ēёshtje. Humbja e shpresёs, ёshtё dobёsia mё e madhe pёr tё gjithё ne. Mos lejoni nё asnjё mёnyrё qё t’ju pushtojё kjo ndjenjё.

Kur themi se hallet e nёnave nuk kanё tё sosur, kjo ёshtё njё pjesё prej tyre. Vajza ime, gjatё ditёve tё fundit nisi tё pёrdorte shprehje tё tilla si “e urrej atё gjё, gjё koti, kurrё” etj. Sё bashku me tim shoq, nisёm tё shqetёsohemi pёr kёtё gjendje tё saj. Po i pёrsёriste kёto shprehje aq shumё sa qё edhe unё spo dija se ē’tё bёja. Mё qёndronte pranё si njё fёmijё qё nuk i pёlqente asgjё dhe kundёrshtonte ēdogjё. Thash me vete “pёrvish mёngёt nёne e dashur”. Duhet tё bёj diēka para se gjendja tё pёrkeqёsohet akoma mё shumё. Nga brenda sikur dёgjoja njё zё qё mё thoshte, “Merru pak mё shumё me vajzёn tёnde”. Si pёrgjigje tё kёsaj qё “dёgjoja”, nisa tё kёrkoj rrugёt qё tё ēonin time bijё tё kuptonte anёt mё tё bukura tё jetёs. Sa shpejt qё ishte mёrzitur ajo nga jeta nё njё moshё kaq tё vogёl?!

Shprehja e pakёnaqёsisё sё vajzёs pёr ēdo gjё, ishte njё problem me tё vёrtetё serioz. Sё pari nisa tё kёrkoj brendёsinё e kёtij problemi. Kёtё gjё duhet ta zgjidhja me dёshirё dhe pa krijuar situtata tё mёrzitshme. Pёr ti treguar vajzёs time anёt e bukura tё jetёs, mendova njё loje mjaft tё kёndshme. Ēdo darke, kur tё uleshim familjarisht pёr tё qёndruar pranё njёri tjetrit, secili nga ne do tё shpjegonte pesё gjёrat mё tё bukura tё ditёs. Nё kёtё mёnyrё, ime bijё do tё pёrpiqej tё shikonte anёt e bukura tё atyre qё jetonte gjatё ditёs.

E teksa unё pёrpiqesha pёr diēka tё tillё, ime bijё nuk hiqte dorё nga tekat e saj. Sapo tё gjente rastin, mё numёronte me rradhё ankesat e saj. Njё prej kёtyre ankesave, ishte se shoqet nuk i kushtonin rёndёsinё qё ajo dёshironte. E pra gjё qё mё erdhi nё mendje ishte kjo: “shiko se ē’bёj unё pёr ty, dhe ti akoma ankohesh prej meje”. Por njё dalje e tillё, do tё mё prishte tё gjitha planet. Duke lёnё mёnjanё diēka tё tillё, mendova njё herё qё t’i flas me ndjenjat e mёshirёs sё nёnёs pёr ta qetёsuar. Por edhe kjo, nuk mu duk se do tё ishte zgjidhja e duhur. Nёse do t’i pёrgjigjesha shqetёsimit tё saj me ndjenja dhenmbushurie, atёherё ajo do tё ankohej akoma mё shumё.

Pasi prita dhe mendova pёr disa minuta, mu duk se gjeta njё zgjidhje tё duhur. Ashtu krej e qetё, i thashё: “ E kuptoj fare mirё se ēfarё ndien. Mё duket se pёr tё zgjidhur kёtё problem, duhet tё punojmё sёbashku.”. Me kёtё, asaj i dhashё mesazhin se ka njё problem dhe qё kёrkon zgjidhje. Kёshtu, duke ftuar nё shtёpi shoqet e saj, i bёra edhe njё surprizё tё kёndshme. Pёrgatita ambientet qё tё gjithё fёmijёt tё ishin sё bashku. Sigurisht, ato gjёra me tё cilat do tё qerasja fёmijёt, ishin mjaft tё rёndёsishme.

Pas gjithё kёtyre pёrpjekjeve dhe pas njё durimi tё madh, pashё qё ime bijё nisi tё ndryshonte. Kur vura re se nisi tё pakёsonte ankesat dhe tekat e saj, i bleva edhe njё dhuratё. i fola me fjalё tё ёmbla qё i qetёsonin shpirtin. P.sh: “”Kur nuk ankohesh, bёhesh shumё e mirё…”.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi