♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A ndihmon muzika nė edukimin e fėmijėve?

Shko poshtė

A ndihmon muzika nė edukimin e fėmijėve? Empty A ndihmon muzika nė edukimin e fėmijėve?

Mesazh nga Barbi Sun Jul 12, 2009 11:59 am

Nxėnės tė mbledhur nė njė klasė tė Universitetit tė Floridės Qendrore, megjithėse mund tė duken nxėnės tė zakonshėm ata nuk janė tė tillė. Tė gjithė janė nėn moshėn 2 vjeē. Doktoresha Mary Palmer u ve fėmijėve muzikė pėr tė dėgjuar, duke besuar se muzika ndihmon nė zhvillimin e trurit tė tyre.

“Duke dėgjuar muzikė, fėmijėt zhvillojnė mėndjen dhe zhvillojnė lidhje tė caktuara nė tru, qė pa njė ngacmim si muzika nuk zhvillohen, kjo u jep atyre aftėsi mė tė madhe pėr tė mėsuar gjatė gjithė jetės”.

Zonja Palmer beson se fėmijėt e edukuar me muzikė qė nė moshė tė hershme, ia dalin mė mire nė jetė- njė teori kjo e quajtur “Efekti Mozart”.

Studjuesit e Universitetit tė Kalifornisė thonė se fėmijėt nėn tre vjeē qė merren me muzikė, dalin mė mirė nė rezultatet e provimeve tė ndryshme.

Kėrkimet e zhvilluara nė Institutin MIND tė kėtij Universiteti treguan se tė rinjtė qė kishin marrė mėsime pianoje, arritėn rezultate 30 pėr qind mė tė larta nė provimin e matematikės.

Ja ē’thotė instrumentisti Carl Rendek i Filarmonisė sė Orlandos.

“Matematika ishte shumė e thjeshtė pėr mua. E kisha tė lehtė tė bėja ēdo gjė qė lidhej me kalkulime apo matematikė. Kėshtu edhe me lėndėt e tjera. Isha nxėnės i mirė dhe mendoj se kjo pėr shkak tė muzikės”.

Shkencėtarėt filluan t’i studiojnė tė mirat mjeksore dhe edukative tė muzikės qė nė vitet 40.

Universiteti shtetėror i Michiganit paraqiti programin e parė shkollor pėr terapinė muzikore.

Por skeptikėt gjithsesi thonė se “Efekti Moxart” ėshtė shpesh i ekzagjeruar dhe bazohet pak nė shkencėn neurotike.

Njė libėr i ri i quajtur ”Miti i tre viteve tė para”, madje kritikon shtypin pėr publicitetin qė i jep rėndėsisė sė kėsaj teorie.

Zonja Palmer i pranon kritikat por thotė se shkenca ėshtė e fortė.

“Njerėzit janė duke mėsuar gjithnjė e mė shumė pėr rėndėsinė e muzikės nė jetėn e njė fėmije, jo vetėm nė vitet e para, por madje qė nė ditėt e para tė jetės. Skeptikėt e teorisė sė ndėrveprimit tek bebet janė mė tė paktė nė numėr. Sė fundi, janė kryer mjaft kėrkime pėr ndikimin e muzikės te tė mėsuarit nė pėrgjithėsi si dhe tek arritjet e njerėzve nė jetė”.

Nė leksionet e doktoreshės Palmer, ka muzikė nga e gjithė bota, duke pėrfshirė Afrikėn dhe Amerikėn Latine. Dhe pėr Jennifer Castillon dhe burrin e saj meksikan Luis, kjo ishte njė shtysė pėr tė regjistruar vajzėn e tyre nė kėtė program.

“Nė Meksikė, si nė ēdo vend tė Amerikės Latine, e gjen muzikėn si pjesė tė jetės sė pėrditshme, muzikė nė shtėpi, nė shkollė, kudo qė shkon. Ėshtė pak a shumė njė natyrė e dytė. Ēdo gjė nis tė lidhet me muzikėn, momentet e bukara, ato tė mėrzitshme, momentet e lumtura lidhen me muzikėn. Duke u rritur nė Meksikė, unė jam i interesuar pėr muzikėn”.

Ekspertėt thonė se vetėm duke dėgjuar muzikė, nuk mund tė zhvillohen prirjet akademike tek fėmijėt dhe se kjo kėrkon pjesmarrjen nė lėndėt e ndryshme. Por pėr prindėrit do tė duhet tė kalojnė disa vite pėrpara se tė zbulojnė nėse ia vleu apo jo pjesmarrja e fėmijėve tė tyre nė kėtė program.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi