♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Historia E Grabitjes Se Arit Shqiptar- Fakte Dhe Dokumenta Arkivore

Shko poshtė

Historia E Grabitjes Se Arit Shqiptar- Fakte Dhe Dokumenta Arkivore Empty Historia E Grabitjes Se Arit Shqiptar- Fakte Dhe Dokumenta Arkivore

Mesazh nga Barbi Sat Jul 11, 2009 11:39 am

Historia e grabitjes se arit shqiptar ( fakte dhe dokumenta arkivore)


shkruar nga KASTRIOT DERVISHI

Njė ndėr krimet mė tė njohura tė regjimit komunist nė Shqipėri, me karakter sa ekonomik aq edhe politik, ėshtė edhe grabitja e madhe e floririt qė ndodhi kryesisht nė vitet e para tė regjimit, nėn justifikimin e "tatimit tė jashtėzakomshėm tė luftės". Kjo grabitje masive pėrveē shkatėrrimit shoqėror solli edhe pasojėn e paevitueshme tė shkatėrrimit ekonomik, duke i hequr vendit njė shans jo tė vogėl nė rimėkėmbjen ekonomike dhe kombėtare tė tij. Duke qenė se organet e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme kanė deklaruar si shumė tė grabitjes sė tyre shifrėn e 43.816.682 monedhave tė sekestruara, dhe duke pasur parasysh se hyrjet e arit nė Thesarin e Shtetit kanė qenė tė vogla apo tė papėrfillshme, formulohet natyrshėm pyetja se ku shkoi gjithė ajo sasi ari qė grabitėn komunistėt pas lufte. Dhe jo vetėm kaq por edhe sepse njė pjesė e konsiderueshme e kėtij ari, nė periudha tė ndryshme ka shkuar pėr llogari tė udhėheqjes sė lartė komuniste, nė majat e sė cilės ndodheshin padyshim Enver Hoxha, Hysni Kapo dhe mė pas edhe Ramiz Alia. Ky dossier merr pėrsipėr tė zgjidhe sa ėshtė e mundur enigmėn e madhe tė grabitjes sė arit shqiptar nga komunistėt. Pėr tė pasur njė vizion sa mė tė plotė historik, nuk do tė lemė jashtė vėmėndjes edhe ndriēimin e tė vėrtetės nė lidhje me falsifikimin e historiografisė komuniste qė ka akuzuar Mbretin Zog si "vjedhės tė floririt mė 7 prill 1939".

Po ashtu nuk do tė lemė jashtė objektit tė dosserit edhe historinė e arit qė u ruajt nga gjermanėt nė vitet e Luftės sė Dytė Botėrore. Po kėtu do tė botojmė edhe marrėveshjen e qeverisė shqiptare dhe tė asaj gjermane mė 6 prill 1944 nė lidhje me kėtė ar.

Sigurisht qė trajtimi i kėtij dosseri nė formėn e mėsipėrme ndėr tė tjera merr pėrsipėr tė tregojė se nuk ka qenė e vėrtetė qė Shqipėria ka qenė njė vend i varfėr apo i shkatėrruar siē i interesonte ta paraqiste regjimi komunist. Njė vend i mbuluar me njė sasi tė madhe floriri nuk mund tė quhet kurrsesi vend i varfėr.

Shqipėria vendi i floririt

Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė, fondet monetare tė ngelura nė qarkullim (duke pėrfshirė kėtu edhe depozitat) ishin ato tė trashėguara nga sistemi monetar i Perandorisė Osmane, i pėrshtatur ky qė nga viti 1844 e mbrapa. Monedha ishte Lira Otomane ari qė vlerėsohej nė 100 grosh argjent (pjastres argent). Pėr shkak tė situatave tė paqėndrueshme dhe pėr shkaqe tė luftrave tė ndryshme, nė Shqipėri edhe pas vitit 1913 e deri nė vitin 1926 qarkulluan monedha tė shteteve tė ndryshme.

Kėto monedha kanė qenė me vlerė dhe emėritim tė ndryshėm si menduhie, 5 frangėshe, 10 frangėshe, 20 frangėshe (napoloni), lira angleze (25 franga) lira turke (22 franga)

Nė fillimet e stabilitetit tė shtetit shqiptar, mė 6 maj 1920, Kėshilli i Ministrave me anė tė vendimit nr. 273 vendosi pėr herė tė parė nxjerrjen e monedhės shqiptare nė bazėn e frangut tė arit. Mbi bazė tė njė kursi tė caktuar filloi edhe grumbullimi i monedhave tė huaja. Kėshtu njė stėrlinė u vlerėsua me 25 franga ari, njė lirė otomane me 22 franga ari etj.

Nė vitin 1922, profesor Kalmes paraqiti para Lidhjes sė Kombeve nė Gjenevė me kėrkesė tė kėsaj tė fundit, njė raport tė rėndėsishėm tė Komisionit Financiar tė Lidhjes, ku ndėr tė tjera nė lidhje mė Shqipėrinė thuhej:

"....Shqipėria zotėron njė stok tė rėndėsishėm metalesh tė ēmuara tė vlerėsuara 50 ‑ 100 milion frangash ari, pa marrė parasysh arin e investuar nė stolira...." (shih dosjen nr 2 tė Fondit tė Bankės sė Shtetit). Sipa librit "Financa dhe krediti nė RPSH", nė vitet 1922 ‑ 1925, nė Shqipėri kishte nė qarkullim e nė thesar njė sasi prej 100 milion frangash ar. E pėrkthyer ndryshe, shifra e mėsipėrme ka si minimum tė saj njė sasi prej 320 tonėsh ar.

Pėrsa i takon disiplinimit monetar situata pati njė ndryshim tė dukshėm nė vitin 1926 kur hyri nė fuqi ligji organik i Bankės Kombėtare tė Shqipėrisė dhe ai i rregullimit tė monedhės i miratuar mė 12 korrik 1925 nga Dhoma e Deputetėve. Ndonėse u pėrjashtua plotėsisht pėrdorimi i monedhave tė huaja nė marrėdhėniet zyrtare, pati mjaft individė qė pėlqyen tė ruajnė njė sasi jo tė vogėl tė kėtyre monedhave. Nė vitin 1926 u vunė nė qarkullim monedhat metalike me vlerė 100 franga ar, dhe njė vit mė pas ajo me vlerė prej 20 franga ari.

Nė vitet 1935 dhe 1937 pati njė hedhje nė qarkullim tė mbi 1,5 milion monedhash qė nė shumicė pėrbėheshin nga argjendi, ari dhe pak nga bronxi.

Sipas dokumentave shtetėrore nė fund tė vitit 1938 gjendeshin nė thesarin e shtetit 2400 kg ar (ose 378 mijė napolona sipas kursit 1 napolon baraz me 20 franga ari).

Sikurse vihet re me lehtėsi, qytetarėt shqiptarė zotėronin shumė herė mė tepėr ar (mbi 100 herė) sesa kishte thesari i shtetit.

Pėrshtypje tė veēantė i kishin lėnė Viktor Emanuelit tė III‑tė gjatė vizitės qė ai kreu nė Shqipėri nė maj 1941, zbukurimet e shumta qė pėrdornin shqiptarėt nė rrobat e tyre mė ar. Pėr vetė Emanuelin kjo kishte qenė njė befasi e madhe dhe e paimagjinueshme.

Po ashtu nė kohėn e Luftės sė Dytė Botėrore, tregėtarėt shqiptarė ruajtėn dhe i forcuan pozitat e tyre ekonomike. Nė mbarim tė luftės, Shqipėria rezultonte si vendi mė i pasur i Ballkanit sidomos pėrsa i takonte rezervave tė arit dhe rezervave tė tjera ekonomike. Po ashtu rezultonte se nė pushtet kishte ardhur klasa mė kriminale politike qė kishte pasur ndonjėherė vendi.

E vėrteta nė lidhje me thesarin e "grabitur" nga Mbreti Zog

Regjimi komunist u shqua pėr shumė gjėra tė mbrapshta nė Shqipėri. Njė ndėr punėt mė tė mbrapshta tė tij ishte edhe grabitja masive e arit qytetarėve shqiptarė, burgosja apo pushkatimi i tyre. Nga ana tjetėr pėr tė dhėnė njė imazh krejt tjetėr tė hajdutit, pėr 50 vjet me radhė u pėrhap gėnjeshtra e madhe e "vjedhjes sė thesarit tė shtetit" nga Mbreti Zog nė kohėn kur ky i fundit, i diktuar nga rrethanat ndėrkombėtare, dhe me vendim tė parlamentit shqiptar, kishte lėnė Shqipėrinė tė nesėrmen e 7 prillit 1939. Dhe njė gėnjeshtėr tė tillė e fabrikonin dhe e mbronin pikėrisht ata qė kishin vjedhur njė sasi ari qė llogaritet nė 320 tonė. Nė fakt askush nga propaganduesit e kėsaj teze nuk e ka ditur qė thesari i shtetit shqiptar nė kohėn kur bėjmė fjalė ndodhej nė Romė dhe jo nė Tiranė.

Sipas dokumentave zyrtare, ministri i Financave Kolė Thaēi (1886 ‑ 1941) ka tėrhequr sipas tė gjitha rregullave shtetėrore, me autorizimet 2031/65 dhe 2031/79 (tė datave 31 mars dhe 3 prill 1939), shumėn e 448.535 frangave ari, tė cilat ishin nė llogari tė Mbretit Zog. Nė lidhje me kėtė drejtori i thesarit Kel Naraēi nė relacionin 73/1 tė datės 6 qershor 1939, thotė:

"I nėnshkruemi Kel Naraēi dhe arkėtari i pėrgjithshėm Ramadan Berberolli pritshin nė zyrė sipas telefonatės tė ish kryeministrit (Kostaq Kotta). Pas pak arriti nė bankė njė automobil i pallatit i shoqnuem nga dy ushtarė e njė toger i gardės i quajtur Selim Gjoci, i cili .......ftoi tė nėnshkruemin (K.N) dhe arkėtarin e pėrgjithshėm qė ta shoqėronin tek Mbreti Zog me tė gjithė gjendjen e monedhave tė arit qė u nxorrėn nga arka nėn vrojtimin e togerit Selim Gjoci, i cili fut nė strajca sasinė e tregueme mė sipėr (448.535 franga ari), e cila sipas thėnieve tė ish ministrit Kolė Thaēi do tė merrej nė dorėzim me proces ‑ verbal tė nėnshkruem prej pjestarėve tė Kėshillit Ministror qė ishte mbledhur nė shtėpinė e z.Kostaq Kotta, ku gjetėm Mbretin Zog, midis ministrave Musa Juka, Ekrem Libohova, Faik Shatku dhe Abdurrahman Matit, Xhaferr Ypit, Sotir Martinit, Allaman Ēupit, Ndoc Kurti, Jani Dallamanga, Milto Noēka etj.......Nė prani tė tyne i lėshuem pėr anė ku kishte ndenjė Mbreti Zog tė 13 strajcat qė mbajshin monedhat e arit nė llojet e sasitė e tregueme nė konfirmacionet bashkangjintur............Nė shtėpi ndėgjoheshin telefonime, urdhna, nervozitet e qėndrime luftarake nė njė rrėmujė e tension tė papėrshkuem........Ndėrkohė meqė aeroplanėt po fluturonin pėrsipėr, Mbreti Zog me pjestarėt e Kėshillit qė kish pėr anė, shkoi te shtėpia e vėllait tė vet Xhelalit, ngutėsisht tue marrė me vete dhe arin qė ish nė saketa nė anė tė tij. Nė kėtė rast arkėtarit Ramadan Berberolli iu tha tė shkonte pėrsėri nė zyrė i shoqnuem prej togerit Selim Gjoci pėr t`i dhėnė edhe ē`ndodhje tjetėr nė arkė si monedha, banknota, ar, etj, nė dorėzim te Mbreti Zog dhe pėr t`i ēuar nė shtėpinė e Xhelalit. Z.Ramadan Berberolli dorėzoi nė shtėpinė e zotit Xhelal Zogu 118.195 franga ari dhe qėndroi deri nė orėn 16.00 nė shtėpinė e zotni Xhelalit pėr me mujtė me marrė ndonjė dėftesė nga Mbreti Zog pėr tė gjithė sasinė e arit e tė monedhave qė arrijshin 566.975 franga ari. Vetėm pas numėrimit e nė ikje e sipėr, pas shumė pėrpjekjesh, iu mor major Allaman Ēupit, adjutant favorit i Mbretit, qė tė nėnshkruante pėr tė, njė dėftesė (dorėmarrje) si kopja bashkėngjitur".

Nė tėrėsi duhet thėnė se Mbreti Zog tėrhoqi nga arka e shtetit shqiptar nė prani dhe me miratim tė Kėshillit tė Ministrave, shumėn e pėrafėrt tė 567 mijė frangave ar qė pėrbėnin 183 kilogram ar. Duhet kujtuar se rroga vjetore e Mbretit Zog ishte 500 mijė franga ari. Po ashtu duhet tė kemi parasysh se nė favor tė tij shkonte edhe shuma e pėrfituar nga shitja e njė pylli nė Mat. Siē edhe shikohet Mbreti Zog ka marrė me vete pak mė shumė se rrogėn e njė viti. Kjo sasi monetare ėshtė pėrdorur nė masėn mė tė madhe pėr tė paguar rrogat e personave qė shoqėruan Mbretin dhe diplomatė si Faik Konica etj. Ky i fundit ka qenė edhe ndėr njerėzit mė tė paguar (mė 13 korrik 1942 pėr shėmbull ka marrė njė mijė dollarė). Si provė pėr kėtė kemi mundur tė gjejmė edhe njė pjesė tė dėftesė pagesave tė pėrdorura atėherė. Nė kėto deftesė pagesa figurojnė ndėr emrat mė njohur edhe Mirash Ivanaj, Mehmet Konica, Abaz Kupi, Hiqmet Delvina, Qemal Butka, Peter Kolonja, Nikola Prifti etj,

Pėr t`u kujtuar ėshtė gjithashtu fakti qė pushteti i ri i vendosur pas 7 prillit 1939, sekuestroi edhe shumėn e 20 mijė frangave ari tė Mbretėreshės Geraldinė, shumė e cila ndodhej nė Bankėn e Shqipėrisė dhe qė nuk ishte tėrhequar nga poseduesja. Dekreti i ministrit sekretar shteti pėr Drejtėsinė doli mė 16 shtator 1939 dhe u botua nė "Fletorja Zyrtare" mė 5 dhjetor 1939, pasi ėshtė mbajtur si "sekret" pėr disa javė.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi