♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Anjshtani,Fjordi,Isadora Dunkan

Shko poshtė

Anjshtani,Fjordi,Isadora Dunkan Empty Anjshtani,Fjordi,Isadora Dunkan

Mesazh nga Barbi Tue Jul 07, 2009 7:21 pm

Anjshtajni, Frojdi, Isadora Dunkan
George Seldes, njė nga gazetarėt mė tė mėdhenj tė Amerikės, nė librin e tij "Dėshmitar i njė shekulli", ka shkruar pėr takimet, intervistat, bisedat me njerėz tė shquar tė shekullit tė njėzetė me politikanė si Lenini, Hitleri, Musolini, Tito etj., me artistė dhe shkrimtarė si Sara Bernardt, Isadora Dunkan, Sinkler Ljuis, Heminguej, D'Anuncio, Teodor Drajzer etj. Njė pjesė nga libri i tij po botohet nė gazetėn tonė.


George Seldes


Nė tė shumtėn e viteve tė mia nė Berlin, mirrja urdhėra hera herės nga Ēikago pėrmes linjės telegrafike nėnshkruar "Zoti Kormik", nganjėherė prej shefit tė zyrės tė Parisit qė mė urdhėronte tė shpenzoja nga 5.000 dollarė (pėr letrat e dashurisė sė Isadora Dunkanit) deri nė 25.000 dollarė (pėr Frojdin qė tė vinte nė Ēikago) dhe ndėrmjet kėtyre luhateshin edhe shuma tė ndryshme.

Mesazhi telegrafik mė i pėrsėritur nga tė gjithė ishte, ndonėse nė tė nuk pėrmendeshin dollarėt. Thjesht thuhej "Pyete Ajnshtajnin ēfarė mendon pėr..." apo "intervistoje Ajnshtajnin rreth..." pėr ēėshtjen mė tė rėndėsishme tė ditės.



Nuk mė kujtohet sa herė kam folur me Ajnshtajnin - sė paku tri herė, apo ndoshta pesė herė. Ēuditesha sepse ai gjithnjė ishte miqėsor, pothuajse i pėrzemėrt, gjithnjė i gatshėm - kurrė nuk refuzoi ndonjė hetim.

Madje nė njė rast propozoi pėr tė shkruar njė artikull tė shkurtėr mbi kėtė subjekt. Veēse Anjshtajni ngahera e pėrfundonte bisedėn telefonike me njė kėrkesė fare tė vogėl: "A do tė mundte Chikago Tribune tė merrte nė konsideratė, qė pėr njė intervistė ose pėr njė artikull t'i paguanin njė shumė tė vogėl ta zemė njėzet e pesė dollarė qė i duheshin njė fondi pėr tė shpėtuar dhe pėr t'i vendosur hebrenjtė e Europės nė njė vend tė sigurt?"



Pėr kėtė arsye nuk e intervistova kurrė Ajnshtajnin. Koloneli gjithnjė pėrgjigjej se ai "nuk po blinte lajme", pėr asgjė nuk do t'i jepte Ajnshtajnit njėzet e pesė dollarė.

Megjithėse Ajnshtajnėt nuk ishin ndonjė familje fetare dhe ai arsimimin e hershėm e pat marrė nė njė shkollė katolike, ndėrsa gjatė jetės e mbante veten pėr mendimtar tė lirė, Ajnshtajni shpjegonte se nuk ishte pėr shkaqe politike apo fetare qė ai donte njė komb pėr hebrenjtė. "Dua njė shtet tė lirė pėr ēdo komb tė shtypur", thoshte ai.



Nė vitin 1954 kur fillova tė pėrpiloja materialin pėr librin "Citimet e mėdha", i shkrova Ajnshtajnit duke i kėrkuar tė bėnte korrigjimet e pjesėve tė zgjedhura prej meje nga shkrimet dhe qėndrimet e tij publike.

Pėr habinė time tė madhe mora pėrgjigjen mė tė pėrzemėrt. Dr. Ajnshtajni mė shkruante nga Prinstoni, "Unė me plot dėshirė dhe gėzim do t'i redaktoja shėnimet qė kini ndėrmend tė mė dėrgoni. Njė redaktim i tillė ėshtė i domosdoshėm. Sepse shumė gjėra qė kanė poshtė tyre emrin tim janė pėrkthyer keq nga gjermanishtja ose janė trilluar nga njerėz tė tjerė".


Mė 24 tetor ai ma ktheu dorėshkrimin me disa korrigjime. Ishte hequr vetėm njė thėnie: e njė njoftimit tė njė gazetarit nė njė anije nė pėrgjigjen e tij pėr "njė pėrkufizim tė drejtė tė teorisė sė relativitetit", Dr. Ajnshtajni ish pėrgjigjur: "Nuk ka hunj tė shtrembėr nė univers."

Frojdi

Ishte viti 1924. Dy burra tė pasur, tė edukuar mirė, tė rinj tė quajtur Loeb dhe Leopold kishin vrarė njė burrė tjetėr tė pasur, tė ri tė quajtur Frank. Dukej sikur nuk kishte asnjė arsye pėr krim - u emėrtua njė "vrasje rrėqethėse" dhe shtypi i Ēikagos u kap kaq shumė pas kėsaj historie saqė u telegrafoi tė gjithė korrespondentėve tė saj europianė qė t'i kalonin lehtė tė gjitha ngjarjet e tjera pėrveē njė lufte tjetėr botėrore.
Nė qershor Koloneli McCormick mė njoftoi me kabėll qė tė ftoja Profesor Frojdin tė bashkohej me redaksinė e gazetės Tribune pėr tė raportuar mbi gjyqin e Loeb-Leopoldit, por Frojdi nuk pranoi. Nė kabllin tjetėr telegrafik Koloneli mė shkruante: JEPI FROJDIT 25.000$ OSE DIĒKA TJETĖR PĖR PSIKANALIZĖ/ LOEB/ LEOPOLD/ KTHE PĖRGJIGJE.
Frojdi u pėrgjigj me letėr (kėtu "me mundim" ėshtė pėrkthyer prej ndihmėsit tim, Sigrid Schultz):
Wien IX, Berggasse 19
29. VI. 24
Sehr geerter Herr:
Telegrami juaj arriti vonėrisht sepse adresa gabuar. Pėrgjigja ime ėshtė, nuk mundet tė jetė qėllimi im tė pėrhap opinion eksperti rreth personave dhe njė veprim nėse mund tė besoj njoftimet e gazetės dhe nuk ka asnjė mundėsi pėr ekzaminim personal. Njė ftesė nga shtypi Hearst pėr tė ardhur nė Nju Jork gjatė bėrjes sė gjyqit, unė e refuzoj pėr konsiderata shėndeti.
Hochachtungsvoll, Prof. freud

Ndonėse e dija se letra ishte e vėrtetė, mendova se nėnshkrimi do tė ishte i ndonjė sekretarit - pėrse ish nėnshkruar Prof. dhe pėrse Freud me "f" tė vogėl? Por mė vonė u sigurova nga nipi i Frojdit, kėshilltari i shquar i Nju Jorkut pėr ēėshtjet publike Edward L. Bernays se xhaxha Sigmundi zakonisht ashtu i nėnshkruante letrat e veta.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi