♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Diamanti i vdekjes

Shko poshtė

Diamanti i vdekjes Empty Diamanti i vdekjes

Mesazh nga Barbi Tue Jul 07, 2009 1:57 pm

Diamanti i vdekjesDiamanti i vdekjes Diamanti
Diamanti Hope ose i quajtur ndryshe Diamanti i Vdekjes ruhet ne Institutin Smithsoniano ne Washington.

Thuhet se vezullimet e tij blu burojne nga nje zemer e ftohte si akulli.Duket si jo sulmues por, kjo bizhuteri e ftohte dhe e shkelqyeshme mbart me vete histori gjaku dhe pasioni dhe eshte quajtur fajtor i me shume se 20 vdekjeve per bukurine e tij te patundur.Gjate tre shekujve , mbreter dhe lypsa, hajdut dhe fisnik, kane humbur arsyen nga pamja e tij.

Sipas legjendes , per her te pare u be viktime nje prift hindu qe u tundua nga diamanti para rreth 500 vjetesh, pak me vone se diamantin ishte nxjerre nga lumi Kistnsi, ne veriperendim te Indise. Prifti guxoi ta vjedh nga balli i idhullit te tempullit ku ndodhej , por u zbulua dhe u torturua derisa vdiq.

Diamanti u shfaq ne Evrope ne 1642, ne duart e kontrabandistit francez Jean Baptiste Tafernier.Me shitjen e tij Taferner pati para te mjaftueshme per te blere nje titull fisnikerie dhe nje prone.Por i biri i tij u fut ne shume borxhe ne lojra sqe ai u detyrua te shes gjithe ē'kishte.I rrenuar u kthye ne Indi per te rifituar fatin dhe vdiq i sulmuar nga nje turm qensh te eger.

I GDHENDUR SERISH

Bizhuja u shfaq prape si prone e mbretit te Frances Luis XIV , qe urdheroi ta gdhendnin serish.Ne kete menyre u kthye ne nje gure prej 67,5 karat, ne vend te 112,5 qe kishte me pare.Nicolas Fouquet, funksionar i qeverise qe e mori borxh per te mare pjese ne nje feste zyrtare , u akuzua ne 1665 per shperdorim dhe u fut ne burg per reston e jetes .

Mbreti Luis XIV vdiq i semure dhe i abandonuar , ne kohen qe mbreteria e tij po shembej si pasoje e nje sere komplotesh ushtarake. Gjithashtu vdiqen ne rrethan tragjike, tre pjestare te tjere te familjes mbreterore qe kishin ndjere perkedheljet e diamantit.

Princesha e Lamballes,sapo ishte ndare nga diamanti u gjet e linēuar nga nje turme njerzish.Luisi XVI dhe gruaja e tij Maria Antonieta , qe e kishin trasheguar diamantin , vdiqen ne gijotin.

NE REVOLUCIONIN FRANCEZ

Ne 1972 ne turbulliren e Revolucionit Francez, diamanti u zhduk perseri :kete here per rreth 40 vjet, kohe ne te cilen u perhapen shume legjenda. Thuhej se nje argjendar francez , Jacques Celot, jetonte aq i mahnitur nga bukuria e tij saqe u ēmend dhe u vetvra.Princi rus Ivan Kanitoisski ja dhuroi te dashures se tij por, me pas e vrau dhe me vone u gjet i vrare dhe vete.

Gjithashtu thuhet se Katerina e Rusise kishte te vene diamantin para se te vdiste nga apoplegjia (damllaja) Diamanti u rizbulua prape kur nje argjendar hollandez e preu deri ne masen e tij aktuale 44,5 karat.Por i biri ja vodhi dhe e vrau te jatin.

Guri kaloi gjithe Evropen nga nje pale duar te gjakosura ne te tjera dhe harriti tek Henry Thomas Hope, bankier irlandes shume i pasur qe e bleu per vetem 30.000 libra dhe i vuri emrin e tij te cilin e ka dhe sot.Vete Hope vdiq i rrenuar.

DHURATE FATALE

Ne 1908 sulltani i Turqise Abdul Qamil e bleu diamantin per 400.000 $.Ja dhuroi gruas se tij te cilen me vone e vrau me thike.

Nje vit me vone humbi fronin. Diamanti arriti ne USA, ku Ned McLean , manjak tregetar, e bleu per 154.000 $.

Ne 40 vitet e me vonshme i biri i tij Vincent u shtup nga nje makine; McLean u rrenua totalisht dhe mbylli ditet e tij ne nje spital psikiatrik; e bija e tij vdiq ne 1946 nga nje semundje e ēuditshme dhe gruaja e tij u be manjake morfine .

Vetem argjendari Fiarry Winston, qe e bleu diamantin blu nga trashgimtaret e familjes McLean, shpetoi nga perndjekja e vdekjes. Ai ja dhuroi diamantin Institutit Smithsoniano ku gjendet dhe sot.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi