♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eva s'eshte takuar kurre me .....Adamin

Shko poshtė

Eva s'eshte takuar kurre me .....Adamin Empty Eva s'eshte takuar kurre me .....Adamin

Mesazh nga Barbi Tue Jul 07, 2009 1:29 pm

Sipas Biblės, i pari njeri nė Tokė ishte Adami. Pasi ai po mėrzitej vetėm, Zoti krijoi edhe Evėn. Tė gjithė njerėzit e sotėm rrjedhin prej kėtyre.

Por sipas njė studimi tė bėrė nga njė grup ndėrkombėtar studiuesish qė studiuan kodin gjenetik tė mė tepėr se 1000 burrave nga 22 rajone gjeografike tė botės doli se Bibla gabon.

Nėse Eva ėshtė mėma gjenetike e njeriut tė sotėm Homo Sapiens atėherė ajo nuk mund tė ketė takuar kurrė Adamin atin tonė gjenetik, pasi ai lindi 84 000 vjet mė vonė.

Kodi gjenetik ėshtė njė segment nukleotidesh brenda DNA-sė qė pėrcakton rendin pėrkatės tė aminoacideve pėrgjatė sintezės sė proteinave. Ėshtė themeli biokimikal i trashėgimisė dhe gjindet pothuajse nė tė gjithė organizmat e gjallė.

Kodi gjenetik femėror i njeriut tė sotėm i cili mund tė gjurmohet prapa nė kohė nėpėrmjet segmentit gjenetik tė quajtur DNA mitokondrionale qė trashėgohet vetėm nga ana e nėnės ėshtė 143 000 vjet i vjetėr. Pra Eva ka jetuar para 143 000 vjetėsh diku nė Afrikė. Prej andej ka shpėrndarė kodin e saj gjenetik nė tėrė botėn.

Ndėrsa kodi gjenetik i mashkullit qė mund tė gjurmohet prapa nė kohė nėpėrmjet kromozomeve Y qė hasen vetėm tek meshkujt doli nga studimi nė fjalė tė jetė vetėm 59 000 vjet i vjetėr. Pra Adami ka lindur 84 000 vjet mė vonė po nė Afrikė dhe nuk ka mundur se si tė takohej me Evėn.

Pėr ta shpjeguar kėtė gjė me fjalė banale mund tė thuhej se Eva ka pasur pėr burrė dikė tjetėr qė kishte njė kod gjenetik jo tonin, pasi i joni nuk ishte formuar akoma. Kėshtu mendohet se kodi ynė i sotėm ėshtė njė pėrzierje e kodeve gjenetike tė disa llojeve tė njerėzve qė kishte nė atė kohė dhe qė mori trajtėn e tij 59 000 vjet pasi kishte marrė trajtėn e tij kodi gjenetik i femrės.

Mbėshtetur nė materialin e revistės Nature Genetics dhe tė enciklopedive.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi