♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Relaksimi,masazhet sensuale per te perkedhelur partnerin

2 posters

Shko poshtė

Relaksimi,masazhet sensuale per te perkedhelur partnerin Empty Relaksimi,masazhet sensuale per te perkedhelur partnerin

Mesazh nga Barbi Tue Jul 07, 2009 9:59 am

Relaksimi, masazhet sensuale pėr tė pėrkėdhelur partnerin


Shumica e femrave mendojnė se meshkujt parapėlqejnė tė preken nė pjesėt intime, por realisht ata kanė disa zona tepėr sensuale tė trupit tė tyre, ku parapėlqejnė tė stimulohen. I ke provuar masazhet sensuale pėr tė pėrkėdhelur partnerin, pėr ta relaksuar, por edhe pėr tė ngacmuar dėshirėn seksuale? Nė rast se do tė bėhesh e zonja nė kėtė fushė, zbulo si ushtrohen dhe vėri sa mė shpejt nė praktikė.

Masazhi i kokės

Partneri ėshtė shtrirė me shpinė dhe kokėn e ka mbėshtetur nė jastėk. E gjunjėzuar pas tij vėrja duart mbi ballė dhe fillo ta pėrkėdhelėsh: nis nga hunda e ngjitu deri te flokėt, duke alternuar tė dyja duart. Pėrsėrite kėtė lėvizje nja dhjetė herė, duke ndryshuar intensitetin e forcės sė ushtruar, sipas dėshirės sė partnerit. Nė fund mbėshteti pėllėmbėt e duarve nė tėmtha dhe mbaji nė atė pozicion pėr dy minuta. Pėr t’u eksperimentuar: Pėr t’i bėrė mė erotike pėrkėdheljet e tua, bėj me gishta disa lėvizje rrethore brenda flokėve tė tij, zonė plot me pika erogjene. E rėndėsishme: Veshėt janė njė zonė shumė e ndjeshme dhe jashtėzakonisht erogjene, qė me t’u ngacmuar njė herė, dėrgon njė sinjal elektrik nė fund tė stomakut. Pėrfito pėr ta gudulisur me gjuhė ose me frymėn e nxehtė. Megjithatė duhet tė tregohesh e kujdesshme. Disa njerėz nuk kanė dėshirė qė dikush t’u afrohet aq shumė veshėve tė tyre. Prandaj duhet tė ndalesh para shenjės sė parė tė refuzimit.

Masazhi i shpinės

Partneri ėshtė i shtrirė barkas. Mbėshteti pėllėmbėt nė pjesėn e sipėrme tė shpatullave tė tij. Pastaj rrėshqiti ngadalė duart deri nė ijė. Do t’i japėsh kėshtu njė ndjesi ēlodhjeje muskulore drejt pjesės sė poshtme tė trupit, nė drejtim tė kėmbėve. Ushtro pak forcė nė ijė, rrėshqiti duart nė pjesėt anėsore tė trupit dhe ngjitu pastaj drejt sqetullave para se tė masazhosh butėsisht shpatullat. Pėrsėrite kėtė lėvizje duke rritur dalėngadalė forcėn. Mos harro qė duhen sinkronizuar veprimet me frymėmarrjen e partnerit: zbret kur ai e nxjerr frymėn dhe ngjitesh kur ai thith ajėr. Pėr t’u eksperimentuar: Pėr ta ndryshuar ndonjėherė, duhet tė dish se masazhi kalifornian aplikohet edhe nė bust (lėvizjet janė tė njėjta me ato qė ushtrohen nė shpinė) dhe nė bark: qėndro nė tė djathtė tė partnerit, mbėshteti duart mbi barkun e tij dhe bėj lėvizje rrethore nė kahun e orės. E rėndėsishme: ky masazh quhet nė tė vėrtetė “Sensitive Gestalt Massage”. Pėrdoret termi kalifornian vetėm sepse kjo teknikė ka lindur nė kėtė rajon tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės gjatė viteve ‘60. Termi kalifornian rezulton shumė mė seksi!

Masazhi i bustit

Vendosu nė tė djathtė tė partnerit, nė nivelin e shpatullave tė tij. Vėrja duart mbi kraharor duke i hapur ato plotėsisht. Nė vijim praktiko tri lėvizje rrethore: nė kahun e akrepave tė orės pėr gjoksin e djathtė, nė kahun e kundėrt tė akrepave tė orės pėr atė tė majtė. Gjithmonė me njė lėvizje rrethore, afro dhe pastaj largo dy pjesėt e gjoksit. Rrėshqit gishtat nga qendra e gjoksit nė pjesėn e jashtme, pastaj masazho butėsisht lėkurėn duke zvogėluar forcėn. Pėr ta mbyllur bukur, pėrdor gojėn pėr tė puthur me delikatesė gjoksin e tij. Pėr t’u eksperimentuar: Pėrse tė mos pėrdorėsh njė pupėl ose njė penel pėr tė pėrkėdhelur gjoksin e partnerit tėnd? Kėto objekte do ta bėjnė qė tė drithėrohet nga kėnaqėsia! E rėndėsishme: po tė stimulohen mirė kokat e gjoksit, mund tė kalohet nė orgazmė! Rreth 24 pėr qind e femrave deklarojnė se mund tė kėnaqen dhe vetėm me disa pėrkėdhelje nė gjoks.

Masazhi i krahėve

Ulur nė krah tė partnerit tėnd merrja dorėn e djathtė nė dorėn e majtė dhe vėre dorėn tėnde tė djathtė mbi anėn e brendshme tė kyēit tė tij tė dorės, me gishtėrinjtė tė kthyer nga shpatulla e tij. Zhvendose nga pulsi drejt bėrrylit, pastaj shko drejt shpatullės, para se tė kthehesh pėr te krahu. Realizoji dy lėvizjet gjithmonė nė kohė tė ndara. Nė vazhdim, vendosi duart paralel mbi parakrahun e tij duke ushtruar njė presion tė pandryshuar. Zbrit duke e zvogėluar presionin. Pėrsėrite kėtė gjest disa herė. Nė fund, shtrėngo dorėn e tij tė djathtė mes tė tuave dhe masazho pėllėmbėn e tij me mollėzat e gishtėrinjve para se tė rrėshqasėsh gishtin tregues mes gishtėrinjve tė tij. Bėj po kėshtu me krahun e majtė. Pėr t’u eksperimentuar: Qė masazhi tė jetė mė eksitues mund tė kalosh gjuhėn midis gishtėrinjve dhe t’i puthėsh butėsisht majat e gishtave.
E rėndėsishme: Pėr shkak tė domethėnies sė tyre metaforike, (duart mbrojnė dhe pėrkėdhelin), masazhi erotik pėr duart dhe krahėt pėrforcon ndjenjat e ēiftit dhe i lidh mė shumė partnerėt.

Ijet dhe vithet

Partneri yt ėshtė shtrirė barkas dhe ti i je ulur kaluar mbi vithe. Mbėshtet pėllėmbėt e hapura nė ijet e tij, pastaj masazhoji me lėvizje rrethore gjithmonė e mė tė gjera. Rrit gradualisht forcėn e ushtruar. Mbėshteti, nė vazhdim, duart nėn anėn e djathtė tė vitheve dhe, me ndihmėn e gishtėrinjve tė mėdhenj, formo njė rol lėkure dhe ngjite drejt kėrbishtes. Me radhė praktikoje masazhin nė vithe, si nė anėn e majtė, ashtu dhe nė atė tė djathtė.
Pėr t’u eksperimentuar: Pėrdor mė shumė mėnyra! Nė vend tė duarve, vendos parakrahėt mbi vithet e tij dhe bėj lėvizje rrethore nga jashtė brenda. E rėndėsishme: Nė rast se pėrkėdheljet e lehta me majat e gishtave mjaftojnė pėr tė ngacmuar kofshėt, ijėt, duke qenė mė tė forta, kėrkojnė stimulim mė tė thellė dhe masazh mė tė fuqishėm.

Masazhi pėr kėmbėt

Partneri yt ėshtė i shtrirė me shpinė, me njė jastėk poshtė gjunjėve. E ulur nė kėmbėt e tij, hidh vaj nė pėllėmbėt e duarve tė tua dhe ngrohe. Merr kėmbėn e tij tė majtė me tė dyja duart dhe apliko nė dy anėt e kaviljes lėvizje tė ngadalta rrethore me gishtėrinjtė e mėdhenj, nė drejtim tė akrepave tė orės. Vepro po kėshtu me kėmbėn e djathtė. Mė pas vendos vetėm tre gishtėrinjtė e parė tė dy duarve nė anėn e jashtme tė kaviljes. Bėj pesė rrathė, nė fillim nga njė kah, pastaj nga tjetri, para se tė bėsh trajektore nė formėn e 8-ės. Vazhdo duke ndryshuar forcėn qė ushtron dhe gjerėsinė e lėvizjeve. Pėr t’u eksperimentuar: Pėrgatite vetė vajin qė do pėrdorėsh duke pėrzier 50 ml vaj bajamesh tė ėmbla me 6 pika vaj druri sandali. Do pėrftosh njė fragrancė sensuale, me aromė pylli. E rėndėsishme: e njeh refleksologjinė planetare? Kjo terapi tė lejon tė trajtosh nė distancė organet e trupit, duke prekur me mollėzat e gishtave shputėn e kėmbės. Pėrveē rėndėsisė erotike, masazhi te kėmbėt mund tė rezultojė pozitiv nė rastin e stresit, ankthit, dhembjes sė kokės. Pse tė mos e provosh?

10 rregulla pėr njė masazh tė pėrkryer:

Para se t’i kushtohesh masazhit duhet tė hash lehtė. Pėrfito nga rasti pėr tė programuar njė meny tė lehtė dhe 100 pėr qind afrodiziake, me bazė midhjesh, luleshtrydhesh dhe shampanje.

Ngrohe aq sa duhet mjedisin: pėr shembull 25 gradė celsius.

Krijo njė atmosferė zen: fik dritat dhe shkėput telefonin. Njė muzikė e lehtė do ishte shumė mirė si sfond. Mos harro njė shpėrndarės vajrash tė pėrqendruar: 3 pika vaj lulesh portokalli zhdukin tensionin.

Syno rehatinė: vendos mbi krevat, nė divan ose nė tokė, jastėkė tė butė, batanije tė ngrohta qė do t’i pėlqenin lėkurės.

Guxo me vajrat: duhet t’i zgjedhėsh pjesėrisht tė lėngshėm dhe vajor qė tė rrėshqasin mbi lėkurė dhe mos tė ngjisin. Shmang vajrat artificialė me pėrbėrje parafine, pėr tė pėrdorur njė vaj biologjik dhe vegjetal. Pėr sa i pėrket aromave, ke mundėsi tė zgjedhėsh ndėrmjet: bajameve tė ėmbla, bėrthamave tė kajsive, susamit.

Hiq bizhuteritė pėr tė mos ngacmuar lėkurėn e partnerit.

Provo tė kapėsh ndjesitė e tjetrit: pėrshtat forcėn e ushtruar me reagimet e tij duke u mbėshtetur te frymėmarrja e tij.

Ndrysho teknikė: pėrkėdhelje, masazhe, forcė. Shmang mbi tė gjitha kontaktin me shenjat e plagėve dhe varicet.

Bashkėpunoni: masazhohuni reciprokisht meqė masazhi erotik ėshtė para sė gjithash njė shkėmbim.

Lėre tė lirė fantazinė: e kotė tė ndjekėsh pikė pas pike teknikat e propozuara.

Alterno pėrkėdheljet, puthjet dhe gjestet e afeksionit.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Relaksimi,masazhet sensuale per te perkedhelur partnerin Empty Re: Relaksimi,masazhet sensuale per te perkedhelur partnerin

Mesazh nga Dolche Raggazza Fri Mar 02, 2012 5:17 pm

Relaksimi na ndihmon po kush na e ben thua ti.
Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi