♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Piktorėt e mėdhenj tė Greqisė me origjinė shqiptare

Shko poshtė

Piktorėt e mėdhenj tė Greqisė me origjinė shqiptare Empty Piktorėt e mėdhenj tė Greqisė me origjinė shqiptare

Mesazh nga Barbi Sat Jul 04, 2009 9:50 pm

Mėnyra e jetesės dhe veshja arvanitase e shekujve tė mėparshėm ka tėrhequr vėmendjen e shumė studiuesve tė huaj qė kanė vizituar Ballkanin nė atė periudhė. Shumė piktorė tė huaj tė frymėzuar nga lloj i mėnyrės sė jetesės dhe veshjes arvanitase, mbushėn tablotė e tyre me kėto tema. Shumė tablo me portretin e luftėtarit arvanitas gjenden nėpėr muzetė e mėdha tė Europės dhe kanė tėrhequr vėmendjes e vizitorėve tė shumtė. Nė shkrimet mėparshėm kemi folur pėr dy nga piktorėt e mėdhenj grek qė ishin me origjinė shqiptare, pra arvanitas, Eleni Bukura dhe tė birin e saj Jani Altamura. Por nė kėtė pėrmbledhje tė shkurtėr qė ėshtė bėrė vite mė parė nėn kujdesin e historianit dhe studiuesit tė njohur arvanitas, i ndjeri Aristidh Kola kemi sjellė njė biografi tė shkurtėr tė piktorėve tė mėdhenj tė Greqisė qė vinin nga familje arvanitase. Nė biografitė e tyre tė shkurtra, Aristidh Kola ka marrė parasysh deklarimet e prejardhjeve tė tyre arvanitase. Lidhjet e drejtpėrdrejta tė tyre me fshatrat e banuara me arvanitas nė Greqi. Kėshtu, nė kėtė pėrmbledhje tė shkurtėr nuk janė pėrfshirė edhe shumė piktorė tė mėdhenj tė Greqisė qė janė arvanitas si p.sh. Gizi, Biskini, Buzani etj.
Natyrisht, pothuaj tė gjithė piktorėt arvanitas tė kėtij studimi janė me prejardhje nga zona tė banuara me shumicė dėrmuese nga popullata arvanitase si: ishulli Hidra, Speca, Eubea Jugore, Atika etj., qė janė zemra e Greqisė sė lashtė edhe sot ende banohen nga shumica e popullsisė greke qė janė me origjinė shqiptare. Qėllimi ynė nuk ėshtė thjesht biografia e piktorėve arvanitas nė Greqi, por ėshtė sjellja e dokumentit historik pėr vėrtetimin e piktorėve tė mėdhenj tė Greqisė me origjinė shqiptare tė cilėt vihen re edhe nga mbiemrat e tyre qė kanė kuptimin e fjalėve nė gjuhėn shqipe dhe ende sot kėto mbiemra i ndeshim nė trevat shqiptare nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni si Gjini, Kuēi, Kryeziu, Gjika, Voka, Ēingo etj.
Polikron Lebesi (1848-1913)
Cilėsohet sot si njė ndėr piktorėt mė tė mėdhenj tė Greqisė sė Re. Ai lindi mė 1848 nė ishullin e Salaminės, por paraardhėsit e tij kishin ardhur nga Parapungjia e Tebės. Kreu studimet nė Mynih dhe atje punoi disa nga veprat mė me emėr tė tij. Familja e Polikron Lebesit ishte shumė e varfėr. Kur u kthye nė Athinė tė vetmit qė i qėndruan nė krah ishin fisi i Dragumėve dhe i Pavlo Melas qė bėnė pėrpjekje pėr rehabilitimin e Polikron Lebesit.
Polikron Lebesi vdiq nė Athinė mė 1913, tepėr i varfėr dhe i harruar, duke pikturuar pėr tė nxjerrė bukėn e gojės. Pėr tė siguruar shpenzimet e varrimit tė tij u shitėn tablotė e tij me njė ēmim tė ulėt 2-5 dhrahmi copa nė atė kohė. Plot 14 vjet pas vdekjes sė tij, M. Velmos, nga faqet e revistės sė tij “Fshikulli” do tė shpėrthejė kundra njerėzve qė gjoja ishin bamirės tė arteve; “O, sa e tmerrshme! Mė i madhi piktor i Greqisė tė mbetet i panjohur!...Ptuh, tė pamend! Por jo! Mirė bėtė qė e vratė njė orė mė parė Lebesin, sepse ju nuk jeni tė denjė as t’i zini nė gojė emrin!”. Polokron Lebesi ishte cilėsuar “Papadiamanti i pikturės” dhe ishte dikur mik i Papadiamantit.
Veprat mė tė rėndėsishme tė Polikron Lebesit janė: “Portretet e plakut dhe tė plakės Surbena”, “M. Dragumit”, “Fėmijė gjysmė i zhveshur”, “Fshatari nė gomar”, “Vajza qė ushqen pėllumbat” etj.
Niko Egonopulos (1910-1985)
Ai lindi nė njė familje arvanitase. Kėtė gjė e pohon dhe Stefano Bulaniqianis nė librin “Fjalor i pikturės greke” MELISA. Disa kohė mė parė, njė studiues amator nga Shqipėria minoritar grek, Dionis Qirzidhis hodhi baltė mbi origjinėn shqiptare tė Niko Egonopulos, duke mohuar primitivisht se nuk kishte origjinė shqiptare, pra arvanitase. Por siē del, ai jo vetėm qė ėshtė nga familje arvanitase, por edhe ėshtė krenar pėr origjinėn e tij shqiptare duke pasqyruar kėto ndjenja nė tablotė e tija.
Nėna e tij ishte e mbesa e beut tė Hidrės arvanitasit Gjeorgjio Vulgarit, qė u vendos nė lagjen Plakė tė Athinė. Nga familja Vulgari dolėn figura tė larta politike qė u zgjodhėn edhe kryeministėr tė Greqisė si Dhimitėr Vulgari(1801-1877). Ai ishte kryeministėr nga viti 1855-1857, 1862-1863, 1863-1864, 1868-1869, 1871-1872, dhe nga 1874-1875. Po ashtu, edhe Petro Vulgari(1884-1957) ka qenė Kryeministėr nga 8.4.1945 e deri mė 17.10.1945.
Pra nga kjo familje e madhe arvanitase rridhte nga mėma Niko Egonopulos. Por edhe babai i tij kishte origjinė arvanitase. Familja e babait vinte nga Fanari i vjetėr i Stambollit. Rrėfimet e babait tė tij pėr Skėnderbeun e madh nuk e lenė pa prekur shpirtin e Niko Egonopulo, pėr arvanitasit e Stambollit. Niko Eglonopulo ishte njė pėrfaqėsues i shquar i rrymės Surealiste tė pikturės nė Greqi. Shpirti i paqetė, siē ishte, i ra anekėnd Europės, por zemra e tij ishte e mbėrthyer nė Hidrėn e lashtė qė banohej nga arvanitasit. Shtėpia e tij kishte tre kėnde “Shqipėrinė-Hidrėn-Kostandinopojėn”. Dhe nga dritaret e shumta shpirti i tij i shqetėsuar shikonte gjithė botėn. Veprat mė tė mira janė portretet e “Skėnderbeut”, “Mėrkur Buas”, “Aleksandri dhe grekėt”, “Gjuetari nė agim”, “Gjumė dhe vdekje”, “Lufta civile greke” etj.

Nikola Voko(1861-1902)
Ėshtė njė nga piktorėt mė tė rėndėsishėm i shekullit XIX. Ai lindi nė ishullin e Hidrės. Nikolao Voko ėshtė nipi i arvanitasit tė madhit Admiral Andrea Miauli, nga ana e mėmės. Nga babai e kishte origjinėn nga Vokėt ose Bokajt. Para ardhėsit e Bokajve, sikurse dhe tė Miaulėve, duket se kanė ardhur nga fshatrat arvanitase tė Eubesė sė Jugut nė Hidra. Nikolao Voko, kur pėrfundoi studimet nė Universitetin Politeknik tė Athinės, fitoi nė konkurs njė bursė dhe vijoi studimet nė Mynih. Pas studimeve Niko Voko krijoi shkollėn e vet tė pikturės nė Mynih ku dha mėsim, deri sa u sėmur dhe u rikthye nė Greqi. Pas dy muajve vdiq mė 1902. Nga veprat mė tė mira tė Nikolao Vokos janė, e famshmja “Shitėsi i peshkut” qė fitoi ēmim nė ekspozitėn ndėrkombėtare nė Ēikago, dhe “Natyrė e qetė” qė zbukuronte pallatin e nėnmbretit tė Bavarisė, Leopolit. Gjithashtu, piktor, shkrimtar dhe gazetar i madh ishte edhe vėllai i tij Gjerasim Voko.
Alqi Gjini(1933-?)
Lindi nė Athinė mė 24.8.1933. Ėshtė ndėr piktorėt mė tė rėndėsishėm i brezit tė ri, qė premton shumė. Prindėrit e Alqi Gjinit janė, nga Magula e Atikisė, dhe ai ruan lidhje tė forta me atė vend. Studioi pėr pikturė nė Athinė dhe qė nga 1963-1966, nė Londėr. Surealizmi qė lėvron Alqi Gjini bazohet nė gjetjen origjinale qė krijon njė pamje fantastike. Alqi Gjini ka marrė pjesė me pikturat e tij nė “Galerinė Kombėtare”, nė Galerinė e Selanikut, Rodos, nė Muzeun e Artit tė Nju Jorkut.

Jani Kuēi(1860-1953)
Lindi nė ishullin e Specas mė 1860. Ishte njė piktor-detar, vazhdues i vėrtetė i piktorėve-detarė tė mėparshėm, si Jani Altamura dhe Volonaqi, qė atėherė ishte edhe mėsues i tij. Ndoshta askush nuk mund tė mendonte ecurinė e Jani Kuēit nė pikturė. Sepse Kuēi ishte bir i njė pronari dhe komandant anijesh dhe aftėsia e tij nė kėtė drejtim i lanė pak kohė tė merrej me pikturėn. Vdiq mė 11.2.1953 nė Athinė. Vepra tė tij ka nė kishėn familjare nė ishullin e Specas, nė muzeun detar nė Pire, nė Shoqėrinė e Sigurimeve tė anijeve dhe avionėve, dhe shumė nė koleksionin vetjak tė birit tė Jani Kuēit.
Taso Haxhi (1927-1994)
Ishte njė poet i ndjeshėm dhe ėndėrrimtar-piktor. Lindi nė Qeratea tė Atikės mė 1927. Studioi nė shkollėn e lartė tė Arteve tė Bukura nė Athinė. Mė vonė vazhdoi studimet nė Paris, nė Fakultetin e Dekuracionit. Botoi dy pėrmbledhje me skica nga Hidra dhe Zankintho. Nga viti 1968 u morr kryesisht me pikturė.
Ka marrė pjesė nė shumė ekspozita nė Greqi dhe jashtė saj dhe ėshtė lauruar me ēmim nė Festivalin Ndėrkombėtar tė pikturės tė UNESCO nė vitin 1969. Dhe nga Akademia e Athinės pėr drejtimin dhe hartimin e Albumit historik tė Revolucionit grek tė 1821. Nė vitin 1963 ishte drejtor dhe pedagog nė shkollėn e pikturės tė Athinės X.E.N. Vepra tė Taso Haxhi gjenden nė shumė koleksione tė Galerive. Veprat e tij gjendet nė muzeun e Bukureshtit nė Rumani, nė Universitetin e Selanikut, nė Bankėn Kombėtare nė Selanik, nė ministrinė e Arsimit, nė ministrinė e Kulturės etj. Ai ishte autor i mbi 600 vepra arti. Vdiq mė 17 shtator tė 1994 nė Athinė.
Stamati Lazaru(1915-....)
Me tė drejtė cilėsohet sot piktori mė i madh popullor nė ditėt tona. Prindėrit e Stamatit janė nga Methana. Familje puro arvanite, trashėguan shumė nga pėrparėsitė e tyre tek i biri, qė lindi mė 1915 nė Taburia tė Pireut. Me malet e ashpra tė fshatit tė tij dhe me bashkatdhetarėt e tij kishte kontakte tė vazhdueshėm. Vetėm dy klasė shkollė mundi tė mbaroi nė gjimnazin e Pireut. Nevojat e ngutshme pėr tė siguruar jetesėn e familjes e detyruan tė hidhet nė luftėn pėr bukėn e pėrditshme. Nė fillim punoi zdrukthėtar dhe mandej nė njė ofiēinė. Ato vite tė luftės sė jetesės u mor me fantazinė krijuese tė pikturės. Punoi njė morri veprash nė dru, bakėr dhe hekur. Luftėrat e revolucionit tė 1821 e frymėzuan gjithnjė Stamati Lazaru dhe nuk janė tė pakta veprat me tema nga kėto luftėra. Zbulojnė vlerėn e veprave tė tij dhe njėra ekspozitė ndjek tjetrėn nė Greqi dhe jashtė saj. Qė nga viti 1964 u mor vetėm me pikturėn, duke punuar mbi ēdo lloj lėnde. Do tė afirmohet si piktori mė i madh popullor sot dhe do tė quhej “Teofili i ri” nga specialistėt grekė dhe tė huaj. Nė moshėn e tė 70-ve do tė punojė nė kushte tė vėshtira pėr shkak tė njė hemorragjie cerebrale. Do ta ndėrpresė veprėn e vet dhe gjesti i fundit i tij do tė jetė ai qė emocionoi sė fundin gjithė opinionin grek, t’ia dhurojė veprat e veta Bashkisė sė Pireut.
Thanasi Ēingo(1914-1965)
Lindi nė Elefsina. Studioi pėr arkitekturė nė Universitetin Politeknik tė Athinės dhe qė nga 1946, tok me tė tjerė arkitektė tė mėdhenj, punoi pėr krijimin e qytetit modernė tė Brazilisė nė Brazil. Pėrfundimi i fantazisė krijuese tė grumbulluar nė krijimin e atij qyteti janė tė njohura. Thanas Ēingo, qė ishte njė shpirt i paqetė, nuk u kufizua vetėm me arkitekturė. Mė 1947 viziton Parisin dhe kapet pas skenografisė. Dhe ndėrsa arkitektura dhe skenografia janė pikėsynimet e tij fillestare dhe pasioni fillestar, ajo qė e bėn tė njohur nga gjithė grekėt ishte lidhja e tij me lulet. Lulet ai i vizatonte me kaq dashuri dhe ndjenjė, me kaq forcė ngjyre, sa qė, me tė drejtė, i falėn titullin “Piktori i Luleve”. Vdiq nė Athinė mė 1965.
Andrea Kryeziu (1813-1880)
Lindi nė ishullin e Hidrės. Pėr pikturė studioi nė Paris. Dhe kur u kthye nė Greqi, u emėrua mėsues i vizatimit nė gjimnazin Ermupoli nė ishullin e Siros. Vepra tė kėtij piktori ka nė Galerinė Kombėtare Greke, nė Galerinė e Patrės dhe nė koleksione private. Nga veprat mė me vlerė tė Andrea Kryeziut janė “Kapedani nga Psara, Mbėrritja e mbretit Gjeorgjio nė Greqi” dhe mjaftė tablo me tema detare, dhe portrete. Andrea Kryeziu vjen nga familje e shquara qė i kanė dhėnė shumė pavarėsisė sė Greqisė dhe kanė qenė aktiv nė jetėn politike tė Greqisė. Fisi Kryeziu janė arvanitas dhe pėr herė tė parė me dokumente tė shkruara i ndeshim nė shek. XVII nė ishullin e Hidrės. Por sipas gojėdhėnave, ata kanė ardhur nė Greqi nga viset shqiptare tė Kosovės. Edhe sot e kėsaj dite nė Kosovė ndeshim mbiemrin Kryeziu i cili i pėrket mbiemrave tė kuptimit nė gjuhėn shqipe, pra fjala Kryeziu apo Kriezis nuk ka kuptim nė gjuhėn greke. Valėt e mėdha tė mėrgimit tė arbėrve nga pushtimi i tokave tė tyre nė veri nga sllavėt dhe mė vonė nga osmanėt turq bėnė qė edhe fisi i Kryezive tė shpėrngulen dhe tė vendosėn nė Greqi si shumė familje tė mėdha arbėreshe qė ngulimet e para nė dokumentet historike i ndeshim nga shek. XIII. Nė shek. XV-XVI mendohet qė arbėreshėt u vendosėn nė masė tė madhe nė ishullin e Hidrės. Gojėdhėnat flasin se shumica e kėtyre arbėreshėve qė nga grekėt u quajtėn arvanitas vinin nga Morea, Eubea, Ēamėria (Parga, Suli, Arta), Vlora, Himara, etj., pas humbjes sė Venedikasve nė luftėn 1714-1718 kundėr turqve qė e fituan kėtė luftė. Mundet qė Kryezitė t’i kenė rrėnjėt nga Kosova dhe duhet tė kenė qenė ushtarė nė gardėn e Skėnderbeut dhe mbase pas vdekjes sė tij ashtu si qindra ushtarė tė cilėt me familjet e tyre u shpėrngulėn nė viset e tjera tė banuar nga shqiptarėt, ndoshta edhe Kryezitė pėr t’u shpėtuar masakrave sllave dhe turke tė kenė mėrguar nė tokat shqiptare qė sot janė tė Greqisė. Si fillim mundet tė jenė vendosur nė Sul, Eube dhe pėrfundimisht me dėshmi tė shkruara i ndeshim qė u ngulėn nga shek. XVII nė ujdhesėn e Hidrės. Pra, Kryezitė nuk kanė ardhur nė Hidra nga toka e tyre amė, por nga Eubea Jugore. Kryezitė u morėn nė pėrgjithėsi me tregti detare qė nė fillim tė shek. XVII e nė vazhdim. Sipas dokumenteve, Dede Kryeziut u zu rob nga piratėt nė Kretė, ku aty mėsoi teknikėn detare dhe kėtė teknikė e solli nė ishullin e Hidrės. Nė shek. XVIII kemi Mihal Kryeziun, i cili ishte tregtar dhe kapiten anije dhe solli nga Venediku hartat e para detare dhe busullat. Familja Kryeziu kishte nė pronėsi tė saj anije tė vogla dhe tė mėdha. Pra, bėhet fjalė pėr njė nga familjet e mėdha dhe tė pasura arvanitasve tė ishullit Hidrės. Nė vitin 1781 Dimitri Kryeziu ishte sekretar i drejtorisė sė Hidrės. Ai kishte shtatė djem, tė cilėt drejtoni shtatė anije tė mėdha. Dy nga djemtė e Dimitėr Kryeziut u vranė nė Revolucionin e 1821. Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Greqisė Kryezitė u morėn edhe me politikė. Njė nga Kryezitė qė pati karrierė tė suksesshme nė politikė ishte Andon Kryeziu, nipi i Dimitrit. Ai, mė 1836 bėhet ministėr i Marinės detare greke, mė vonė bėhet krye kujdestar i oborrit tė mbretit Otton dhe zgjidhet kryeministėr mė 1842-1844, dhe nė vitin 1849-1854.
Niko Haxhiqiriako-Gjika(1906-1994)
Piktori Akademik Niko Haxhiqiriako-Gjika(1906-1994) ėshtė pėrfaqėsues kryetar i kubizmit nė Greqi. Lindi nė Athinė mė 1906 dhe ėshtė bir i Admiralit hidriot, Aleksandėr Haxhiqiriakut dhe i hidriotes Eleni Gjika. Studimet mė tė rėndėsishme tė tij i kreu nė Paris, ku kishte rastin tė studiojė piktorėt e mėdhenj monatorė. Nė moshėn 17 vjeē hapi nė Paris ekspozitėn e parė dhe shumė shpejt u afirmua nė qarqet artistike tė Parisit. Duke u kthyer nė Greqi, bėhet kuadėr kryesor i njė lėvizje pėr arsimin artistik tė popullit grek. Bashkėpunoi me arkitektin e madh Pikion, me Egonopulon, me skulptorin M.Tobro, me poetin Papaēoni etj. Nė vitin 1973 bėhet Akademik i Akademisė sė Athinės. Veprat e tij zbukurojnė muzeun e artit modernė tė Parisit, Galerinė Teit tė Londrės, Metropolitanin e Nju Jorkut, muzetė e Melbumit dhe galeritė mė tė mira tė Greqisė dhe tė mjaft vendeve tė tjera. Nga veprat kryesore tė tij veēojmė “Dy figura, Gruaja qė dremit, Pasqyrė e padukshme, Admiral Haxhiqiriakos, Dielli i zi, Shtrati i lumit” etj. Vdiq mė 1994 nė Athinė.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi