Pedofilia, SI TE MBRONI FEMIJET
Faqja 1 e 1
Pedofilia, SI TE MBRONI FEMIJET
Pak prej nesh do te donin te ndaleshin ne ceshtjen e abuzimit seksual te femijeve. Vetem mendimi i ben prinderit te dritherohen. Por ky abuzim eshte nje realitet i frikshem dhe i shemtuar i botes se sotme, dhe pasojat te femijet mund te jene shkaterrimtare. A ia vlen te merremi me kete teme? Po mire, cdo te ishit gati te benit vetem e vetem qe femija juaj te ishte i mbrojtur? Informimi rreth realitetit te hidhur te abuzimit, sigurisht qe kushton fare pak. Kjo njohuri mund te beje vertete pune.
Mos lejoni qe murtaja e abuzimit me femijet tu grabise guximin. Te pakten ju keni zotesi qe femija juaj nuk i ka, aftesi qe atij do ti duhen vite, dekada, per ti fituar. Jeta ju ka dhene nje bagazh njohurie, pervoje dhe mencurie. Celesi eshte ti perforconi keto aftesi dbe ti shfrytezoni per te mbrojtur femijen tuaj. Do te shqyrtojme tri hapa kryesore qe mund te beje cdo prind.
Keta jane:
1- behuni vija e pare e mbrojtjes per femijen,
2- jepini femijes njohuri te nevojshme rreth seksit dhe
3- mesojini femijes disa menyra per tu mbrojtur.
Ne nje veper referimi rreth temes se abuzimit me femijet citohen fjalet e nje pedofili te denuar; Mjafton te me jepni nje femije qe sdi asgje per seksin dhe ja ku kam viktimen tjeter. Keto fjale tronditese jane nje perkujtues i dobishem per prinderit. Femijet qe nuk dine asgje per seksin mashtrohen shume me lehte nga abuzuesit. Prandaj per ta mbrojtur, mos ngurroni te ndermerrni hapin e dyte kryesor; ti mesoni rreth kesaj teme te rendesishme.
Por, si te flitni rreth saj? Shume prinder e kane pak te sikletshme te flasin me femijet per seksin. Por per femijen mund te jete edhe me e sikletshme dhe ka shume te ngjare qe nuk do ta hape kete teme me ju. Por merreni iniciativen. Filloni duke i mesuar pjeset e trupit. Perdorni fjalen e duhur e jo fjale kalamajsh, per tu treguar se asnje pjese e trupit te tyre ska ndonje gje te cuditshme ose te turpshme. Me pas bisedat per abuzimin vijne natyrshem. Specialistet ne fushen e kujdesit per femijet dhe te parandalimit te abuzimeve keshillojne qe te gjithe prinderit te bejne keto lloj bisedash me femijet e tyre.
Ne boten e sotme femijet duhet te dine se ka ca njerez qe duan ti prekin femijet ose qe femijet ti prekin ata ne menyra te gabuara. Keto paralajmerime nuk ka pse ti frikesojne femijet ose ti bejne te mos kene besim tek asnje i rritur.
Femijes i duhet mesuar edhe nje pikepamje e drejtpeshuar per bindjen. Ti mesosh femijes te bindet eshte e rendesishme dhe e veshtire. Gjithsesi ekziston rreziku qe te teprohet ne kete drejtim. Nese nje femije i mesohet qe duhet ti bindet gjithmone cdo te rrituri, pavaresisht nga rrethanat, ai mund te bjere pre e abuzimit. Pedofilet e nuhatin shpesh kur femijet jane shume te bindur. Prinderit e mencur e mesojne femijen se bindja eshte relative.
Si perfundim, bejani te qarte femijes se askush nuk duhet ti kerkoje qe tju mbaje juve sekrete. Thuajini se nese ndonjeri i kerkon tju mbaje ndonje sekret, gjithmone duhet te vije te ju dhe tju tregoje. Ska rendesi se cfare i thone te tjeret, edhe nese e kercenojne qe ta frikesojne, edhe nese ai vete ben dicka te gabuar, gjithmone eshte mire te vije tek mami ose te babi dhe ti kallezoje. Keto porosi nuk kane pse ta frikesojne femijen. Mund ta siguroni se shume njerez nuk do te bejne kurre gjera te tilla, si ta prekin ku nuk duhet ose ti thone tju mbaje juve ndonje sekret.
Pergjegjesia kryesore per te mbrojtur femijet nga abuzimi u takon prinderve jo femijeve. Pra, ne fillim duhet te informoheni ju vete si prinder, pastaj femijet. Nese je prind, eshte e nevojshme te dish disa gjera per abuzimin me femijet. Per shembull, clloj njerezish abuzojne me femijet dhe cfare orvatjesh bejne. Shpesh prinderit mendojne se pedofilet jane te panjohur qe zene prite ne erresire dhe kerkojne menyra per ti rrembyer dhe perdhunojne femijet. Pa dyshim qe ka dhe perbindesha te tille. Degjojme shpesh per ta ne lajme. Megjithate, ata jane disi te rralle. Ne 90% te rasteve te abuzimit seksual me femijet, abuzuesi eshte dikush qe femija tashme e njeh dhe tek i cili ka besim.
Natyrisht, nuk te pelqen ideja se nje fqinj, mesues, mjek, trajner ose i aferm i perzemert mund te deshiroje me epsh femijen tend. Ne fakt, shumica e njerezve nuk jane te tille. Ska pse te dyshosh te cdonjeri qe ke perqark. Sidoqofte, mund ta mbrosh femijen duke mesuar se cfare taktikash perdor nje pedofil tipik (shiko "Taktika e joshjes se femijeve")
Dijenia per keto taktika mund te te beje ty si prind, me te pergatitur per te qene vija e pare e mbrojtjes. Per shembull, ta zeme se dikush qe duket se i interesojne me shume femijet se te rriturit, vecon femijen tend dhe jepet shume pas tij, i ben dhurata, tregohet shpesh i gatshem te kujdeset per te kur eshte vetem ose e fton te dalin shetitje bashke. Cfare do te besh? A duhet te nxjerresh perfundimin se eshte nje abuzues? Jo. Mos nxito te nxjerresh perfundime. Nje sjellje e tille mund te jete fare pa te keq. Sidoqofte mund te jete nje sinjal qe te hapesh syte. Mos harro, cdo propozim qe eshte aq fantastik sa duket i pabesueshem, mund te jete vertet mashtrim. Zhbirro me kujdes cdokend qe tregohet i gatshem te kaloje kohe vetem me femijen tend. Beja te qarte se nga casti ne cast do te vish ta shohesh femijen.
Interesohu se cfare ben femija yt, cilet jane shoket e tij, cfare mesimesh ben. Informohu deri ne hollesi per ndonje ekskursion qe organizohet. Nje specialist i shendetit mendor qe per 33 vjet ka trajnuar raste te abuzimit seksual, thote se ka pare gjithe ato raste qe mund te parandaloheshin thjesht nga vigjilenca e prinderve. Ai citon fjalet e nje pedofili te denuar; Prinderit na i dorezojne femijet me doren e vet. Sigurisht, ata ma benin ta kisha kollaj fare. Mbaj parasysh se shumica e ngacmuesve kerkojne ndonje pre te lehte. Prinderit qe perfshihen vazhdimisht ne jeten e femijeve bejne qe ata te mos jene nje pre e lehte.
Nje menyre tjeter per te qene vija e pare e mbrojtjes per femijen eshte te jesh degjues i mire. Rralle ndodh qe femijet te tregojne vete se me ta eshte abuzuar, atyre u vjen shume turp dhe kane shume frike si do te reagojne te tjeret. Pra degjo me kujdes, per te kapur qofte edhe ndonje shenje te vogel. Nese femija te thote dicka qe te merakos, me qetesi beji disa pyetje qe ai te te hapet. Po te thote se nuk do qe filani te kujdeset per te kur eshte vetem ne shtepi, pyete perse. Po te thote se dikush ben lojra te cuditshme me te, pyete; Cfare loje? Cfare ben ai? Nese femija te ankohet se dikush e gudulisi, pyete; Ku te gudulisi? Mos i nenvlereso pergjigjet e femijes. Abuzuesit u thone femijeve se askush nuk do ti besoje; mjerisht, shpesh ndodh keshtu. Nese me nje femije eshte abuzuar, besimi dhe mbeshtetja e prindit eshte nje hap i madh drejt sherimit.
Specialistet thone se shume femije me te cilet eshte abuzuar, japin shenja pa fjale se dicka nuk shkon. Nese femija papritur u kthehet disa zakoneve qe i kishte kaluar prej kohesh, per shembull fillon te urinoje ne shtrat, u ngjitet prinderve ose ka frike te rrije vetem, ndoshta po jep sinjal qe dicka serioze e mundon. Kjo shenje nuk duhet marre medeomos si shenje abuzimi. Me qetesi beje femijen te hapet qe te kuptosh cfare e mundon, e keshtu ta qetesosh, ti japesh siguri dhe mbrojtje.

Jepi femijes njohuri

A jeni vija e pare e mbrojtjes?

Barbi- Perparues
- Gjinia :
Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja : Ne ferr
Hobi : Librat kohet e fundit
Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet : 121
Re: Pedofilia, SI TE MBRONI FEMIJET
Mesojini femijes disa menyra baze per tu mbrojtur
Hapi i trete qe do te shqyrtojme eshte ti mesoni femijes disa veprime te thjeshta ne rast se ndokush perpiqet te perfitoje nga ai kur ju nuk jeni. Nje metode qe sugjerohet shpesh eshte si nje loje. Prinderit pyesin; Po sikur . . .? dhe femija pergjigjet. Mund te thoni; Po sikur te ishim bashke ne nje dyqan dhe te humbje. Si do te me gjeje? Ndoshta pergjigja e femijes nuk eshte tamam ajo qe donit, por mund ta drejtoni te pergjigja e duhur me ane te pyetjeve te tjera, si per shembull, Si thua, ka ndonje menyre tjeter me te mire?
Po keshtu mund ta pyetni femijen se cila do te ishte menyra me e mire per tu mbrojtur nese dikush do te perpiqej ta prekte ne menyre te gabuar. Nese femija tronditet lehte nga pyetje te tilla, mund ti tregoni nje histori per nje femije tjeter. Per shembull; Nje vajze e vogel eshte me nje kusheri qe ajo e ka xhan, por ai perpiqet ta preke aty ku sduhet. Si mendon, cfare duhet te beje ajo qe te mbrohet?
Cfare duhet ti mesoni femijes te beje ne rrethana te tilla? Nje jo e forte ose mos me prek ose ik andej bejne mrekulli. Mund ta trembe ngacmuesin qe i vardiset e ta beje te stepet e te nderroje mendje per viktimen e zgjedhur. Improvizoni skena te shkurtra dhe ndihmojeni femijen ta interpretoje cfare do te bente, e keshtu te ndihet i sigurte qe te kundershtoje me ze te larte, tia mbathe qe andej dhe tju tregoje gjithcka qe ka ndodhur. Nje femije qe duket sikur e ka kuptuar mire mesimin mund ta harroje kollaj brenda disa javesh ose muajsh. Por perseritjani here pas here.
Te gjithe ata qe kujdesen praktikisht per femijen, perfshire meshkujt qofte ky babai, njerku ose te aferm te tjere duhet te marrin pjese ne keto biseda. Perse? Sepse ata qe perfshihen ne keto biseda, ne thelb i premtojne femijes se ata vete nuk do te abuzojne kurre me te. Mjerisht shpesh abuzimi seksual ndodh brenda familjes.
Taktika e joshjes se femijeve
Ka shume mundesi qe abuzuesi te jete aq i zgjuar sa te mos perdore forcen me viktimen. Perkundrazi mund te parapelqeje ta joshe pak nga pak femijen. Si fillim, ia ve syrin viktimes qe shpesh eshte nje femije i cili duket i brishte e beson lehte, pra qe e mban kollaj nen kontroll. Me pas nis ti tregoje interes te vecant. Gjithashtu mund te perpiqet te fitoje besimin e prinderve te femijes. Shpesh abuzuesit jane mjeshtra per tu shtirur sikur interesohen sinqerisht per femijen dhe familjen e tij.
Me kalimin e kohes, ngacmuesi fillon ta pergatise femijen qe te abuzoje. Pak nga pak i shpeshton perpjekjet, duke bere disa veprime qe ne pamje te pare duken si shfaqje perzemersie krejt te pafajshme ose duke luajtur sikur bejne mundje ose duke u gudulisur. Ai mund ti beje femijes shume dhurata dhe ta vecoje nga shoket, prinderit, motrat dhe vellezerit, qe te kaloje kohe vetem per vetem me te. Vjen koha kur mund ti thote femijes tu mbaje prinderve ndonje sekret te vogel, ndoshta te mos u tregoje ndonje dhurate ose planet per nje ekskursion te ardhshem. Keto taktika krijojne terrenin per joshje. Kur abuzuesi ka fituar besimin e femijes dhe te prinderve, eshte gati te hidhet ne veprim.
Perseri, ka te ngjare ti beje gjerat me marifet, jo me dhune ose me force. Ai mund te shfrytezoje kurreshtjen e natyrshme te femijes per seksin, duke u treguar i gatshem te behet si mesues, ose mund ta ftoje femijen te luajne nje loje te vecante qe do te mbetet sekret midis tyre. Mund ti tregoje femijes materiale pornografike me qellim qe kjo sjellje te duket normale.
Nese ia del te abuzoje me femijen, tani ben cmos qe femija te mos tregoje. Mund te perdore lloj-lloj taktikash, mund ta kercenoje femijen, tia hedhe atij fajin ose mund ti perdore te dyja metodat. Per shembull, mund ti thote Ti e ke fajin. Nuk me the te ndaloja. Pastaj mund te shtoje Po tu tregosh prinderve, ata do te therasin policine dhe mua do te me fusin ne burg pergjithmone. Ose mund ti thote Eshte sekreti yne. Po te tregosh, askush nuk do te besoje. Po e zbuluan prinderit e tu, di une cu punoj pastaj. Skane fund taktikat dredharake dhe dashakeqe qe perdorin keta njerez.
INTERNETI
Nese femijet perdorin internetin kane nevoje ti mesoni si ta perdorin pa rrezikuar. Ka nje mori sitesh pornografike si dhe chat rooms e rrjete te tjera shoqerore ku pedofilet gjuajne dhe joshin femijet. Eshte e mencur te mbahet kompjuteri ne nje vend te hapur ku prinderit mund ti mbikqyrin me kollaj femijet kur e perdorin. Pa mbikqyrjen e prinderve, femijet nuk duhet te japin kurre te dhena personale ose te lene takim me dike qe e kane njohur ne internet.
PIJET ALKOLIKE
Ne shume raste te abuzimit seksual me femijet, ka luajtur rol edhe alkoli. Pervoja tregon se njerezit qe e teprojne ne te pire, ne pergjithesi e humbasin kontrollin. Nen efektin e alkolit, disa u dorezohen deshirave qe perndryshe do ti kishin mposhtur. Pra, ky rrezik eshte nje arsye me shume qe te shmangim dehjen dhe te piret e tepert.
INTIMITETI
Nje grua kujton; Pasi vdiq mami, im ate ishte i vetmi ne shtepi qe kishte perde ne dritare ose dere ne dhomen e gjumit. Ai nuk na linte aspak intimitet, as ne banje. Ky burre abuzonte me te gjitha vajzat e tij. Cdo pjesetar i familjes ka nevoje te kuptoje rendesine e intimitetit. Ashtu si prinderit kane nevoje ndonjehere te kalojne caste vetem e pa u vezhguar nga femijet, po keshtu duhet ti lene femijet teksa rriten, te kene mundesi qe disa gjera ti bejne ne intimitetin e tyre, pa u shqetesuar nga te tjeret sic do te donin qe te trajtoheshin dhe ata vete.
Barbi- Perparues
- Gjinia :
Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja : Ne ferr
Hobi : Librat kohet e fundit
Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet : 121
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Fri Jul 27, 2018 12:20 am nga XHEMI
» SHtepia e marinos ju mirepret !!!
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» Perandoria ,,,e Shkodra Channel And NAQES SHKODRANEe...
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» U rihap shpella luksoze e Ylli-t
Sat Mar 24, 2018 6:04 pm nga ēim ēaku
» shtepia EDA 82..eshte e hapur me miqt
Sat Mar 24, 2018 6:03 pm nga ēim ēaku
» ViLa E <<Goces Tironse>>
Sat Mar 24, 2018 6:02 pm nga ēim ēaku
» welcome in my castel xhoooooooooniiiii
Sat Mar 24, 2018 6:00 pm nga ēim ēaku
» Capital Club<>Tzio
Sat Mar 24, 2018 5:55 pm nga ēim ēaku
» Pershendetje nga Adea
Sat Mar 24, 2018 5:54 pm nga ēim ēaku
» Pallati i Tironcit
Sat Mar 24, 2018 5:53 pm nga ēim ēaku
» Keshtjella e MORENES...
Sat Mar 24, 2018 5:52 pm nga ēim ēaku
» Kasollja e Mona&Takut !!!
Sat Mar 24, 2018 5:50 pm nga ēim ēaku
» Vjen nje moment dhe..!..
Sat Mar 24, 2018 5:31 pm nga ēim ēaku
» Tė flasim pėr festėn e tė dashuruarve,dhuratat dhe mendimet pėr kėtė ditė !
Sat Mar 24, 2018 5:29 pm nga ēim ēaku
» A JENI ZESHKAN/E APO BJOND/E/?
Sat Mar 24, 2018 5:26 pm nga ēim ēaku