♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!!

2 posters

Shko poshtė

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Empty Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!!

Mesazh nga Vizitor Fri Jun 26, 2009 1:31 pm

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Jackson-michael-photo-michael-jackson-6205114

Lamtumirė, legjend

(Updated) Adhuruesit e hutuar tė Jackson ishin mbledhur mbrėmė tė gjithė sė bashku pasi kishin mėsuar pėr vdekjen e mbretit tė pop-it.

Me qindra tė tillė kanė vėrshuar para dyerve tė spitalit nė Los Angles pasi ėshtė dhėnė lajmi pėr vdekjen e tij.

Shumė njerėz nė turma kanė qarė pėrderisa ata kanė pritur lajmin zyrtar nga spitali, kurse njė helikopter ka ateruar mbi mediat tė cilat ishin rreshtuar nė rrugė me kamionėt e tyre.

Turmat u mblodhėn nė sheshin e “Times Square” tė New York pėr tė marrė vesh lajmin nga ekrani nėse Micheal Jackson ka vdekur.

Njerėzit filluan t’ju dėrgojnė mesazhe njerėz me anė tė telefonave celular.

“Nuk ėshtė hajgare. Mbreti i pop-it nuk ėshtė mė”, Micheal Harris, 36 vjeēar, nga qyteti i New York-ut lexonte mesazhin nė telefonin e tij.

“Ishte sikurse vrasja e Kennedy. Do ta kujtoj gjithmonė kur tė jem nė Times Square vdekjen e Micheal Jackson”, ka thėnė ai.

Me qindra njerėz janė mbledhur edhe nė trotuarin “Walk of Fame”, nė Hollywood, dhe e kanė quajtur atė tė pavdekshėm duke hedhur lule mbi yllin e tij.

Tė gjithė nė zi

Me qindra tė tjerė janė mbledhur pranė muzeut qė i dedikohet Jackson-it nė Gary, nė Indiana dhe Detroit nė Michigam ku ende janė duke bėrė homazhe me lule.

Nė tė njėjtėn kohė me qindra njerėz janė duke mbajtur zi edhe nė vende tė tjera tė botės.

Miliona njerėz janė zgjuar me lajmin pėr vdekjen e Jackson nė Azi – ku ka njė numėr tė madh tė adhuruesve.

Nė “West End” tė Londrės adhuruesit u bashkuar para teatrit “Lyric” ku Jacko kishte mbajtur koncertin e tij “Thriller” vite mė parė.

Shumė nga ta mbanin fotografi dhe postera tė pop-legjendės.

William Tite, 19 vjeēar, nga Putney, i Londrės Jugore tha: “E adhuroj Micheal Jackson dhe kam ardhur kėtu pėr tė treguar respektin tim. Ai ishte edhe kėngėtari mė i madhe qė kam parė”.

Adhuruesit e tij janė mbledhur edhe nė festivalit “Glanstonbury” pėr t’i kushtuar homazhe.

David Harris tha se shumica e kėngėve tė tij janė kėnduar nė anėn e Somerset.

“Ne ishim duke festuar kur njerėzit filluan tė thonė se ai kishte vdekur. Tė gjithė filluam tė thonė, ‘A e dėgjuat lajmin? Micheal Jackson ėshtė njėri nga ata qė po thuhet se ka vdekur. Ai ėshtė sikurse Kurt Cobain pėr njerėzit e gjeneratės sonė. Ai ėshtė kryesor pėr gjeneratėn tonė”, ka thėnė njė i ri nga Oxford-i.

Mbrėmė, Quincy Jones, i cili prodhoj hitin legjendar tė Jackson-it, Triller tha: “Jam shumė i mėrzitur nga ky lajm i papritur dhe tragjik. Largimin e Micheal nga kjo botė pėr ne ėshtė njė lajm shumė i papritur. Nuk kam fjalė pėr ta pėrshkruar dhimbjen”.

“Nė kėtė ditė, muzikėn qė krijuam sė bashku si; Off The Wall, Thriller dhe Bad, po tingėllon nė tė gjitha anėt e botė kjo sepse ai u dėgjua nė tė gjithė botėn, dhe shquhet pėr talentin e tij, hijeshinė, profesionalizmin dhe dedikimin”, ka thėnė ai.

“Ai ishte njė kėngėtarė i pa konsumuar dhe kontributi dhe trashėgimia e tij do tė ndihet gjithmonė nė gjithė botėn. Unė humba vėllanė tim tė vogėl dhe njė pjesė e shpirtit tim u largua mė tė”.

Kritiku i muzikės, Paul Gambaccini, tha se vdekja e Jacko-s ishte e “dhimbshme”. Ai tha: “Micheal Jackson nė tė vėrtetė ishte ylli i fundit i pop-muzikės klasike, sikurse Elvis, The Beatles dhe Sinatra”.

“Ai ishte njėri ndėr kėngėtarėt mė tė mėdhenj qė kam parė dhe ai do tė shkruhet nė histori si mė i miri i tė gjitha kohėrave”, tha ai.

Al Sharpton, aktivist i tė drejtave njerėzore dhe shok pėr njė kohė tė gjatė i Jackson tha: “Ne nuk mund tė shohim ecjen karakteristike tė tij mė nė skenė. Sepse ai ėshtė shkuar, madje pa na thėnė lamtumirė”.

Shoku i tij i ngushtė, Uri Geller, i ka thėnė “Sky News”-it: “Jam tėrėsisht i mėrzitur dhe i shikuar. Ai ishte ende i ri dhe nė njė formė tė mirė”. Sot nė mėngjes shumica e yjeve i kanė kushtuar homazhe Jacko-s – i cili ishte duke bėrė provat pėr koncertin e tij nė Londėr nė O2.

Aktorja Demi Moore, ia ka kushtuar njė homazh nė Twitter, duke shkruar: “Jam shumė e mėrzitur pėr humbjen si tė Farrah Fawzcett ashtu edhe tė Micheal Jackson. Sidomos pėr fėmijėt e tyre”.

Burri i saj, Ashton Kutcher, po ashtu ka postuar njė homazh pėr kėngėtarin.

“RIP. Ju dėrgoj ngushėllimet e mija pėr familjen dhe shokėt, veēanėrisht fėmijėve tė tij”.

Ueb-faqja e show-bizz-it, TMZ, kanė postuar komentet e tyre tė para.

Aktorja Lindsau Lohan ka thėnė: “S’kam koment...ngushėllimet e mija dhe do tė lutem pėr Micheal dhe familjen e tij...ndihem si e sėmurė”.

Reperi Ludacris ka thėnė: “Nėse jo pėr Micheal Jackson nuk di se pėr kė do tė mendoj sot. Muzika e tij do tė jetoj pėr jetė. Lutem pėr RIP-in”.

Reperi i viteve ’60 MC Hammer ka thėnė: “Nuk kam fjalė. E kam adhuruar Micheal Jackson”.

Kėngėtari i muzikės R&B, Kelly Rowlan tha: “Micheal ti ke lėnė kaq shumė vepra nė kėtė tokė, ne i kemi pėrjetuar shumė nga ato!!! Tė falėnderojmė pėr njė frymėzim tė kėtillė qė i ke dhėnė muzikės dhe jetės sonė! Kjo do tė jetė dita mė e zezė nė historinė e muzikės!! Micheal, u prefsh nė paqe! Do tė na mungosh!”.

Arnold Klein, dermatologjistė nga Berverly Hills i cili ka trajtuar kėngėtarin pėr disa dekada dhe e kontrollonte atė edhe muajt e fundit e ka pėrshkruar atė “si njė dhuratė e ardhur nga parajsa”.

“Ai ishte njė ndėr njerėzit me tė talentuar qė kam njohur. Ai ishte njė baba i madh dhe ne duhet tė lutemi pėr tė”, ka shtuar ai.

Sot nė mėngjes lexues tė shumtė tė gazetės The Sun kanė krijuar njė rubrikė posaēme ku lexuesit kanė shkruar homazhet e tyre pėr Micheal Jackson.

Vdes Micheal Jackson

Mbreti i muzikės POP Micheal Jackson ka vdekur mbrėmė pas problemeve nė zemėr.

Ai ka ndalur sė marri frymė pas njė injeksion qė jepet pėr tė ndal dhimbjet e mėdha qė quhet Demerol.

Jacko, 50 vjeēar, thuhet se ka qenė i varur nga barėrat – sikurse morfina – dhe dyshohet se ai ka marrė njė mbidozė tė kėtij bari.

Ndihma e parė i ėshtė dhėnė nė shtėpinė e tij nė Los Angeles dhe mė pastaj ai ėshtė dėrguar nė emergjencė ku i ka rėnė pulsi. Mjekėt kanė kaluar disa orė duke provuar qė ta ringjallin atė.

Kėngėtari i kėngės “Triller, i cili luftonte me kancerin e lėkurės, kishte planifikuar qė tė mbante disa koncerte rikthyese nė Londėr muajin e ardhshėm.

Nė vend tė kėsaj, miliona adhurues nė tė gjithė globin sot po mbajnė zi pėr legjendėn.

Jackson, ishte paraparė qė tė mbante njė koncert nė Londėr duke ilustruar dhe rikthyer nė karrierėn e tij muzikore ndėrkaq mė parė ai kishte fituar shumė nga ajo.

Frika pėr shėndetin e Jackson kishte filluar muajin e kaluar kur katėr koncerte tė tij ishin shtyrė, por organizatorėt insistonin qė datat e tjera nuk do tė shtyhen.

Koncerti i parė ishte paraparė tė mbahet me tetė korrik, por ishte shtyrė me datėn 13 korrik ndėrkaq datat e tjera ishin shtyrė pėr pranverėn e vitit 2010.

Koncertet nė Londėr do tė shėnonin fundin e koncerteve tė drejtpėrdrejta tė Jackson.

Para tri viteve, nė “World Music Awards”, nė nėntorin e vitit 2006, ai kishte kėnduar
vetėm disa rreshta tė kėngės “We Are The World”.

Turneu i fundit i Jackson ishte 12 vite mė parė kur ai mbajti 82 koncerte nė 58 qytetet, nė turneu e quajtur “HIStory”.

Mandej ai zakonisht ka jetuar jashtė Shteteve tė Bashkuara, sidomos pas vitit 2005, kur ai u akuzua pėr abuzim ndaj fėmijėve.

Jackson ka tre fėmijė, Michael Joseph Jackson Junior, Paris Michael Katherine Jackson dhe Prince "Blanket" Michael Jackson II.

Jackson tha se nė Londėr mund tė jetė koncerti i fundit

Micheal Jackson i kishte premtuar adhuruesve tė tij se koncerti i fundit mund tė jetė nė O2 Arena nė Londėr.

Por ai vdiq mbrėmė vonė – 113 ditė pasi kishte bėrė premtimin e tij – qė do tė thotė se atij nuk ju dha mundėsia pėr t’i dhėnė fund karrierės se tij.

Njė milion adhurues kanė pritur me dekada tė jenė pjesė e turneun “This is it”. 50 koncerte ishin planifikuar tė mbahet deri nė pranverėn e vitit 2010.

Nė njė konferencė pėr shtyp, me 5 mars, ai tha: Kjo ėshtė e tėra. Vetėm dua tė them ky do tė jetė koncerti i im i fundit nė Londėr. Kjo ėshtė e tėra. Kur them ėshtė e tėra, ėshtė e tėra. Do tė kėndoj kėngėt tė cilat dėshirojnė t’i dėgjojnė adhuruesit e mijė. Mė tė vėrtetė kėshtu do tė jetė. Por, ky do tė jetė dalja e ime e fundit nė skenė kėtu. Do shihemi nė korrik”.

Promotorėt e AEG ishin mahnitur nga shitja e tė gjitha bileta pėr tė gjitha koncertet, ndėrkaq kėngėtari kėshtu theu njė rekord tė ri.

Mesatarja e shitjes se biletave ishte 11 pėr njė sekondė duke shėnuar shitjen mė tė shpejt tė biletave nė histori.

Njė ulėse e thjesht kushtonte 50 deri nė 75 funta, ndėrkaq nga shitja e biletave ishin tubuar 175 milion funta.

Por, dyshimet pėr gjendjen shėndetėsore tė kėngėtarit ishin parė edhe mė parė, pasi ai nuk mund tė ecte.

Koncerti i tij fundit, por koincidencė u vendos tė mbahet nė Londėr, qė konsiderohej si njė gjė jo e mirė pėr kėngėtarin pėr shkak tė udhėtimit.

Fituesi i 13 ēmimeve Grammy i kishte mahnitur adhuruesit nė vitin 2006 me paraqitjen e tij - ku kishte kėnduar kėngėn “We Are The World” qė u mbajt nė “Earl’s Court”.

Ai mori kritika negative pėr zėrin e tij tė dobėt.

Si kontrast, Jacko nė turneun e tij tė fundit botėrorė ishte pritur mirė.

Nė turneun e tij “HIStory” ai kishte pėrpara 4.5 milion njerėz.

Nė koncertin e rikthimit nė O2 ai premtonte se do tė ri-sillte magjinė. Por, shpejt nė shesh dolėn problemet.

Rreth 80 000 adhurues ishin hidhėruar pse koncerti i tij ishte shtyrė. Shtyrja e parė ndodhi kur koncerti u parapa tė mbahet me 13 korrik, ku organizatorėt thanė se kanė nevojė pėr mė shumė prova.

Thashethemet thoshin se organizatorėt donin tė fiton 12 milion funta.

Kanny Ortega, regjisor i filmit “High School Musical”, ishte paraparė qė tė jetė regjisor i koncertit dhe turneut.

Muajin e fundit ai insistonte nė prova, tė cilat filluan nė Los Angeles, dhe po pėrparonin. Ai tha: “Micheal po i pėlqen kjo. Fizikisht dhe mentalisht ne jemi tė bekuar. Kjo ėshtė njė kohė e mirė pėr Micheal. Ai kishte ardhur nė punė me entuziazėm tė madh dhe ide. Ai ėshtė i dashurm pas artit”.

“Ne kemi njė grup fantastik tė njerėzve me tė cilėt po punojmė. Ne kemi Micheal Curry, i cili po dizajnon skenėn me ‘Lion King’, ndėrkaq me dritat do tė merret dizajneri i grupit ‘Rolling Stones’. Kemi njė energji tė madhe dhe pėrkushtim tė madh. Micheal ėshtė i dhėnė shumė pas punės”, ka shtuar Ortega.

Regjisorėt e koncertit kishin rekrutuar fėmijė madje edhe ata me nevoja tė veēanta pėr tė dalė nė skenė.

Mė tė dalė nė treg biletat e “This Is It” ato kishin filluar tė qarkullojnė nėpėr ueb-faqe tė ndryshme, tė cilat kushtonin me mijėra dollarė.

Provat filluan nė Los Angeles nė maj.

Njė audicion u mbajt nė kinemanė “Nokia” pėr tė zgjedhur valltarėt – ku u paraqitėn 700.

Dhjetė prej tyre u zgjodhėn – tetė djem dhe dy vajza.

Jacko ishte paraparė qė tė kėndonte 18 deri nė 22 kėngė ndėrkaq nė skenė do tė pėrformonin edhe shumė iluzionist dhe akrobat.

Thuhet se ai ishte duke punuar pėr tė bėrė njė lėvizje qė do tė ishte ikonike.

Kėngėtari po ashtu kishte filluar parapėrgatitjet pėr tė qėndruar pėr njė kohė tė gjatė nė Britani. Ai kishte marrė me qira njė vilė nė Kent.

Ai i donte shumė fėmijėt e tij, Prince Michael, Paris Michael dhe Prince Michael II.

Hitet mė tė mėdha tė Jackson

Micheal Jackson do tė shėnohet nė histori si artisti mė i madhe qė ka shitur mė sė shumti albume ndonjė herė.

Homazhi pėr kėngėtarin, i cili vdiq nė moshėn 50 vjeēare, pėrfshin edhe klipet mė tė popullarizuara si; Thriller, Billie Jean, Smooth Criminal dhe Black Or White.

Jacko – me kėto hite shėnohet si njėri ndėr kėngėtaret mė tė suksesshėm te tė gjitha kohėrave duke u shėnuar nė librin e Guiness.

Ai ka dominuar nė top-listat e Amerikės pėr 13 herė mė radhė, ka marrė 13 ēmime Grammy – tetė nga tė cilėt nė vitin 1984.

Hitet e Micheal Jackson

Another Part Of Me
Bad
Beat It
Billie Jean
Black or White
Blood on the Dance Floor
Break of Dawn
Butterflies
Childhood
Cry
Dirty Diana
Don't Stop 'Til You Get Enough
Earth Song
For All Time
Ghosts
Give In To Me
Gone Too Soon
Heal The World
History
Human Nature
I Just Can't Stop Loving You
In The Closet
Is It Scary
Jam
Leave Me Alone
Liberian Girl
Man In The Mirror
Off The Wall
One More Chance
P.Y.T. (Pretty Young Thing)
Remember the Time
Rock With You
Say Say Say
Scream
She's Out Of My Life
Smooth Criminal
Speechless
Stranger In Moscow
The Girl Is Mine
The Lady In My Life
The Way You Make Me Feel
They Don't Care About Us
Thriller
Wanna Be Startin' Something
We Are Here To Change The World
Who Is It
Will You Be There
Workin' Day And Night
You Are Not Alone
You Rock My World


Edituar pėr herė tė fundit nga Morena nė Fri Jun 26, 2009 3:24 pm, edituar 1 herė gjithsej

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Empty Re: Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!!

Mesazh nga bigbeng Fri Jun 26, 2009 1:45 pm


.
.
homazh per yllin e muzikes boterore

bigbeng
Anetar/e aktiv
Anetar/e aktiv

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 26/08/1974
Numri i postimeve Numri i postimeve : 4842
Vendndodhja Vendndodhja : verdalle me sherbime
Hobi Hobi : E bukur eshte ajo qe me pelqen mua
Humor Humor : 6 dite buza gaz.......diten e 7 gruaja ma plas.ha ha ha
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 30/04/2009
Falenderimet Falenderimet : 128

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Empty Re: Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!!

Mesazh nga Vizitor Fri Jun 26, 2009 1:47 pm


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Empty Re: Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!!

Mesazh nga Vizitor Fri Jun 26, 2009 2:48 pm

:merzitur:

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Empty Re: Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!!

Mesazh nga Vizitor Fri Jun 26, 2009 7:58 pm

Me te vertete jam shokuar kur e mora vesh lajmin.

Iu prehte shpirti ne paqe!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Empty Re: Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!!

Mesazh nga Vizitor Fri Jun 26, 2009 9:00 pm

U prehte ne paqe! Faleminderit Michael per frymezimin dhe qe shprehe me muziken tende ndjenjat e nje brezi te tere... :merzitur:

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Empty Re: Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!!

Mesazh nga Vizitor Sat Jun 27, 2009 8:07 am


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Empty Re: Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!!

Mesazh nga Vizitor Sat Jun 27, 2009 8:09 am

Ishte nje kengetar i madh. Muzika e tij ka karakterizuar femijerine time.
Lamtumire Michael Jackson!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Empty Re: Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!!

Mesazh nga Vizitor Sat Jun 27, 2009 10:05 am

Meqe mundesite e mia nuk jane te ndodhem ne funeralin e mbretit pop,po vendos nje buqet me lule per shpirtin e tij ketu... :merzitur:

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Immortality_FA10175_enlarge

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!! Empty Re: Vdiq Michael Jackson - Ne moshen 50 vjeēare!!!

Mesazh nga bigbeng Sat Jun 27, 2009 12:10 pm

[youtube]