♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dedikuar qenjes "femerore".

2 posters

Shko poshtė

Dedikuar qenjes "femerore". Empty Dedikuar qenjes "femerore".

Mesazh nga Vizitor Mon Jun 22, 2009 8:46 pm

Pablo Neruda.

Trup Gruaje


Trup gruaje, kodra te bardha, kofshe te bardha
Ti i ngjan botes ne castin e krijimit
Trupi im prej fshatari te pagdhendur te leron,
E ben te shpertheje nga fundi i dheut biri.

Isha i vetem si nje tunel, zogjte me largoheshin
e nata brenda meje kishte pushtet te pafre.
Per te mbijetuar te mora ty si nje arme,
si shigjeten ne harkun tim, si gurin ne habe.

TANI MBAROI ORA E HAKMARRJES E UN TE DUA
trup lekure, lemyshku, qumesht
trup lakmues e i qete.

Ah kupat e qumshtit, ah syte kur me mungojne
Ah trendafilat e pubetit , ah zeri yt i trishte e i lehte

Trup gruaje, do qendroj nen hirin tend
etja ime , rruga ime ne medyshje ankthi qe s'ka fund
Kanale te errta ku zbret etja ime e perjetshme
Ku zbret mundi dhe dhimbja qe s'iken kurre nga une.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dedikuar qenjes "femerore". Empty Re: Dedikuar qenjes "femerore".

Mesazh nga Vizitor Mon Jun 22, 2009 8:47 pm

Fėmija i vogėl e pyet nenėn: ‘ Pėrse po qan?
Ajo i pėrgjigjet ’ Sepse jam grua’
Nėnė nuk po tė kuptoj!’ iu pėrgjigj djali.
Nėna e afron kah vetja dhe i thotė:
’As qė do me kuptosh ndonjėherė, biri im’
Me vonė fėmija e pyet babain e tij:
’Pėrse po me duket se nėna po qan pa arsye?’
Tė gjitha gratė qajnė pa arsye, kėshtu iu pėrgjigj i ati fėmijės.
Fėmija i vogėl u rrit dhe u bė burrė, por prapėseprapė nuk e
kuptoi pėrse qajnė gratė.
Nė fund iu drejtua Zotit dhe kur Zoti iu lajmėrua, e pyeti:
’O Zot, pėrse gratė qajnė aq lehtė?’
Zoti u pėrgjigj:
’ Kur e krijova gruan m“u desh ta krijoj tė mbinatyrshme.
Ia kam dhuruar supet aq tė forta qė ta mbajė peshėn e botės dhe
njėkohėsisht aq tė buta qė tė krijojė rahati...
Ia kam dhėnė forcėn e brendshme qė tė pėrballojė lindjen e fėmijės
dhe mospranimin tė cilin shumė herė e pėrjeton nga fėmijėt e saj.
Ia kam dhėnė forcėn, e cila i ndihmon qė gjithmonė tė shkojė
pėrpara edhe atėherė kur tė gjithė tė tjerėt dorėzohen, tė kujdeset pėr
familjen e saj edhe atėherė kur ėshtė e sėmurė dhe e lodhur, gjithnjė pa
u ankuar.
Pėrse qajnė gratė?
Ia kam dhuruar ndjenjat qė t“i dojė fėmijėt e saj, pavarėsisht
se ata ndonjėherė e lėndojnė atė thellė nė shpirt.
Ia kam dhėne fuqinė qė ta pranojė bashkėshortin edhe
pse ka mungesa dhe e kam krijuar atė nga grindjet e tij qė t“ia mbrojė zemrėn.
Ia kam dhėnė zgjuarsinė qė ta dijė se bashkėshorti i mirė asnjėherė nuk
e lėndon gruan e tij por nganjėherė provon forcėn dhe vendosmėrinė e saj
pėr tė qėndruar pranė tij deri nė kundėrshtime.
Nė fund ia dhurova lotin qė derdh, i cili i pėrket vetėm
asaj qė ta shfrytėzojė sa herė qė tė ketė nevojė pėr t’i pėrballuar
sfidat e jetės. Nė kėtė lot ka me tė vėrtetė tė drejtė sepse askush nuk
mund tė pėrballoje kaq shumė pa thėnė asnjė fjalė, sa gruaja nė tė vėrtetė
ėshtė nė gjendje tė pėrballojė! Bukuria e gruas nuk qėndron nė rrobat qė vesh, as nė linjat trupit dhe as nė mėnyrėn se si i kreh flokėt.
Bukuria e gruas qėndron nė sytė e saj, sepse ata janė dyert e zemrės sė
saj, vendi ku banon dashuria.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dedikuar qenjes "femerore". Empty Re: Dedikuar qenjes "femerore".

Mesazh nga Vizitor Mon Jun 22, 2009 8:48 pm

Te duash vertet nje grua, ta kuptosh ate
duhet ta njohesh ne thellesi te shpirtit.
Te degjosh c'do mendim te sajin, te shikosh c'do enderr
ti japesh krahe kur ajo do te fluturoje.
Dhe kur te gjesh vetveten, te pafuqishem ne krahet e saj,
Atehere e ke kuptuar qe vertete e do ate grua.
Kur dashuron nje grua, duhet ti thuash qe ajo eshte e vetmja
Ajo ka nevoje per dike qe ti thote qe dashuria e tyre do zgjase pergjithmone.
Pra me thuaj, nese ndonjehere ke dashuruar nje grua.

Te dashurosh nje grua, duhet ta lejosh ate te te mbaje afer
deri kur ta kuptosh se sa nevoje ka ajo te ndjeje prekjen tende.
Duhet ta shijosh, deri sa ta ndjesh ate ne gjakun tend.
Kur ne syte e saj shikon foshnjen tende te palindur,
atehere e di, e kupton dhe je i sigurte qe vertet e do ate grua.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dedikuar qenjes "femerore". Empty Re: Dedikuar qenjes "femerore".

Mesazh nga shaban cakolli Mon Jun 22, 2009 8:52 pm

trup gruaje
si floriri i lakmuar
ne zgjedhje bejme gabime
kurr nuk gjejme
cka deshiruam

per te lakmi
vuajteje,lutje,dhembje
zemrat mbushen plot vrere
turfullojne me shume hamendje
pa mundi e gezojne te tjere
sa e dhembshme,e mjera grua

patjeter diku bje ne sketerr
dy burime ka burua
njerit gezim,e tjetrit vrere
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dedikuar qenjes "femerore". Empty Re: Dedikuar qenjes "femerore".

Mesazh nga Barbi Sun Jul 12, 2009 8:51 pm

Bukuria e Vajzes Shqiptare
Bukuria e vajzes Shqiptare,
Nuk eshte ne rrobat qe ajo vesh,
Figura qe ajo mban,
Apo menyra se si ajo kreh floket e saj.

Bukuria e vajzes Shqiptare,
Duhet patjeter te shihet ne syte e saj,
Sepse ai eshte vendi ku dashuria banon.

Bukuria e vajzes Shqiptare,
Nuk eshte ne molin e fytyres,
Po bukuria e vertete mbi vajzen Shqiptare,
Eshte e reflektuar ne shpirtin e saj.

Eshte te perkujdesurit qe ajo e jep me dashuri,
Pasioni qe ajo shpreh,
Dhe bukuria e vajzes Shqiptare,
Me te kaluarit e viteve vetem rritet.
Barbi
Barbi
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 11902
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ferr
Hobi Hobi : Librat kohet e fundit
Humor Humor : o sa kom qesh
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/07/2009
Falenderimet Falenderimet : 121

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dedikuar qenjes "femerore". Empty Re: Dedikuar qenjes "femerore".

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi