♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Madona:Pasioni im i vjeter per kinemane .

Shko poshtė

Madona:Pasioni im i vjeter per kinemane . Empty Madona:Pasioni im i vjeter per kinemane .

Mesazh nga Vizitor Wed Jun 17, 2009 12:28 pm

Madona:Pasioni im i vjeter per kinemane . Madonna-picture-1

Thotė se nė moshėn e saj njė artiste ka tė drejtė tė bėjė atė qė dėshiron. Betohet se nė moshėn 50 vjeēe, 26 nga tė cilat i ka kaluar pa diskutim duke mbajtur vendin e parė si mbretėresha e popit, tė merresh me "punė" nuk ėshtė vetėm e shėndetshme, por e domosdoshme. Pėr Luise Veronica Ciccone, kanė kaluar shumė vjet qė nga koha kur ka filluar tė hedhė hapat e parė nė botėn e muzikės, nė fillimet e largėta tė ‘80-s, pėr t‘u shndėrruar mė pas nė njė mit, nė njė ikonė tė pavdekshme tė muzikės pop. Por, ajo nuk ėshtė absolutisht vetėm njė kėngėtare e mrekullueshme, madje do tė ishte gabim ta quanim kėshtu. Sepse, biondja 51-vjeēare ėshtė edhe aktore, koleksioniste arti, producente, por mbi tė gjitha tenton tė bėhet njė regjisore shumė e mirė. "Dashuria pėr kinemanė ėshtė shumė e vjetėr dhe mė vjen mirė qė m‘u dha mundėsia ta bėj realitet njė tjetėr ėndėrr timen", tregon princesha e popit. Filmi i saj i parė si regjisore "Filth and Wisdom", nisi fillimisht si dokumentar dhe u konkretizua nė njė film artistik me metrazh tė gjatė rreth 81 minuta, pasi mbretėresha e pop-it u dashurua me karakteret dhe vendosi qė tė realizojė njė film tė plotė. Filmi flet pėr njė emigrant ukrainas, interpretuar nga kėngėtari i muzikės pank, Eugen Hutz, i cili aspiron qė tė bėhet muzikant i vėrtetė. Viki Meklure interpreton Xhulietėn, njė farmaciste e cila ėndėrron qė tė shkojė nė Afrikė, ndėrsa Holli Ueston interpreton njė balerinė tė pasuksesshme. Kėto janė tri karakteret e filmit tė cilat gėrshetojnė dhe linjat e tij. Historia e tij ofron pika brilante tė jetės sė pėrditshme tragjikomike. Por, Madona tregon se nuk kėnaqet absolutisht me kaq. Ajo tregon se e ka gati skenarin e njė filmi tjetėr, xhirimet e tė cilit mund tė fillojnė nė janarin e ardhshėm. Titulli dhe ēdo detaj tjetėr pėr momentin janė sekretė.


Ndoshta fakti qė ju keni qenė pėr shumė vjet gruaja e njė regjisori ju ka bėrė qė ta kultivoni kėtė pasion?

Gai Riēi nuk ėshtė burri i vetėm qė merrej me kinema e qė ka hyrė nė jetėn time. Kam qenė e martuar me Shon Penin dhe njė lidhje me Uarren Beati. Regjisorėt janė artistė vizionarė. Gjithmonė kam ndier tėrheqje dhe zili karshi tyre. Tė shkruash dhe tė realizosh njė film ėshtė njė sfidė e jashtėzakonshme. Pėr tė arritur ta bėsh kėtė duhet tė kesh njė mendje kreative dhe pėr njė njeri si puna ime qė pėr ēerekshekulli ka hyrė dhe ka dalė nga bota e kinemasė ka qenė njė evolucion natyral. Gai mė ka dhėnė njė kėshillė shumė tė vlefshme: besoji intuitės tėnde.


Vėrdallė thuhet se si aktore ju keni qenė njė "goditje" pėrkrah regjisorėve qė mundoheshin tė pėrshtatnin tekstin me imazhin tuaj si pop star.


Tani e kam kuptuar se nuk ėshtė e kėndshme kur dikush tė ndėrhyn nė punėn tėnde. Nėse nė mendje ke njė projekt tė vendosur, atėherė duhet ta realizosh nė mėnyrėn qė ti dėshiron. Historia e "Filth and the Wisdom" mė qarkullonte nė mendje prej kohėsh. Aty reflektohen disa nga eksperiencat e mia personale dhe jo vetėm kaq. Fillimisht duhej tė ishte njė film me metrazh tė shkurtėr, i lindur nga ideja qė kisha pasur pėr njė reklamė tė "H&M". Brenda ėshtė bota e muzikės, tė cilėn e njoh shumė mirė, por edhe personazhe tė frymėzuara nga njerėz qė me tė vėrtetė i kam takuar nė jetėn time, si balerina e lap dance, farmacistja qė ėndėrron tė shkojė vullnetare nė Afrikė, apo vajzat qė ndajnė apartamentin me njė balerinė.


Dikush ka shkruar se ju u bėtė papritur regjisore duke shfrytėzuar edhe statusin tuaj si njė idhull i muzikės pop?


Nuk jam njė stazhiste e kinemasė. Kam realizuar vazhdimisht dokumentarė dhe mė i fundit ėshtė ai "I am because we are (mbi varfėrinė e Malavi-t). Pasioni im pėr kinemanė ėshtė shumė i vjetėr. E vogėl nuk tėrhiqesha nga imazhet e ekranit tė madh, por kur u regjistrova nė Universitetin e Miēiganit nisa tė frekuentoja nė mėnyra tė vazhdueshme kurse kinemaje. Aty njoha edhe regjisorėt e mėdhenj dhe u dashurova pas punės sė mrekullueshme qė bėjnė.


Ju kanė atribuuar shumė meshkuj pas ndarjes me Gai Riēin?


Bėhet fjalė pėr ish tė dashurin, Karlos Leon, i cili ėshtė njėkohėsisht edhe babai i vajzės sime, Lourdes, dhe njeriut pėr tė cilin thuhet se ėshtė i dashuri im aktual, Alex Rodriguez. Mund t‘ju siguroj se asgjė nga kėto nuk ėshtė e vėrtetė. Nėse do tė ndodhė kjo, me siguri qė do ta merrni vesh.


Tani prioriteti juaj kryesor ėshtė turi. Kur do tė vijė prova e dytė si regjisore?


E kam tashmė gati njė skenar qė dua ta mbaj sekret. Nė vjeshtė mendojmė qė tė bėjmė ndarjen e roleve dhe nėse gjithēka shkon mirė, d.m.th nėse do tė arrij tė gjej paratė, nė janar do tė fillojmė xhirimet.


Ikonė e muzikės pop, aktore, koleksioniste arti, tani edhe regjisore. Nuk pėrbėn rrezik pėr njė artiste qė tė eksplorojė fusha tė reja, ndryshe nga ajo ku ndodhet?


Rreziku ėshtė lėngu aminiotik i artistit. Nuk mė frikėson, madje mė stimulon. Nė moshėn 50-vjeēare nuk dua tė qėndroj mbyllur nė kafaz dhe as nė "shishe" si uji mineral. Nėse etiketa qė mė keni gjetur nuk pėrputhet me produktin, atėherė kjo ėshtė puna juaj.



Karriera


Turi


Madona do tė jetė nėpėr Evropė me turin "Sticky&Sweet Tour", qė ka nisur qė prej vitit 2008. Ai ėshtė i cilėsuar si turi me tė ardhurat mė tė mėdha nė histori pėr njė artist solist


Nė kinema


Ciccone debutoi si aktore me "Duke kėrkuar Suzanėn dėshpėrimisht" nė vitin 1985, pastaj si producente nxori nė vitin 1991 "Nė shtrat me Madonėn". Pėr regjisorin Alan Parker nė vitin 1996 ishte "Evita" po ashtu pati edhe njė rol nė filmin "Hije dhe mjegull" tė Woody Allenit nė vitin 1992 .

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi