♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Puthja e pare?Burim informacioni.

Shko poshtė

Puthja e pare?Burim informacioni. Empty Puthja e pare?Burim informacioni.

Mesazh nga Vizitor Sun Jun 14, 2009 10:44 pm

Dashuria e vertete nuk zbulohet me shikim te pare por me puthje te pare. Kete teze e mbeshtet antropologja amerikane, Helen Fisher, sipas se ciles, ne nje puthje, dy persona pjesemarres mund te zbulojne shume per njeri-tjertin dhe te ardhmen e tyre.

“Nje puthje e pare edhe si nje shpethim informacionesh qe dergohen dhe merren. Eshte shume e rendesishme, sepse puthja eshte nje instrument vleresimi. Truri merr informacione qe vijne nga buzet, nga gjuha dhe nga hunda. 5 nga 12 nervat e kranese marrin informacione nga goja”, shprehet studiuesja amerikane. Duke u bazuar ne kete teori, ajo shpjegon se puthja nuk eshte vetem nje puthje e thjeshte por nje menyre me ke kemi te bejme dhe cfare mund te japim e te marrim.

Docenti i psikologjise Gordon Gallup shkon edhe me tej kur thote se, gjate momentit te puthjes ekzistojne mekanizma qe vleresojne gjendjen shendetesore, ate riprodhuese dhe kompatibilitetin gjenetik. “Me pak fjale, ajo qe ndodh gjate puthjes eshte nje moment i rendesishem pasi personi vendos nese do vazhdoje ose do ta nderprese ne ate moment lidhjen”, thekson Gallup.


Burimi: Top Channel

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi