♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

16PLUMBAT E FJALĖD;DASHNIM HEBIBI

Shko poshtė

16PLUMBAT E FJALĖD;DASHNIM HEBIBI Empty 16PLUMBAT E FJALĖD;DASHNIM HEBIBI

Mesazh nga shaban cakolli Sun Jun 14, 2009 8:15 pm

Dashnim Hebibi dhe libri mė i ri poetik shqip-anglisht “16 PLUMBAT E FJALĖS”
16PLUMBAT E FJALĖD;DASHNIM HEBIBI Exhibitor_listBetween
Doli
libri mė i ri poetik shqip dhe anglisht “16 plumbat e fjalės", i teti
me radhė i autorit Dashnim Hebibit, i cili u botua kėto ditė nė edicion
tė SHHB “Dahest” me seli nė Cyrih tė Zvicrės dhe pėrmbanė 70 faqe.

“16 pumbat e fjalės”, mban emrin libri i tetė me radhė, i poetit,
publicistit dhe gazetarit, Dashnim Hebibi, i cili jeton dhe vepronė nė
Cyrih tė Zvicrės. Poeti Dashnim Hebibi, tėrė kohėn ėshtė nė lėvizje,
proteston me shpirtė pėr padrejtėsitė qė po bėhen, po lufton me kohėn e
sotme qė ka ardhur e nė fakt, njerėzit vetė e kanė sjellur, po i bėrtet
marrėzisė dhe e dėnon me dėnim kapital, korrupcionit, kohės tallava,
politikės sė drejtuar keq, i folė me zemėr unitetit, bashkimit,
historisė dhe dashurisė. Plot respekt, ėshtė vargu mė i ri qė e ka
kalitur shumė mirė Dashnim Hebibi, nė kėtė libėr tė madh dhe me shumė
kuptimėsi, poezitė e reja qė janė tė botuara, mundemi tė themi janė tė
shtrydhur ose tė situra nga puna e madhe qė ka bėrė gjatė vitit 2008,
duke krijuar kėto vargje em copa shpirti e tė mbushura me plot zjarmi,
kuptimėsi dhe aktualizėm. Sapo tė hapėsh kėtė libėr, e sheh
sinqeritetin e poetit, sepse sinqeriteti e bėnė tė madh, sinqeriteti e
ruan nga sėmundja e kohės, nga kjo tollovi e ēuditshme, qė pak po
vlerėsohej dhe pak po shikojmė nga kultura, duke e lėnė anash leximin,
duke bėrė “luftė” moderne, masmediumet e shumta qė kanė vėrsulur nė
trojet tona dhe gjithēka ėshtė e politizuar. Sigurisht, ēelėsi poetik i
frymėzimit i poetit dhe gazetarit Dashnim Hebibi, ėshtė nė vargun e
njėrės nga kėto poezi, por nuk ėshtė e lehtė tė themi, se nė tė gjitha
vargjet qė i ka shkruar nė kėtė libėr, janė nga arka e pastėrt e
shpirtit tė poetit dhe ēelėsi i tė lexuarit dhe kuptuarit, nuk ėshtė
edhe e vėshtirė tė kuptohet, pasi gjithēka ėshtė me aktualen, gjithēka
sillet rreth reales dhe pakė ka fantazi, sepse poeti Dashnim Hebibi,
thotė, fantazia i ndihmon frymėzimit, por ėshtė shumė e lehtė, kur
gjithēka ėshtė me realen, kuptimėsinė dhe tė duhet vetėm ti japėsh pak
emėr dhe shpirt.Poezitė e kėsaj vepre, bėrtasin aq larg, sa qė lirisht
mundemi tė themi, se ėshtė njė vullkan poetik, ėshtė damar i vėrtetė i
vargut tė latuar mirė, tė qėndisur mirė. Interesant dhe njėkohėsisht tė
gėzon fakti, qė poeti Dashnim Hebibi, ėshtė gjithnjė i lidhur me
atdheun, mundohet qė tė gjitha qytetet ti dojė njėsojė, nuk dėshiron qė
tė jetė ndonjė qytet shqiptar apo fshat nė hije, por tė gjitha sė
bashku. Pėrmes vargut, ai bashkėbisedon me unitetin, me besa besėn, me
trimėrinė dhe e dėnon e i proteston tradhėtisė, mėnisė, egoizmit,
marrėzisė, korrupcionit, politikės me karrike tė nxehtė e tė papunės.
Me kėto vargje, qė lirisht mundemi tė themi, se janė edhe njė poemė e
qėndisur mirė, njė poemė kushtuar Preshevės, Dardanisė, Malėsisė,
ēamėrisė, Arbėrisė e ēamėrisė. Nė vend tė parathanjės, poeti pėrshkruan
pa doganė dhe pa asnjė cenzurė, shpirtin e sinqertė tė tij, duke i
treguar lexuesit, se si e ka ndjerė kėtė libėr, se si dhe kujt i
falėnderohet, e kėshtu me radhė. Tė lenė pėrshtypje, se ky libėr ėshtė
njė pėrshkrim real i tė sotmes dhe tė kaluarės, qė jep vizione mė tė
mira pėr tė ardhmen. Poeti, nė vend tė parathanjės, nė vend tė njė
biografie tė tij, qė menjėherė e shohim se ėshtė modest, rikujton disa
fjalė para se ti thotė 16 pumbat e fjalės nė kėtė vepėr. Po citojmė:
"Jam tepėr i moēėm pėr tė pėrgojuar diē, por pėrherė mjaft i ri pėr tė
punuar diēka". "Ēdo ēast i madh nė historinė e njerėzimit ka qenė
fitore e entuziazmit tė dikujt".Tematika dhe shpirti burimor janė
elementet mbi tė cilat ngritet zėri i shpirtit tė poetit pavarėsisht se
ku jeton, pavarėsisht se ēfarė gjuhe flet dhe sa i pasur ėshtė. Ėshtė
damari i muzės qė edhe natėn nuk tė lė tė qetė. Poezia ėshtė sikur
gjaku qė lėviz gjithnjė nėpėr damarė tė ndryshėm tė organizmit dhe nė
fund bėn rrugėn e gjatė prej trurit, nėpėr kėmbė dhe kthehet nė zemėr.
Nė njė kohė qė po e jetojmė, kur bota ėshtė e fokusuar nė problemet qė
janė gjithnjė e mė tė ndjeshme, si politika, ekonomia, apo vendet qė
ende nuk kanė stabilitet, diku nė secilin prej kėtyre vendeve ka njerėz
qė mendojnė pėr poezinė... E kam kuptuar se poezia ėshtė ndihma e
shpejtė emocionale. Nuk mundohem kurrė tė bėj poezi madhėshtore, sepse
mendoj se duhet tė gjendet audiencė madhėshtore.
Pėrmes poezisė e zbraz shpirtin, kurse shpirti krijon poezinė, i jep
melodi tė kėndshme dhe ushqen vargjet, i jep mundėsi lexuesit tė marrė
frymė thellė aty ku nuk e detyrojmė tė marrė frymė, aty ku duam ne
nganjėherė, por prapė vargu e lė tė kėnaqet lexuesin si tė dojė vet dhe
tė mbajė ēelėsin e shpirtit. Shenjat e pikėsimit nė poezinė time nuk
kanė rrugė, sepse mė duket sikur muret e kufinjve. Unė gjithmonė e kam
imagjinuar Parajsėn si njė lloj librarie", ka thėnė Borges.
Pėrmes poezisė i kėndoj gjyshit, mbi prehrin e tė cilit jam rritur
nė rrugėn Idriz Seferi nė Preshevė; gjyshes me prejardhje nga Prizreni
historik; nėnės burrneshė qė mė ka rritur e edukuar, babit qė ishte
rritur jetim me njė familje bujare tė Strezocit mikpritės, tė konakut e
mikpritjes, dhe mė ka dhėnė gjithnjė shpirt, ndihmė e ekonomike, qė tė
eci pa frikėn e skamjes pėrpara. Obligim moral kam edhe ndaj
bashkėshortes qė ėshtė nėnė e mirė e dy vajzave tė mia, sė cilės i
mungoj shpesh dhe qė mė kupton shumė mirė; pastaj vajzave tė mia Deas
dhe Edas, sė cilave shpesh u flas me vargjet e poezisė, nė vend qė ti
flas nė gjuhėn e fėmijėrisė. Ato janė ujė i freskėt i shpirtit tim mu
nė kohėn e etjes mė tė madhe qė kam. Mirėnjohje pėr katėr vėllezėrit e
mi, tė cilėt i kam krahė tė fortė, e qė janė gjithnjė, me fjalėt e mia
nė tė mirė tė pėrgjithshme. Duke mos e harruar profesoreshėn Sadete
Presheva, e cila mė ushqeu me vullnet nė rrugėn e tė ardhmes sime;
mikut tim Jetonit me tė cilin flasim pėr fėmijėrinė dhe rininė tonė, e
kjo padyshim se ėshtė njė ushqim i madh shpirtėror; dy dajėve tė mi dhe
katėr tezeve tė mia qė mė jepnin gjithnjė fjalė tė mira dhe udhėzime
pėr njė jetė mė tė lumtur; si dhe dhe gjithė miqve tė mi kudo qė janė.
Gjithmonė kėrkoj respekt nga ata qė kanė respekt dhe u jap pa kufi
respekt atyre qė e kuptojnė respektin. Poezia e shpirtit tim nuk ėshtė
e imja kur botohet libri, por e lexuesit, ēdo lexues e kupton ndryshe
sepse e lexon me ritėm tė ndryshėm, me kufij tė ndryshėm, nė vend tė
ndryshėm, nė kohė tė ndryshme dhe ndjehet ndryshe. Ashtu nuk ėshtė
ndjerė autori gjersa ta lexojė njė lexues i kohės, atė nuk e ka menduar
autori, nuk e ka pasur nė shpirt atė qė e ndjen lexuesi kur e lexon pa
asnjė doganė shpirtėrore, por lexuesi i mirė e shpreh, e ndjenė lehtė
dhe poezia bėhet e tija. Kjo ėshtė rrėnja e krijimit tė poezisė sime
shpirtėrore. Tė dashur lexues tė poezisė sime, para pak muajsh ju solla
librin ‚Aristokracia e Shpirtit’ nė dy gjuhė shqip dhe anglisht.
Zgjodha anglishten, gjuhėn e miqve tanė tė pastėr amerikane, qė ky
libėr edhe nėse i bie nė dorė tė tjerėve, tė kuptojnė tik takun e njė
krijuesi me poezi tė pastėrta, se aristokrat nė shpirt ėshtė mė shumė
se sa tė jesh aristokrat i xhepit dhe tė mendosh vetėm pėr veten.
Dashamirė tė poezisė tė shpirtit tė ėmbėl dhe tė fortė, pėrcillni
ritmin e zemrės suaj, tė kėsaj kohe tė akullt dhe kujtoni e studioni
pėr akuj me ritmin modern.
Shkrova shumė poezi pėr dy vjet, nė periudha tė ndryshme
kohore, nėpėr stinė tė ndryshme, net e ditė, nė terracė tė shtėpisė, e
nė bahēe tė Horit-Zvicėr, nė tren duke shkuar nė punė, apo edhe nė
aeroplan duke fluturuar pėr nė Prishtinė dhe pastaj duke ecur rrugės
pėr Preshevė. I jepja leje shpirtit tė thoshte atė qė ia thoshte rrėnja
e zemrės, nuk fshija vargjet, si lindnin ashtu i leja, vetėm pak i
pastroja, sepse edhe molla e mirė duhet tė pastrohet pak, qė tė
freskohet, tė ndjehet mė e kujdesur, ato shkronja qė i largoja nga disa
vargje nuk i grisja, nuk i urrej sepse kanė dalė nga shpirti, janė
lindė nė shpirt, ashtu sikur nėna qė lind fėmijėn. Prej librit ‚Dialog
me Gurin’, qė ėshtė libėr gjermanisht-shqip dhe qė ėshtė pritur mirė,
vendosa tė krijoj kalanė e shpirtit tim me kujdes ashtu nė origjinal
Aristokracinė e Shpirtit e tash po krijoj nga poezitė e mbetura edhe
kėtė dritare tė kalasė me pamje nga e mira, me pamje nga miqtė dhe me
pamje nga koha qė po e kalojmė. Kėtė libėr poezish qė e keni nė duar :
"16 plumbat e Fjalės", i mora nga disa vargje qė rrinin anash nga libri
i sapobotuar: "Aristokracia e shpirtit". Ato mė dukeshin sikur fėmija i
posalindur qė nuk e di ku e ka nėnėn dhe babin, sikur fėmija qė qanė
dhe kėrkon ujė, qė lėngon nga njė sėmundje dhe qė kėrkon shėrim, mė
dukeshin kėto poezi qė janė redaktuar nė librin e botuar "Aristokracia
e shpirtit". Bija tė flija dhe mė dilnin shkronjat para syve, garonin,
vallėzonin, luanin, kėndonin, rraheshin mes veti, e fitues dilnin
vargjet, fitues dilnin tė gjitha, humbės dilja unė, se nuk i botoja,
prandaj referi i tėrė ndeshjeve ishte muza, qė mė tha, ti botoj ashtu
si kanė lindur. E tani mė nė fund, sapo i dorėzova nė botim, mu duk se
u lirova dhe njė vullkan tjetėr po lind nė shpirt, dalin vargjet e
shpirtit, sikur plumbat e pushkės me histori. Kėto vargje, si 16
plumbat e pushkės, do kėrcasin shumė sepse baroti nuk ėshtė i lagėt,
baroti i krisjes ėshtė nė shpirt. Falėnderoj edhe kalanė e pamposhtur
tė poezisė moderne shqipe, tė madhin, poetin, redaktorin e disa librave
tė mia Rrustem Geci, i cili vėrtetė krasitė poezinė sikur hardhitė e
rrushit tė mirė. Nė kėtė rast, dua tė them ate qė e kam nė zemėr, edhe
pse veprimtari me zemėr bujare dhe me tė gjitha tiparet e njė njeriu tė
shkėlqyer tė kėsaj kohe tė pakohė, nuk dėshiron qė tė pėrmendi mundin
qė e ka dhėnė, qė ky libėr tė jetė pranė lexuesit, qė kėto vargje tė
ndalin vajin dhe zilinė e njėra tjetrės, ėshtė veprimtari i dalluar,
bėmirėsi dhe afaristi qė jeton dhe vepron nė Vohlen tė Ag-Zvicėr
z.Milaim Bajrami, pronar i firmės prestigjioze MSB, qė mė mundėsoi qė
ky libėr tė shohė dritėn e botimit me sponzorizimin e tij dhe e ka bėrė
me vullnet nga arka e shpirtit tė tij tė madh prej humanisti dhe
dashamiri tė artit. Me kėtė rast, e falėnderoj dhe i dėshirojė suksese
dhe i shpreh respekt pėr shumė modestinė e tij.
Ju lė tė shoqėruar me kėtė libėr me poezi dhe ju takofsha prap ashtu
siē dėshironi ju”. Lirisht, mundemi tė themi, se kėto fjalė tregojnė
madhėshtinė e shpirtit tė poetit, tregojnė sinqeritetin e tij poetikė,
tregojnė se frymėzimi i tij ėshtė shpirtėror dhe me plot respekt.
Pėrmes vargut, e shohim, se Dashnimi, ėshtė i mėrzitur me jetėn e
kurbetit, ai bashkėbisedon me tė ardhmen e atdheut tė tij, i premton se
njė ditė do tė kthehet, i premton, se ėshtė duke bashkėpunuar pėr tė
mirėn e saj edhe pse ėshtė larg me forma tė ndryshme, por njė ditė, do
tė jetė i tėri nė Preshevėn e bukur, nė Preshevėn qė ka rritė dhe po
rritė intelektualė dhe trima tė mėdhenjė. Ja se si shprehet pėr
mėmėdheun pėrmes poezisė.
Mėmėdhe, mos gėrryej ditėt e rinisė
me ato protesta
me atė tokė tė pėrflakur
me ato beteja tė lavdisė
shkrum kam rreth buzėve
sa herė tė thėrras mėmėdhe
njė gram mall sa njė aristokrat nė evropė
mėmėdhe, ia shkula territ dhėmbėt
druaja se edhe nė liri do na kafshojė
Tiranė, janar 2008
Nė poezinė tjetėr, ai kuvendon me vitin 2008 dhe shprehet lirshėm me vargun e tij.
Zemra e plagosur
sillet e pėrsillet nė oborrin e vet
nė muret e saj lule dhe qershi
2008 herė kaloi qiellin e pritjes
po aq herė luftoi pėr liri tė pavarur
Zemra e lėnduar nga plaga
kujton gjakun e dėshmorit
qė binte si molla e kuqe
nga trupi i vjetėr autokton
dielli Ilir lulėzon prap trupin e mollės
dhe e ushqen tokėn e vjetėr

Duke kaluar nga vendi "Molla e Kuqe", korrik 2008

Ndėrsa pėrmes kėsaj poezie, tregon edhe emblemėn e emėrtimit tė veprės.
Trimėrisė dhe shpirtit
shpirtit dhe trimėrisė
sapo ua dhashė besėn
do e bashkojmė me Dardaninė Preshevėn
Preshevė tungjatjeta
Bujanoc pėrshėndetje
Medvegjė si je
Merrni 16 plumbat e fjalės
flakė pėr atdhe
Njė grusht tokė nga Drenica
njė kovė ujė nga Dukagjini
merreni kujtim sa herė qė vjenė marsi
E bukura Dardani
16 plumbat e fjalės ku i ke
jam biri jot Peonia Dardane
flakė po qes pėr atdhe. Nė fund tė kėsaj vepre, tė pėrkthyer
mjeshtėrisht nė gjuhėn angleze nga maestro Jeton Arifi, Dashnim Hebibi,
tregon edhe njėherė tėrė sinqeritetin e tij poetik dhe shpirtėror, ku
me njė foto tė tij, qė kishte dalur nė Nju Jork, para selisė sė OKB-sė,
pret qė edhe flamuri i Kosovės, tė jetė nė mesin e flamujvge tė tjerė
nė kėtė Organizatė tė Kombeve tė Bashkuara. Vargjet e fundit nė
kopetinė: “Tė falėsh dhe tė shkruash tė vėrtetėn, ėshtė arti mė i rėndė
nga tė gjitha artet”.Kryelartėsia e tė vegjėlve shprehet nė tė folurit
e parreshtur pėr vetveten, kurse madhėshtia e tė mėdhenjėve nė faktin,
se ata kurrė nuk flasin pėr vete”. Dashnim Hebibi, pėrveē poezisė, ai
ėshtė duke e pėrfunduar edhe romanin me njė temė interesante dhe njė
poemė, ku shpresojmė, se do ti pėrfundojė, por nga poezia asnjėherė nuk
ndahej, sa bėhet gati tė shkruajė nė roman, ndalet tek poezia. Jeton
dhe vepron nė Cyrih dhe sė shpejti do tė jetė bashkėformues i Qendrės
sė parė mediale shqiptare nė Evropė, ku kėtė qendėr, para pak muajve e
kanė promovuar edhe nė Nju Jork, nė mesin e shumė veprimtarėve dhe VIP
personave, si tė politikės ashtu edhe tė kulturės dhe sportit. Libri, i
sapo botuar, mundet tė porositet drejpėrdrejt tek poeti me kėtė email
adrese: dashnimhebibi99@hotmail.com. E urojmė Dashnim Hebibin edhe nė
fushat tjera, e sidomos nė fushėn e publicistikės, nga i cili presim qė
njė ditė tė afėrme, tė jetė edhe njė diplomat i diplomuar, ku edhe
ėshtė duke e pėrgatitur, temėn e magjistraturės pėr Diplomaci. Suksese
dhe shėndet.
Naser Pajaziti
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi