♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luigj Gurakuqi

Shko poshtė

Luigj Gurakuqi Empty Luigj Gurakuqi

Mesazh nga Vizitor Fri Jun 12, 2009 10:50 pm

“Nė Shqipni nuk ka opinion publik; populli shqiptar nuk ka mendim e vullnet tė vetin...” Kėshtu thėrriste, kėshtu pleqnonte nji herė nė Parlament nji deputet ish-Popullores, i cili, duket, nuk kishte pasun kurrė kujdes me njohun popullin qė pėrfaqėsonte.

“Juve tė Shkodrės ju kam frikėn; nuk keni pėr tė dalė mā deputet. Ju pėrfaqėsoni nji krahinė malsorėsh e katundarėsh tė mėsuem me u rrejtun mbas pares. Proqeveritarėt levdohen se do tė ndajnė nji shumė tė madhe tė hollash pėr me kundėrshtuem me to zgjedhjen tuej”. Kėshtu mė thoshte, pakėz ditė pėrpara se tė pėrndahej Parlamenti i vjetėr, nji shok i emi i Opozitės; e nuk kishte faj, pse tue qenė prej Shqipnisė jugore nuk njifte mirė popullin e Shkodrės.

Unė, qė kam pasė fatin me i ramė Shqipnisė kryq e tėrthuer, me rrojtun nė mes tė popullit e me ndamė bashkė me te tė mirat e tė kėqijat — tė kėqija mā shum se tė mira — unė nuk u vuna vesh kėtyne fjalve. M’u helmue shpirti prej sė fyemes qė i bante popullit deputeti i ish-Popullores dhe protestaova rrebtėsisht kundėr tij. Bana buzėn nė gaz e vuna qeleshen mė njenin sy, e me kaqė i u pėrgjigja shokut tem t’Opozitės.

Nuk due tė flas pėrgjithsisht mbi zhvillimin e ēuditshėm tė popullit shqiptar, pse punėt flasin vetė. Mjafton tė kujtoj luftėn e ashpėr tė bame prej shokėvet tė “Xhokės” nė Tiranė e ngadhnjimin e saj nė zgjedhjet e para tė Nenprefekturės sė Shjakut, t’asaj krahine ku, disa muej pėrpara, mbretnonteanmiku i “Orės sė Maleve” e populli i shtypun kishte edhe qetėsinė shtėpiake.

Do tė thom vetėm pak fjalė mbi luftėn elektorale e mbi fitimin e Opozitės nė Shkodėr, fitim, qė āsht nji ndér pėr popullin e kėsaj Prefekture, fitim, qė āsht prova mā e shkelqyeshme se nė Shqipni ka nji opinion publik, se populli shqiptar ka nji vullnet tė vetin e āsht i zoti i mendimevet tė veta.

Nė prefekturė tė Shkodrės nuk punuen tė hollat, nuk patėn ē’bājnė premtimet. Popullin e kėsaj prefekture nuk e trembėn friksimet, nuk e penguen ndėrhyrjet, nuk e ndaluen shpėrdorimet. Luftėn elektorale e bāni gjithnji me mjete ligjore, me nji guxim qytetnuer tė ēuditshėm. Besa, burrnija, urtija e vjetėr e kėtij populli shkėlqyen, nė kohėn e zgjedhjevet, mā tepėr se kurr. Malsorė, katundarė, qytetarė qindruen burrnisht tė gjithė sė bashku, edhe prapė sė bashku fituen lumnisht.

Lufta elektorale nė Prefekturė tė Shkodrės āsht nji dishmi e kjartė e pėrparimit dhe e zhvillimit shoqnuer tė popullit shqiptar.

Ēashtja e vojit tė gurit



Pėrveē ligjės sė zgjedhjevet, qė do t’i apė jetė Asemblesė Konstituente, nji nga projektet mā me randėsi, qė ndodhen nė rend tė ditės pėr bisedim nė sesjonin e jashtėzakonshėm tė Parlamentit, āsht, pa dyshim, ēashtja e koncesionit tė vojit tė gurit.

Ndonse mund tė thohet se nuk ka mbetun as i madh, as i vogėl nė Shqipni, qė tė mos jetė interesuem pėr kėtė ēashtje, prapė unė besoj se opinioni publik nuk āsht zdritun aqė sa duhet mbi te, e se kjo ēashtje nuk āsht rrahun e shkoqitun aqė sa randėsija e saj e kėrkon.

Ata, qė, mā tepėr se tė tjerėt e kanė pasun pėr detyrė qė me e thelluem si duhet ketė ēashtje, janė deputetėt, pse kėta e kanė ditun se, heret a vonė, kanė pėr t’u thirrun me dhanė vendim mbi te. Due tė besoj qė secili prej tyne e ka kryem si duhet detyrėn e vet, e nėqoftėse shumė prej sish, e unė bashkė me ta, kanė heshtun deri tash, kėte e kanė bamun pėr mos me i sjellė pengime qeverisė e pėr me i lanė dorė tė lirė nė zhvillimin e marrveshjevet me shoqėnitė, qė kanė ardhun tė kėrkojnė shfrytėzimin e vojit tė gurit tė Shqipnisė. Po sot qė duket se kėto marrveshje janė kryem tue qenė se Kėshilli i Naltė e ka pėrmendun edhe koncesjonin e vojit tė gurit bashkė me dekretin, qė thrret Parlamenti nė sesjon tė jashtėzakonshėm, sot do t’ishte nji faj i madh pėr neve nėqoftėse do tė vijojmė nė heshtjen tonė e nuk do tė kėrkojmė me i dhanė popullit lajme tė plota e hollsina tė mjaftueshme mbi kėtė ēashtje me randėsi kryesore pėr ekonominė e financėn tonė.

Nė ēashtje kėso dore –ēashtja qė mund tė lidhin Shtetin tonė pėr nji kohė rrokull pesdhjetė vjetve e qė, tė rregullohen mirė, mund t’i sjellin Arkės sonė nji kontribut tė pėrvjetshėm disa miljonash –na deputetėt nuk duhet tė kėnaqemi vetėm me tė drejtat qė na ep ligja, por e kemi pėr detyrė me kėrkuem qė tė kuptojmė edhe mendimin e popullit e t’i konformohemi dėshirit tė tij. Sa pėr mue, unė do t’isha i mendimit se nė kėtė kohė, sa Parlamenti bisedon ēashtjen e vojit tė gurit e koncesjone tė tjera me randėsi, bashkitė e odat tregtare tė Shqipnisė tė dėrgoshin kėtu nė Tiranė delegatėn qė t’u rrishin pranė deputetėvet, t’u ndihmoshin me kėshillat e veta e tė drejtoshin veprimet e tyne pėr tė mirėn mā tė madhe tė Shtetit e tė popullit.

Qe tashti kėtu, nė pak fjalė, se si ka rrjedhun ēashtja e koncesjonit tė vojit tė gurit e pika ku gjindet sot.

Nė muej tė Marsit tė vjetit 1921 qeverija e Z. Eljas Vrionit ka pasė lidhun nji kontratė me nji degė tė Shoqėniės inglize Anglo-persjane, me tė cilėn i jipte tė drejtėn kėsaj Shoqėnije qė me bamun kėrkesa e me shfrytėsuem vojin e gurit tė Shqipnisė. Kjo kontratė, qė do tė hynte nė veprim mbas pėlqimit tė saj nga ana e Parlamentit, bazohej mbi ekskluzivitetin e kėrkesavet e tė shfrytėsimit e mbi monopolizimit e tregtisė sė vojit tė gurit nė Shqipni, dy kondita aspak tė fitimshme pėr Shtetin tonė. Shkoj shumė kohė, e as qeverija, as Parlamenti, as Shoqnija vetė nuk u interesuen fare pėr kėtė koncesjon.

Nė mbarim tė muejit tė Gushtit 1921 erdhėn nė Tiranė pėrfaqėsuesit e Shoqėnisė amerikane Sinclair, me tė cilėt qeverija hyni nė bisedim edhe arrijti nė njė marrveshtje tė plotė, marrėveshtje, qė mbeti pa u nenshkruem nga shkaku i kondėrshtimit, qė njatje vonė bani Anglo-persjane tue u mbėshtetun nė tė drejtat e veta tė fitueme. Njena mbas tjetrės, paraqitėn kėrkesa pėr koncesjone voj guri edhe dy Shoqėni tė tjera, e para italjane dhe e dyta frange; e mā nė fund u paraqit edhe Shoqėnija mā e madhe e botės Standard Oil e New-Jorkut, e cila i parashtroi qeveris kėrkesėn e vet.

Nuk due tė thom nė bani mirė a keq qeveria, qė, pėr pa u zgjidhun prej pengimit qė kishte me Anglo-persjane, hyni nė marrėveshje edhe me tė tjerė; unė do tė vėshtroj vetėm rezultatin, qė ngjalli edhe nė Shqipni nji farė lufte pėr vojin e gurit e qė shtrėngoi Shoqėninė inglize me i ndryshuem e me i pėrmirėsuem konditat e veta. Tue qenė se kėto ndryshime e pėrmirėsime nuk janė akoma shpallun zyrtarisht, nuk due tė bāj sot nji krahasim ndermjet konditavet tė paraqituna prej secilės Shoqni; po shtoj vetėm se, pėr sa dihet, ato tė dy shoqėni amerikane janė sot pėr sot mā tė mirat. E pėr kondita mā tė mira unė kuptoj nji pėrqindėse fitimi mā tė naltė, e garanti tė mjafta pėr sigurimin e shfrytsimit.

Kėto dy pika duhet tė mbajė parasysh parlamenti shqiptar nė bisedim tė ēashtjes sė vojit tė gurit tue u ruejtun prej ēdo farė influencash tė tjera, tė cilat mund tė dalin tė damshme si nė politikė ashtu n’ekonomi. Udha, qė na kėshillon me mbajtun, nė tė dhanun tė koncesjonit tė vojit tė gurit, organizatori i financavet Z. Hunger, āsht fare e ēuditshme, aqė sa qė nuk do ta kishe besuem, sikur tė mos kisha e kisha kėnduemun tė shtypun ndė njė fletore tė kėtushme me nėnshkrimin e tij. Z. Hunger propozon qė e drejta e zgjedhjes e tokės pėr kėrkesa e shfrytėsim tė vojit tė gurit t’i jipet Shoqėnivet tė ndryshme tue i rreshtuem mbas datės s’ofertavet tė tyne. Kėjo udhė do t’ishte e drejtė, po t’ishte se ligja e jonė tė caktonte konditat mbas tė cilavet duhet tė jipen koncesjonet; po, kur kjo ligjė mungon, vjen vetiu se parapelqimin e ka ajo shoqėni, qė parashtron konditat mā tė mira.

Ndė numėr t’afėrm do tė kthej pėrsėri mbi ket subjekt e do tė mundohem me dhanė shkoqitje mā tė plota tue marrė nė veshtrim konditat e ndryshme t’ofertave mā me randėsi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi