♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dritero Agolli

Shko poshtė

Dritero Agolli Empty DRITERO AGOLLI

Mesazh nga Vizitor Mon Feb 02, 2009 3:38 pm

Dritero Agolli

Dritero Agolli lindi ne Menkulas te Devollit.Mesimet e para i mori ne vendlindjen e tij,vazhdoi gjimnazin ne gjirokaster.Studimet e larta per letersi i mbaroj ne Peterburg.Ka punuar si gazetar ne gazeten e perditshme "ZERI I POPULLIT",ka qene dhe kryetar i lidhjes se shkrimtareve e te artisteve te shqiperise.Per 30 vjet me radhe ka qene deputet.Krijimtaria e tij letrare eshte mjaft e pasur ne gjini e loje te ndryshme:poezi,poema,tregime,novela,romane,drama,skenare filmash etj.Eshte fitues i disa cmimeve e nderimeve te tjera.Dritero Agolli hyri qe ne fillim ne letersine shqiptare si nje protagonist i saj,duke i ndryshuar permasen e se ardhmes.Ne vepren e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu,fshatari dhe studenti,malesori dhe fshatari.Agolli u be poet i tokes e i dashurise,shkrimtari i filozofise dhe i dhimbjes njerezore.Vepra letrare e e Dritero Agollit krijoi traditen e re te letersise shqiptare.Shkrimtar i madh i nje "gjuhe te vogel"ai eshte po aq i dashur prej lexuesve bashkekombas,sa dhe ne metropolet e kultures boterore.Dritero Agolli dhe brezi i tij (vitet 60)nuk u paraqiten me ndonje poetike te re,sido qe u diskutua mjaft dhe per rimen dhe ritmin,per vargun e lire e per vargun e rregullt,per "rreptesine"e poezise.Me shume pervoja e tij krijuese,se traktet teorike,beri qe te ndryshoje rrenjesisht tradita e vjersherimit shqip.DriteroAgolli u shfaq ne letersi si autor me kerkesa te larta per poezine.Ai synoi nje poezi me te pervecme,me me shume individualitet.Dritero Agolli krijoji poezine e "un-it",perkunder te poezise se "ne-ve",qe shkruhej"per te bashkuar masat".Dritero Agolli krijoi nje model te ri vjersherimi ne problematike dhe ne mjeshterine letrare,gershetoi natyrshem vlerat tradicionale te poeziseme menyra te reja te shprehjes poetike.Thjeshtesia e komunikimit,mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmerise jane shtyllat e forta ku mbeshtet poezia e tij.Ne prozen e tij Agolli solli risi jo vetem ne strukturen narrative,por dhe ne galerine e personazheve te veta.Ata lane sa te cuditshem aq dhe te zakonshem ,sa tragjike aq dhe komike,sa te thjeshte aq dhe madheshtore.Frazeologjia e pasur popullore dhe filosofia jetesore e bejne pergjithesisht tere vepren letrare te Agollit sot per sot nder me te lexuaren.

Disa nga poezite e tij

Dy vellezer dhe ujku
Ftohja
Heshtje
Letrat
Luani dhe miu
Kur te jesh merzitur shume
Endra te turpshme
Ender e prere
Shiu i marre
Plazhi
Sirena e lumit
Nje shkrepese
Trishtimi
Vetmia
Me mire te kujtosh te bukuren
Kur nje mengjes
I perndjekuri i dashurise

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty DRITERO AGOLLI

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:03 pm

Mos ma kujto


E shkuara ka caste dhe ore te hidhura, mos ma kujto
per shembull, me pe me duar te lidhura, mos ma kujto!

Per shembull me pe ne rruge te pire, mos ma kujto,
Te pire e te humbur, te share e te grire, mos ma kujto!

Per shembull me rrahen dy-tre vagabonde, mos ma kujto,
Tek shihja nje grerez tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Per shembull pesova diku nje disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s'me zinte me dite e me nate, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ecur e qare, mos ma kujto,
Mbeshtetur pas murit me zemer te vrare, mos ma kujto!

Per shembull me pe duke ngrene e genjyer, mos ma kujto,
Te prishur, te shturur, te rene e te thyer, mos ma kujto!

Per shembull ne shtrat s'u bera per burre, mos ma kujto,
I turpshem i drodha si qengj nen lekure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen te thirrura, mos ma kujto!



Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:04 pm

Ketu s'do jem

Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:05 pm

Vdekja e Nenes

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s’e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:05 pm

I Perndjekuri I Dashurise

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s'me mbyt
Dhe s'me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m'i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s'e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.
Dritero Agolli...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:06 pm

DESHIRE PER HESHTJE

Tė heshtėsh fillikat diku nė kafe,
Tė ndjekėsh shushuritjet nė filxhanet
Pa njė mendim tė keq, pa zhurmė e llafe,
Tė shohėsh shiun tek kėrcen nė xhamet;
Tė heshtėsh nė ėndėrrim pėr diēka tjetėr
Diēka tė largėt mjegullit mbuluar
Si dorėshkrim a testament i vjetėr
Diku i fshehur, tretur e harruar;
Tė ngrihesh e tė ikėsh pėrsėri i heshtur
Nė trotuarin ku pėshtyjnė retė,
Nėn sqetull ēantėn viteve tė rrjepur,
Ku mban njė laps me dy-tri-katėr fletė;
Ti lutesh vetes rrugės duke ecur:
"Ah, mjaft fjalosėm, s'kemi ē'themi prapė!...'
Njė ēredhe zogu nė ballkon ka mbetur
Nga verė e shkuar plot me ankth e vapė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:06 pm

Pelegrini

Une jam prej kohesh pelegrin
udhetar ne vendin e shpreses se thyer
jam ndare pa dashur nga karvani im
mes shtigjeve nga vapa e shirat gryer.


Kerkoj karvanin tim ne rene e shpat
karvanin qe e ka ndruar drejtimin me kohe
ndaj ne udhe jam krejt i humbur,jam fillikat
me shami te grisur lidhur ne koke.


Per uje buza ime u dogj u be zhur
dhe syte me shpojne nga shterja e lotit
me duhet te arij karvanin e tretur qekure
capitur mes vapes,mes shiut e te ftohtit.


Une jam prej kohesh pelegrin
shtegtar i karvanit te humbur
dhe bart ne kuriz nje premtim
te dhene gjysherve te mundur.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:06 pm

Pleshti me xixellonjen
ra ne dashuri
pleshti xhuxh edhe i zi
ky emrin e kishte Plluc
i thonin edhe Pleshtuc
i ati emrin e kishte Pleshtan
i thonin edhe Prreshtan
i dashur lexues ,mos qesh
kur emrin ne pleshta ta gjesh
se xhuxhat jane te vjeter
dhe emri u duhet patjeter
E shihni si plluci i zi
ra brenda ne dashuri
filloi akoma te ligej
filloi akoma te nxihej
I ati e shihte dhe behej vrer:
Pse Pllucit shendeti s'i merr?
pse Pllucit koka i dhemb
dhe dhembja i shpon si gjemb?
Te ligur kaq shume
s'e kam pare kurre
ka mbetur kocke e lekure
c'me gjeti mua te shrkretin plak
e kam te vetem,jam bere merak...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:07 pm

VAGABONDET

Dy vagabonde rrahen nje grua
Naten ne rrugen "Konferenca e Pezes".
Lotet i rridhnin si krua,
Mua syte m'u veshen me cipe te zeze.
U drodha i teri e hyra mes tyre.
Ata fyen poezine time te paster,
Dy vagabonde me sy tere lyre,
Dy vagabonde ne mes te nates.
Valle kot ne shkruam vargje per grate?
Valle kot ne drita ne male ndezem?
Dy vagabonde leshgjate
Fyen rrugen "Konferenca e Pezes".
Une u rraha me ta dhe grisa gjoks e krahe;
Si mund te rrija ne paqe?
Poeti duhet te dije te rrahe,
Jo vetem te thure vargje...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:07 pm

Kur nje mengjes

Do te jete mengjes e une do te vi patjeter.
Mbi xhaketen time do te kene rene petale
Nga lulet e kumbulles se vjeter,
Nga lulet e thanes se tharet.

Ahere ti s’do te jesh zgjuar akoma.
Une do te them emrin tend ne xhame
Dhe do te vershellej te dashuren kengen tone:
“Ti cele heret, moj bajame!”

Do vershellej ngadale-ngadale
E s’do prish gjumin tend te bukur.
Do bien mbi mua petale

E do ulet ne sup nje flutur…

E, kur syte te hapesh, do te shohesh
Romantikun e perjetshem ne xhame
Dhe kengen e dashur do njohesh:
“Ti cele heret, moj bajame!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 10:09 pm

Trishtimi

Po iki me trishtim i zhgėnjyer nga miqtė
E mbylla dhe derėn qė rrinte e hapur
Pėr lajkatarėt, pėr rrenacakėt e smirėzinjtė
Qė shtireshin engjej tė dashur.


Ku vete s’e di , veē s’dua tė kthehem
Sėrishmė nė rrenat e jetės
Diku nė njė skaj tė largėt do prehem
me qafėn e futur nė jakėn gri tė xhaketės.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Jun 12, 2009 10:47 pm

Arka e Djallit (fragment)



Anthulla, pasi dėgjoi njė pėrmbledhje tė shkurtėr tė pėrshkrimit tė udhėtimit nėpėr Greqi dhe pjesėrisht nė Turqi, filloi tė lexojė me vete.
-Jo, lexo me zė! - urdhėroi Sherif Abeceja dhe u ul larg saj, nė njė karrige nė rrėzė tė verandės.
"Hyrja e Cute Babules nė vallen e dervishėve mevlevinj, o Hyskė, bėri njė jehonė aq tė madhe nė mes tė shkencėtarėve, sa me fjalėn qė na ka dhėnė natyra e gjuhės nuk mund tė tregohet. Por kjo jehonė vetėm fillimin e kishte nė gjirin e shkencėtarėve. Tė nesėrmen u bė ortek, qė vėrshoi me uturimė nė mbarė Konian. Po tė pasnesėrmen? Tė pasnesėrmen u bė uragan, qė u soll dhe u mbėshtoll, u vėrvit dhe u rrotullua anembanė Turqisė. Si i thonė nė kėngė?

Kėtu duhet thėnė: "Hajde Cute Kapedani"! Ti e di mirė, o Hyskė, se dikur, nė kohėt e shkuara namin ta hapte kėnga! Po tė hyje nė kėngė, edhe sikur tė mos ishe shumė trim, apo shumė i zgjuar, fama rritej, pasi emri qė kalonte gojė mė gojė dhe ēdo kėngėtar shtonte nga njė fjalė e nga njė epitet. Kurse sot famėn ta hapin mjete tė tjera: gazetat, revistat, librat, radioja, televizioni, filmi, telefoni, telegrami, kompjuteri... Edhe fama e Cute Babules vėrtet e zuri fillin nė gjirin e shkencėtarėve, por pastaj ē'ndodhi se!... Tė pasnesėrmen gazeta mė e shquar e Konias "Bytyn dynja" botoi njė artikull tė shoqėruar me tri fotografi: njėra qė paraqiste Cute Babulen duke u nisur drejt valles, tjetra nė valle dhe e treta nė pėrqafim me dervishėt nė mbyllje tė manifestimit. Nė artikullin e "Bytyn dynjasė" gazetarė qė mund tė krahasohet me "Le Monde" tė Francės, se "dynja", ashtu si "monde", do tė thotė "botė", shkruhej: "E mahnitshme! E paimagjinueshme!" Nė vallen e dervishėve nė Sema mė e njohur nga gjithė bota, qė u dha nga mevlevinjtė pėr nder tė shkencėtarėve, hyri papritur dijetari marksist shqiptar, studiuesi i kulturave popullore, Maksut Babulja, qė zakonisht i thėrrasin Cute, dhe me mjeshtėri, ndoshta mė tė pėrsosur se tė dervishėve dhe me njohuri fetaro-filozofike mbase mė tė mėdha se semazeni, udhėheqėsi i Sema-sė, kėrceu e luajti deri nė mbyllje tė ceremonisė, dhe nė fund i pėrqafoi me radhė tė gjithė valltarėt e shenjtė nėn breshėrinė e duartrokitjeve tė njerėzve tė shkencės. Njė fenomen i tillė, qė tė hynte nė vallen e dervishėve njė i jashtėm, qoftė turk e qoftė kaur, ka 722 vjet qė nuk ėshtė pėrsėritur, qė kur ishte gjallė hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu. Kur jetonte hazreti, nė njė ceremoni dervishėsh, u fut papritur mes valles njė sarhosh dhe filloi tė kėrcejė. Nė kėrcim e sipėr i shtynte me bėrryl dervishėt, duke ua penguar rrotullimin! Atėherė semazeni e shau sarhoshin dhe iu ankua hazretit Mevlana: "Ky ėshtė i pirė dhe duhet ta pėrzemė nga vallja!" Dhe hazreti Mevlana Muhamed Xhelaledin Rumiu iu pėrgjigj: "Ai ka pirė hyjninė, ju po silleni me tė si me njė pijanec". Kjo frazė qė ka mbetur si ese, nė frėngjisht shprehet: "Lui, il a bu divin, vous agissez en ivrogne!". Edhe pėr Cute Babulen kur hyri nė vallen e dervishėve, disa thanė se gjoja ishte i pirė dhe kėrkuan tė zbohej nga andej. Dhe kėta qė e thanė, fatkeqėsisht, ishin turq dhe francezė. Po tė jetonte Mevlania, do t'u pėrgjigjej: "ju silleni me tė si me tė pirė!" ose "Vous vous agissez ivrogne!"
"Habia jonė, vazhdonte artikulli, pėr hyrjen e marksist-leninistit Cute Babulja nė vallen e dervishėve, ėshtė gjetiu... Njė shkencėtar shqiptar, qė jeton nė kėshtjellėn mė tė fortifikuar tė marksizmit, del nga andej dhe rrėzon muret dhe vallėzon, duke u sjellur rrotull vetes dhe rreth dervishėve. Dhe jo vetėm kaq! Ai nė fund tė valles puthet me dervishėt! Ėshtė me tė vėrtetė paradossale, kur dihet se nė Vendin e Shqiponjave, qė janė nė fakt shqiponja me krahė tė lidhura, ndalohet feja dhe institucionet e saj, ndalohen dhe dėnohen ata qė takohen me hoxhallarė, dervishė, baballarė, shehlerė, priftėrinj, murgjėr e murgesha. Kurse shqiptari marksist-leninist-stalinist, Maksut Babulja, i mbiquajturi Cute, qė ndodhet kėto ditė midis nesh nė Turqi dhe qė po na sjell njė gėzim tė mahnitshėm, me veprimin e tij human, shprehu haptazi nostalgjinė dhe dashurinė pėr mevlevinjtė nė veēanti dhe, nė pėrgjithėsi, pėr islamizmin, tė cilit i takon e ardhmja. Mos vallė kjo ėshtė njė shenjė qė nė Shqipėrinė tonė mike, po ndryshojnė gjėrat? Apo Cute Babulja kėtė gjest fisnik e bėri pėr hir tė forcimit tė miqėsisė tradizionale shqiptaro-turke pa pyetur autoritetet shqiptare? Nuk e besojmė qė kjo tė jetė njė shaka, megjithėse, sa dimė, Cute Babulja ėshtė njė shakaxhi, qė i kalon kufinjtė e Vendit tė Shqiponjave. Dhe madje temėn e kumtesės, qė do tė mbajė sot nė Konferencėn, nė ora 10.00, e ka: "Folklori shqiptar dhe Nastradini". Dihet se qendra e Nastradinit, pas zbimit tė tij nga Buharaja, u bė qyteti ynė i lashtė Konia. Mund tė bėhet edhe njė supozim tjetėr, Cute Babulja, si materialist, duke hyrė nė valle, shpreh lėvizjen universale, lėvizjen e molekulave, atomeve, protoneve dhe neutroneve. Njė dervish qė rrotullohet rreth vetes dhe rreth tė tjerėve, simbolizon lėvizjen e atomit. Marksistė-leninistėt lėvizjen e quajnė si njė nga format mė tė rėndėsishme tė materies. Mos vallė Cute Babulja nga gjithė vallja ka marrė vetėm thelbin, lėvlzjen, qė atij i intereson? Edhe ky mund tė jetė njė arsyetim... E mahnitshme dhe fantastike! "Me kėtė thirrje mbyllej artikulli".

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Jun 12, 2009 10:47 pm

Njeriu me Top (fragment)



Tregojnė se plaku Mere njėherė kishte vdekur e pastaj ishte ngjallur. Njerėzit betohen se kjo qė rrėfehet nė fshatin Arun, nuk ėshtė pėrrallė, por e vėrtetė si nata. Ai vdiq. Tė afėrmit e tij u mblodhėn, e qanė, e mbėshtollėn me qefin, e vunė nė tabut dhe e morėn pėr ta shpėnė nė varre. Binte dėborė dhe ishte ftohtė. Nė mes tė rrugės qė nga tabuti u dėgjua njė zė.
- Allah belaversėn! Ē'ėshtė ky kiamet e kjo e ftohtė kaq me llahtari! Allah, largoje prej meje Shimbėr Jezit Shimbėrllarin!
Ara qė e mbanin, kur dėgjuan zėrin e tė vdekurit, u llahtarisėn, e lėshuan dhe ia dhanė vrapit. Vetėm xherahu i fshatit Xheladin Durballia qė mbante njė gunė tė madhe, nuk lėvizi vendit.
- O i madhi i mė i madhit, ē'po kurdis me mua shejtan Mulahimi dhe Jeziti?, - thirri plaku Mere dhe u ngrit, duke shqyer qefinin.
Ai rrotulloi sytė nė bardhėsinė e ftohtė dhe vuri re vetėm xherah Xheladin Durballinė me kėmbė tė ngulura nė dėborė.
- O hak i madh! Cili ėshtė ky? Xherah Xheladin Durballia, apo vetė shejtan Mulahimi?
-Jam unė xherah Xheladin Durballia, i biri i Xhevatit dhe i nipi i Abdiresulavziut, - tha xherahu dhe ia hodhi me vrap gunėn nė supe.
Ashtu tė mbėshtjellė mė gunė e shpuri gjer nė shtėpi. E veshi me rrobat qė mbante kur ishte gjallė, i ndezi kandilin dhe e vuri nė dyshek qė tė vinte nė vete. Njerėzit e shtėpisė ishin zhdukur dhe kishin mbetur vetėm pleqtė e plakat, se kujtonin se gjyshi i madh ishte bėrė lugat.
Plakut Mere i shėrbente vetėm Xheladin Durballia. Ai i tregoi edhe pėr ata qė kishin ardhur nė shtėpi pėr ngushėllim, edhe pėr ata qė nuk e kishin ngushėlluar.
- Demek filani e filani nuk mė dashkan! - e ngriti kokėn nga jastėku plaku Mere.
- Ashtu del, - tha xherah Xheladin Durballia.
- Kush u gėzua me vdekjen time? - pyeti plaku Mere.
- Filani e filani, - tha xherah Xheladin Durballia.
- O hak i madh! T'i bėsh hi, e t'i heqėsh zvarė, e t'i shposh nė fytyrė e t'u lėsh vrima atyre qė s'mė duan! O hak i madh! - mallkoi plaku Mere.
Kėshtu tregojnė e kėto nuk janė pėrralla, po tė vėrteta si netėt.
Gjithė fshati Arun, e gjithė kazaja ē'merr mali i Kokallės e ē'zė lumi Krak u habitėn me kėtė ngjarje tė padėgjuar ndonjėherė dhe thamė se tani do t'i vinte fundi botės. Pastaj njerėzit mėsuan, se plaku Mere jetonte me kandil tė ndezur dhe pohuan se edhe fundi i botės nuk qenkėsh gjė! Prandaj ngritėn edhe njė kėngė qė nuk dlhet se kush e ka kėnduar i pari. Kėnga thotė:

Ty, mor plaku Mere,
nė tabut tė vunė,
tė xhumanė e zezė
nė varre tė shpunė.

Po ti seē u ngrite,
thirre nga tabuti,
gjilpėra-gjilpėra
ē'na u bė vuxhuti.

Nė tabut tė lanė,
kėmbėt dhč s'u zunė,
Xheladin xherahu,
tė futi nė gunė.

Xheladin Xherahu,
mė t'u thaftė dora,
s'e le plakun Mere
ta hante dėbora.

Xherah Xheladini,
Xheladin xherahu,
S'e solle lugatin,
mė t'u thaftė krahu!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Vizitor Fri Jun 12, 2009 10:48 pm

Shkėlqimi dhe Rėnia e Shokut Zylo (fragment)



Nuk kisha dėshirė tė shkoja nė asnjė zyrė. Isha lodhur duke ndenjur nė kolltuk para shokut Zylo. Veē kėsaj, mė pihej njė kafe. Kėshtu qė pas tij dola edhe unė. Hyra nė kafe "Tirana" dhe u ula nė njė tavolinė pėrballė dritares. Duke ndenjur i menduar, fillova tė qeshja me vete: "Pėr mua shoku Zylo ėshtė fenomenal. Me shumė njerėz kam punuar. Shumė njerėzve ua di psikologjinė, karakterin, tekat. Por njerėzit qė kam njohur nuk mund tė krahasohen me shokun Zylo. Si do tė mė shkojė puna me tė, vallė? Mė duket se ky do t'i shkruajė vetė referatet dhe raportet.
Unė vetėm do t'i mbledh tė dhėna. Tė paktėn kėshtu do ta kem mė lehtė..." - mendova i ulur nė tavolinė. Pastaj, aty pėr aty, mė ndriti njė mendim: "Sikur tė shkruaj ēdo ditė nė njė fletore pjesė nga bisedat me shokun Zylo, pjesė nga fjalimet e tij nė telefon pjesė nga kuvendimet e tij me njerėzit, kjo do tė jetė diēka e rrallė. Po, unė do tė merrem pėrsėri me letėrsi! Ta shohė Zenepja se cilat do tė jenė, tregimet mė tė forta, ato qė shkruan Adem Adashi me fejesa e shfejesa, me burra shpatullgjerė e me hoxhallarė, apo ato qė do tė shkruaj unė... "Prapė qesha, por kėtė radhė me zė. Por papritur, pas kėsaj qeshjeje, mė pushtoi njė trishtim i pakuptuar. Nė ndėrgjegjen time tė dytė vinte jehona e raporteve. Kjo jehonė gjithnjė kėshtu mė ndiqte. Edhe kur mė shfaqej ndonjė gėzim i turbullt, jehona e raporteve goditėse nė muret e ndėrgjegjes sime dhe ma shuante kėtė gėzim tė pandezur. Edhe te shoku Zylo, - mendova me vete, - nuk do tė shpėtoj nga raportet. Unė i duhem shokut Zylo, prandaj kėrkoi tė mė mbajė pranė. Ta zemė se pėr njė kohė ai do tė mė lėrė tė qetė. Pastaj? - pyeta veten. - Nė mos mė ngacmoftė shoku Zylo, do tė mė ngacmojė shoku Q. Edhe shokut Q i duhen raportet. Kurrizi yt, o Demkė, do t'i mbajė tė gjitha letrat e nxira tė futura nė dosje tė bardha!"
Pėrsėri qesha si psikopat: "jo, jo, mė duket se po lajthit..."
Nė tavolinė m'u kujtua ftesa e shokut Zylo. Sa e priste! Me siguri ajo nuk i ka ardhur. Kot e pret. Ai e di qė nuk i vjen. Edhe sikur tė mos i ketė ardhur, do tė thotė se i erdhi, por nuk kishte qejf tė shkonte.... Shoku Q. ka rrezik ta lėrė mbrėmjen solemne dhe tė shkojė nė shtėpi tė shokut Zylo (sipas mendimit tė tij).
Mė erdhi keq pėr tė. Sikur tė kisha njė ftesė do t'ia jepja. Le tė shkonte...
Tek rrija nė tavolinė, pashė nga dritarja Bakirin, njė nga kolegėt e mi. Ai mė vuri re dhe u kthye.
- Ne thamė se do tė punoje nė zyrėn tonė; ti e paske punėn me shefat, - tha ai.
- U paraqita pėr herė tė parė.
- E, tė dha udhėzimet?
- Biseduam, - u pėrgjigja.
- T'i tregoi studimet e para nė "prizmin shkencor?" - qeshi ai.
- Folėm pėr gjėra tė tjera, - thashė, pasi nuk doja ta merrja nėpėr gojė shokun Zylo.
- Po partiturat e Diogjenit t'i tregoi? - pyeti ai pėrsėri.
- Jo.
- Ēudi! Ai i mban nė ēantė..., - tha Bakiri duke qeshur.
- Do tė merrni njė kafe? - e pyeta.
- Asgjė nuk do tė marr, - tha ai. - E njihnit mirė mė parė shokun Zylo? - shtoi.
- Pak.
- Unė e njoh mirė. Dikur kam pasur mjaft miqėsi. Ai kujton se unė tallem me tė dhe ėshtė larguar, - tha Bakiri.
- Keni qenė edhe mė parė bashkė nė ndonjė punė?
- Kemi qėnė nė njė klasė nė shkollė. Pastaj ai u ngrit nė pėrgjegjėsi. Megjithatė, pėrsėri vazhdoi miqėsia jonė. Edhe tani kemi njėfarė miqėsie.
Heshtėm pėr njė ēast. Nga dritarja frynte njė erė e ngrohtė. Perdja e hollė lėkundej dhe herė pas here mė binte nė fytyrė.
- Endrra e shokut Zylo ėshtė tė emėrohet ambasador nė ndonjė vend tė Evropės, - tha Bakiri.
- E kam dėgjuar, - thashė unė.
Bakiri qeshi.
- Na tha njė ditė se i ishin lutur ta emėronin ambasador nė njė shtet tė huaj, por e kishte refuzuar, sepse nuk i pėlqente jeta monotone, pa njerėz tė njohur, pa vende tė njohura... "jashtė shtetit ėshtė mėrzi pėr njerėzit qė janė mėsuar mes njė shoqėrie tė madhe", - na tha.
Edhe mua m'u qesh. Bakiri e imitonte zėrin e tii me pėrpikmėri tė madhe. Ai u jepte fjalėve intonacionet e shokut Zylo, ai bėnte tė njėjtat gjeste dhe tė njėjtat lėvizje. Ndofta prandaj shoku Zylo ishte ftohur nga Bakiri. Nuk ka gjė mė tė tmerrshme se ta vėsh njeriun nė pozita qesharake. E qeshura e ēarmatos njeriun. Aristofani me tė qeshurat i ēarmatosi perėnditė. Bakiri kishte njė zakon qė kur thoshte ndonjė fjalė me humor, qeshte me zė tė lartė dhe i binte gjunjėve me pėllėmbė, pastaj tė cėmblidhte nė krah pėr tė ta tėrhequr vėmendjen.
- Po nė shtėpi tė tij ke qenė? - pyeti ai dhe mė cėmbidhi nė krah.
- Jo.
-Do tė shkosh e do tė kėnaqesh, - tha Bakiri duke mbyllur njėrin sy.
- Pse?
- Nuk tė tregoj asgjė qė tė mos e humbasėsh kuriozitetin. Vetėm kur tė shkosh mė merr edhe mua, - tha dhe u ngrit.
- Rri! Shpejt ėshtė.
- Po dal, Demkė.
Mbeta vetėm nė tavolinė. Mendja mė shkoi pėrsėri te shėnimet qė duhet tė mbaja nga jeta e shokut Zylo. Por nė ēast m'u thye zemra. Kujtova "Tartarinin nga Taraskona" tė Alfons Dodesė dhe mendova se shėnimet e mia do t'u ngjanin atyre qė ishin shkruar nė atė libėr tė zgjuar. "Njerėzit do tė kujtojnė se unė kam imituar "Tartarinin nga Taraskona", - thashė me vete. Pastaj prapė u qetėsova. "Tartarini nga Taraskona" ėshtė shkruar shumė mė vonė nga "Don Kishoti" i Servantesit dhe "Panairi i kotėsive" i Tekerit, por Dodenė nuk e akuzojnė se ka imituar kėto dy romane tė famshme.
Pas kėtyre mendimeve u ngrita. Kishte kaluar mesi i ditės. Edhe gruaja duhej tė ishte kthyer nga puna, prandaj u nisa dalėngadalė pėr nė shtėpi.
Kur hyra nė dhomė, pashė nė tavolinė njė zarf, mbi tė cilin ishin shkruar: "Shoqes Zenepe".
E hapa dhe nxora qė andej njė letėr tė trashė tė lėmuar. Ishte njė ftesė.
Me ftesėn nė dorė hyra nė kuzhinė. Gruaja po hidhte gjellėn nė pjatė.
- Ftesė pėr nė mbrėmjen solemne? - pyeta.
- Pse ēuditesh? Vetėm ti qė shkruan raporte ke tė drejtė tė shkosh nėpėr mbrėmje solemne? tha ajo me njė buzėqeshje dhelpėrake.
- Ēuditem se si nuk i erdhi njė ftesė e tillė shokut Zylo, -thashė unė...

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dritero Agolli Empty Re: Dritero Agolli

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi