♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

No kids - 40 arsye pėr tė mos bėrė fėmijė

Shko poshtė

No kids - 40 arsye pėr tė mos bėrė fėmijė Empty No kids - 40 arsye pėr tė mos bėrė fėmijė

Mesazh nga DEA2 Tue Sep 02, 2008 9:41 am

Kjo modė e re, e cila ėshtė e pėrhapur sidomos tė zonat anglo-saksone, po pėrfshin tani edhe Francėn, nė njė kohė qė i gjithė vendi ėshtė pėrfshirė nga ethet e bebeve qėkurse ėshtė bėrė e njohur se ajo zė vendin e parė nė Evropė sa u pėrket lindjeve tė fėmijėve
Njė libėr qė thyen tabunė e fėmijėve shokon Francėn. A janė fėmijėt skllavopronarė qė shkatėrrojnė lidhjen e ēiftit?

Fėmijėt janė dhuratė e zotit, thuhet nė shumė kultura tė botės. Dhe bėrja nėnė konsiderohet tradicionalisht si gėzimi mė i madh nė jetėn e njė gruaje. Po se ēfarė ēmimi duhet tė paguajnė gratė qė bėhen nėna, pėr kėtė nuk flet askush asnjė fjalė. Nė vendet e industrializuara, ku gratė kanė sot mundėsi dhe mjete qė tė bėjnė fėmijė vetėm kur duan, po shtohen gjithnjė e mė tepėr ēiftet pa fėmijė qė bėjnė reklamė pėr veten. Motoja e tyre ėshtė jo childless "jo pa fėmijė", por childfree "tė lirė nga fėmijėt". Ēifte tė tilla duan tė jetojnė pa shqetėsimet qė sjellin me vete fėmijėt dhe pėr kėtė pėr ta po ndėrtohen komplekse turistike speciale apo lagje luksoze nė tė cilat motoja ėshtė: No kids!

Kjo modė e re, e cila ėshtė e pėrhapur sidomos tė zonat anglo-saksone, po pėrfshin tani edhe Francėn, nė njė kohė qė i gjithė vendi ėshtė pėrfshirė nga ethet e bebeve qėkurse ėshtė bėrė e njohur se ajo zė vendin e parė nė Evropė sa u pėrket lindjeve tė fėmijėve. Sipas statistikave kuota e lindshmėrisė nė vitin 2006 ishte mbi dy fėmijė pėr grua. Ajo qė e importoi kėtė modė nė Francė ėshtė Corinne Maier, e cila ka botuar librin provokativ "No kids - 40 arsye pėr tė mos bėrė fėmijė".

Thyeja e njė tabuje

Shkrimtarja Corinne Maier bėn thirrje pėr rezistencė dhe sjell pėr kėtė arsye tė forta: "Argumenti i parė pėr tė mos bėrė fėmijė ėshtė, se lindja e fėmijėve na detyron tė bindemi, tė pėrshtatemi, sepse kėshtu e kėrkon shoqėria.

Kush ka fėmijė nuk i pėrballon dot ethet e blerjeve, sepse qė t'i bėjmė tė lumtur fėmijėt ne duhet t'u blejmė atyre shumė gjėra, ose tė paktėn pėr kėtė mundohen tė na bindin. Po ashtu, kush ka fėmijė duhet tė sillet mirė, sepse askush nuk ka parė ndonjėherė prindėr qė tė hedhin bomba pėr tė rregulluar botėn. Pra shoqėria kėrkon prej nesh qė tė bėjmė fėmijė nė mėnyrė qė tė integrohemi mirė nė shoqėri, pėr tė pėrmbushur detyrimet tona, ndėr tė cilat bėn pjesė gjoja edhe sjellja e fėmijėve nė jetė, tė cilėt do tė bėhen mė vonė qytetarė paqėsorė dhe tė pėrshtatur."

Fėmijėt - skllavopronarė qė shkatėrrojnė lidhjen e ēiftit

Me veprėn e saj “No kids" Corinne Maier synon t'i ējerrė maskėn shoqėrisė dhe sjell pėr kėtė edhe 39 arsye tė tjera. P.sh.: Fėmijėt shkatėrrojnė lidhjen e ēiftit. Nė rast se dy tė dashuruar bėjnė fėmijė, atėherė pasioni romantik merr fund pėr njė kohė tė gjatė. Fėmijėt janė skllavopronarė, qė u shkaktojnė prindėrve shumė punė dhe nuk ua shpėrblejnė asnjėherė me tė vėrtetė. Apo ai qė ka fėmijė, sillet shumė shpesh si ēilimi.

Corinne Maier kundėrshton energjikisht nė librin e saj kultin qė mbizotėron nė shoqėri pėr fėmijėt dhe pėrbuzjen me tė cilėn shoqėria reagon ndaj atyre ēifteve qė vendosin tė mos lindin fėmijė. Me librin e saj tė shkruar nė formė pamfleti ajo ka thyer padyshim njė tabu. Nė forume tė ndryshme interneti janė ndezur diskutime tė zjarrta. Ka gra qė shkruajnė se sa barrė e rėndė janė pėr to fėmijėt, tė cilėt i kanė lindur jo se donin, por sepse familja, miqtė apo fqinjėt thuajse i kishin detyruar pėr kėtė me kėmbėnguljen e tyre.

Diskutime kontroverse nė Francė

Qė kjo temė nuk ėshtė korrekte nga pikėpamja politike, dėshmojnė reagimet e mediave nė recensionet e tė cilave ky libėr ėshtė kritikuar pa masė duke i rekomanduar publikut qė tė mos e lexojė. Por pas tezave provokative dhe pllakative tė autores Corinne Maier ka edhe njė sėrė gjėrash qė tė bėjnė tė mendosh. P.sh.: nė vendet e industrializuara barra e fėmijėve bie nė radhė tė parė nė shpatullat e nėnave. Kjo do tė thotė se kėrkesat e fėmijės janė nė radhė tė parė dhe ato tė nėnės nė vend tė fundit, pra qė gratė me fėmijė humbasin thuajse ēdo tė drejtė pėr njė jetė sipas kokės sė tyre.

Corinne Maier e di mirė kėtė, sepse ėshtė vetė nėnė e dy fėmijėve nė moshėn e adoleshencės. "Nė librin tim ka shumė gjėra qė lidhen me mua dhe me pėrvojėn time si njė nėnė, qė do t'i bėjė tė gjitha sa mė mirė. Kur po shkruaja librin mė ra nė sy se sa shumė bėj unė pėr fėmijėt e mi duke qėndruar nė shtėpi dhe duke i marrė tė gjitha gjėrat shumė pėr zemėr. Sot pėrpiqem tė sillem ndryshe. Pėr vite tė tėra u kam ndihmuar fėmijėve pėr tė bėrė detyrat e shtėpisė, gjė qė mė ka lodhur dhe nervozuar pa masė. Sot nuk e bėj mė kėtė dhe kjo ma bėn jetėn mė tė lehtė. Dhe notat e tyre nuk kanė ndryshuar, tek e fundit nuk duhet t'i marrėsh tė gjitha gjėrat kaq seriozisht." - sqaron autorja.

Mesogruaja nuk e ka pėr herė tė parė qė provokon me librat e saj. Para disa vjetėsh ajo botoi librin “Mirėsevjen dembelizėm", nė tė cilin bėn thirrje qė nė punė tė bėsh vetėm gjėrat mė tė domosdoshme dhe qė pjesėn tjetėr tė kohės nė punė ta kalosh duke bėrė gjėra tė bukura. Ky libėr u shndėrrua shumė shpejt nė njė bestseller

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi