♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mel Gibson, gati tė luajė rolin e Skėnderbeut nė Holliwood

Shko poshtė

Mel Gibson, gati tė luajė rolin e Skėnderbeut nė Holliwood Empty Mel Gibson, gati tė luajė rolin e Skėnderbeut nė Holliwood

Mesazh nga Vizitor Mon May 25, 2009 10:38 pm

Mel Gibson, gati tė luajė rolin e Skėnderbeut nė Holliwood


Mel Gibson do tė luajė Skėnderbeun. Njė nga aktorėt mė tė njohur tė Hollivudit do tė mund ta shohim nėn rrobat e Heroit tonė Kombėtar dhe sė shpejti do tė jetė njė kolosal i Hollivudit. Nuk ėshtė fantazi dhe as njė dėshirė e fshehur, por njė mundėsi qė mund tė bėhet realitet. Lajmi i publikuar nga "Tirana Observer" njė vit mė parė ėshtė konfirmuar edhe nga regjisori amerikano-shqiptar dhe producenti i filmit dokumentar "Mbreti Luftėtar". Nik Gjonaj tha pėr "Gazetėn Shqiptare" se ėshtė vėnė nė kontakt dhe po bashkėbisedon me "Icon Production", tė aktorit australian Mel Gibson pėr filmin mbi Heroin tonė Kombėtar, Skėnderbeu. Nuk ėshtė ende e konfirmuar, por ai shprehu lumturinė e tij se "Illyria Entertainment" ka lidhur kontakte edhe me regjisorin e famshėm amerikan, Francis Ford Coppola, i njohur nga tė gjithė pėr kryeveprat e tij kinematografike dhe pėr mė shumė pėr filmin "Kumbari".

Megjithatė deri tani ēdo gjė ėshtė nė nivel bisedimesh dhe Gjonaj nuk ka dhėnė detaje tė mėtejshme rreth kėtyre bisedimeve me dy kolosėt e Hollivudit. Por, nėse ky projekt do tė shkonte nė port, atėherė pėr herė tė parė ne shqiptarėt do tė pėrfaqėsoheshim me prodhimin kinematografik mė tė denjė nė Hollivud. Dhe nė lojė janė dy personalitete kinematografike mė tė njohur dhe mė me influencė nė kėto 20 vitet e fundit nė botėn e kinemasė amerikane. Filmi dokumentar pėr Skėnderbeun duket se ka ngjallur shumė interes dhe ndoshta kjo ka qenė edhe kartėvizita mė e mirė qė ka ulur nė njė tavolinė Mel Gibsonin dhe Kopolėn. Sigurisht qė projekte tė tilla janė madhėshtore dhe pėr realizimin e tyre nevojiten me miliona dollarė. Dhe nė kohė krize ekonomike nuk ėshtė aspak e lehtė t'i gjesh. Por, nėse nė lojė do tė futen kėta dy emra prestigjiozė dhe me eksperiencė nė industrinė e filmit, atėherė suksesi ėshtė pothuajse i garantuar. Nė termat historikė ata qė do tė pėrfitojnė mė shumė do tė jenė shqiptarėt, tė cilėt kėsaj radhe do tė kenė shansin mė tė mirė pėr tė imortalizuar nėpėr kinema dhe ekranet televizive njeriun mė tė madh nė historinė e kombit dhe mė i njohuri nė tė gjithė literaturėn dhe enciklopeditė botėrore, dhe nė tė njėjtėn kohė mban edhe titullin e "Atletit tė Krishtėrimit".

Filmi dokumentar pėr Skėnderbeun

Nė ekranet e televizionit shumė shpejt do tė shfaqet njė film dokumentar mbi Heroin tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti. Prodhimi ėshtė i regjisorit amerikano-shqiptar, Nik Gjonaj. Kjo falė edhe kontributin e kompanisė "Ilyria Entertainment", e cila mundėsoi kėtė projekt tė madh, ku Gjonaj ėshtė edhe bashkėthemelues. Roli kryesor ėshtė luajtur nga Anton Gojcajn dhe pėr kėtė projekt kanė kontribuar shumė shqiptarė tė Amerikės. Historia ėshtė marrė nga Marin Barleti, nga ku ėshtė bazuar edhe skenaristi Nua Gjelaj. Skenat e filmit janė xhiruar nė shumė vende. Ato janė tė ndryshme dhe pėr tė janė pėrdorur pyjet e Holly-t nė Michigan, Krujė, Kosovė, pjesė tė ndryshme tė Shqipėrisė, Austri, Itali dhe Britani e Madhe. Por pėr nxjerrjen e fakteve historike mbi Skėnderbeun nuk ishte aspak e lehtė. Pėr tė u gėrmua nėpėr arkivat e universitetit tė Kembrixhit, Notingamit dhe ato sekrete tė Vatikanit. Nė pamjet filmike bėjnė pjesė edhe pėrkrenarja dhe shpata e Skėndėrbeut e cila ndodhet nė Vjenė. Pėr pėrgatitjen e kėtij dokumentari ėshtė xhiruar nė 3 kėshtjella dhe 12 qytete, dhe deri tani ai ka marrė vlerėsime pozitive nga kritikėt. Madje ai ka fituar edhe dy ēmime ndėrkombėtare nė SHBA.

Projektet pėr filmat e Skėnderbeut

Pėr realizimin pėr jetėn e Skėnderbeut ka pasur shumė projekte. Njėri prej tyre ėshtė edhe ai i regjisorit dhe producentit tė njohur shqiptaro-amerikan, Sten Dragoti. Para dy vjetėsh u shpreh se do tė realizonte njė film pėr historinė e jetės sė Skėnderbeut. Ndėrkohė qė projekte tė ndryshme gjatė viteve janė paraqitur dhe nga regjisorė tė vendeve fqinjė, si ai i italianit Roberto de Feo. Por deri mė sot filmi i vetėm dinjitoz me metrazh tė gjatė ėshtė ai i realizuar nga rusėt, nė vitin 1957.

Sten Dragoti

Regjisori amerikan me origjinė shqiptare, gjatė vizitės sė tij dy vjet mė parė nė Shqipėri deklaroi se do realizonte njė film pėr Heroin tonė Kombėtar, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Ėshtė njė film qė ne do ta bėjmė nė mėnyrė paksa tė ndryshme. "Unė nuk mund tė bėj njė film si "Braveheart", pėr tė cilin u deshėn 60-70 milionė dollarė. Nuk kam dėshirė tė bėj njė film me shpata e mburoja. Skėnderbeu bėri shumė beteja dhe pėr kėtė do tė duhej njė film i gjatė 20 orė. Por jam i interesuar nė njė gjė: Askush deri mė sot nuk ka pasqyruar nė njė film se cili ishte Skėnderbeu, ēfarė mendonte ai nė kokėn e tij, cilat ishin shqetėsimet e tij dhe ē'e shtyu tė vinte nga Turqia, ku u rrit si figurė ushtarake e tė kthehej nė vendlindje, duke e ditur se ata do tė hakmerreshin me tė gjithė forcėn kundėr tij", ka thėnė Sten Dragoti dy vjet mė parė nė njė intervistė. Ndėrkohė ėshtė parashikuar qė Skėnderbeu mė parė tė realizohej nė njė film pėr fėmijė, nė mėnyrė qė tė familjarizohej publiku qė nuk e njeh kėtė figurė.

Projekti "Skanderbeg"

Njė nismė tė ngjashme me atė Sten Dragotit, para katėr vitesh do ta merrte dhe Cinecittą nė Itali. Regjisori Roberto de Feo mori pėrsipėr realizimin mė tė madh qė ishte parė ndonjėherė nė Itali. Njė film qė do t'i kushtohej Heroit tonė Kombėtar dhe qė do kishte skena magjepsėse tė betejave. Madje De Feo dhe bashkėpunėtorėt kishin llogaritur tė sfidonin dhe efektet skenike tė filmit "Troja". De Feo vendosi pėr tė realizuar projektin me ndihmėn e arbėreshėve tė Italisė, por edhe sot nė ekranet e kinemasė nuk ėshtė parė i realizuar ky projekt.

Projekti rus

Filmi "Skėnderbeu" ėshtė njė nga prodhimet mė serioze tė kinematografisė sonė nė bashkėpunim me atė sovjetike. Filmi u realizua nė vitin 1953. Drejtor i filmit ishte Sergei Jutkeviē, skenarist Mikhail Papava. Nė rolet kryesore luanin aktori gjeorgjian, Akaki Khorava, nė rolin e Gjergj Kastriotit Skėnderbeu. Besa Imami nė rolin e Donikės, Adivie Alibali nė rolin e Mamicės, aktori rus Semion Sokolovski nė rolin e Hamzait, aktorja ruse Veriko Anxhaparizhe nė rolin e Dafinės, Naim Frashėri nė rolin e Palit dhe nė rolet e tjera aktorėt rusė, Xhorxhi Ēernovolenko, Oleg Zhakov, Aleksandėr Vertinski, Sergo Zakariaxhe, Vladimir Belokurov, Vagram Papazian, Boris Tenin. Nė Amerikė u shfaq nė vitin 1953, me titullin "Great Ėarrior Skanderbeg", (Luftėtari i Madh Skėnderbe). Filmi u xhirua nė dy vende, nė Shqipėri dhe nė Rusi, dhe ėshtė i gjatė 90 minuta. Edhe pse bashkėpunim shqiptaro-rus filmi "Skėnderbeu" ėshtė i pari prodhim kolosal i Kinostudios shqiptare.

Kush ėshtė Mel Gibson

Aktor, regjisor, lindi nė 3 janar tė viti 1956 nė Peekskill, New York. Gibson ishte i gjashti nga 11 fėmijėt tė lindur nga Hutton dhe Ann Gibson, qė ishte njė katolike me prejardhje irlandeze. Pas luftės nė Vietnam, babai i Mel Gibson u zhvendos me familjen e tij nė Australi, me frikėn se djemtė e tij mund tė shkonin nė betejė. Kaloi vitet e fėmijėrisė sė tij nė Sidnei, ku studioi nė njė shkollė katolike. Mė pas Gibson mori nė konsideratė tė bėhej njė menaxher ose gazetar. Sido qė tė jetė, kur motra e tij aplikoi nė Institutin Kombėtar tė Artit Dramatik nė Sidney, edhe ai vendosi tė merrte pjesė tek auditimi. Pas asnjė eksperiencė ai u pranua nė rolet e dorės sė dytė nė dramat e shkollės. Kur ishte atje ai bėri debutimin e tij nė prodhimin "Romeo dhe Xhulieta" nė vitin 1977. Nė vitin 1979 gradualisht hyri nė rrugėn e kinemasė me rolin e tij si luftėtar futuristik nė Mad Max, i cili u bė filmi mė i famshėm komercial australian duke arritur tė fitojė mbi 100 milionė dollarė. Gibson merr ēmimin si aktori mė i mirė pėr performancėn e tij si patrioti idealist nė Peter Weir's World War I. Njė vit mė vonė ai rimori rolin e heroit nė "Mad Max 2" nė vitin 1981. Filmi amerikan i Gibsonit, "The River" nė vitin 1984, u konsiderua njė sukses dhe u kurorėzua me 4 nominime nė ēmimet "Oskar", duke pėrfshirė edhe atė pėr aktorin mė tė mirė.

Kush eshte Akaki Alekseyevich Khorava

Lindi nė 29 prill tė vitit 1895 nė Ochkhamuri, provinca Ajaria, sot Gjeorgjia. Vdiq nė 23 qershor tė vitit 1972 nė Tbilisi tė Gjeorgjisė. Ėshtė aktor i njohur dhe ka marrė pjesė nė 19 filma tė prodhimit rus. Karrierėn e tij e ka nisur qė nė vitin 1924 me filmin "The Lost Treasure". Filmat e tjerė vijnė sipas radhės dhe padyshim qė tematika e tyre nuk mund tė ishte jashtė kontureve tė sistemit komunist tė instaluar nė Rusinė e Stalinit. Por pėr ne shqiptarėt do tė kujtohet pėr aktrimin nė rolin e Skėnderbeut nė vitin 1953.

1-The Lost Treasure 1924
2-Peasant 1925
3-Horror of thė Past 2 1925
4-Mystery of Beacon 1925
5-Utu Mikava 1925
6-Labourer 1926
7-Nail in the Boot 1931
8-Tėo Friends 1937
9-Orange Valley 1937
10-Giorgi Saakadze 1942
11-Giorgi Saakadze seria 2 1943
12-Vice-Admiral 1944
13-Manager of factory 1945
14-Gjergj Kastriot Skėnderbeu 1953
15-Chkhikvta qortsili 1957
16-This Is How Mayakovsky Began 1958
17-Ali Bei 1958
18-Where Is Your Happiness Mzia? 1959
19-Gijua 1965

Ēmimi nė Kanė

"Great Warrior Skanderbeg", (Luftėtari i Madh Skėnderbe) ėshtė edhe filmi i parė qė pėrfaqėsoi vendin tonė nė Festivalin e Kanės, ku u nominua me njė ēmim pėr regjisorin. Por nė tė njėjtėn kohė ishte edhe nga tė fundit me tė cilėt u nderua Shqipėria. Megjithatė kėtė na e shpjegon instituti "Luce", i cili nė njė dokumentar pėr historinė moderne tė vendit tonė ka bėrė tė ditur se prodhimi i pėrbashkėt ruso-shqiptar u pėlqye dhe u nderua me kėtė ēmim. Njė gjė e panjohur ky mė parė pėr shqiptarėt tė cilėt ishin nė hije tė kėtij fakti. Por vetė filmi pėr Skėnderbeun gjatė regjimit komunist u shfaq shumė rrallė nė ekranet e televizionit shqiptar. Sido qė tė jetė edhe pse mund tė ketė pasur mangėsi nga pikėpamja kinematografike, ai ėshtė njė kolosal qė u pėlqye dhe u vlerėsua nga kritika e kohės. Dhe kėtu bėhet fjalė pėr atė ndėrkombėtare e cila vlerėsoi me nota tė larta filmin 90 minutash mbi heroin tonė kombėtar qė njihej pothuajse nė tė gjithė Evropėn. Ishte shumė prestigjoze duke marrė parasysh se vendi ynė ishte njė vend i mbyllur dhe vinte nga njė e kaluar e prapambetur dhe nuk kishte tradita nė kinematografi. Pėr kėtė sot ai ėshtė i vetmi projekt kinematografik i cili arriti tė shikojė sallat e kinemasė. Nė tė njėjtėn kohė mbetet edhe unikal nė llojin e tij si film i parė dhe i fundit kolosal dhe tashmė ka hyrė nė historinė e kinematografisė shqiptare.

(tiranaobserver)

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi