♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Homeri Shqipetare At.gjergj Fishta (1871-1940)

Shko poshtė

Homeri Shqipetare At.gjergj Fishta (1871-1940) Empty Homeri Shqipetare At.gjergj Fishta (1871-1940)

Mesazh nga MONDI Sat Sep 06, 2008 2:52 pm

Shekulli i XIX-tė po u avitej grahmave tė fundit. Luftrat qė i patėn
shtrirė tentakulat e tyre rrėmbyeshėm mbi Ballkan e qenė afruar deri nė
Vienė me qėllim paranojak pushtimin e gjithė Europės, ia thithėn nga
trupi Perandorisė Osmane gjithė gjakun dhe energjinė e saj. Kėsisoj
truri dhe trupi i perandorisė dikur tė pėrbindėshme u plandosėn pėr
tokė e bashkė me to u thanė edhe tentakulat e saj rrenimtare !
Ngjarjet
sa vinte e rrokulliseshin shpejt. Ushtria turke u thye pėrfundimisht nė
Plevna dhe Rusia e detyroi Turqinė ta firmoste traktatin e Shėn
Stefanit. Si humbėse, Turqisė iu desh t'ua njihte, veē Bullgarisė sė
madhe me gjithė Maqedonķ edhe autonominė Bosnjes e Herzegovinės.
Nga
ana tjetėr Greqia, pėr fitimin e pavarėsisė tė sė cilės gurė themeli
qenė bėrė trimat arvanitas gjysėm shekulli mė parė, mbasi e hodhi lumin
u bashkua asokohe me tufėn e ēakenjėve sllavė qė orvateshin tė
rrėmbenin sa mė shumė toka historikisht tė banuara nga shqiptarėt.
Pikėrisht,
nė kėto kohė tė turbullta, Kombit Shqiptar i dilte njė mbrojtės i
denjė, Patėr Gjergji Fishta. Jeta e tij u shtri mbi kapėrcyellin e
vėshtirė tė dy shekujve.
Kombi ynė, duke e pasė ruajtur nė shekuj
vitalitetin e tij, kish mbijetuar. Jetonte vėrtetė, por jo i inkuadruar
nė atė strukturė shoqėrore-ekonomike qė quhet shtet. Ky koncept,
abstrakt pėr shumėkėnd, madje deri edhe pėr mėndjet e ndritura
shqiptare tė asaj kohe, ishte ende i pakristalizuar. Disa rilindas e
pėrfytyronin shqiptarin nė suazėn e njė protektorati. Tė tjerė e
mendonin kombin tonė tė bashkuar nė njė kanton. Pikėrisht nė kėto
rrethana tejet vendimtare pėr kombin tonė, kur e ardhmja e tij ish e
rrethuar nga njė mjegullnajė krejtėsisht e turbulltė edhe kur Bismarcku
Shqipėrinė e shihte si " njė shprehje gjeografike" duke shtuar edhe
"... shqiptarėt as gjuhė tė tyre tė shkruar nuk kanė …", Patėr Gjergji,
duke i peshuar edhe drejtėpeshuar tė gjithė kėta faktorė, u bė njeri
nga nismėtarėt e Kongresit tė Manastirit. Ai e kuptoi drejtė se Turqit
e Rinj donin pėrkrahje e prandaj ata, me Hyrrijetin, lejuan pėr herė tė
parė mėsimin e gjuhės shqipe si gjuhė tė dytė nė shkollat fillore si
edhe ruzhdijet, (por shqipe e shkruar me shkronja arabe). Tek personi i
tij u ndėrthurėn madhėshtķja e tij parashikuese me patriotizmin e
mirėfilltė. Ai e shihte qartė se nuk kishte si tė bashkohej kombi ynė
nė njė shtet tė mirėfilltė kur gjuha e tij shqipe tė shkruhej me
"kirilicat" e Kirilit apo me "krrabat" osmane qė pėr mė se 500 vjet u
kishin ngecur nė fyt shqiptarėve! Zgjedhja e tij si Kryetar i Komisķsė
sė Alfabetit Shqip flet qartė pėr ndikimin e madh bindės qė ai pati
ndėr pjesėmarrėsit e Kongresit. Pra, Patėr Gjergji, lojti rol kryesor,
duke u bėrė pjesė e rėndėsishme e asaj kryeure qė lidhi Rilindjen tonė
Kombėtare me Pavarėsinė e Shqipėrisė, nė atė kapėrcyell shekujsh !
Lidhur
me autoritetin e padiskutueshėm patriotik tė At Gjergjit, ia vlen qė nė
kėtė kontekst, duke iu referuar pikėrisht viteve kur shkrimi i shqipes
me germa latine u bė njė realitet, tė sjell edhe njė kujtim timin
personal, qė mbresė tė pashlyeshme ka lėnė tek unė. Ishte viti 1954.
Kishim vajtur sė bashku me nėnėn t'i bėnim njė vizitė Hafėz Ali Korēės.
Nė bisedė e sipėr fillon Hafėz Aliu dhe na flet se ē'fatkeqėsi
kombėtare ishte pėrndjekja e dhunėshme qė regjimi komunist po i bėnte
Klerit Katolik tė cilit ia kositi kokat mė tė vyera tė tijat. Pėrmėndi
shumė syresh si Dom Ndré Zadźjėn, At Vinēens Prendushin dhe tė tjerė. E
pastaj, mbas njė pushimi tė shkurtėr, mori frymė dhe shtoi (pak a shumė
tekstualisht): " …kėta (komunistėt), nuk kanė as fé dhe as atdhé. Tė
kish qenė gjallė Patėr Gjergji, as para tij nuk do tė stepeshin e do
t'a pėrdhosnin e t'a zhduknin. …Ē'pėrbindėsha qė janė…" Pastaj heshti.
E pashė se u pėrlot e nuk fliste dot. Mbas njė pushimi shtoi: "E kam
dashur dhe respektuar pa kufi pėr vlerat e tija tė pashterėshme si edhe
pėr atdhetarizmin e tij… Me kėmbėnguljen e tij gjuha jonė e lashtė
gjeti sintetizim tė shkruar… Nuk kam si t'a harroj me sa dashuri mė
pėrqafoi dhe mė pėrgėzoi, (kur qemė takuar shumė vite mė vonė), qė nė
demonstratėn e madhe tė Korēės mė 1910 kundėr shkruarjes sė gjuhės
shqipe me shkronja arabe, unė bekova shkronjat latine tė abecesė shqipe
tė Kongresit Manastirit dhe thashė edhe njė lutje pėr to…"
Edhe
sikur aktiviteti patriotik i Patėr Gjergjit tė qe ndalur nė nėntorin e
1908-ės, aq sa kish bėrė Ai pėr kombin e Tij deri atėherė, mjaft do tė
ishte, qė emri i Tij tė shkruhej me gėrma tė arta.
"Gjuha shqipe
vojt kah perėndimi", kish thirrur atėbotė Patėr Gjergji … dhe kish
pasur tė drejtė sepse me veprėn e Tij realizoi aspiratat
mbarėshqiptare, realizoi edhe ėndrrėn e Naimit tė madh qė kėrkonte
"diellin qė lind andej nga perėndon".
Por pėr Tė nuk kish tė ndalur pėrkushtimi atdhetar.

1913-ėn, nė shėnjė revolte kundra Fuqive Ndėrkombėtare qė e mbanin tė
pushtuar Shkodrėn, Patėr Gjergji do tė ngrinte Flamurin Shqiptar nė
Kishėn e Gjuhadolit. E, nė shėnjė vėllazėrimi dhe solidarizimi mes
muslimanėve dhe katolikėve, do tė lidhte me njė banderollė dritash
Kishėn me minaren e Xhamisė sė Fushė Ēelės. Ēuan atėherė "qeveritarėt e
huaj" dėrgatėn e tyre qė mes kėrcėnimesh frikėsuese urdhėruan uljen e
flamurit por "Frati trim" me ironinė e Tij tė guximėshme u tha:
"Flamuri jonė e ka pėr ndérė tė gjuhet prej topash t'huej".
Mė 1919
e shohim delegat nė mbrojtje tė ēėshtjes sonė kombėtare, sė bashku me
Imzot Bumēin, nė Konferencėn e Paqės nė Paris. Dhe ē'ėshtė pėr tu
theksuar, jo rastėsisht Kryeministri i Qeverisė sė Durrėsit Turhan
Pashai vendosi tė largohej vullnetarisht nga kryesimi i delegacionit nė
konferencėn e njohur si Konferenca e Versailles. "… Eshtė mė e udhės qė
para Kancelerive Europiane tė paraqitet njė Prelat Katolik se sa njė
ish ambasador i Turqisė sė vjetėr nė Shėn Peterburg."
Nė vazhdim,
mbas zgjedhjeve tė 6 qershorit 1921, deputetė tė Shkodrės nė
Parlamentin Shqiptar zgjidhen Patėr Gjergj Fishta si edhe Dom Ndré
Mjeda e bile Patėr Gjergji zgjidhet edhe nėnkryetar i Parlamentit
Shqiptar. Me kėtė rast ėshtė mjaft domethėnėse fjala e analistit tė
hollė politik, sekretarit tė Ambasadės Hungareze nė Romė, thėnė Patėr
Pal Dodės "Ju keni disa deputetė nė Parlament qė do tė lenin nderė edhe
nė Odėn e Komuneve tė Londrės".
Nė tetor tė vitit 1921 At Gjergji
Shkollės Franēeskane i shtoi edhe pesė klasa dhe e quejti "Gjimnazi
Illyricum", bėrthama e tė cilit qe shkolla fretnore e themeluar qė mė
1861, i sė cilės shkollė Pater Gjergjit, qė mė 1902 ishte drejtor dhe
me ē'rast ai futi si gjuhė shkollore shqipen duke e kaluar gjuhėn
italishte si gjuhė tė huaj tė dytė.
Marr shkas kėtu tė kujtoj edhe njė ndodhķ personale.
Tek
Imzot Luigj Bumēi, Ipeshkvi i Lezhės i cili banonte nė Kallmet, kam
shkuar mė 1943 me t'im atė tė cilin ai e kishte ftuar tė kalonin njė
ditė sė bashku. Biseda ndėrmjet Imzot Bumēit dhe t'im eti, mė sė
shumti, u zhvillua rreth Patėr Gjergjit dhe veprės sė Tij. Nė pasdreke
vonė, para se tė largoheshim, Imzot Bumēi drejtohet nga biblioteka e
tij shumė e pasur dhe nxjerr Lahutėn e Malsisė, merr penėn dhe si e
ngjyen nė bojė me ngadalė duke u menduar, shkruan kėtė autograf, i cili
gjatė viteve, sa herė e lexoja, aq mė shumė mė prekte: "Kėt dhuratė
t'vyeme, i dashtun Xhevat, e kishe tagėr me t'a pasė dhānė vetė Padėr
Gjergji, q* italishten e hoqi prej nji shkolle e ty pėr hjekje q* bāne
t'gjuhės italiane prej tānė shkollave fillore t'Shqypnisė".
Nė vazhdim, Patėr Gjergjin e shohim tė ftuar mes poetėve mė tė shquar tė botės mė 1922 nė New York.
E shohim gjithashtu si kandidati i parė shqiptar i propozuar pėr ēmimin Nobel !
Gjatė
udhėtimit transoqeanik Ai shkruan edhe kėngėn "Lugati", ku Mehmet Ali
Pasha i shfaqet si lugat Krajl Nikollės dhe e nxit … me djegė e lį
n'gjak Plavė, Gusķ e Malsķ.
Dhe patėr Gjergji, pėrgjatė asaj hullije, e mbyll kėngėn me vargjet e bukura dhe domethėnėse:

"I huptė Zoti pėrnjimend,
Knjaz Nikollė edhe gjithkźnd,
q* mendon e shorton zķ
Pėr tė buk'rėn kėtė Shqipnķ !"

E
gjejmė Patėr Gjergjin flamurtar tė ēėshtjes shqiptare mė 1930 nė
Konferencėn Ballkanike tė Athinės e fill mbas saj gjatė vitit 1931 nė
konferencėn e Stambollit. Mė 1932 vete nė Bukuresht ku me pathos tė
lartė mbron sėrish ēėshtjen shqiptare. Dhe nuk duhet harruar se
udhėtimet atėhere nuk bėheshin me avjonė Boeing por zgjasnin me javė tė
tėra dhe angazhonin edhe lodhje jo tė papėrfillėshme fizike.
Kudo qė
vente Patėr Gjergji njė idé fikse kish: Tė propagandonte pėr ēėshtjen
tonė kombėtare si edhe ta rriste rrethin e miqve tė Shqipėrisė. Sa i
takon pjesės sė dytė tė kėtij pohimi, pikėrisht lidhur me rritjen e
rrethit tė miqve tė Shqipėrisė, ai i qėmtonte me kujdes tė veēantė dhe
i pėrzgjidhte mirė kėta tė fundit. Pra, strategjia e tij ishte tė
siguronte mbėshtetjen e shteteve, popujt e tė cilėve kishin pasė lidhje
tė lashta e tradicionale miqėsie me popullin tonė. Kurse taktika e tij
mbėshtetej nė afrimin me njerėz qė kishin ndikim ndaj aparatit shtetror
tė tyre qė sa mė efektivisht t'i shėrbehej ēėshtjes sonė kombėtare !
Dhe rezultatet pozitive jo qė nuk munguan por u bėnė edhe shumė tė
prekėshme.
Albanologu Maksimiljan Lambertzi, njeri nga tre
personalitetet gjermane nė fushė tė albanologjisė, jo rastėsisht e
pėrkthen Lahutėn nė gjermanisht, duke e quajtur autorin e saj "Homer
shqiptar" dhe veprėn e tij "Iliadė shqiptare". Ai e sintetizon veprėn e
Fishtės si vijon:
"… Lahuta e Malsisė e Gjergj Fishtės, jo vetėm qė
ka rāndėsi nė pikėpamje artistike, por ajo, porsi vźna e mirė qė sa mā
shumė vjet kalojnė aq mā vlerė merr, tue qenė se ajo āsht pasqyra,
magazina e kopja besnike e jetės, e shpirtit, e dėshirave e
pėrpjekjeve, e luftės dhe e vdekjes sė shqiptarėve: me nji fjalė,
Lahuta āsht shprehja mā e kjarta e dokeve tė fshatarėve, banorė tė
Maleve tė Veriut. E prejse doket e lashta tė fiseve malore janė gjykue
tė zhduken nga tallazet e forta tė civilizimit, lexuesi, letrari,
folkloristi, juristi e historiani i nesėrm kanė pėr t'ia dijtė pėr nder
nė dhetė a qindvjetėt e ardhshėm Poetit, i cili nė Lahutė tė Malsisė na
la nji ritrat (portret) tė shqiptarit, tė pėrshkruem nga goja e
dėshmitarėve njikohsorė, ashtu si kėta e gjetėn nė agimin e shekullit
tė XX-tė, me atė ndryshim tė vogėl qė shqiptari pėsoi ē'prej kohėve tė
largėta tė iliro - thrakėve." Duke e lėnė mė njė anė kompetencėn dhe
autoritetin e Lambertz-it, rėndėsi tė jashtėzakonėshme merr ky pohim i
tij edhe pėr vetė kushtet konkrete nė tė cilat bėhet, duke dalė nga njė
kathedėr universitare e njė shteti tė diktaturės proletare, ndėrkohė qė
nė atdhenė e Tij Fishta anatemohej.
Patėr Gjergji, me pėrpjekjet e
tija nė drejtim tė sensibilizimit tė opinionit ndėrkombėtar rreth
faktit se ishte i qėnėsishėm njė komb dhe njė popull autokton shqiptar
i vendosur nė trojet e tija Iliro - Thrakase, futi nė valle edhe
personalitetin tjetėr tė pėrmasave ndėrkombėtare, Albanologun tjetėr tė
shquar, Prof. Norbert Jocklin. Po zgjedh njė prej thėnjeve tė tija me
tė cilėn portretizohet vepra e At Gjergj Fishtės:
"Fishta, shikjue
n'atė kźnen e vet, pa dyshim āsht krejtėsisht romantik. Rrājisja e tij
mbi kombsķn, zgjedhja e lāndės, fuqija, gjallnija e nderimi i
shprehjevet tė tija, sidomos trajta e pėrmbajtjes sė veprės sė tij
kryesore Lahuta e Malcķs - me mbishkrimin tėrhjekės tė dokeve e tė
zakoneve kombėtare e bājnė dishmķ mjaft kjartas ... Fishta, kjo zhenķ e
rrānjosun nė tokėn amtare tė popullit shqiptar, q* pėr shkak tė njohjes
sė kėthellė tė tij mbi literaturėn e popujve klasikė e mbi jetėn
shpirtnore tė kombeve tė tashme tė Evropės, u kap nė majė mā tė naltat
tė mā tė haptės kulturė."
Gjithashtu arbėreshin albanolog dhe
njeriun me rreth tė gjerė ndikimi nė Itali, Gaetano Petrotta, Fishta e
kishte bėrė aq pėr vete sa qė ai shprehej:
"Fishta ėshtė ndėr tė
parėt e ndėr mė tė mėdhenj atdhetarė, tė cilėt nė kohė mė tė vėshtira
bėnė ēmos pėr t'a mbajtur gjallė lėvizjen kombėtare kundėr dhunės
barbare tė qeverisė turke, kundėr lakmisė dhelpėrake serbe dhe kundėr
propagandės greke. Kudo qė shtrohej ēėshtja e Shqipėrisė, At Fishta
gjėndej aty pranė e, ku me vepra e ku me shkrime, sidomos me poezinė e
tij tė gjallė, zgjonte nga gjumi mė tė plogėshtit dhe mbante gjallė
gjithmonė shpresėn e ardhmėrisė."
Nė vijim tė kėsaj brazde
konsideratash e pėrcaktimesh lidhur me veprėn e Fishtės kundruar nga
kėndvėshtrimi patriotik e kombėtar, nuk mund tė lihen nė heshtje pa u
pėrmėndur pohimet e personaliteteve shkencore shqiptare banues nė
Jugosllavi se:
"Lahuta e Malcis ėshtė enciklopedķ e kombit"
(Rexhep Qosja), ose "shqiptarėt nė Jugosllavi, duke e mėsuar pėrmendėsh
Lahutėn e Malcis, pėrvetėsuan arsimin kombėtar kur ky mungonte"
(Zekerja Cana).
Kurse njė nga personalitetet, pa asnjė mėdyshje,
madhore tė kulturės shqiptare, Prof. Eqrem Ēabej, i cili pėr vetė
natyrėn e tij tejet tė matur e tė drejtpeshuar si hulumtues edhe
studjues qė ishte, veprėn e At Gjergjit e pėrcakton kėshtu:
"Fishta
qe nga ato natyra, tė cilat ngrihen e rriten dalėngadalė prej qarkut tė
tyre … dhe bash nga kjo rrėnjosje te trualli i vet, ai u bė nė njė
tjetėr kuptim, mė tepėr se sa Naim Frashėri, poeti kombėtar i
Shqipėrisė." Tė vazhdoj duke cituar ē'ėshtė thėnė nė drejtim vlerėsimi
madhor patriotik pėr Patėr Gjergjin, e ndjej se do t'i kalonte mbase
kufijt e durimit qoftė tė ndigjuesit apo edhe tė lexuesit. Por besoj se
vetė autoriteti i personaliteteve qė do tė citoj, si edhe stili i tyre
i pėrkryer … mbase mė nxjerrin tė pafajshėm: Prof. Ernest Koliqi,
vrojtuesi i hollė dhe stilisti i pėrkryer, mbase mė eleganti nė gjininė
e tij, shprehej:
"… Lexoni nji varg tė Lahutės sė Malcis. Vźnja
veshin kumbimit tė tij. Vėreni vendosjen e fjalėve nė fjali. Menjiherė
ju rrėmben magjia e tingullit tė posaēėm tė gjuhės sonė, tė gjuhės q*
mėsuem nė prźhėn tė nānės dhe ka shijen e qumėshtit amtar. Ndigjojmė nė
tetėrrokshat e Fishtės jéhin e zanave tė tokės shqiptare … asnji si
Fishta nuk zgjon e ngacmon mbrenda nesh tharmet cilėsuese, q* ndryn nė
vetvete mysteri jetik i gjakut arbnuer." Ndėrsa liriku, ėndėrrimtari,
hyjnori dhe i hajthmi si ai, Lasgush Poradeci, e quan Fishtėn:

vazhdimtar nė vallen e Kombit, Frymėtar i fjalės, i cili solli dhuratėn
e vet nė Adhurimtaren e Atdheut-shpirt, Mendimin e Parathėnėsve tė
Shqipes … shkėmb i shpirtit dhe shkėmb i tokės shqiptare."
E tashti,
nė vijim tė kronologjisė sė viteve, vijmė edhe tek dy vitet e fundit tė
jetės sė Patėr Gjergjit. Mbi Europė dėndėsoheshin retė e zeza tė
stuhķsė sė II-tė botrore.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Homeri Shqipetare At.gjergj Fishta (1871-1940) Empty Re: Homeri Shqipetare At.gjergj Fishta (1871-1940)

Mesazh nga MONDI Sat Sep 06, 2008 2:53 pm

Italia ushtarakisht e pushtoi Shqipėrinė.
Flamuri u tjetėrsua dhe italishtja futet si gjuhė nė shkollat fillore.
Filloi tė ziejė ndjenja e revoltės kombėtare.
Armiku italian, i vetėdijshėm pėr kėtė, desh t'a kapė demin nga brirėt.
Cili
qe ai qė pėr dhjetvjeēarė tė tėrė spikaste si frymėzues i ndjenjės
kombėtare duke u kėnduar bėmave heroike tė tė parėve tanė?

Si t'kshtźnė, si muhamedan,
Shqypninė s'bashkut t'gjith e kan,
E prandej t'gjith do t'qindrojmė,
Do t'qindrojm'e do t'luftojmė,
Kem m'u bā kortarė-kortarė,
Priftėn, fretėn, hoxhallarė
Pėr Shqypnķ !

Cili
qe ai qė, ndonėse i veshur me zhgunin e Shėn Franēeskut tė Assisit,
anatemonte pėr hir tė Atdheut pa u druajtur se po bėnte sakrilegj dhe
shprehte revoltėn e tij me vargje fuqije prometeiane:

O Perendi a ndjeve,
tradhtarėt na lane pa Atdhé.
E Ti rrin e gjuen me rrfé,
lisat n'pėr male kot !

Cili qe ai qė atdhedashurinė e shtynte deri nė vetflijim?

Qe
mue tek m'keni, merrni e m'bāni flķ, Pėr shqyptarķ, me shue ēdo mnķ
mizore. Oh ! Edhe pa mue Shqypnija kjoftė e rrnoftė, E nami i sajė pėr
jetė u trashigoftė !

Pikėrisht Ai duhej mikluar e pastaj tulatur.
Dhe
hapin e parė qeveria fashiste italiane e bėri: I akordoi Patėr Gjergj
Fishtės, Provincialit tė Franēeskanėve tė Shkodrės, me dekret mbretnor,
njė nga dekoratat mė tė larta qė akordonte fashizmi italian. Por
pėrgjigja e Titanit qe e papritur, qe e prerė: E refuzoi dekretin
mbretnor duke u shprehur:
"Kjo dekoratė nuk āsht pėr mue !"
Kėsisoj Ai i dha udhė tufanit kombėtar me thirrjen fuqiplotė: Shpėrthé !
Dhe arrijmė kėshtu tek ngjarja e parafundit madhore e jetės sė Tij, Patėr Gjergji anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Italisė.
Akademia
Italiane pėrbėhej nga personalitetet mė tė shquara tė kohės, njė pjesė
e tė cilėve edhe laureatė tė ēmimit Nobel. Patėr Gjergjin e njihnin tė
gjithė akademikėt si njerėz tė kulturės botrore qė ishin. E njihnin
kryesisht si humanist tė shquar, e njihnin pėr kulturėn e tij tė pa anė
e fund, e njihnin si gjuhėtar e si ballkanolog tė shquar, e njihnin
edhe pėr vlerėsimin e rrallė qė i ishte bėrė nė fushėn e vargėzimit si
"Homeri i Ri" i pėrkthyer nė shumė gjuhė tė botės.
E njihnin
natyrisht edhe pėr dekoratat e titujt qė i ishin akorduar: Nga Austria
"Ritterkreuz" mė 1912, ose nga Turqia "Mearif" po mė 1912, nga Vatikani
"Medaglia al Merito" mė 1925, nga Greqia "Phoenix" mė 1931, etj. etj.,
e pse jo, e njihnin edhe si kandidat i propozuar pėr ēmimin Nobel ! E
si pasojė, kur Patėr Gjergji e refuzoi dekoratėn e lartė tė qeverisė
fashiste italiane, akademikėt e Italisė u trandėn. E njihnin ata pėr tė
gjitha ē'u thanė mė lart, por nuk e njihnin pėr madhėshtķnė e
karakterit tė Tij ! Atėbotė akademikėt e Italisė, si anėtarė tė njė
institucioni tė pavarur kulturo-shkencor qė ishin, njėzėri e propozuan
Patėr Gjergj Fishtėn si anėtar tė Akademisė Italiane. (Pėr t'a biseduar
me At Gjergjin paraprakisht mendimin e Akademisė Italiane, qe ngarkuar
Prof. Agostino Gemelli frat dhe akademik, mik i ngushtė i Fishtės).
Me
kėtė veprim Akademia e shpėrfilli si edhe e shpotiti qeverinė italiane,
duke ia rritur skajshmėrisht prestigjin Patėr Gjergjit e bashkė me tė
edhe Shqipėrisė. Akademia Italiane, nga ana e saj, zaret i kish hedhur.
Pritej pėrgjigja e Fishtės.
Hapin
tjetėr tė priftit krenar e priste me padurim Akademia e Italisė, por e
priste me kureshtje edhe inat akoma mė tė shtuar qeveria fashiste,
gjoja e pa interesuar.
Vonoi pėrgjigja, po mė nė fund erdhi:
Patėr Gjergji e kish pėr nder propozimin qė i bėhej dhe falėnderonte gjithė anėtarėt e Akademisė pėr vlerėsimin qė i bėnin !

konferencėn e parė solemne si akademik nė Kinema Rozafat, pėr ta
pozicionuar veten e Tij botėrisht, duke folur pėr dukurinė e ngjashme
ndėrmjet pushtimit romak tė Ilirisė me pushtimin fashist tė Shqipėrisė
guxoi e tha:
"… rezistenca qė romakėt hasėn ndėr fiset dhe
mbretėritė ilire tė gjitha ndodhėn sepse ilirėt e panė menjėherė se
trupat romake po sillnin robėrinė nė vėnd tė lirisė …"
Dhe tashti i
erdhi radha tė pėrmėndim njė datė, 30 dhjetorin e vitit tė largėt
tashmė 1940. Me kėtė datė lidhet ngjarja e fundit madhore e jetės sė
Patėr Gjergji Fishtės, vdekja e Tij.
Atė tė hėnė tė acartė dimri Ai s'foli mė.
Pėrcjellja
mortore qė i bėri Shkodra si edhe dhimbja e madhe qė ndjeu e gjithė
Shqipėria pėr tė duan njė pėrshkrim tė veēantė. E gjithashtu i veēantė
i takon pėrshkrimi edhe Ceremonisė sė Meshės Mortore, qė atėbotė
organizoi Akademia Italiane, ku kori drejtohej nga akademiku Mjeshtėr
Perosi dhe akademiku tjetėr, kompozitori i famshėm Mascagni u shpreh:
"…nė Vizione t'Lumnueshme e gėzueme Zotin n'ekstazė me shpirtin e kolegut tonė tė dashtun At Gjergj Fishta !"
At
Gjergji nuk kish si t'i kėndonte mė sė dashurės sė tij, Shqipėrisė, e
as nuk kish mė si t'i thurte vargje lirizmi tė pashoq gjuhės shqipe !
Megjithatė Ai vazhdonte e jetonte nėpėrmjet veprės sė tij. Nė gjithė
shkollat e Shqipėrisė vargjet e Tija mėsoheshin pėrmėndėsh. Ai, qė
gjithė afshet e zemrės sė Tij ia drejtoi Atdheut edhe gjuhės shqipe, si
prift qė ish, u kėndoi kėtyre tė dyjave si askush tjetėr dhe rinia veē
frymėzim atdhetar gjente nė ta.
Veē katėr vjet mbas vdekjes sė
Poetit filluan tė bėhen realitet parashikimet dhe thėnjet e Tija
profetike. Dekada tė shkuara ai shkroi se:

"Shka t'lājnė kta katėr ujq,
Qė i kėrcnohen shoqishojt,
Thonė do t'dalė nji djall i kuq,
Qė fort rreptė do t'ja njisė thojt !"

Pra,
atė qė do tė linin katėr ujqit, ku me mbeturinat e trojeve shqiptare u
krijua Shteti Shqiptar, do tė vinte djalli i kuq qė pa shpirt do t'ia
zhyste kthetrat !
E qė nga ajo ditė e djallit tė kuq, ndaj figurės
si edhe veprės Poetit veē mllef e baltė u hodh. Ato kohė tė para guxoi
e na pohoi nė klasė Prof. Kostaq Cipua, siē e mbaj mėnd tashmė mbas 56
viteve, se "… tek vepra e Fishtės shkriheshin nė njė atdhedashuria me
mjeshtrinė poetike …" Ose Prof. Mark Dema, i cili mori guxim nga
prishja me Jugosllavinė, e duke mos iu shmangur dot tundimit ndonėse tė
rrezikshėm, na pohoi nė klasė se "… nė personin e Fishtės duhej tė
shihnim njė kollos tė vargėzimit si edhe njė atdhetįr tė pashoq !"
Mirėpo kėta zėra sa vinin e zbeheshin nga trysnia e diktaturės.
Armik tė racės sllave dhe veprimtar kundėr interesave kombėtare e anatemuan "druzhet jugosllavė" Fishtėn.
Si spiun austro-hungar, klerik nacionalist si edhe shkrimtar borgjez shfrynė "tovarishėt rusė" mbi tė.
Dhe
hipokrizia arrinte kulmin kur komunistėt shqiptarė qė, nacionalizmin
shqiptar e kishin zėvėndėsuar me internacionalizmin proletar, donin tė
provonin se Ai, me gojėn e Tij, e kishte pranuar qė nuk ishte e nuk
donte tė qe shqiptar. Nga njė perlė satire, ku Ai fliste gjithė
sarkazėm e dhimbje pėr fatet e Kombit e Atdheut, ata shkėpusnin
gjithėnjė me keqdashje vargjet:

T'a dijė Shqipnija
E shekulli mbarė
Se mā mbas sodit
Nuk jam shqiptar !

Edhe
sot e kėsaj dite gjen tė tillė dashakeqė, qė nuk lexojnė e as qė duan
tė lexojnė, ose edhe kur u takon tė lexojnė nuk kuptojnė, por vazhdojnė
dhe e "akuzojnė" pėr diēka tė tillė !
Njerėzore ėshtė tė gabosh, por
kėmbėngulja nė gabim e bėn vėrtet djallėzor qėndrimin e atyre qė
Gjeniun e lanė deri edhe pa varr !
Po kur fatet e Shqipėrisė sė
mjerė u lidhėn pazgjidhshmėrisht, sipas komunistėve, me "tunxet kinezė"
tė perandorisė sė tė barabartėve nė skamje, atėbotė eshtrat e Mjeshtrit
nė Dri u hodhėn!
Po si u hodhėn e kush urdhėroi? Ish njė fjalim qė
"programatik" e quajtėn, e mė kobzķ nuk kish se si tė bėhej pėr tė
mjerėt shqiptarė ! E ish edhe njė natė e thellė shkurti kur u pėrdhunua
varri.
Njė palė eshtra flakeshin nė Dri pėr ta asgjėsuar. Por si gjithmonė, edhe kėtė radhė gabuan rėndė ... Fishtėn e pėrjetėsuan !
E
pėrjetėsuan sepse Fishta nuk i pėrkiste njė kishe, as edhe njė qyteti.
Ai ishte i gjithė Shqipėrisė ! Prandaj Ai nuk mund tė mbahej nė vetėm
njė varr ... Varri Tij duhej tė ishte e gjithė gjatėsia e Drinit, e
gjithė Shqipėria !
Po dhunimin kush e urdhėroi? Si pėrfaqėsues i
asaj kategorie qė, kur shkruanin, kryerrjeshtin me germė tė vogėl e
fillonin, dhe me mllefin e trashėguar nga breza tė tėrė genesh
injorantėsh, Bilal Parrucėn caktuan qė urdhėrin ta jepte ! Ndėrsa
Mjeshtri frat, Fishta i madh, ky gjenķ qė pa varr e lanė, edhe
varrshkelėsin e tij do t'a kish falur. Por nuk fal Ai, madje bėrtet me
tė madhe e hedh nė Dri ata, indiferentėt ndaj Atdheut, tradhėtarėt ndaj
flamurit, vetėm ata flak Ai:

Po: rrnoftė Shqypnija ! E porsi krypa n'Dri
E porsi krāndja e that n'nji flakadā,
U shoftė me arė, me farė, me mal e vrri
Kushdo shqyptar q* s'brohoritė me zā,
Kushdo shqyptar q* s'brohoritė me uzdajė:
Oh! Rrnoftė Shqypnija! Rrnoftė Flamuri i saj !

E
kėsisoj mbas 23 vitesh harrese tė dhunėshme, duke e zhytur gjithmonė
thellė e mė thellė Mjeshtrin nė dhé, vetėm gjysma e "Via Crucis" tė
kalvarit Fishtian ish pėrshkuar.
Pasojnė tashti vitet e tjera ku
brezi i injorantėve dhe i tė shkolluarve tė dėshtuar u pasurua me
shkrimtarėt e realizmit socialist. Ata, si lajkatarė tė diktatorit
pseudo-letrar, zvetėnohen dhe thellė e mė thellė mundohen t'a zhysin
Zeusin e vargėzimit patriotik. Diktatori na bėn hero e atdhetar Haxhi
Qamilin e ata: t'i biem mbarė e prapė At Gjergj Fishtės se veē tė mira
kemi.
Po Patėr Gjergji vizionar nė "Metamorphosis" pėr ta e pėr gjithė ata qė pasuan e pasojnė edhe sot, pat shkruar:

Pse ndėr ne kjo kohė ka ardhė
q* nji e zezė me u thirrė e bardhė
. . .
Qe besa or burra / Nuk dij kah t'ēajė
Mbasi do t'thirret / Sod derri dajė

Dhe me kulmin e sarkazmės godet me rrufé:

Nuk kam kund įtme (atdhé) / As fis as vlla,
Fis kam mā t'fortin / E vlla bujarin (pasanikun)
Pėr atme barkun, / Pėr erz kam arin.

Ironķ
e fatit. Atė, qė mes pėrpjekjesh titanike gjuhėn shqipe tė shkruar e
kristalizoi dhe luftoi qė tė folmet e Shqipėrisė sė mesme tė
zyrtarizohej, atė qė shkroi:

Porsi kānga e zogut t'verės, / q* vallzon n'blerim tė prillit;
Porsi i āmbli fllad i erės, / q* lmon gjit e drandofillit;
Porsi vala e bregut t'detit, / Porsi gjāma e rrfés zhgjetare,
Porsi ushtima e njij tėrmetit, / Njashtu ā'gjūha e jonė shqyptare.

Pikėrisht
atė Gjergj Fishtė e dhunuan, e plandosėn edhe varrin ia shkatrruan dhe
menduan se e futėn aq thellė sa pėr tė dalje tė mos kish.
Kujtojmė tashti sė bashku fjalė nga tė fundmet tė Poetit.
Mjeshtri po pėrjetonte ēastet e spasme tė jetės. E viziton Arqipeshkvi i Shkodrės, Imzot Gaspėr Thaēi, dhe Fishta i thotė:
"Nuk
po mė vjen keq se po des, mbasi tė gjithė atje do tė shkojmė, por po mė
vjen e rāndė se tānė jetėn e kam shkri pėr tė pa nji Shqipni tė lirė e
nė vedi, ndėrsa sot po e lā tė shkelun prej ushtrive tė hueja."
Lind
pyetja: Ku e kemi Patėr Gjergjin sot? Kush ka zemėr tė ndjejė edhe sy
tė shohė, Poetin e sheh kaluar, ku dallga e Drinit i ėshtė bėrė Gjok
(kalė) dhe rrymės i bije kundra nga grykėderdhja pėr nė burim, tek
thėrret e na thotė:
"Kujdes shkjaun, kujdes grekun, kujdes ata q* harruen atdheun !"
Po
detyra jonė cila ėshtė? Duke parafrazuar pohimin tejet tė goditur tė
Prof. Plasarit qė : "Mos t'i japim Fishtės vėndin qė i takon, por t'i
kthejmė historisė sė letėrsisė atė ēka i mungon", do tė thoja qė tek
panteoni i patriotėve dhe intelektualėve tanė mė tė shquar, tė cilin e
pėrfytyroj me trajtėn e njė kurore tė ngjizur nga dy krahė hiperbolash
konvergjente asemtotike, ku gurėt e vyer janė vendosur dy e nga dy deri
sa arrijnė e bashkohen atje ku vetėm njė vėnd kulmor ėshtė bosh, atje i
takon tė vendoset Margaritari Patėr Fishtė!
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi