♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjurmė tė shpellave bizantine mbi liqenin e Komanit

Shko poshtė

Gjurmė tė shpellave bizantine mbi liqenin e Komanit Empty Gjurmė tė shpellave bizantine mbi liqenin e Komanit

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 3:10 pm

Pamje nga Shpella e kaurrit prane fshatit Levrushke ne zonen e liqenit te Komanit
Vendasit e quajnė "Shpella e Kaurrit". Ndodhet pranė fshatit Levrushkė, nė zonėn e liqenit tė Komanit. Pėr tė shkuar deri tek kjo shpellė nuk ėshtė shumė e vėshtirė, pasi transporti ujor bėn qė tė afrohesh mjaft afėr me mjetet lundruese nėpėr liqen. Po kėshtu distanca deri tek diga e Komanit ėshtė e shkurtėr, vetėm 10 minuta me motobarkė, por ngjitja nė shpellė ka vėshtirėsi. Nė hyrje tė shpellės duken qartė muret mbajtės dhe mbrojtės, si dhe muret ndarės tė ambienteve tė ndryshme, tė cilėt pėrbėnin dikur zonat funksionale tė kėtij manastiri asketėsh. Nė tė shikohen hapėsira tė mbuluara me qemer guri, muratura tė fuqishme, si dhe dyer lidhėse tė ambienteve. Mė tej ambienti kryesor i madh, ėshtė i krijuar nė brendėsi tė shpellės. Shpella ėshtė e gjatė rreth 20 m dhe ka njė shtrirje dyplanėshe, ku pas njė kalimi tė ngushtė nė fund tė saj dhe duke u ngjitur nė disa shkallare natyrore, ajo ndėrron drejtim dhe ngjitet sipėr nė njė hapėsirė tjetėr tė saj, nga ku del nė njė ballkonadė, ėshtė krijuar enkas pėr funksionin e kėsaj shpelle askete. Kjo ballkonadė, del pothuajse disa metra mbi hyrjen kryesore tė shpellės dhe pėrpara saj shfaqet liqeni i Komanit, si dhe faqja e malit pėrballė, qė vendasit e quanin Murga. Aty ndodhen disa stane e kopshte tė vogla, tė cilėt ishin pronė e kėtyre murgjve. Vetė Murga lidhej me shpellėn, me njė urė druri me kėmbė prej guri, tė cilėn lumi i Gominės e ka shkatėrruar plotėsisht. Studiuesi kroat, Milan Shuflaj nė librin "Shqiptarėt e Serbėt" thotė se: "Kufiri politik i Perandorisė Bizantine me atė Romake kalonte nga Tivari nė bėrrylin e Drinit, e merrte nė Veri, drejt Danubit". Shpella ndodhet pikėrisht krejt pranė bėrrylit tė Drinit. Dihet se, pas ndarjes sė Perandorisė Romake, sulmet barbare shkatėrruan Perėndimin, por nuk lanė pa prekur skajin perėndimor tė Bizantit. Po kėshtu, rol mjaft tė madh patėn sulmet sllave nga Lindja, qė zgjatėn njė kohė tė gjatė dhe patėn pasoja tė mėdha historike. Pikėrisht, pėr tė ruajtur kufijtė e vet politik, Bizanti ndėrtoi nė periudhėn e shekujve tė VI-XI-tė shumė fortesa ushtarake tė tipit kėshtjellė. Po tė bisedosh me banorėt e sotėm tė Levrushkut, ata pohojnė edhe emėrtime interesante tė shkėmbinjve, rrugėve, trojeve qė nuk dihet qė kur janė vendosur. Nė hyrje tė kanionit tė Gominės, ku ndodhet shpella, gjendet Guri i Solomonit. Askush nuk ėshtė nė gjendje tė sqarojė se nga e mori kėtė emėr. Ėshtė shumė interesante, se populli i Levrushkut edhe sot flet me krenari pėr muret e "Shpellės sė Kaurrit", ruan me fanatizėm "Varrezat e Kaurrit" qė janė nė mes tė fshatit, si dhe kishėn e Shėn e Premtes qė ndodhet pranė tyre.

Lartėsia e shpellės ėshtė 220m mbi nivelin e detit. Ajo sot ndodhet vetėm 10m mbi nivelin e pasqyrės sė ujėrave tė liqenit tė Komanit. Dikur kėtu lumi i Gominės, qė ėshtė degė e majtė e Drinit, formonte njė kanion tė ngushtė e tė thellė rreth 100m, me shpate tepėr tė pjerrėt e me gjerėsi vetėm 2 deri 20m. Siē duket, kėtė kanion natyror Gomina e ka krijuar e "modeluar" pas ndėrtimit tė mureve, sepse ishte tepėr e vėshtirė hyrja nė shpellė para ndėrtimit tė HC tė Komanit. Gėrmimet duhet tė bėhen edhe pėr tė zbuluar tunelin qė, sipas banorėve vendas, lidhte shpellėn me pjesėn lindore tė malit me gjatėsi mbi 200m, e pėrdorej si dalje e fshehtė e saj nė afėrsi tė fshatit Levrushk. Thuhet se brenda kėtij tuneli murgjit patėn ndėrtuar njė furrė gėlqereje, qė pėrdorej si mjet lidhės pėr muret e shpellės. Ndoshta zbulimi i kėtij tuneli do tė ndihmojė tė hedhim mė shumė dritė edhe mbi vetė manastirin e shpellės. Duke u bazuar nė tė dhėnat historike tė hulumtuara, zona Koman-Pukė pėrbėn njė bazė tė fuqishme informacioni arkitektonik dhe historik tė lulėzimit dhe tė shtrirjes sė Perandorisė Bizantine. Largohesh nga kjo shpellė asketėsh duke marrė mbresa shumė tė fuqishme, tė cilat tė impenjojnė pėr hulumtime tė mėtejshme nė kėtė zonė dhe pse jo krijimin e njė spektri historik, i cili do tė plotėsonte mė sė miri boshllėqet dhe informacionet e vakėta qė trashėgimia kulturore e Shqipėrisė, si dhe ajo botėrore, ka pėr kėtė trevė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi