♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa III)

Shko poshtė

Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa III) Empty Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa III)

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 3:05 pm

Projektkushtetuta, Tiranė 1994
Njė nen i Projektkushtetutės sė propozuar nė vitin 1994 u bė shkak qė marrėdhėniet mes Tiranės dhe Athinės tė ftoheshin mė tepėr. Projektkushtetuta pėrjashtonte mundėsinė e zgjedhjes nė krye tė kishės shqiptare tė njė peshkopi, i cili nuk kishte nėnshtetėsinė shqiptare. Kjo gjė nuk u pėlqye nga kisha greke qė kishte emėruar nė Shqipėri kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili nuk kishte nėnshtetėsinė shqiptare. Kjo bėri qė Tirana tė merrte shumė kritika nga fqinjėt.
Masakra e Peshkėpisė, Gjirokastėr, 10 prill 1994
Mė 10 prill, nė orėn 02:40 njė komando greke prej 8 personash me uniforma tė ushtrisė greke hynė nė territorin shqiptar, nė afėrsi tė fshatit Peshkėpi pranė njė reparti ushtarak. Komandoja vret nė befasi ushtarin Arsen Gjini, kapitenin Fatmir Shehu dhe plagos tre shqiptarė. “Kėto i keni pėr Vorio Epirin”, kanė thirrur ndėrsa gjuanin. Gazeta “Elefterotipia” publikon lajmin se vrasja ėshtė marrė pėrsipėr nga grupi terrorist “MAVI” (Fronti pėr Ēlirimin e Epirit”. Po ashtu gazeta shkruan se ky grup financohet nga Nikolas Gejxh.
Greqia bllokon 35 milionė eku, qershor 1994
Maskara e 10 prillit solli dhe reagimin e shtetit shqiptar. Me anė tė njė note proteste, qeveria kėrkoi gjetjen e autorėve. Ndėrkohė u bėnė akuza dhe ndaj zyrtarėve tė shtetit grek. Por pėrgjigjja e Athinės kėtė herė ishte mė pak diplomatike. Ajo ndėrpreu dhėnien e fondit prej 35 milionė eku qė Bashkimi Evropian i kish akorduar pėr Shqipėrinė. Ky ishte njė rast tjetėr ku incidentet pasoheshin nga kriza dhe incidente tė tjerė.
Berisha dhe incidenti i Bostonit, 17 shtator 1994
Vizita e parė e Presidentit Berisha nė SHBA u pasua me njė incident pėr ēėshtjen e Vorio Epirit. Rektori i Universitetit tė Bostonit i ofroi Berishės njė medalje nė shenjė mirėnjohjeje, por me kusht qė tė mbante njė fjalim, ku tė premtonte hapjen e shkollave pėr minoritetin grek. Berisha nuk pranoi dhe rektori i universitetit nuk i jep dhuratėn nė shenje proteste pėr diskriminimin qė i bėhej minoritetit grek nė Shqipėrinė e Jugut. Greqia e shfrytėzoi kėtė gjė nė raportet e saj pėr Shqipėrinė.
Berisha-Gejxh, Boston, 19 shtator 1994
Edhe kėtė herė incidenti mes Presidentit Berisha dhe njė prej ideatorėve tė lėvizjes sė Vorio Epirit u zhvillua nė SHBA. Berisha dhe Gejxh ndodheshin nė njė pritje zyrtare, ku pas fjalės sė Berishės, Gejxh hodhi poshtė tė gjitha arritjet demokratike qė pėrmendi Presidenti. Gejxh nuk harroi tė pėrmendė dhe respektimin e tė drejtave tė minoritetit. Por Presidenti ngrihet sėrish dhe flet pėr numrin e studentėve minoritarė dhe shkollat qė janė hapur nga qeveria.
Arrestimi i tė pestėve, shtator 1994
Arrestimi i pesė krerėve tė njohur tė organizatės minoritare “Omonia” acaroi mė tepėr marrėdhėniet greko-shqiptare. Akuza qė u ngrit ndaj tyre ishte pėr spiunazh nė favor tė Greqisė. Pėr kėtė ēėshtje ndėrhyri dhe Departamenti Amerikan i Shtetit, ku kritikoi ashpėr qėndrimin e Shqipėrisė ndaj ēėshtjes minoritare. Gjyqi qė u bė ndaj tyre bėri qė marrėdhėniet mes Greqisė, Kishės Ortodokse dhe Shqipėrisė tė njihnin dhe periudhat mė tė acarta. Pas shumė presionesh tė ndėrkombėtarėve, Gjykata Kushtetuese i liroi ata nė vitin 1995.
Anulimi i Trojkės Evropiane, Athinė, dhjetor 1994
Departamenti Amerikan i Shtetit nuk kish arritur ta bindte qeverinė shqiptare pėr lirimin e pesė tė akuzuarave pėr spiunazh. Atėherė Kėshilli i Evropės vendosi tė caktojė njė grup pune pėr tė shmangur pėrkeqėsimin e situatės mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Pas takimit me palėn greke nė Athinė, shteti helen nuk lejoi qė Evropa tė hynte nė bisedime me palėn shqiptare pėr kėtė ēėshtje.
Operacionet fshesa, 1995
Pas viteve 1990, nė Greqi emigruan rreth 400 mijė emigrantė ku pjesa mė e madhe ėshtė pa leje qėndrimi. Marrėdhėniet mes Tiranės dhe Athinės zyrtare kanė bėrė qė mėritė diplomatike zbrazen te kėta mijėra qytetarė shqiptare. Operacionet fshesa janė arrestime nė masė tė policisė greke disa herė nė dhjetėra mijėra dhe kthimi i tyre nė Shqipėri. Nė vitet ‘94-‘95 pati rreth 4 operacione tė tilla ku shqiptarėt trajtoheshin nė kushte ēnjerėzore.
Vrasja e tre ushtarėve grekė, 1995
Njė post kufitare grek ndalon nė maj tė vitit ‘95 njė grup shqiptarėsh qė kalonin kufirin, mes tyre dhe njė ēift nga qyteti i Shkodrės. Ushtarėt grekė pėrdhunojnė nė grup para syve tė shqiptarit, gruan e tij dhe tallen me tė. Tre ditė mė pas, i riu shkodran shkon te posta i armatosur dhe vret tre prej ushtarėve. Mediat greke e pasqyruan aktin e shkodranit si terrorist, ndėrkohė qė dy ditė mė pas policia arrestoi rreth 8 mijė shqiptarė dhe i nisi drejt kufirit tė Kakavijės.
Deklarata Panhelenike, SHBA, qershor 1995
Kongresi i 29-tė i Organizatės Panhelenike tė Shteteve tė Bashkuara, Kanadasė dhe Australisė i kushtoi njė rėndėsi tė veēantė ēėshtjes sė Vorio Epirit. Nė deklaratėn e kėtij kongresi organizata shprehej se, “qeveria shqiptare duhet tė ndalonte diferencimin qė kish filluar nė dėm tė shtetasve grekė autoktonė”. Gjithashtu deklarata i kėrkonte SHBA-sė tė ndėrhynin pėr tė zgjidhur situatėn me Shqipėrinė.
Gejxh, “non grata” nė Shqipėri, 1995
Publicisti greko-amerikan Nicolas Gejxh, i njohur si njė mbėshtetės i ēėshtjes sė Vorio Epirit, kėrkon tė hyjė nė Shqipėri sė bashku me njė deputet amerikan, Tom Lantosh. Pas kėrkesės qė i bėnė Ministrisė Jashtme, kjo e fundit kthen pėrgjigje se Gejxh ėshtė person “non grata” nė vendin tonė. Ai ishte njė nga tė dyshuarit pėr organizimin e masakrės sė Peshkėpisė. Ministria i bėri tė ditur se nė rast se do tė hynte nė kufi, ai do tė arrestohej.
Deklarata e zyrtarit grek, gazeta“To Paron”, Athinė, 27 shtator 1995
Njė nga gazetat mė tė mėdha greke, nė njė artikull tė saj citon njė zyrtar tė lartė grek pėr ēėshtjen e Kishės Ortodokse nė Shqipėri. Sipas zyrtarit, “Kryepeshkopi Janullatoas duhet tė qėndrojė nė Shqipėri, pasi homogjenet e Shqipėrisė kanė mė shumė nevojė pėr tė, si i vetmi mbrojtės i tyre dhe i pazėvendėsueshėm pėr kishėn shqiptare. Nėse ai qėndron me gjithė sulmet qė shteti shqiptar u bėn minoritarėve ata do tė jenė tė sigurt”.
Ngritja e flamurit nė Himarė, 23 shkurt 1997
Kur ende shteti nuk kish rėnė gjatė 1997, nė Himarė edhe pse njė zonė jo shumė e dėmtuar nga fenomeni i fajdeve persona tė panjohur ngritėn nė qendėr tė qytetit flamurin grek. Sipas raporteve tė policisė sė asaj kohe, flamuri ishte ngritur nga persona tė paidentifikuar. Ndėrkohė qė shteti grek e shoqatat e minoritarėve deklaruan se nuk kishin asnjė lidhej mė kėtė akt, por ai ėshtė ngritur nga banorėt e zonės.
Zgjedhjet parlamentare 1996
Faktori ndėrkombėtar nuk i cilėsoi si tė rregullta zgjedhjet e vitit 1996. Presidenti Berisha akuzoi publikisht pėr kėtė ēėshtje nė forumin ndėrkombėtar ekonomik tė “Crans Montanės”, faktorin grek. Ai pėrmendi emrin e Gejxh dhe tė tjerė, duke i akuzuar si destabilizues tė rajonit. Ministria greke protestoi duke i kujtuar sėrish Berishės ēėshtjen e 5 tė burgosurve minoritarė.
Trakte antishqiptare nė Jug, 1997
Nė ditėt kur shteti nuk ekzistonte mė nė Jug, pėr ditė e ditė me radhė avionė civilė tė ardhur nga Greqia hidhnin trakte mbi qytetet e Jugut me pėrmbajtje antishqiptare. “Vorio Epiri ėshtė grek”. “Grekėt e Shqipėrisė tė bashkohen me Greqinė”. Shteti grek i asaj kohe u shpreh se nuk kishte asnjė lidhje me organizata tė tilla dhe shėrbimet inteligjente nuk kanė pasur asnjė mision tė tillė.
Zv.ministri grek nė Shqipėri, 17 mars 1997
Nė protokollin e ēdo shteti, njė anėtar kabineti duhet tė lajmėrojė ardhjen e tij nė njė shtet tjetėr zyrtarisht. Por kjo nuk ndodhi me zėvendėsministrin e Jashtėm grek, Janis Kranidiotis. Duke thyer rregullat diplomatike, zyrtari grek kaloi kufirin dhe hyri nė Shqipėri, ku u takua me Komitetet e Shpėtimit nė Gjirokastėr. Qeveria greke nuk dha asnjė shpjegim pėr kėtė ngjarje, ndėrkohė vetė zėvendėsministri humbi jetėn nė njė incident ajror pak muaj mė pas.
Thirrjet anti-shqiptare, gazeta "Stohos", 05 mars 1997
Sipas gazetės greke, "Stohos", “oficerė vorioepirotė” drejtojnė kryengritėsit e Kiēo Mustaqit, ish-ministėr i Mbrojtjes. Shpallet autonomia, nė Himarė e Tepelenė ngrihet flamuri grek. Shtabi i andartėve tė Epirit bėn thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhtoni prapė. Treqind tė rinj nisen nga Athina pėr nė Sarandė, gati ushtria jonė tė ndėrhyjė. Oficerėt tanė vorioepirotė, dikur nėn armė nė ushtrinė shqiptare tani po e marrin situatėn nė dorė”.
Flamuri i Vorio Epirit, televizioni "Mega", 5 mars 1997
Gazetarėt grekė jepnin pamje nė televizionet mė tė ndjekura, ku grupe tė armatosura nė Jug, sipas tyre, ngritėn pėr herė tė parė flamurin e Vorio Epirit. “Kriza aktuale nė Shqipėri ėshtė pėrqendruar nė Jug, ku popullsia ėshtė greqishtfolėse. Ata kėrkojnė ndarjen e pjesės se Jugut nga pjesa tjetėr e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe duke shpallur kėshtu edhe autonominė e Jugut tė Shqipėrisė”.
Organizata greke, “Tė mbrojmė trojet tona”, mars 1997
Nė mars tė 1997-s, njė nga organizatat greke pėr ēlirimin e Vorio Epirit bėnė thirrje publike pėr marshimin drejt Shqipėrisė. “Situata e vėshtirė nė tė cilėn ndodhet Epiri i Veriut, iu bėn thirrje tė gjithė epirotėve tė Veriut tė kthehen nė "vatrat" e tyre pėr tė mbrojtur pronat e vendin e tyre. Nė kėtė moment tė vėshtirė vetė epirotėt duhet tė marrin pėrgjegjėsinė e fatin nė duart e tyre”.
Faktori grek, “Corriere della Sera” Romė, 12 mars 1997
Pėr opinionin italian, ajo qė po ndodhte nė Shqipėri nė 1997-n kishte lidhje me ēėshtjen e Vorio Epirit. Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se, trazirat nė Shqipėri janė koordinuar nga avokati i njohur grek, Aleksandros Lykourezos. Sipas gazetės, pėrfshirja e kėtij personi nė Shqipėri mund tė shkaktonte rreziqe tė paparashikuara pėr vendin. Kjo pasi gazeta ishte e informuar se avokati ishte njė nga udhėheqėsit e Lėvizjes pėr Ēlirimin e Vorio Epirit.
Incidenti nė Vidohovė, 11 gusht 1997
Edhe pas 48 vitesh nė kufirin e Vidohovės janė regjistruar incidente tė tjera mes ushtrisė shqiptare dhe asaj greke. Mė 11 gusht, dy ushtarė grekė kalojnė kufirin hyjnė nė thellėsi tė tokės shqiptare, ku nė kėtė zonė vranė shtetasin civil Agim Xhihani. Pala shqiptare protestoi duke i ēuar njė notė proteste ministrisė greke. U ngrit njė grup i pėrbashkėt pėr tė nxjerrė shkaqet e incidentit, por deri mė sot askush nuk ka nxjerrė shkaqet qė ēuan ushtarėt grekė nė vrasjen e njė civili tė pafajshėm, pėr mė tepėr nė tokėn shqiptare.
Tentativė rrėmbimi nė kufirin grek, 25 gusht 1997
Pas ngjarjeve tė marsit 1997, nė kufi forcat greke shtojnė patrullat e shėrbimit pėr tė ndaluar kalimin armėve dhe trafiqeve tė drogės qė vinin nga Shqipėria. Por pati dhe raste kur ushtarėt grekė vranė dhe sulmuan tė pafajshėm. Kėshtu, mė 25 gusht ‘97, tre ushtarė grekė hynė nė territorin shqiptar dhe tentuan tė rrėmbenin njė vajzė nė pikėn kufitare tė Gurit nė Tresenik. Vetėm ndėrhyrja e banorėve arriti tė eliminojė rrėmbimin, ndėrkohė qė nė njė pėrplasje me banorėt e armatosur ngeli i plagosur shtetasi shqiptar Rezart Medolli.
Pengmarrja e autobusit, 28 maj 1999
Rrėmbimi i njė autobusi nga njė shqiptar u kthye nė njė incident diplomatik mes dy vendeve. Flamur Plisi, 25 vjeē, zgjodhi rrėmbimin e 8 personave nė autobusin e linjės Tiranė-Athinė pėr tė protestuar ndaj indiferencės sė shtetit Shqiptar dhe trajtimit tė shtetit grek pėr emigrantėt. Plisi kėrkonte dėnimin e njė polici grek i cili nuk i kishte dhėnė para pėr punėn qė i kish bėrė. Plisi u vra nga policia shqiptare nė dalje tė Elbasanit dhe aksidentalisht policia vrau dhe njė peng grek nė autobus.
Pengmarrja e Aleksandėr Nanas, 15 korrik 1999
Aleksandėr Nana ishte shqiptari i dytė qė kreu pengmarrje nė shenjė proteste ndaj shtetit grek vetėm 5 javė pas tentativės sė Flamur Plisit. Nana rrėmbeu njė autobus nė Selanik me 40 persona dhe kėrkoi njė shumė tė majme parash. Ai pretendonte se policia greke i kishte grisur dokumentet pa tė drejtė dhe ai nuk mund tė merrte mė paratė nė njė bankė tė Athinės. Por ndryshe nga Pisli, ai u qėllua nga njė snajper grek pak pasi i kishin dorėzuar paratė.
Hakmarrje greke me pengmarrje, 16 korrik 1999
Nė shenjė proteste ndaj pengmarrjeve tė pėrsėritura tė shqiptarėve vendos tė reagojė dhe nacionalizmi grek. Greku Andres Kalyvas, nga Patra, hyn i armatosur nė njė autobus me shqiptarė dhe merr peng 38 pasagjerėt. Pas disa orė bisedimesh, ai vendos tė lėshojė pjesėn mė tė madhe tė pengjeve dhe mban aty vetėm shoferin e fatorinon, si dhe njė emigrant. Disa orė mė vonė ai dorėzohet dhe pohon nė rajonin e policisė se kishte kryer kėtė veprim nė shenjė hakmarrjeje, pas pengmarrjes sė grekėve.
Policia greke qėllon nė territorin shqiptar, 6 korrik 2001
Njė skaf i policisė greke diktoi dhe qėllon me armė njė skaf shqiptar qė lėvizte nė ujėrat territoriale shqiptare. Pas goditjeve tė para pėrgjigjen me zjarr dhe drejtuesit e skafit shqiptar. Mė pas nė minibetejėn ujore ėshtė bashkuar dhe roja territoriale shqiptare, ku pėr 10 minuta ėshtė zhvilluar njė betejė e vėrtetė. Zyrtarėt grekė deklaruan se, “ishte thjesht njė stėrvitje nate e rojeve tona”.
Zgjedhjet nė Himarė, Tetor 2000
Njė nga incidentet ku kanė marrė pjesė ligjvėnėsit grekė ėshtė dhe ai i zgjedhjeve parlamentare nė tetor tė vitit 2000 nė Himarė. Deputetėt kanė ushtruar presion propagandistik mbi votuesit, kanė hyrė nėpėr qendra votimi, kanė organizuar protesta pėrballė kamerave tė televizionit grek te ardhura enkas nė ditėn e votimit, kanė premtuar viza nė kėmbim tė votave pėr kandidatin e PBDNJ-sė. Shteti shqiptar reagoi duke miratuar njė rezolutė pėr kėto shkelje kushtetuese.




Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa III) Empty Re: Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa III)

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 3:08 pm

Vrasja e Gentian Ēelnikut, Athinė 2002
I riu shqiptar Gentian Ēelniku ka qenė duke pirė njė kafe nė njė nga baret e Athinės pas njė ditė tė lodhshme pune. Por kontrolli i njė skuadre tė policisė greke ka bėrė qė pėr Ēelnikun kjo tė ishte dhe dita e fundit e jetės. Oficeri i policisė greke, Joanis Rizopolos, nuk ka hezituat ta qėllojė me pistoletė Ēelnikun duke i shkaktuar atij vdekjen e menjėhershme. Ēudia ka qenė se vetė vrasėsi mė pas ka marrė pjesė nė kėqyrjen e vendngjarjes dhe mė vonė ėshtė liruar nga gjykata greke.


Racizmi me fėmijėt shqiptarė, 25 tetor 2003
Odise Cenaj, 18 vjeē nga Shkodra, u pengua me forcė qė t’i printe parakalimit tė gjimnazistėve me flamurin grek nė njė ceremoni zyrtare. Sipas rregullores sė arsimin grek nė ceremonitė zyrtare flamurin helen duhet ta mbajė nxėnėsi i dalluar i shkollės. Dhe Odiseja ishte vėrtet mė i dalluari, por nuk ishte grek. Ky incident bėri qė nė Greqi tė nisin debatet mes rrymave nacionaliste dhe atyre tė moderuara, por nė Shqipėri pėrveē njė keqardhje nuk pati asnjė reagim nga shteti shqiptar.

Vrasja pėr njė fjalė, Aleksandėr Lufo, Athinė 2003
Aleksandri ėshtė viktima e radhės ndėr emigrantėt tanė nė Greqi, ku gjykatat greke kanė liruar thuajse tė gjithė personat qė kanė vrarė shtetas shqiptarė. 20-vjeēari ėshtė qėlluar disa herė me thikė nga njė shtetasi grek, pasi ky i fundit mendonte se emigranti i kishte vjedhur njė aparat radioje. Sipas policisė greke, “49-vjeēari grek, bari dhensh, e ka qėlluar shqiptarin sepse ky e ka ofenduar”.

Vullnet Bytyēi, vrasje nė kufi, 23 shtator 2003
Ėshtė njė nga emigrantėt e shumtė tė vrarė nė kufirin greko-shqiptar. I riu Vullnet Bytyēi u ndalua nga njė skuadėr e ushtrisė greke gjatė kalimit tė kufirit. Nė rrethana tė paqarta njė nga ushtarėt ka nxjerrė pistoletėn dhe e qėlloi me njė plumb nė kokė duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Qeveria shqiptare protestoi nė ambasadėn greke duke kėrkuar ndėshkimin e vrasėsit. E vetmja masė qė mori pala greke ishte largimi nga shėrbimi i ushtarakut helen qė bėri vrasjen.

Papandreu pėr Himarėn, Athinė 2003
Zgjedhjet nė Shqipėri kanė ngritur gjithmonė temperaturėn e marrėdhėnieve greko-shqiptare. Nė vitin 2003, nė Himarė do tė shėnoheshin jo pak incidente mes simpatizantėve tė PBDNJ-sė dhe partive tė tjera. Kryeministri grek, Georgios Papandereu, deklaroi pėr incidentet nė Himarė se, “Himara ėshtė njė pakicė solide greke dhe duhet tė konsiderohet si e tillė”. Kjo deklaratė e kreut tė qeverisė shkaktoi jo pak reagime nė Tiranė, kur ende nė Himarė dėgjoheshin thirrjet antishqiptare.

Gramoz Palushi, Greqi, 5 shtator 2004
Fitorja e kombėtares shqiptare ndaj asaj greke nė futboll ėshtė kthyer nė njė tragjedi mbrėmjen e 5 shtatorit 2004. Shqiptari Gramoz Palushi u vra me thikė nga greku Panajotis Kladhis vetėm pėr arsyen se Palushi po festonte me flamurin. Palushi vdiq nga plaga e marrė nga goditja me thikė. Nė po tė njėjtėn ditė, nė Athinė pati njė seri incidentesh mes shqiptarėve dhe grekėve tė cilėt kėrkonin tė festonin fitoren nė sheshin “Omonia”.

Luan Bėrdėllima, vritet nga policia greke, 20 gusht 2004
36-vjeēari nga Gramshi, i cili jetonte familjarisht nė Athinė, u qėllua pėr vdekje nga njė polic special. Nė lokalin ku viktima shikonte ndeshjen hyri policia dhe duke i sharė dhe ofenduar kėrkon t’u bėnte kontroll shqiptarėve. 36-vjeēari protestoi duke treguar dokumentet e rregullta dhe i kėrkoi policit grek tė mos e ofendonte. Por polici grek nxori pistoletėn dhe e qėlloi me njė plumb nė kohė duke i shkaktuar vdekjen e menjėhershme. Pėrveē qėndrimit tė opinionit publik nė Tiranė, nė Greqi nuk pati asnjė reagim.
Vrasje pėr kėngė shqiptare, 16 mars 2005

Ilir Frroku, 26 vjeē, u vra me thikė nė njė lokal tė Athinės nga njė grek vetėm sepse po kėndonte kėngė shqiptare. Sipas dėshmitarėve dhe shokėve tė Ilirit vrasja ėshtė bėrė nga badigardėt e lokalit tė cilėt i kanė qėlluar shqiptarėt qė po festonin. Ndėrkohė qė policia greke serviri njė tjetėr motiv tė vrasjes. Sipas saj shqiptarėt kanė tentuar tė vjedhin njė motorr qė ishte parkuar afėr lokalit dhe personi qė e goditi Frrokun ka qenė njė turk.

Papulias anulon vizitėn, Sarandė, 1 nėntor 2005
Dy vite mė parė, incidentet diplomatike mes Shqipėrisė dhe Greqisė shėnuan nivelin mė tė lartė protokollar. Presidenti i Greqisė, Karolos Papulias, do tė takohej me homologun shqiptar Alfred Moisiu, nė Sarandė. Papulias kėrkoi qė mė parė tė shkonte nė konsullatėn e Gjirokastrės, por nė hyrje tė saj protestues tė Shoqatės Ēamėria kishin vendosur parulla dhe thėrrisnin pėr tė drejtat e tyre. Papulias e interpretoi kėtė si njė provokim dhe anuloi takimin me Moisiun nė Sarandė.

Vrasja e Edison Jahaj, Kretė, 1 janar 2006
Mbajtja e njė bluze me flamurin shqiptar e njė djaloshi nga Tepelena, nė njė bar ka qenė shkaku i njė sherri mes shqiptarėve dhe grekėve nė mbrėmjen e 31 dhjetorit nė fshatin Rrethimo tė Kretės. Por sedra e grekėve duket se ishte fyer keq, ndaj katėr orė mė vonė 7 prej tyre hynė me forcė nė shtėpinė e njėrit prej shqiptarėve dhe e vrasin. Edison Jahaj, 17-vjeēari nga fshati Levan i Tepelenės u vra me 17 thika nga njė grup grekėsh. Autoritet helene e cilėsuan si njė vrasje raciste, ndėrkohė nė Tiranė, Parlamenti Rinor organizoi njė seri protestash.

Shkolla greke nė Himarė, 20 shkurt 2006
Hapja e shkollės sė parė greke “Omiros” nė Himarė ka sjellė jo pak debate mes politikanėve shqiptarė dhe pėrfaqėsuesve tė PBDNJ-sė. Pėrurimi i shkollės u bė nga zėvendėsministri grek i Arsimit dhe ai vendas, por qeveria shqiptare nuk kishte dhėnė ende lejen pėr ndėrtimin dhe hapjen e saj. Mė shumė se njė incident ishte njė keqkoordinim i punės sė qeverisė. Pasi vetėm nė muajin maj dha lejen pėr ndėrtimin e saj, ndėrkohė qė hapja u bė nė muajin shkurt. Por kjo nuk i pengoi politikanėt tė akuzonin vendin fqinj dhe anasjelltas.

“Zhvarrimet nė Kosinė”, Pėrmet, 5 qershor 2006
Zhvarrimet nė Kosinė shkaktojnė incident diplomatik mes vendeve.
Prifti ortodoks Vasili Thomollari kish marrė pėrsipėr mbledhjen e eshtrave tė ushtarėve grekė tė rėnė gjatė luftės. Por zhvarrimet ishin bėrė dhe nė varreza shqiptarėsh dhe fshatra ku ushtritė greke nuk kishin kaluar kurrė. Policia shqiptare ndėrhyri pėr tė verifikuar eshtrat nė kishėn e fshatit Kosinė tė Pėrmetit. Ndėrkohė konsulli grek nuk lejoi qė policia tė hyjė nė njė objekt kulti. Ndėrkohė prifti grek refuzoi tė paraqitej nė prokurori.

Kryebashkiaku falėnderon greqisht, 25 shkurt 2007
Lojtarėve shqiptarė nė Greqi, njė fjalė e thėnė nė gjuhėn amtare mund t’u kushtojė karrierėn. Ndėrsa nė Shqipėri askush nuk ndalohet ta fshehė identitetin, madje edhe kur ėshtė njė zyrtar i lartė shtetėror dhe me ligj i duhet tė komunikojė nė gjuhėn zyrtare. I sapo zgjedhur kryetar i Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano preferoi t’i falėnderojė qytetarėt e Himarės nė gjuhėn greke, edhe pse ata qė e votuan ishin shqiptarė, duke shėnuar nė kėtė mėnyrė njė incident.

Viedoja greke, 4 mars 2007
Njė marsh urrejtjeje i kėnduar nga ushtarėt grek gjatė stėrvitjes ka acaruar marrėdhėniet mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Kjo video u publikua nė internet, ndėrkohė qė teksti i kėngės ėshtė botuar nga gazetat greke dhe shqiptare. “I shikoni ata, janė shqiptarė. Me zorrėt e tyre do tė bėjmė lidhėse kėpucėsh”, ky ishte teksti i kėngės raciste qė shkaktoi reagime nė disa qytete tė vendit. Ndėrkohė qė Ministria e Mbrojtjes i kėrkoi Athinės tė dėnonte skandalin, gjė qė u bė nga zėvendėsministri i Jashtėm grek.

Dhuna mbi familjen e Alban Bushit, 5 mars 2007
Goli i futbollistit Shqiptar Alban Bushi ndaj skuadrės Iraklis u ka kushtuar shumė shtrenjtė familjarėve tė tij. Nė ndeshjen Iraklis-Apollon Kallamaria, pas golit tė Bushit, tifozėt e Iraklisit kanė ushtruar dhunė mbi familjarėt tė cilėt shihnin ndeshjen nė stadium. Prindėrit dhe bashkėshortja e futbollistit shqiptar janė goditur me grushte dhe shkelma pėr disa minuta. Familja e Bushit ėshtė detyruar tė largohet me autobusin e skuadrės pasi forcat e rendit nuk mund tė ndalonin turmėn.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi