♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa I)

Shko poshtė

Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa I) Empty Dosja antishqiptare e Greqisė, 1912-2007 (Pjesa I)

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 2:59 pm

Ketu keni vetem dicka, nga te tera ato akte te turpshme e cnjerezire, qe kane qene te detyruar te heqin ne kurriz shqiptaret fale "fatit" qe kane gjitone "te civilizuar" e “djep qyteterimi”. Shikon kulturen helene si rrezaton dhe shkelqen...rrezaton si dielli mbi gjakun e foshnjeve qe u keputen kokat, qe nga Cameria e deri ne Permet.
Lexoni dhe mos harroni...lexoni dhe degjoni nderkohe videon greke, sepse ata nuk qenkan ngopur akoma...lexoni dhe mendoni se si do u veje halli shqiptareve me sharlatane te tille antishqiptare si politikanet tane...lexoni dhe mos harroni se jeni gjak nga ai gjak qe eshte derdhur kot pa pike faji...lexoni dhe imagjinoni dhimbjen e shqiptareve...mos harroni kurre varret e tyre...mos harroni as veten tuaj, sepse dhe neve qe jemi gjalle, ashtu duan te na shohin rrjepur e djegur...lexoni dhe shperndajeni ku te mundeni kete material....
.....MOS HARRONI KURRE SE JEMI SHQIPTARE....
MOS HARRONI GJAKUN E DERDHUR DHE TE DREJTAT QE NA KANE MOHUAR....
Materialet e meposhtme jane historike jo propogandistike. Kane si qellim pasqyrimin e te vertetes, asgje me shume se aq. Pasi ta keni lexuar deri ne fund nuk mendoj se zhvillimet e viteve te fundit ne Shqiperi do u duken rastesore apo miqedashese nga kisha greke=shteti grek=qarqet shoviniste greke=lobi grek
Ne fund, pasi ta keni lexuar, mund te shkruani edhe dy fjale nese e shikoni te arsyeshme
Nga kėrkesat pėr territor nė kohėn e Kongresit tė Berlinit e deri tek videoja e ushtarėve
Dosja e zezė e Greqisė, 1912-2007
Shekulli i 14-tė. Ja ē'shkruan Faik Konica nė vitin 1940 pėr "bėmat" e dhespotit grek me emrin Thanas: "Nė gjysmėn e dytė tė shekullit tė katėrmbėdhjetė, Janinėn e qeveriste njė princ bizantin (ose njė despot, siē e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Kėtij Thanasi i hipi nė kokė ideja e bukur pėr tė vrarė gjithė shqiptarėt. Siē thotė Dukasi, (njė historian grek) njė nga lojrat e tyre tė parapėlqyera ishte t'u priste hundėt ose pjesė tė tjera shqiptarėve dhe t'i linte tė vdisnin nė agoni"
Shekulli i 21-tė. Mars 2007. Njė video linēohet nė media, ku ushtarėt grekė kėndojnė duke marrshuar njė kėngė me kėto fjalė: "I shikoni ata, janė shqiptarė. Me zorrėt e tyre do tė bėjmė lidhėse kėpucėsh". Pėr fat tė keq, edhe pse 7 shekuj mė pas, incidenti mė i fundit nė lidhje me Greqinė, duket si realizim virtual i masakrave tė Thanasit. Edhe pas kaq kohe ndėrgjegjjet e kombeve vazhdojnė tė mbajnė peng marrėdhėniet mes dy popujve.
Njė "peng" qė e ka zanafillėn qė kur pronarėt shqiptarė nė kohėn e Ali Pashė Tepelenės, punėsonin argatė grekė pasi burrat shqiptarė shkonin e luftonin nė ēdo cep tė botės pėr Perandorinė Osmane. Vendosja e tyre nė Epir, qė nė fakt sipas Konicės, s'do tė thotė gjė tjetėr veēse "Kontinent" e qė nuk tregon kombėsinė e banorėve qė jetojnė nė tė, u bė flamuri i pretendimeve tė fqinjėve pėr greqizmin e jugut tė Shqipėrisė. Njė konflikt qė ka sjellė shumė e shumė incidente mes dy vendeve. Gazeta "Tirana Observer", boton vetėm 100 prej tyre, qė nga viti 1912 e deri tek videoja greke qė u shfaq vetėm pak ditė mė parė. Por kjo ėshtė vetėm njėra anė e medaljes sė marrėdhėnieve Shqipėri-Greqi. Dy popujt mė tė lashtė nė Ballkan, i kanė ardhur nė ndihmė njėri-tjetrit nė momente shumė tė vėshtira. Mes luftėtarėve qė i sollėn pavarėsinė Greqisė, renditen edhe shumė emra shqiptarėsh. Ndėrkohė pėrkrahja greke u vulos edhe me "Traktatin e Mirėkuptimit, Fqinjėsisė sė Mirė, Bashkėpunimit e Sigurisė" nė vitin 1996.


Marshimi pėr tė pushtuar Epirin, 5 tetor 1912
Organizatat greke deklarojnė bashkimin e forcave ballkanike pėr tė mbrojtur territoret nga faktori shqiptar qė kėrkonte pavarėsinė. Veē ushtrisė u organizuan dhe banda tė armatosura qė qarkullonin fshatrave myslimanė tė Ēamėrisė. Ishte koha kur pėrpjekjet e Shqipėrisė pėr tė shpallur pavarėsinė po jepnin frytet e para. Ky mobilizim i shqiptarėve u pa si kėrcėnim pėr Greqinė e cila nisi hapur ofensivėn pėr pushtimin e Vorio Epirit. Emėrimi i njė guvernatori me origjinė shqiptare nė Janinė u interpretua nga grekėt si zgjerim i njė rreziku shqiptar pėr marrjen e Janinės dhe krahinave pėrreth.


Konferenca e Ambasadorėve, Londėr, 20 dhjetor 1912
Kėrkesat pėr pavarėsi tė shqiptarėve u kundėrshtuan jo vetėm me armė, por dhe nė rrugė diplomatike nga ana e Greqisė. Madje pėrfaqėsuesit e shtetit grek nė Konferencėn e Ambasadorėve nė Londėr kėrkuan qė pėrveē Vorio Epirit, Greqia tė aneksonte edhe Vlorėn, nė portin e sė cilės ishte vendosur Flota Helene. “Ėshtė e pamundur tė lejohen shqiptarėt barbarė tė jetojnė tė pavarur nė djepin e qytetėrimit grek”, ky ishte qėndrimi i delegacionit grek nė Londėr.


Masakra e udhėheqjes sė Ēamėrisė, 7 mars 1913
Ushtria greke pas largimit tė trupave turke pushton Ēamėrinė. Gjenerali Deli Janaqis vendos tė thėrrasė nė njė takim krerėt qyteteve dhe fshatrave tė Ēamėrisė pėr tė vendosur njė marrėveshje. Pėr disa ditė me radhė, krerėt ēamė nuk pranojnė kushtet e komandantit grek. Atėherė ai vendos t’i mbledhė pėr herė tė fundit dhe urdhėron vrasjen e 62 kryetarėve ēamė. Dhe sikur tė mos mjaftonte, dy prej tyre, Fuat Pronjo dhe Suhbi Bej Dino, me urdhėr tė gjeneralit rripen tė gjallė.

Komisioni i Kontrollit, Shqipėri, shtator 1913
Ndėrkombėtarėt vendosin tė zgjidhin ēėshtjen e Epirit, duke dėrguar nė terren njė komision kontrolli, i cili do tė verifikonte pretendimet e grekėve pėr Korēėn, Gjirokastrėn, Pėrmetin dhe Sarandėn. Ushtria greke u pėrpoq qė tė pastronte rrugėn ku do kalonte komisioni nga shqiptarėt, madje dhe banesat nė disa fshatra u lyen me bojėn e flamurit grek. Grupe grekofilėsh dėrgonin peticione, ku thuhej se Jugu i Shqipėrisė nuk duhet tė jetė i shqiptarėve. Mes grekėve dhe komisionit u regjistruan dhe incidente.

“Batalioni i Shenjtė”, Andartėt, 1913
Konferenca e Ambasadorėve nuk i dha tė drejtė Greqisė pėr pretendimet nė Epirin e Veriut dhe urdhėroi tėrheqjen e shqiptarėve. Nė kėtė pikė nis plani i dytė i Greqisė pėr pushtimin e tij. Strukturat ushtarake organizojnė “Batalionin e Shenjtė”, i pėrbėrė nga kriminelė lufte, dezertorė dhe tė burgosur nga burgu i Kretės, tė cilėt mė vonė do tė njiheshin si “Andartėt”. Ky batalion kreu masakrat nė tė gjithė Jugun e Shqipėrisė, duke vrarė mijėra gra dhe fėmijė pėr tė spastruar zonėn nga shqiptarėt.

“Protokolli i Firences”, 17 dhjetor 1913
Ėshtė dokumenti qė caktoi kufijtė e sotėm mes Greqisė dhe Shqipėrisė. Njė pjesė e Jugut tė Shqipėrisė ngeli nė territorin grek. Ndėrkohė qė Greqia nuk e njohu kėtė protokoll, duke pretenduar se ngelej jashtė trungut helen Epiri i Veriut, me disa dhjetėra mijėra minoritarė. Paradoksalisht nė Shqipėri ngelėn rreth 38 mijė minoritarė, ndėrsa nė Janinė dhe krahinat e tjera ngelėn me Greqinė rreth 500 mijė shqiptarė nė qytetet e Filatit, Paramithķa, Margėllėi, Parga, Gumenica e Preveza.

“Grushti i Shtetit”, dhjetor 1913
Ndėrsa Evropa pretendoi se e rregulloi pėrfundimisht ēėshtjen greko-shqiptare, nė Jug tė Shqipėrisė nisėn revoltat. “Batalioni i Shenjtė” ishte vėnė nė veprim. Ushtarakėt hoqėn uniformat dhe nisėn masakrat dhe djegiet duke argumentuar se nuk pranonin vendimin e Evropės pėr lėnien jashtė Greqisė tė Korēės, Gjirokastrės. Sipas kronikave tė kohės, ishin rreth 40 mijė ushtarė qė kryen masakra tė pashembullta nė qytetet e Gjirokastrės, Korēės e Pėrmetit.

Masakrat nė Pėrmet, 25 shkurt 1914
Masakrat greke nuk u bėnė vetėm nė zonėn qė sipas tyre i pėrket Vorio Epirit, por edhe janė saj. Nė Kuqar tė Pėrmetit ushtria greke theri gjithė fėmijėt ndėrsa burrat i mbylli nė kishėn e Kosinės ku i vrau nė mėnyrė barbare. Po ashtu dhe nė fshatin Peshtan ku njė kronikė e kohės shkruan. “Foshnjat ulėrinin duke kėrkuar prindėrit. Ushtarėt i mblodhėn dhe i ēuan nė njė shtėpi ku ish njė pus e ku i merrnin me radhė e u prisnin kokat dhe i hidhnin brenda. Ndėrkohė gratė i mblodhėn nė Delvinė dhe pasi i pėrdhunuan i vranė me bajoneta”.

Protokolli i Korfuzit, 17 maj 1914
Mė 24 prill 1914, Fuqitė e Mėdha njoftuan Greqinė se ishin tė gatshme t’u bėnin lėshime ”Vorio-Epirotėve” dhe se mund tė pranonin rishikimin e kufirit greko-shqiptar nė favor tė saj. Qeveria e ndodhur nėn njė presion tė gjithanshėm u detyra t’ua besonte Fuqive zgjidhjen e krizės. Protokolli parashikoi qė Korēa e Gjirokastra, edhe pse do ishin nė shtetin shqiptar tė kishin njė administratė tė vetėn. Pėr shkak tė ndihmės qė i dha Italia, Greqia i la ishullin e Sazanit.

“Qeveria” e Epirit tė Veriut, nėntor 1914
Qarqet greke u pėrpoqėn qė revoltėn ta organizonin nė njė lėvizje pėr pavarėsi tė Epirit tė Veriut. Pėr kėtė qėllim ish-ministri i Jashtėm grek, Nikollaq Zografi, sė bashku me njė grup ish-ministrash tė tjerė, shpalli krijimin e qeverisė sė Vorio Epirit nė Gjirokastėr. Me ndihmėn e Andartėve, Zografi izoloi Gjirokastrėn, Pėrmetin dhe Korēėn. Zyrtarisht qeveria greke nuk e njohu kėtė qeveri tė re, por nuk hezitoi ta ndihmonte me ushqime dhe me armė.

Incidentet fetare, 1919
Qeveritė e brishta tė Shqipėrisė kishin arritur tė krijonin institucionet e para dhe tė ruanin disi integritetin e vendit. Qeveria e Iliaz Vrionit kish arritur tė zmbrapste disa sulme tė grekėve. Ndėrkohė shqetėsim ishte propaganda antishqiptare e kishės greke. Rasti mė tipik ka qenė ai i Peshkopit Jakov tė Korēės. Sipas raporteve ai e kish kthyer kishin nė njė qendėr propagande pėr Vorio Epirin. Me urdhėr tė qeverisė Jakovi u largua nga vendi gjė qė solli dhe reagimin e Athinės.

Konferenca e Paqes, Paris 1919
Konferenca e Londrės dhe ndarja e territoreve shqiptare nuk e kėnaqėn oreksin grek. Nė Konferencėn e Paqes pas Luftės sė Parė Botėrore, kryeministri grek Eleftherios Venizelos kėrkon aneksimin e pjesės mė tė madhe tė Shqipėrisė. Sipas tij, shqiptarėt nuk kishin aftėsi shtet-formuese dhe nuk mund tė krijonin njė qeveri. “Shtetasit grekė nė Shqipėri duhet tė drejtohen nga qytetėrimi i lartė qė pėrfaqėson shteti helen dhe jo nga shqiptarėt tė cilėt nuk kanė asnjė qytetėrim”.

Incidenti pėr tė drejtėn e minoriteteve, mars 1921
Greqia me anė tė ndėrkombėtarėve fitoi tė drejtė qė minoritetet e saj tė kishin trajtimin e duhur nga shtete ku ata bėnin pjesė. Kjo nėnkuptonte tė drejtėn pėr tė folur gjuhėn dhe pėr tė pasur shkolla greke. Por kėto kushte Greqia nuk pranoi t’i plotėsonte pėr popullsinė ēame qė mbeti nėn ēatinė e Greqinė pas ndarjes sė kufijve nė territorin grek. Shteti shqiptar e ngriti disa herė kėtė ēėshtje nė lidhjen e kombeve, por greket raportonin se ēamėt kishin tė njėjta tė drejta me grekėt e tjerė.

Pėrplasja e shifrave, 1921
Ekziston njė incident i pėrhershėm mes Greqisė dhe Shqipėrisė pėr sa i pėrket ēėshtjes sė numrit tė minoritarėve qė ekzistojnė nė Shqipėri. Greqia pretendon dhe vazhdon tė kėmbėngulė se nė territorin shqiptar janė mbi 400 mijė grekė. Ndėrkohė nė Departamentin e Shtetit Amerikan kjo shifėr ėshtė rreth 200 mijė. Ndėrsa nė bazė tė regjistrimit tė bėrė nga shteti shqiptar, nė mars tė vitit 1921, ky numėr ka qenė 33.313. Sidoqoftė ky numėr, sipas statistikave, nuk ka arritur asnjėherė tė kalojė shifrėn 50 mijė.

Shkėmbimi i ēamėve me turq, mars 1923
Pėrcaktimi i kufijve tė Shqipėrisė, i ndėrprerė me 1913 nga Lufta e I-rė Botėrore dhe rinisur me 1919, la jashtė territorit rajone tė banuara nga shqiptarė, Ēamėrinė dhe Kosturin. Traktati i Lozanės nėnshkruar me 1923, parashikonte shkėmbimin e popullsive greke dhe turke, pėr tė zgjidhur kėshtu njė problem tė dy vendeve. Tragjikisht Greqia konsideroi si myslimanė turq banorėt e Ēamėrisė dhe mbi 6800 ēam u shpėrngulėn me forcė. Njė pjesė e tyre preferoi tė vinte nė Shqipėri.

Vrasja e Gjeneral Tellinit, 23 gusht 1923
Gjenerali italian Tellini sė bashku me Riza Kolonjėn dhe pėrfaqėsues tė palės greke u caktuan nga Konferenca e ambasadorėve pėr tė vendosur kufijtė mes Shqipėrisė dhe Greqisė. Ushtaraku italian u akuzua nga qeveria greke se po mbėshteste pretendimet e Shqipėrisė. Nė ditė kur vendoseshin piramidat kufitare nė Kakavijė, Tellini vritet sė bashku me katėr ushtarė nė rrugėn Janinė-Kakvijė. Qeveria greke e dėnoi vrasjen, por fajtorėt nuk u gjendėn asnjė herė.

Fan Noli pėr Ēamėrinė 22 gusht 1924
Zhvillimet nė Ēamėri e detyruan qeverinė Shqiptare tė ngrejė ēėshtjen nė Lidhjen e Kombeve. Kryeministri Fan Noli nė njė seancė pėr Shqipėrinė denoncoi hapur masakrat e ushtarėve grekė nė jug tė vendit. Ai kėrkoi qė tė mos kryhej ndėrrimi i popullsisė dhe ēamėt tė mos silleshin nė Shqipėri pasi nuk kishte vend ku tė sistemoheshin. E vetmja zgjidhje, thotė Noli, ėshtė qė ēamėt tė vendosen nė tokat e minoritetit grek nė Gjirokastėr dhe kėta tė fundi tė shkojnė nė Greqi.

Incidenti mbretėror, prill 1939
Greqia ishte i vetmi vend qė mund t’i siguronte mbretit Zog njė largim tė shpejtė pas pushtimit fashist. Kryeministri Metaksa e pranoi familjen mbretėrore tė kalonte nė Greqi. Por ndėrsa mbreti, mbretėresha dhe princi niseshin me tren nga Follorina rreth 500 ushtarė hipin nė tren dhe kėrkuan ēarmatimin e shoqėruesve tė mbretit. Nė kujtimet e saj, Mbretėresha Geraldinė shkruan se Greqia kish njė plan pėr ta izoluar familjen mbretėrore nė njė ishull tė Greqisė si garanci pėr marrėveshjet qė kish me Italinė. Sipas saj vetėm gjendja e rėndė shėndetėsore e princit Leka bėrė qė grekėt tė mendoheshin pėr pasojat qė mund t’u sillte vdekja e njė princi nė tokėn e tyre.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi