♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skenderbeu ne Hollywood.

Shko poshtė

Skenderbeu ne Hollywood. Empty Skenderbeu ne Hollywood.

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 2:44 pm

Mel Gibson do tė luajė Skėnderbeun. Njė nga aktorėt mė tė njohur tė Hollivudit do tė mund ta shohim nėn rrobat e Heroit tonė Kombėtar dhe sė shpejti do tė jetė njė kolosal i Hollivudit. Nuk ėshtė fantazi dhe as njė dėshirė e fshehur, por njė mundėsi qė mund tė bėhet realitet. Lajmi i publikuar nga "Tirana Observer" njė vit mė parė ėshtė konfirmuar edhe nga regjisori amerikano-shqiptar dhe producenti i filmit dokumentar "Mbreti Luftėtar". Nik Gjonaj tha pėr "Gazetėn Shqiptare" se ėshtė vėnė nė kontakt dhe po bashkėbisedon me "Icon Production", tė aktorit australian Mel Gibson pėr filmin mbi Heroin tonė Kombėtar, Skėnderbeu. Nuk ėshtė ende e konfirmuar, por ai shprehu lumturinė e tij se "Illyria Entertainment" ka lidhur kontakte edhe me regjisorin e famshėm amerikan, Francis Ford Coppola, i njohur nga tė gjithė pėr kryeveprat e tij kinematografike dhe pėr mė shumė pėr filmin "Kumbari".
Megjithatė deri tani ēdo gjė ėshtė nė nivel bisedimesh dhe Gjonaj nuk ka dhėnė detaje tė mėtejshme rreth kėtyre bisedimeve me dy kolosėt e Hollivudit. Por, nėse ky projekt do tė shkonte nė port, atėherė pėr herė tė parė ne shqiptarėt do tė pėrfaqėsoheshim me prodhimin kinematografik mė tė denjė nė Hollivud. Dhe nė lojė janė dy personalitete kinematografike mė tė njohur dhe mė me influencė nė kėto 20 vitet e fundit nė botėn e kinemasė amerikane. Filmi dokumentar pėr Skėnderbeun duket se ka ngjallur shumė interes dhe ndoshta kjo ka qenė edhe kartėvizita mė e mirė qė ka ulur nė njė tavolinė Mel Gibsonin dhe Kopolėn. Sigurisht qė projekte tė tilla janė madhėshtore dhe pėr realizimin e tyre nevojiten me miliona dollarė. Dhe nė kohė krize ekonomike nuk ėshtė aspak e lehtė t'i gjesh. Por, nėse nė lojė do tė futen kėta dy emra prestigjiozė dhe me eksperiencė nė industrinė e filmit, atėherė suksesi ėshtė pothuajse i garantuar. Nė termat historikė ata qė do tė pėrfitojnė mė shumė do tė jenė shqiptarėt, tė cilėt kėsaj radhe do tė kenė shansin mė tė mirė pėr tė imortalizuar nėpėr kinema dhe ekranet televizive njeriun mė tė madh nė historinė e kombit dhe mė i njohuri nė tė gjithė literaturėn dhe enciklopeditė botėrore, dhe nė tė njėjtėn kohė mban edhe titullin e "Mbrojtesit tė Krishtėrimit".

Filmi dokumentar pėr Skėnderbeun

Nė ekranet e televizionit shumė shpejt do tė shfaqet njė film dokumentar mbi Heroin tonė Kombėtar, gjergj kastrioti. Prodhimi ėshtė i regjisorit amerikano-shqiptar, Nik Gjonaj. Kjo falė edhe kontributin e kompanisė "Ilyria Entertainment", e cila mundėsoi kėtė projekt tė madh, ku Gjonaj ėshtė edhe bashkėthemelues. Roli kryesor ėshtė luajtur nga Anton Gojcajn dhe pėr kėtė projekt kanė kontribuar shumė shqiptarė tė Amerikės. Historia ėshtė marrė nga Marin Barleti, nga ku ėshtė bazuar edhe skenaristi Nua Gjelaj. Skenat e filmit janė xhiruar nė shumė vende. Ato janė tė ndryshme dhe pėr tė janė pėrdorur pyjet e Holly-t nė Michigan, Krujė, Kosovė, pjesė tė ndryshme tė Shqipėrisė, Austri, Itali dhe Britani e Madhe. Por pėr nxjerrjen e fakteve historike mbi Skėnderbeun nuk ishte aspak e lehtė. Pėr tė u gėrmua nėpėr arkivat e universitetit tė Kembrixhit, Notingamit dhe ato sekrete tė Vatikanit. Nė pamjet filmike bėjnė pjesė edhe pėrkrenarja dhe shpata e Skėndėrbeut e cila ndodhet nė Vjenė. Pėr pėrgatitjen e kėtij dokumentari ėshtė xhiruar nė 3 kėshtjella dhe 12 qytete, dhe deri tani ai ka marrė vlerėsime pozitive nga kritikėt. Madje ai ka fituar edhe dy ēmime ndėrkombėtare nė SHBA.

Projektet pėr filmat e Skėnderbeut

Pėr realizimin pėr jetėn e Skėnderbeut ka pasur shumė projekte. Njėri prej tyre ėshtė edhe ai i regjisorit dhe producentit tė njohur shqiptaro-amerikan, Sten Dragoti. Para dy vjetėsh u shpreh se do tė realizonte njė film pėr historinė e jetės sė Skėnderbeut. Ndėrkohė qė projekte tė ndryshme gjatė viteve janė paraqitur dhe nga regjisorė tė vendeve fqinjė, si ai i italianit Roberto de Feo. Por deri mė sot filmi i vetėm dinjitoz me metrazh tė gjatė ėshtė ai i realizuar nga rusėt, nė vitin 1957.

Sten Dragoti

Regjisori amerikan me origjinė shqiptare, gjatė vizitės sė tij dy vjet mė parė nė Shqipėri deklaroi se do realizonte njė film pėr Heroin tonė Kombėtar, gjergj kastrioti Skėnderbeu. Ėshtė njė film qė ne do ta bėjmė nė mėnyrė paksa tė ndryshme. "Unė nuk mund tė bėj njė film si "Braveheart", pėr tė cilin u deshėn 60-70 milionė dollarė. Nuk kam dėshirė tė bėj njė film me shpata e mburoja. Skėnderbeu bėri shumė beteja dhe pėr kėtė do tė duhej njė film i gjatė 20 orė. Por jam i interesuar nė njė gjė: Askush deri mė sot nuk ka pasqyruar nė njė film se cili ishte Skėnderbeu, ēfarė mendonte ai nė kokėn e tij, cilat ishin shqetėsimet e tij dhe ē'e shtyu tė vinte nga Turqia, ku u rrit si figurė ushtarake e tė kthehej nė vendlindje, duke e ditur se ata do tė hakmerreshin me tė gjithė forcėn kundėr tij", ka thėnė Sten Dragoti dy vjet mė parė nė njė intervistė. Ndėrkohė ėshtė parashikuar qė Skėnderbeu mė parė tė realizohej nė njė film pėr fėmijė, nė mėnyrė qė tė familjarizohej publiku qė nuk e njeh kėtė figurė.

Projekti "Skanderbeg"

Njė nismė tė ngjashme me atė Sten Dragotit, para katėr vitesh do ta merrte dhe Cinecittą nė Itali. Regjisori Roberto de Feo mori pėrsipėr realizimin mė tė madh qė ishte parė ndonjėherė nė Itali. Njė film qė do t'i kushtohej Heroit tonė Kombėtar dhe qė do kishte skena magjepsėse tė betejave. Madje De Feo dhe bashkėpunėtorėt kishin llogaritur tė sfidonin dhe efektet skenike tė filmit "Troja". De Feo vendosi pėr tė realizuar projektin me ndihmėn e arbėreshėve tė Italisė, por edhe sot nė ekranet e kinemasė nuk ėshtė parė i realizuar ky projekt.

TIRANA OBSERVER.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Skenderbeu ne Hollywood. Empty Re: Skenderbeu ne Hollywood.

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 2:45 pm


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Skenderbeu ne Hollywood. Empty Re: Skenderbeu ne Hollywood.

Mesazh nga Vizitor Fri May 22, 2009 2:47 pm


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Skenderbeu ne Hollywood. Empty Re: Skenderbeu ne Hollywood.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi