♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Formula 1.....

Shko poshtė

Formula 1..... Empty Formula 1.....

Mesazh nga Vizitor Thu May 21, 2009 9:46 pm

Postime vetem per Formula 1

FIA dhe skuderite takohen ne Monaco

Formula 1..... Ferrari-f1

Konstruktoret e Formula 1 jane takuar ne Monaco me presidentin e FIA-s Max Mosley per t’i dhene fund krizes qe mund te kulmoje me largimin e Ferrarit dhe disa skuderive te tjera.

Nuk dihet ende asgje per zhvillimin e bisedimeve, por zera te ndryshem thone se Mosley mund ta shtyje daten e regjistrimit te skuderive qe eshte vendosur ne 29 maj. Kjo do lejonte ekpertet nga te dyja krahet per te bere ndryshimet e nevojshme ne rregulloren e kontestuar nga disa skuderi.
Ceshtja me e debatuar eshte ajo e buxhetit ku FIA ka kerkuar nga skuderite te mos perdorin me shume se 44 milione euro duke filluar qe nga sezoni 2010. Konstruktoret po pergatisin nje propozim per kete ceshtje, gjithesesi ende nuk dihet se si do kontrollohen shpenzimet e skuderive dhe ky mendohet te jete nje nga problemet kryesore.
Takimi mes paleve erdhi vetem pak ore pas deklarates se pronarit te Formula 1, Bernie Ecclestone, i cili dha nje sinjal te qarte se nuk do lejoje largimin e Ferrarit nga ky sport.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Formula 1..... Empty Re: Formula 1.....

Mesazh nga Vizitor Thu May 21, 2009 9:51 pm

Ecclestone: Ferrari duhet te qendroje

Formula 1..... Ecclestone-bernie
Pronari i Formula 1, Bernie Ecclestone ka shprehur shqetesim per tensionimin e gjendjes ne ambientet sportive ku FIA dhe skuderia Ferrari vazhdojne te perplasen per buxhetin e vitit 2010.
“Nuk duam ne asnje menyre te humbasim skuderine Ferrari”, shprehet Ecclestone pas vendimit te Gjykates se Larte ne Paris, e cila hodhi poshte pretendimet e Ferrarit per ndryshimin e rregullores.
“Nuk dua qe te largohen por do presim per te pare se cfare do te ndodhe ne te ardhmen”, thekson manjati britanik ne nje interviste per revisten e perjavshme “Autorport”.
Data 29 maj eshte afati i fundit per regjistrimin e skuderive qe do marrin pjese ne sezonin e ardhshem. Ferrari, Red Bull dhe Toyota jane tre skuderite qe kane konfirmuar mospjesemarrjen por ne dyshim eshte edhe Renault.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Formula 1..... Empty Re: Formula 1.....

Mesazh nga Vizitor Sat May 23, 2009 10:57 am

Briatore: Rregullat e reja demtojne Formula 1

Formula 1..... Briatore
Para takimit te 16 konstruktoreve me shefin e FIA-s, Max Mosley, kreu i skuderise Renault, Flavio Briatore ka riktheksuar edhe nje here se kjo gjendje amullie po largon perdite e me shume interesin nga sporti i Formula 1.
“Tani nuk ka me energji dhe kete e sheh edhe tek spektatoret. Ata e dine se dicka nuk funksionon por nuk u intereson se sa shpenzojme. Ne duhet te gjejme pilotet dhe makinat me te mira per te dhuruar spektakel. Duam qe Formula 1 te jete me e mira dhe per ate po punojme. Me rregullat e reja po e zhvleresojme Formula 1 duke u shkaktuar deme te gjitheve. Eshte si nje shopping center ku nuk mund te gjesh marka te medha. Ne duam qe skuderite e reja te hyjne, por sipas rregullave tona. Nuk duam nje F1 me rregulla ndryshe. Duhet te kete rregulla te qarta dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme”, shprehet Briatore.
Ne fund te intervistes, shefi i skuderise Renault theksoi edhe nje here se buxheti nuk duhet te trajtohet nga FIA me rregulla tavan sepse kjo nuk do t’i lejoje skuderite te jene kompetitive.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Formula 1..... Empty Re: Formula 1.....

Mesazh nga Vizitor Sun May 24, 2009 9:48 pm

F1, Button triumfon ne Monte Karlo


Formula 1..... Brawn-button
Jenson Button eshte fituesi i Cmimit te Madh te Monte Karlos ne Formula 1. Piloti i Brawn ka triumfuar per te pesten here ne kete sezon duke lene pas shokun e tij te skuadres Rubens Barrichello.
Dite pozitive per Ferrarin ku Kimi Raikkonen dhe Felipe Massa jane pozicionuar respektivisht ne vendin e trete dhe te katert.
Pas kesaj gare ne krye te klasifikimit te pergjithshem per pilotet eshte Button me 51 pike, Barrichello me 35 dhe Vettel me 23 pike.
Nderkohe qe ne krye te klasifikimit per konstruktoret kryeson Brawn-Mercedes me 86 pike, RBR-Renault me 42.5 dhe Toyota me 26.5 pike.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Formula 1..... Empty Re: Formula 1.....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi