"Antiket e vjedhura, shteti mund te paguaje per kthimin"
Faqja 1 e 1

Rikthimi i Kokes se Zeusit ne vendin e origjines, prej nga u grabit 18 vjet me pare, sigurisht qe shtron pyetjen nese edhe objekte te tjera me vlere, qe jane grabitur ne muzete e vendit, do te mund te rikthehen. Gjate nje interviste me "KJ", drejtori i Qendres Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kombetare, shprehet se shteti shqiptar i ka te gjitha mundesite per te paguar, per rikthimin e objekteve te dokumentuara si te vjedhura, qe jane te pakten 2 mije, pa llogaritur ato qe nuk bejne pjese ne liste, qe sigurisht jane me te shumta.
Koka e Zeusit, me ne fund u kthye ne vendin e origjines. A eshte i veshtire rikthimi i objekteve te trafikuara, te pasurise kombetare shqiptare?
Rikthimi i Kokes se Zeusit si vlere e trashegimise kulturore shqiptare, nje vlere e hershme e spikatur e civilizimit tone, eshte nje rast fatlum mes te gjitha rasteve qe nuk kane fundin e deshiruar apo qe zgjaten aq teper, saqe eshte e veshtire te kthehen pas trafikimit. Sigurisht qe Koka e Zeusit pati indikacione dhe u gjet shume shpejt do te thosha. Kjo pasi ata qe u perpoqen ta fusin ne rruge legale per ankande publike, kerkuan qe t`i jepnin asaj legjitimitet, ta konsideronin si nje mall, duke shfrytezuar edhe nje vakum ligjor, sepse Shqiperia ende nuk bente pjese dhe nuk kishte nenshkruar konventa nderkombetare per kthimin e ketyre vlerave. Vlerat qe kthehen dhe vlerat qe humbasin jane gjithmone ne raport te zhdrejte, gjenden shume pak nga ato qe konsiderohen te humbura, aq me teper qe ato kane humbur bashke me dokumentacionin, bashke me fotot e tyre, me pasaportat dhe ne njefare menyre ata qe kane organizuar nje zhvatje te tille jane perpjekur qe te fshijne dhe gjurmet e humbjes.
Sa objekte te vjedhura jane dokumentuar deri tani nga qendra juaj?
Ne Qendren Kombetare te Inventarizimit te Pasurive Kulturore, kemi nje katalog te posacem, ku numri i objekteve deri tani te regjistruara eshte rreth 2000, por fatkeqesisht numri i tyre eshte me i madh. Keto jane lista objektesh me shume vlere, por qe eshte gjithsesi e veshtire qe te gjenden dhe te rikthehen. Natyrisht qe kur ka tregues, mund te gjurmohen dhe te kembengulet, ashtu sic eshte kembengulur per Koken e Zeusit, me vite te tera, derisa erdhi momenti shume i lumtur qe u kurorezua ky kthim. Koka e Zeusit ishte bllokuar ne nje koleksion privat ne Itali dhe nuk kishte te drejte te qarkullonte. Ajo njihej si vlere e civilizimit dhe te kultures shqiptare, pritej vetem momenti qe edhe interesat e bleresit te mos demtoheshin dhe u be e mundur, fale gjestit mjaft domethenes te sportit shqiptar, te sportisteve shqiptare te cilet arriten te blinin kete, duke shkurtuar burokracite qe ndjek ky rast. Shteti shqiptar edhe ne kete rast do te ndjeke rruget ligjore, me qellim qe te mos ndjehet i shperblyer trafikanti, ai qe u perpoq dhe ia doli per nje periudhe te caktuar.
Trafikantet a mund te identifikohen?
Trafikanti mund te identifikohet, perderisa kjo veper ka shkuar nen nje ankand dhe askujt nuk i lejohet qe te bleje pa ditur origjinen, aq me teper qe legjislacioni ne vendet Perendimore eshte preciz dhe i sakte ne kete drejtim. Tani ne jemi pjese e kesaj bote, kemi nenshkruar konventen e UNESKO- s per trashegimine kulturore. Ne nuk e ndalojme qarkullimin e vlerave, por vlerat qe na njihen si shqiptare, te huajt jane te detyruar te na i kthejne, pa pike dyshimi, ashtu sic ne mund t'ua kthejme ne rast se kerkohet nga pretenduesit qe jane grabitur. Kjo gje nuk ka ndodhur akoma, per shkak se koleksionistet shqiptare nuk jane ende aq te sofistikuar dhe aq te kamur sa te huajt, qe te behen promotore te grabitjes se vlerave te huaja.
Cfare duhet bere, ne menyre qe t'i pritet rruga ketij procesi kaq negativ?
Ne menyre qe t`i pritet rruga trafikimit te ketyre objekteve, Qendra Nderkombetare e Inventarizimit ka nenshkruar se fundmi nje Memorandum mirekuptimi me Drejtorine e Pergjithshme te Doganave shqiptare. Cdo objekt qe ne baze te konventave nderkombetare i lejohet levizje per ekspozita, per rikonstruksione, per ne galeri te ndryshme, pasi cdo vlere qe eshte krijuar ne Shqiperi eshte nje vlere evropiane dhe boterore, ndaj nuk mund te ndalohet; pajisen tashme me nje pasaporte, sipas vlerave qe kane objektet perkatese. Kjo ben te mundur qe cdo objekt te kontrollohet edhe on line, permes faqes sone se internetit dhe eshte ne nje fare menyre Drejtoria e Pergjithshme e Doganave, e cila merr persiper qe te verifikoje saktesine e pasaportave. Kjo paraqitje si pasaporte nuk lejon qe te ndodhin falsifikime te ndryshme, pasi eshte identike me ate qe eshte on line dhe nuk mund te kopjohet, ne momentin qe askush nuk mund te futet ne data bazen e qendres sone. Pra, ndonese jo me shpejtesine qe do te deshironim, ne ia kemi dale me se fundi te nenshkruajme kete memorandum dhe mjafton qe ta implemetojme ate. Deri tani ai zbatohet ne Rinas dhe do te zbatohet gjithashtu ne te gjitha pikat e kalimit kufitar, me qellim qe cdo doganier qe ballafaqohet me levizjen e objekteve te trashegimise kulturore me leje, te beje verifikimet perkatese.
Ne rastin e Kokes se Zeusit, kthimi i saj u realizua nga dy futbollistet, Igli Tare dhe Lorik Cana. Sa ne gjendje eshte shteti shqiptar nga pikepamja financiare, per te kthyer vepra te tilla?
Shteti shqiptar eshte jashtezakonisht i afte qe te paguaje cfaredo cmimi, jo vetem te paguaje 20 mije euro, por edhe me shume. Deri tani, ceshtja kryesore ka qene qe gjithcka te behej ne perputhje me legjislacionin ne fuqi ndersa ceshtja ishte nje gjyq, i cili eshte pezulluar ne menyre qe vepra te kthehej sa me shpejt ne Shqiperi. Une mendoj qe eshte bere shume mire qe eshte pezulluar gjyqi, pasi shteti shqiptar ka te gjitha te drejtat per te kerkuar ne menyre te ligjshme te gjitha objektet qe i perkasin me te drejte, kthimin moral te tyre ne menyre qe askush me te mos te perpiqet qe t`ia shese gjerat qe ai ka. Besoj se me legjislacionin e sotem, kjo pune eshte sanksionuar plotesisht.
C'mund te behet per objektet e vjedhura, fati i te cilave nuk dihet? A do te rikthehen ato ndonjehere?
Per te gjitha objektet qe kane nje pasaporte, ndiqet nje rruge ligjore, por per ato qe nuk ka pasaporta kerkimi mbetet thjesht teorik. Per kete ekziston nje dokumentacion i plote. Faqja jone ne internet eshte e hapur per policine dhe Interpolin dhe kjo krijon nje mundesi informimi dhe hapesire per ta. Megjithate, duhet te dini se asnjehere nuk eshte e lehte qe te vijne informacione per keto vlera.
Cili eshte demi qe i eshte shkaktuar vendit tone nga keto grabitje? Behet fjale per objektet tona me perfaqesuese?
Demi sigurisht qe nuk eshte i vogel, por s'mund te themi qe jane vjedhur objektet me perfaqesuese, pasi cdo objekt ka rendesine e vet dhe perfaqeson nje pjese te vecante te trashegimise kulturore. Keshtu, nuk mund te themi qe nje objekt ka perparesi ndaj nje objekti tjeter.
Kthehet Koka e Zeusit-Asklepius
Pas plot 18 vjetesh, Shqiperise i kthehet nje nga objektet me te rralla arkeologjike, Koka e Zeusit-Asklepius, grabitur nga Muzeu Arkeologjik i Butrintit ne vitin 1991. Ky objekt eshte rikthyer ne Shqiperi pas nje kohe te gjate perpjekjesh te autoriteteve te MTKRS-se, Ministrise se Puneve te Jashtme dhe institucioneve te tjera shqiptare e te huaja. "I kemi kthyer Shqiperise nje vlere te humbur prej vitesh, duke shenuar keshtu edhe nje tjeter "gur kilometrik" te rendesishem ne bashkepunimin e frytshem qe kemi pasur dhe vijojme te kemi me palen italiane ne fushen e kultures", tha dje ministri i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve, Ardjan Turku, ne ceremonine per nder te kthimit te ketij objekti, duke nenvijezuar se kjo gje ndodhi ne nje dite mjaft domethenese, sic eshte 18 maji, Dita Nderkombetare e Muzeve. Sipas tij, rreth 50 mije objekte me vlera te trashegimise kulturore vidhen dhe trafikohen cdo vit ne gjithe boten. Kthimi i tyre ne vendin e origjines, tashme eshte jo vetem nje detyrim ligjor por dhe nje realitet i prekshem per shume shtete qe kane ratifikuar Konventen e UNESCO-s dhe e kane bere ate pjese te legjislacionit te tyre sikunder eshte dhe Shqiperia. Shqiperia, pas viteve '90' ka pesuar kohe pas kohe nje varferim te ketyre objekteve. Ministria e Kultures eshte aktualisht duke pergatitur amendimet e ligjit "Per trashegimine kulturore". Ne fjalen e tij, ai falenderoi te gjithe ata qe kontribuuan ne kthimin e ketij objekti ne vendin e origjines, sidomos dy futbollistet Igli Tare dhe Lorik Cana qe dhane para, per mundesimin e kesaj vepre, si dhe Massimo Rossin, shtetasin italian qe i dorezoi objektin Shqiperise. "Koka e Zeusit, qe sot i perket shtetit shqiptar si poseduesi ligjor i tij, eshte nje nga shembujt me te spikatur te ketij trafiku te paligjshem, por qe sot e tutje do te jete edhe nje nga shembujt e spikatur te angazhimit serioz dhe me perkushtimit te nje shteti pale te Konventes se UNESCO-s, sic eshte Italia dhe Shqiperia", perfundoi ministri Turku. Ylli Cerova, drejtor i Parkut Kombetar te Butrintit, ne fjalen e tij nuk la te kuptohej se Koka e Zeusit do te qendroje ne Tirane, duke lene te hapur mundesine qe te kthehet ne Butrint, atje ku edhe u vodh 18 vjet me pare.

Vizitor- Vizitor
Similar topics
» E THONI SHPESH HERE FJALEN TE ""TE DUA""EDHE SA E RENDSISHME ESHTE PER JU!!
» Lodhja "fizike" apo "mendore"
» Nuk mund te dashurosh me mendje ashtu sic nuk mund te mendosh me zemer...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Fri Jul 27, 2018 12:20 am nga XHEMI
» SHtepia e marinos ju mirepret !!!
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» Perandoria ,,,e Shkodra Channel And NAQES SHKODRANEe...
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» U rihap shpella luksoze e Ylli-t
Sat Mar 24, 2018 6:04 pm nga ēim ēaku
» shtepia EDA 82..eshte e hapur me miqt
Sat Mar 24, 2018 6:03 pm nga ēim ēaku
» ViLa E <<Goces Tironse>>
Sat Mar 24, 2018 6:02 pm nga ēim ēaku
» welcome in my castel xhoooooooooniiiii
Sat Mar 24, 2018 6:00 pm nga ēim ēaku
» Capital Club<>Tzio
Sat Mar 24, 2018 5:55 pm nga ēim ēaku
» Pershendetje nga Adea
Sat Mar 24, 2018 5:54 pm nga ēim ēaku
» Pallati i Tironcit
Sat Mar 24, 2018 5:53 pm nga ēim ēaku
» Keshtjella e MORENES...
Sat Mar 24, 2018 5:52 pm nga ēim ēaku
» Kasollja e Mona&Takut !!!
Sat Mar 24, 2018 5:50 pm nga ēim ēaku
» Vjen nje moment dhe..!..
Sat Mar 24, 2018 5:31 pm nga ēim ēaku
» Tė flasim pėr festėn e tė dashuruarve,dhuratat dhe mendimet pėr kėtė ditė !
Sat Mar 24, 2018 5:29 pm nga ēim ēaku
» A JENI ZESHKAN/E APO BJOND/E/?
Sat Mar 24, 2018 5:26 pm nga ēim ēaku