♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria ...Dashuria ėshtė ndjenjė nė zemėr, me tė cilėn njeriu nuk mund tė udhėheqė.

Shko poshtė

Dashuria ...Dashuria ėshtė ndjenjė nė zemėr, me tė cilėn njeriu nuk mund tė udhėheqė. Empty Dashuria ...Dashuria ėshtė ndjenjė nė zemėr, me tė cilėn njeriu nuk mund tė udhėheqė.

Mesazh nga Vizitor Thu May 14, 2009 5:59 pm

Dashuria ėshtė ndjenjė nė zemėr, me tė cilėn njeriu nuk mund tė udhėheqė. Nganjėherė njeriu dashuron, ose urren pa dėshirėn e vet. Nganjėherė ai e dashuron njė njeri ose e urren atė pa ndonjė shkas tė qartė, andaj ai qė dashuron nuk ėshtė nė gjendje tė lirohet nga ajo dashuri, apo ai qė urren nuk mund tė lirohet nga urrejtja.

Burim i dashurisė sė mashkullit ndaj femrės, ose femrės ndaj mashkullit, ėshtė simpatia e natyrshme, tė cilėn Allahu i Madhėruar e krijoi te njeriu dhe e mbolli nė tė. Lavdiploti ka thėnė: "Njerėzve u duket e bukur vetėm ajo ēka u ka ėndja: gratė, djemtė, grumbujt me ar e argjend, kuajt e bukur, bagėtia dhe tė korrat. Kėto janė tė mira nė jetėn e kėsaj bote, kurse kthimi mė i mirė ėshtė tek Allahu" (Kur'ani: Ali Imran: 14).

Kush mendon lidhur me kėtė ajet do tė vėrejė se pasioni pėr femra ėshtė pėrmendur para pasioneve (epsheve) tė tjera jetėsore, e qė dėshmon pėr madhėsinė e kėsaj te njeriu, si dhe pėr atė se ajo luan rol tė madh nė jetėn e tij. I Dėrguari, s.a.v.s., krahas madhėshtisė sė vet, ka thėnė qartė se Allahu i Madhėruar nga gjėrat e kėsaj bote m'i ka bėrė tė pėlqyera parfumet dhe gratė. Ai, s.a.v.s, ka thėnė: "Mė janė bėrė tė pėlqyera nga kjo botė gratė dhe aromat (parfumet), kurse kėnaqėsia (qetėsia) ime ėshtė nė namaz". (Hadithin nga Enesi, r.a., e transmetuan Ahmedi, Nesaiu, Hakimi dhe Bejhekiu.)

Prandaj, i Dėrguari, s.a.v.s., pėr gratė ka thėnė se janė sprova mė e madhe sė cilės do t'i ekspozohen meshkujt. I Dėrguari, s.a.v.s., ka thėnė: "Nuk kam lėnė pas vetes, nė mesin e njerėzve, sprovė mė tė madhe pėr meshkujt se femrat". (Hadithin e shėnuan Ahmedi dhe Taberaniu nga Usame ibn Zejdi).

Prandaj, islami e ka ndaluar pėrzierjen e meshkujve me femra, ndėrkaq ka urdhėruar qė femra tė mbulohet para meshkujve; ia ka ndaluar mashkullit tė qėndrojė vetėm me femrėn, e cila nuk ėshtė farefis i afėrm, kurse femrės ia ka ndaluar tė udhėtojė vetėm, pa burrin, ose dikė nga farefisi i afėrt (mahrem).

Shembull mė i mirė se dashuria dhe urrejtja janė ndjenja, tė cilat njeriu nuk mund t'i kontrollojė, ėshtė ngjarja ndėrmjet Mugisit dhe Berirės (r.a.). Mugisi e donte shumė Berirėn, madje edhe nė rrugė, nė prezencė tė gjithėve, shkonte pas saj duke e lutur atė, duke i shprehur dashuri, ndėrsa nėpėr faqet e tij rridhnin lot. Berira, megjithatė, e urrente Mugisin aq shumė sa nuk e pranoi as ndėrhyrjen e tė Dėrguarit tė Allahut, s.a.v.s., pėr tė.

Tregimi pėr Mugisin dhe Berirėn hyn nė rrėfimet mė tė bukura dhe mė tė ēuditshme qė citohen nė librat e haditheve. Ai nuk ėshtė fryt i imagjinatės sė shkrimtarėve, ose tė tregimtarėve, por rrėfim i vėrtetė pėr njė dashuri tė sinqertė qė e shėnojnė pėrmbledhjet mė autentike tė hadithit.

Hero i kėsaj ngjarje ėshtė njė robėreshė, bashkėshortja e Mugisit. Atė e kishte blerė nėna e besimtarėve, Aisheja, r.a., pastaj e kishte liruar. Kur Berira u lirua, zgjodhi prishjen e martesės dhe largimin nga Mugisi, kurse kjo me Sheriat ėshtė e garantuar pėr ēdo robėreshė tė martuar, e cila, kur tė lirohet (kurse burri i mbetet rob), ka tė drejtė tė zgjedhė ndėrmjet prishjes tė martesės, ose qėndrimit nė tė. Kur Berira fitoi lirinė, menjėherė zgjodhi prishjen e martesės me Mugisin, i cili e dashuronte shumė dhe ishte tepėr i lidhur me tė, sa qė i Dėrguari i Allahut s.a.v.s., i kishte thėnė xhaxhait tė tij Abasit, r.a.: "O Abas, a nuk tė ēuditesh me dashurinė e Mugisit ndaj Berirės dhe me urrejtjen e Berirės ndaj Mugisit?"

I Dėrguari, s.a.v.s., i kishte thėnė asaj: Sikur t'i ktheheshe atij. O i Dėrguar i Allahut, a po mė urdhėron? Jo, unė vetėm po ndėrmjetėsoj. Ai nuk mė nevojitet, ia kishte kthyer ajo.

Ibn Abasi, transmetuesi i hadithit, thotė: "Burri i Berirės ishte rob, quhej Mugis, sikur e shoh tani se si shkon pas saj duke qarė, kurse lotėt i rrjedhin nėpėr mjekėr." (Hadithin e shėnuan Nesaiu, Ebu Davudi dhe Buhariu, kurse versioni ėshtė i Buhariut.)

Ndonėse njeriu nuk mund t'i kontrollojė dashurinė dhe urrejtjen, ai megjithatė mund t'i udhėheqė (kontrollojė) mjetet tė cilat ēojnė nė dashuri, e tė cilat mund tė jenė shkas pėr paraqitjen e dashurisė dhe shtimin e saj; ndėr to mė me rėndėsi janė dy gjėra: shikimi dhe tė dėgjuarit (dėgjimi). Syri dhe veshi janė rruga mė e mirė pėr depėrtimin e dashurisė nė zemėr. Allahu i Madhėrishėm, kur flet pėr mirėsitė qė ia ka dhuruar njeriut, nė Librin e Urtė tė Tij, shpesh i pėrmend bashkė me zemrėn. Shembull pėr kėtė janė fjalėt e Lavdiplotit: "Thuaj: "Ėshtė Ai qė krijon gjithēka dhe ju dhuroi tė dėgjuarit, tė parėt dhe mendjen (zemrėn), kurse ju jeni pak mirėnjohės" (Kur'ani, Mulk: 23).

Nė Librin e Urtė, gjithashtu, kemi ajete tė cilat e urdhėrojnė njeriun qė t'i shfrytėzojė mirė kėto organe tė veta, si nė fjalėt e Lavdiplotit: "Mos iu qas asaj tė cilėn nuk e njeh! Tė dėgjuarit, tė parėt dhe mendja (zemra), pėr tė gjitha kėto do tė pėrgjigjeni" (Kur'ani, Isra: 36).

Dashuria reciproke e bashkėshortėve ėshtė gjė e natyrshme, e zakonshme dhe me Sheriat e nevojshme. Secili prej tyre ėshtė i detyruar tė pėrpiqet qė ta shtojė dhe ta forcojė kėtė dashuri.

Prandaj, kur gruaja tė dalė para burrit tė vet, duhet tė pėrpiqet qė pamja e saj ta gėzojė dhe shtojė dashurinė e tij ndaj saj. Gjithashtu duhet pasur kujdes qė burri i saj tė mos dėgjojė nga ajo diē qė mund ta largojė nga ajo dhe tė pakėsojė dashurinė e tij ndaj saj. Burri, gjithashtu, para gruas duhet tė dalė nė gjendje tė bukur dhe tė hijshme, qė i pėrgjigjet burrnisė sė tij, ashtu qė tė jetė tėrheqės pėr gruan e vet, qė ajo ta dashurojė edhe mė shumė dhe tė lidhet pėr tė. Edhe ai, po ashtu, duhet tė kujdeset tė mos i thotė gruas diē qė do ta shkaktonte neverinė e saj ndaj tij, ose do ta pakėsonte dashurinė e saj ndaj tij.

Tė gjitha kėto gjėra janė tė njohura dhe tė pranuara pėrgjithėsisht, por ajo qė duhet ta sqarojmė ėshtė qėndrimi i islamit ndaj dashurisė para martesės.

Gjatė bisedės lidhur me kėtė temė duhet t'i sqarojmė disa rregulla tė pėrgjithshme tė Sheriatit, tė cilat do tė na zbulojnė qėndrimin e islamit lidhur me kėtė ēėshtje. Njėra prej kėtyre rregullave ėshtė se njeriu nuk ėshtė pėrgjegjės pėr idetė (mendimet) e veta dhe atė qė i vjen nė mendime. Atė, tė cilit i shkrep ideja ta kryejė ndonjė ligėsi, por nuk e kryen, Allahu nuk do ta ndėshkojė pėr atė mendim.

Nėse dikush nuk e kryen pėr shkak tė frikės nga Allahu i Madhėrishėm, Ai do ta shpėrblejė, sepse e ka braktisur atė dhe e ka lėnė pėr hir tė Tij. I Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., thotė:"Me tė vėrtetė Allahu i Madhėrishėm ua ka falur pjesėtarėve tė umetit tim ato pėr ēka i nxisin shpirtrat e tyre (d.m.th. mendimet), nėse nuk i kryejnė ato, apo nuk i flasin".

Gjithashtu, nė njė hadith, duke transmetuar nga Allahu i tij i Madhėrishėm, ai thotė: "Me tė vėrtetė, Allahu i ka caktuar veprat e mira dhe veprat e kėqija, pastaj kėtė e ka shpjeguar; ndėrsa kush vendos ta kryejė njė vepėr tė mirė, pastaj nuk e kryen, Allahu kėtė vepėr ia shėnon tė plotė, sikur ta kishte kryer. Por nėse vendos ta kryejė njė vepėr tė mirė, dhe e kryen, Allahu ia shėnon prej dhjetė deri shtatėqind herė, madje edhe mė shumė. E nėse dikush vendos ta kryejė njė vepėr tė keqe, dhe nuk e kryen, Allahu ia shėnon njė vepėr tė mirė, e nėse vendos ta kryejė njė vepėr tė keqe, dhe e kryen, Allahu ia shėnon vetėm njė vepėr tė keqe". (Tė dyja hadithet i shėnon Muslimi)

Kush dashurohet nė njė vajzė nė bazė tė shikimit ose zėrit qė e dėgjon, Allahu nuk do ta dėnojė pėr kėtė, gjithnjė derisa kjo kufizohet vetėm nė ndjenjėn (e zemrės), tė cilėn njeriu nuk mund ta kontrollojė. Mirėpo, nėse kjo dashuri e shtyn ta shikojė apo ta dėgjojė sėrish, atėherė kjo hyn nė rrethin e pėrgjegjėsisė sė Sheriatit. Me kėtė synim tė tij ai i kalon kufijtė e sė lejuarės dhe i afrohet ndalimit sheriatik, pėrveē nėse e shikon pėr shkak tė fejesės dhe martesės me tė. Nė kėtė rast veprimi i tij hyn nė suaza tė lejimit pėr tė fejuarin dhe shikimin e tij tė sė fejuarės. Kėtu duhet tė theksojmė qė tė fejuarit i lejohet shikimi vetėm gjersa ėshtė i fejuar, por nėse ai i ofron fejesė dhe refuzohet, atėherė shikimi nuk i lejohet.

Islami i nxit prindėrit dhe kujdestarėt, nė kėto situata, ta martojnė vajzėn pėr atė mashkull tė cilin ajo e do, nėse ai ka moral tė mirė dhe ėshtė i devotshėm. Vlen tė pėrmendet hadithin, i cili bėn fjalė pėr martesėn e sahabes El-Hansa bint Hidami, ku thuhet se i Dėrguari i Allahut, s.a.v.s., e kishte urdhėruar babanė e saj qė ta martojė me mashkullin tė cilin ajo e donte.

Nėse ai qė ėshtė dashuruar nuk mund tė martohet me femrėn tė cilėn e dashuron, atėherė ai duhet tė pėrpiqet qė kėtė dashuri ta largojė nga zemra dhe vetvetja. S'ka dyshim se shkaqet materiale kanė ndikim tė madh nė ndjenja. Prandaj, lėnia dhe largimi nga gjithēka qė ia kujton atė, pas njė kohe, ndikon ashtu qė njeriu ta harrojė dhe tė qetėsohet, posaēėrisht nėse ėshtė nga ata qė e kanė frikė Allahun dhe frikohen prej Tij dhe qė mė shumė e duan kėnaqėsinė e Tij sesa pasionet e veta. Me tė vėrtetė kjo ėshtė ndihma mė e madhe qė mund tė jepet pėr zgjidhjen e kėtij problemi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi