♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Foshnja nuk "stėrvitet" si kėlysh

Shko poshtė

Foshnja nuk "stėrvitet" si kėlysh Empty Foshnja nuk "stėrvitet" si kėlysh

Mesazh nga Vizitor Wed May 06, 2009 9:00 pm

Foshnja nuk "stėrvitet" si kėlysh


dr. Linda Spahiu

Po ju pėrshkruaj njė tablo pastėrtie, e cila, pėr fat tė keq, do t'ju duket normale: Nėna e mirė, e edukuar dhe aftė tė edukojė fėmijėn me rregull dhe pastėrti, e aftė ta mbrojė nga sėmundjet, mban njė higjienė shembullore. Ajo shquhet pėr pastėrti dhe nikoqirllėk. Fėmija i saj ėshtė gjithmonė i pastėr, sa tė vjen mirė ta pėrqafosh, ta puthėsh dhe ta mbash nė prehėr. Ajo e ushqen fėmijėn me gji sipas orarit. Sipas kėshillės sė mjekut, nuk e mban gjatė nė gji dhe nė kohėn e duhur, kur fėmija i afrohet vitit, ia heq gjirin pėr ta bėrė fėmijėn tė ushqehet nė mėnyrė tė larmishme. Ajo nuk e tund fėmijėn dhe nuk e mban hopa gjithė ditėn, duke e mėsuar keq. Nuk e lejon fėmijėn ta fusė gishtin nė gojė dhe, nėse ndodh, ia lidh gishtin me lecka tė lyera me piper. Ajo e ndėrron, e lan e shpėlan fėmijėn menjėherė sapo ndotet. Nuk duron asnjėherė tė lejojė qė fėmija i saj tė vijė erė. Tė gjithė fėmijėt e saj, qysh prej muajve tė parė, i ka mbajtur pėr t'i mėsuar refleksin e urinimit dhe jashtėqitjes. Qė 8 ose 10 muajsh fėmijėt e saj e tregojnė dhe nuk ndoten. Nuk urinojnė nė krevat. Nuk prekin objektet me dorė nėse ato nuk janė sterile. Edhe natėn e mban uturakun pranė krevatit tė kontrolluar, tė pastėr, nė vigjilencė tė plotė. E vendos fėmijėn nė uturak, para dhe pas ushqimit, nė orare dhe nė rregull. Nė shtėpinė e saj ka qetėsi dhe rregull, lodrat e fėmijėve janė tė paprishura dhe nė vendin e duhur. Fėmijėt e saj janė tė urtė, nuk njohin tė thonė "s'dua" dhe "jo". Fėmijėt e saj nuk janė grindur kurrė dhe hanė ēdo ushqim, duke mbaruar pjatėn...
Ju pėrshkrova njė nėnė "model", qė "di" tė edukojė fėmijėt, tė rregullt dhe nikoqire. Ju duket vėrtetė normale?! Nė fakt ju kam pėrshkruar njė situatė tė rėndė dhe kushte tė tmerrshme pėr rritjen e fėmijės.
Gjithēka pėrshkrova mė lart ėshtė gabim, fjalė pėr fjalė. Janė studimet qė vėrtetuan se edukimi i hershėm duhet shoqėruar me periudhėn e kundėrshtimit dhe tė revoltės sė foshnjės dhe fėmijės, kundėr vullnetit tė edukuesit, pėr plotėsimin e nevojave natyrale. Kėrkesa dhe synimi i nėnės pėr ta edukuar fėmijėn tė pastėr shumė shpejt ėshtė njė obskurantizėm i trashėguar mėse dy shekuj e kėtej nga nėna te vajza e kėshtu me radhė. Kjo sjellje e quajtur edukative ėshtė pėrverse, sepse bėn edukimin e njeriut si njė "stėrvitje" tė kėlyshit tė kafshėt.


Foshnja nuk "stėrvitet" si kėlysh Nena1

Procesi i jashtėqitjes bashkėshoqėron pulsionet e dėshirave tė pjesėve fundore tė trungut tė trupit. Nėse nėna quan tė kėqija, i pėrjashton, i vigjėlon si armiq nevojat, para se vetė fėmija tė ketė bėrė diferencėn se ai ėshtė njė gjė e ndarė nga jashtėqitjet e veta, groposen pulsionet e dėshirave fundore pėr shkak tė fajėsisė, me tė cilėn ngarkohen tė dyja proceset bashkė: dėshirat dhe nevojat. Kėshtu qė njė fėmijė 10 muajsh ose njė vjeē, ende pa u bėrė zot i vetes tregon kur i vjen pėr tė dalė jashtė. Prindėrit qė e kanė stėrvitur kėtė fėmijė i kanė borxh statusin e prindit, i kanė borxh dėshirės sė fėmijės pėr tė lindur pikėrisht nga bashkimi i tyre seksual. Duke e stėrvitur qė nė kėtė moshė tė jetė i pastėr, nuk e konsiderojnė tė barabartė nė vlera me veten e tyre, nuk e konsiderojnė njeri. Stėrvitja e unazave tė jashtėqitjes nė mėnyrė tė hershme godet aftėsinė e fėmijės pėr t'u bėrė pronar i organeve tė veta, sepse ia kėrkojnė kėtė pėrpara se fijet nervore qė perceptojnė nevojat e jashtėqitjes tė jenė formuar plotėsisht.

Ėshtė vėrtetuar se edukimi i hershėm i pashoqėruar me kundėrshtimin ndaj edukuesit dhe vullnetit tė tij ėshtė burimi i krijimit tė neurozave tek fėmijėt. Urdhri i tė rriturit i pengon tė ndjejnė dhe tė shijojnė ditė pas dite ndjesitė e trupit dhe turbullimet qė ndjejnė, i pengojnė tė njohin ligjet natyrale, qė na bėjnė tė gjithėve njerėz, fėmijė dhe tė rritur, i pengojnė fėmijėve ndihmėn pėr t'u rritur shumė tė ndjeshėm nė kėto sfera, ndaj dhe shumė tė pėrgjegjshėm, qytetarė seksualisht tė shėndetshėm.
Ndaj ėshtė gabim i rėndė qė nė mėnyrė tė hershme fėmijėve t'u bėhen kėrkesa pėr vetėpėrmbajtjen e urinės dhe tė feceve, kėrkesa pėr "zakonet e mira "tė vendosura shumė mė parė se sa ata tė kenė fijet nervore tė pjekura nė sfinktera (unazat), me anė tė tė cilave realizohet jashtėqitja.

Si edukohet fėmija nė mėnyrė tė drejtė
* Kur fėmija ėshtė ende foshnje ndodh qė nėna ta nuhas nė tė ndenjura pėr tė parė nėse ėshtė ndotur apo jo. Kėtė gjest nėnat e shoqėrojnė me komente dhe pasthirrma: "Uf! E paska bėrė!" Ky koment i shoqėruar me bezdi, mėrzi dhe egėrsi, i krijon fėmijės idenė se nevojat e tij janė diēka e keqe dhe e gabuar. Nė kėtė rast nėna i imponon me dhunė fėmijės sistemin etik tė sė mirės dhe tė keqes. Tė sė bukurės dhe tė shėmtuarės. Ky vlerėsim ka nė bazė atė qė ka provuar nėna dhe jo atė ēka mund tė provojė fėmija.
* Nė moshėn 4-5 muajshe fėmija duhet tė jetė shoqėruar me fėmijė tė tjerė moshatarė dhe mė tė mėdhenj nė moshė. Sistemet e tij tė komunikimit duhet tė thithin sinjale dhe mesazhe nė tė gjitha nivelet. Nė moshėn 8-9 muajshe fėmija ka shumė nevojė pėr kontakte me njerėz tė tjerė, veē prindėrve. Ky zgjerim kontaktesh i pasuron gjuhėn e shprehjes, tė tingujve, mimikės, imitimit, zbulimeve si atmosferė e parė shoqėrore me shkallė tė larmishme emocionesh dhe vlerash.


Foshnja nuk "stėrvitet" si kėlysh Shoqerim

* Nėse fėmija ecėn, nė moshėn 11-12 muajsh, duhet tė kalojnė tė paktėn tre muaj pėrpara se t'i propozohet (jo t'i kėrkohet) tė kryejė nevojat e tij. Ky edukim duhet tė fillojė vetėm mbi njė vjeē e gjysmė - dy, me kushtin qė fėmija tė ketė tė njėjtėn liri nė tė ushqyer, sipas dėshirės sė tij nė sasi, kohė dhe zgjedhje.

* Rreth moshės 20 muajshe, e quajtur moshė e fjalės, fėmijės i duhet thėnė gjithēka me fjalė, i duhet thėnė emri i ēdo gjėje qė atij i intereson, i duhet emėrtuar ēdo objekt i shtėpisė, si quhet dhe pėrse shėrben.

* Gjithmonė duhet kėrkuar pastėrti nė jashtėqitje vetėm te fėmijėt qė kanė arritur tė ecin lirisht, tė vrapojnė, tė kacavirren. Vetėm pasi fėmija tė ketė mėsuar veprimet agresive: tė gjuaj topin fortė, tė pėrpunojė objekte me duar tė shkathėta, tė jetė pronar i lėvizjeve hip dhe zbrit, tė paktėn pesė shkallė, tė bėjė sforcime, tė luajė me trupin e tij, tė mėsojė tė pėrdorė thikėn dhe gėrshėrėn, tė ngrejė pesha "tė rėnda".

* Pėr njė fėmijė qė ende ecėn kėmba dorės (fėmijėt gjithmonė duhen stimuluar para se tė ecin nė kėmbė qė tė zvarriten) dhe njė fėmijė qė nuk ėshtė ende nė gjendje qė tė ushqehet vetė, edukimi i jashtėqitjes duhet tė jetė i ndaluar.

* Para periudhės sė kopshtit, nė ambientin e tė cilit fėmijėt qė nuk tregojnė nevojat mund tė ndjehen keq, duhet tė vendosen nė "miqėsi" shoqėrie me tre-katėr fėmijė tė tjerė moshatarė. Nė kėtė shoqėri fėmijėt janė alegro, me besim, tė dashur nga prindėrit edhe kur janė tė ndotur. Inteligjenca e tyre spontane nė lojė e bėn tė hyjė nė garė me fėmijėt e tjerė mė tė shkathėt se ai. Duke qenė i lirė ta bėjė kėtė garė, ndėrkohė qė luan, i pastresuar nga konkurrimi, kėngėzat dhe vjershėzat, pėrrallėzat dhe pėrkėdhelitė i pasurojnė tė foluren dhe fjalorin.

* Nga 18 muaj deri nė 3 vjeē, pa pasur njė preokupim tė parakohshėm, i fėmijėve u mėsohet fjalori. Ky fjalor duhet tė shoqėrojė iniciativat e lėvizjes dhe tė lojės me shkėmbime me tė rriturit dhe fėmijėt nė grup. Ėshtė lumturi e madhe pėr fėmijėt identifikimi me fėmijėt e vegjėl.


* Rreth moshės dy vjeē fėmija njeh seksin e tij, falė mėnyrės se si flasin pėr tė, nėse ėshtė femėr apo mashkull. Por ai nuk kupton domethėnien e kėtyre shprehjeve deri nė ditėn kur, duke vėrejtur vetė diferencat seksuale konfirmon fjalėt e tė rriturve, tė shprehura me terma tė saktė anatomik dhe tė shpjeguar se ēfarė kuptimi kanė nė jetėn e rritur tė burrit dhe tė gruas.


Foshnja nuk "stėrvitet" si kėlysh Loja1

* Kur fėmija tė ketė mbėrritur 3 vjeē, prindėrit duhet t'i kenė treguar atij emrat e tė gjitha pjesėve tė trupit, sipas fjalorit, gjė qė prindėrit, njė pjesė, nuk e bėjnė. Ndodh qė fėmijėt 5-vjetarė nuk njohin emrin e veēantė tė gishtit dhe tė thoit, ngatėrrojnė qepallėn me qerpikun, sytė me vetullėn, gojėn me buzėt, ngjyrėn e syve dhe tė flokėve, emrin e organit tė seksit tė tij. Pėrfytyroni njė fėmijė mashkull, tė cilit, i ėshtė treguar emri "zogu", pėr tė emėrtuar organin e tij seksual. Pastaj vijnė edhe zogjtė nė pemė dhe nė dritare. Ēfarė telashi!

* Pasi fėmija ka arritur tė flasė, tė zotėrojė trupin, tė luajė pėr kėnaqėsi pa u bėrė me faj pėr sjelljet e tij, fillon tė dėshirojė tė identifikohet me sjelljet e tė rriturve. Vjen momenti, kur fėmija fillon tė interesohet pėr jashtėqitjet e tė rriturve. Atėherė i shpjegohet gjithēka. Por ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė mos detyrohet edhe ai ta bėjė. Fėmija ka kėnaqėsinė ta dominojė sjelljen e tij pėr jashtėqitjen thjesht sepse "do edhe ai tė jetė i madh". Ndjehet krenar kur ia arrin. Ngushėllohet nėse dėshton. Lumturohet kur hiqet pampersi. Femrat ia arrijnė mė shpejt, meshkujt mė vonė. Ėshtė e rėndėsishme t'u shpjegohet me fjalė fėmijėve se urina dhe nevoja janė tė ndryshme. Gjithashtu fėmijėve meshkuj duhet t'u kėrkohet ta bėjnė jashtėqitjen ulur, por urinimin nė kėmbė.


Foshnja nuk "stėrvitet" si kėlysh Toilet

* Deri nė moshėn dy vjeē fėmijėt nuk dinė tė bėjnė dy gjėra njėkohėsisht. Nėse gjatė jashtėqitjes vėrejnė njė lodėr qė iu intereson, e lėnė "punėn" e parė , merren me tė dytėn. Ndaj nuk duhen qortuar kurrė.

* Ndodh qė fėmijėt, tė cilėt gabimisht janė edukuar shpejt pėr jashtėqitjet, nė fillim tė kopshtit ose nė klasėn e parė t'u shpėtojė pa dashur nė klasė. Kjo ndodh sepse, fillimisht ėshtė edukuar pėr t'i bėrė qejfin nėnės. Por ėshtė dhunuar dhe brenda tij ka kundėrshti. Kjo kundėrshti si njė reaksion, edhe i pandėrgjegjshėm, do ta bėjė tė refuzojė tė drejtėn pėr liri. Por liria ka ankth, rebelimi paguhet. Ai e humb kontrollin. Trauma e fėmijės ėshtė e madhe nėse nė kėtė incident tallet, fyhet, dėnohet publikisht. Nė kėtė mėnyrė ėshtė dėnuar njeriu i lirė i rebeluar, ėshtė deziluzionuar nga vetvetja. Dėnimi fatal shmanget duke i thėnė fjalėt shpjeguese. I njėjti mekanizėm ndodh edhe nė rikthimin e urinimit natėn, pėr tė cilin prindėrit duhet tė "ē'interesohen" pėr tė mjekuar fėmijėn. Nėnat qė kėrkojnė edukimin e jashtėqitjes nė emėr tė pastėrtisė moraliste duhet tė pėrpiqen tė shmangin shtresėzimet e arsyeve tė vėrteta pėr kėtė qėndrim. Ndoshta njė nėnė e martuar me njė baba mohues dhe moralist, d.m.th pa dinjitet, tė ndėrgjegjėsuar pėr erotizmin e tij seksual, ėshtė e lumtur tė kompensojė mohimin dhe mangėsinė femėrore me fetishizimin e trupit tė fėmijės qė ia ka dhėnė zoti. Kėshtu, nga ana e saj, ajo kėnaqet duke quajtur gjė tė mirė dhe edukuese kufizimin e tė provuarit natyral tė fėmijės tė kėnaqėsive tė tij tė nevojės, si njė terren harmonik pėr diferencimin e dėshirave.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi