♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gerdeci, mbyllen hetimet.

Shko poshtė

Gerdeci, mbyllen hetimet. Empty Gerdeci, mbyllen hetimet.

Mesazh nga Vizitor Tue May 05, 2009 6:12 pm

Gerdeci, mbyllen hetimet



Ne prag te njevjetorit te tragjedise se Gerdecit si dhe perfundimit te afatit njevjecar te procesit hetimor, Prokuroria e Pergjithshme eshte fare prane dergimit te kerkeses per gjykim, ne Gjykaten e Larte.

“Dosja nuk ka shkuar ende ne gjykate. Ne jemi ne perfundim e siper te te gjitha veprimeve, por eshte ceshtje ditesh”, u shpreh Rama.

Burime te besueshme te Top Channel pohojne se brenda te martes 17 mars, data e fundit e afatit te hetimeve, dosja me 28 te pandehur do te shkoje ne gjykate. Ne kete menyre organi i akuzes nuk rrezikon me afatet hetimore, sikurse ndodhi me ceshtjen Rreshen-Kalimash, me te pandehur ish- ministrin e Transporteve, Lulzim Bashen.

Pervec kater te arrestuarve, Mihal Delijorgji, Ylli Pinari, Dritan Minxholli dhe Sokol Gjeci, pjesa tjeter e te akuzuarve jane ne gjendje te lire. Mes tyre edhe ish-ministri i mbrojtjes, Fatmir Mediu i akuzuar per shperdorim detyre ne bashkepunim se bashku me dy ish-sekretaret e Pergjithshem te kesaj Ministrie.

Po per shperdorimin e detyres jane te pandehur edhe ish- ushtaraket me te larte te Forcave te Armatosura, ish-Shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, ish-zevendes shefi i Shtabit te Pergjithshem, Agim Lala, ish-komandanti i Forces se Bashkuar, Shpetim Spahiu dhe Zija Bahja, ish-komandant i forces mbeshtetese.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gerdeci, mbyllen hetimet. Empty Re: Gerdeci, mbyllen hetimet.

Mesazh nga Vizitor Tue May 05, 2009 6:13 pm

Pinari: Vdiqėn 26 njerėz, unė s’kam faj

Lorenc VANGJELI

Njė maket i Kullės Eifel i ndėrtuar me ristela nga njė i burgosur, njė numėr i madh fotografish bardh e zi, tė vjetra e tė reja dhe njė stendė me veshje ish-tė burgosurish politikė, janė objektet qė bien mė shumė nė sy nė korridorin e ngushtė tė drejtorisė sė pėrgjithshme tė burgjeve. Nė stendėn e xhamtė ndodhen dhe njė palė pranga gjermane tė ndryshkura; pamja e tyre ėshtė ngjethėse, nė duar ato shtrėngoheshin dikur me njė vidė, sot, gjithashtu e ndryshkur. Syri tenton tė gjejė pak prehje nė njė riprodhim nė vaj tė njė portreti tė Nėnė Terezės, ndėrsa mė tutje ndodhet stema e institucionit dhe njė bust i Skėnderbeut. Ndonėse duket e ēuditshme, mjaftojnė pak minuta pėr tė kuptuar njė tė vėrtetė tė madhe qė shpesh harrohet nė pėrditshmėrinė e secilit, tė mbushur me ankesa, dhembje dhe jetė tė deformuara kryesisht nga politika, pėr tė kuptuar atė distancė tė jashtėzakonshme qė ka pėrshkuar shoqėria nga prangat gjermane nė kėrkimin drejt pėrdėllimit dhe shenjtėrisė e Nėnė Terezės, edhe aty ku ndėshkohet mėkati njerėzor. Nė mė pak se dy dekada. Njė arsye mė shumė pėr tė besuar sesa ndryshe do tė jetė shoqėria shqiptare pas dy dekadash.

Brenda tek 313
Shkėlqim Kalemi ėshtė njė ushtarak i ri, drejtor i porsaemėruar i institucionit. E gjejmė nė ambientet e kuzhinės. Kuzhina ėshtė e ngushtė, por e pastėr. Tre gra drekojnė nė heshtje. Janė tė dėnuara dhe ndihmėse tė tre kuzhinierėve tė punėsuar aty. Nuk e ka mendjen tek vizita, por duket nervoz. “Mė thuaj, po tė pyes edhe njėherė, ėshtė e njėjta gjellė qė po konsumohet kėtu, si ajo qė shkon tek tė dėnuarit?”
Eshtė e njėjta histori qė pėrsėritet pothuaj ēdo ditė, ēdo ditė e njėjta pyetje nga drejtori, ēdo ditė e njėjta pėrgjigje nga pėrgjegjėsi i kuzhinės.
Pak metra mė tej, njė mace e zezė laget nė shi. “Thonė se macja e zezė ndjell ters, por deri tani, shyqyr na ka ecur mbarė”, thotė njė polic shėrbimi. Macja duket e urtė dhe nuk trembet nga prania e njerėzve. Kur ka pėr tė ngrėnė pėr tė gjithė, ka dhe paqe. Shiu vazhdon tė bjerė pa pushim dhe karrocat e mėdha tė ushqimit, tė mbuluara me plasmas tė tejdukshėm marrin rrugėn drejt qelive. Konsumohet pak mė tepėr se gjysma. Ēfarė mbetet tepėr, kthehet mbrapsht. Familjarėt plotėsojnė menunė nė takimet e pėrjavshme. Edhe kėtė ditė, ushqimi qė hanė kuzhinierėt dhe tė burgosurit ėshtė i tė njėjtės cilėsi.

“Tė gjithė qeniet njerėzore lindin tė barabarta pėrsa i pėrket dinjitetit dhe tė drejtave tė tyre”, parulla e madhe e shkruar nė njė mur ka funksionuar sėrish. Tė paktėn pėr ushqimin.

Kapėrcimi i pragut
Hapet njė derė e rėndė me shula tė ndryshkur. Kemi dorėzuar aparatet telefonikė, portofolin dhe jemi kontrolluar imtėsisht nė trup, pavarėsisht se “guida” nė mbretėrinė e mėkatit ėshtė vetė drejtori Kalemi. Mbyllet njė derė, hapet tjetra dhe kėshtu me radhė. Shumė e shumė dyer. Mbas ēdo dere tė kontrollojnė me tė njėjtin seriozitet bezdisės. Tė ngjan vetja se je nė aeroport dhe tė duhet tė fluturosh drejt SHBA-sė. Mbas disa hapje-mbyllje dyersh nisin tė ndryshojnė dhe aromat. Ajri gjithsesi ėshtė i rėndė.
Ndėrtesa ėshtė e vjetėr, qė nė kohėn e pushtimit italian dhe nė muret e saj gėlqerja ėshtė shumėshtresore. Megjithė kujdesin e vazhdueshėm me llaē, tulla dhe gėlqere tė bardhė me shumicė, ngjan si fytyrė e plakur gruaje me makiazh; make up-it nuk i fsheh dot “rrudhat” e kohės. Modernia ka pamjet e disa kabinave telefonike tė Albtelekom-it tė cilat u shėrbejnė po tė burgosurve. Nė secilėn prej tyre janė shėnuar numrat nga ku mund tė telefonohet falas Avokati i Popullit dhe Komiteti i Helsinkit. Njė nga tė paraburgosurat telefonon nė familjen e saj. Eshtė e veshur keq, sa ka mbaruar drekėn dhe thotė se familjarėt i ka larg. “Tė tjerėt edhe mund tė kenė celularė kėtu, por mua mė rroftė kabina. Edhe sikur ta kisha njė tė tillė, ku do t“i gjeja lekėt pėr karta”, thotė ajo. Ka veshje shumėngjyrėshe dhe ėshtė ezmere. Pastaj krejt e heshtur ndjek policin qė e shoqėron sėrish nė qeli.
Njė tjetėr i paraburgosur ėshtė duke u kontrolluar nė trup, mbėshtetur nė mur. Sa ka ardhur nga gjykata. “Isha pak ashtu. Nuk e kuptova tamam. Mė duket se mė nxorėn. Nuk e takova pastaj avokatin, po mė duket se po rri kot sot, mė duket se mė thanė se u shuajt masa e sigurisė. Kėshtu mė duket se tha gjykatėsi, por kush e morri vesh”, flet shpejt ai me njė tronditje qė i lexohet lehtė nė fytyrė dhe nė dridhjen e pavullnetshme tė duarve. I fut dhe i nxjerr duart nga xhepat me shpejtėsi. Ngjan se kėrkon diēka brenda tyre, por ata janė bosh. “E kanė kapur duke vjedhur nė autobuz, mė duket”, thotė polici qė e kontrollon. “Tani qė nuk e di ēdo tė bėhet me mua, tani nuk shtyhet fare, por s`kam ēfarė bėj”, i jep zemėr vetes i paraburgosuri. Pastaj gjallėrohet papritur. I fut dhe i nxjerr duart nga xhepat sėrish. Nė sektorin e grave tė paraburgosura ėshtė njė fytyrė e re. Njė vajzė mjaft simpatike, me njė trup si produkt palestre – taka tė larta, xhinse tė puthitura ngushtė tek kėmbėt, dekolte e hapur dhe njė gjoks bujar qė tė kap vėshtrimin si me grep. Njė nga ato vajza qė tė bėn tė mos ndjehesh keq nėse tė thonė “peshk”.
Vajza i tėrheq vėmendjen dhe e bėn madje edhe tė ndryshojė krejtėsisht tonin e zėrit: Po dola, pėr atė do tė mė vijė keq qė nuk do ta shoh mė. Vetė vajza fotografohet, por nuk pranon tė flasė asnjė fjalė. Duket mėkat qė ndodhet brenda. Eshtė brenda pėr shkak tė njė mėkati tė saj, mbasi i ka ndodhur njė dramė familjare. Ajo nuk flet me asnjėrėn prej shoqeve tė saj dhe shpejt kthen shpinėn pėr tė hyrė nė korridor. Pikėrisht aty ku disa fletė formati A4, bėjnė njė “reklamė” tė pazakontė: “Je i mėrzitur, je pa shpresė, ju shqetėson ankthi dhe stresi... Njė psikolog ėshtė gjithmonė kėtu pėr t“ju dėgjuar”. “Si dalin zgjedhjet? Do tė ketė amnisti pėr ne”, njė tjetėr i paraburgosur pėrgjigjet pėr pyetjen qė ka bėrė shoku i tij: “Patjetėr qė do tė ketė amnisti. Unė vetė jam i pafajshėm”! Eshtė refreni i zakontė i atyre qė kanė humbur lirinė, tė cilėve, njė alkimi e ēuditshme, edhe sinjalet krejt tė padukshme pėr botėn jashtė, i shndėrron nė shpresė.

Tek njerėzit e Gėrdecit
Nė derėn e ēdo qelie ėshtė shkruar nga jashtė emri i tė paraburgosurit. Nė korridorin e katit tė dytė, pikėrisht aty ku vite mė parė ishin mbyllur ish-drejtuesit e lartė komunistė, ndodhen tė paraburgosurit mė tė njohur. Dera hapet dhe nga njė shtrat marinari ngrihen nė tė njėjtėn kohė, Ylli Pinari ish-drejtor i MEICO-s dhe Dritan Minxholli, ish-drejtor i fabrikės sė Gėrdecit. Brenda ėshtė nxehtė. Duhma e shiut jashtė, brenda tė merr frymėn. Eshtė njė qeli fare e ngushtė. Jo mė shumė se shtatė-tetė metra katror. E ngushtė dhe e gjatė, nė formė katėrkėndėshi. Tre stola plastikė, njė aparat televizori, njė frigorifer nė cep, frutiera dhe njė tufė mė libra. Mbi shtratin e Pinarit dhe njė aparat tensioni.
“Si mund tė kalohet kėtu? Eshtė e vėshtirė, por njeriu mėsohet shpejt dhe me gjithēka. Tashmė jam mėsuar dhe me faktin qė paskam kaluar njė infarkt nė zemėr nė dhjetorin e kaluar. Ndoshta duhet tė bėj njė koronografi”, thotė Pinari. Vendos njė kokėrr trinitrinė nėn gjuhė dhe shpjegon se ėshtė mjekuar prej kohėsh nga zemra, por tashmė shqetėsimet i janė shtuar. “Ankesa ndaj personelit”? Pinari qesh hidhur. “Asnjė, nuk kam asnjė ankesė, nėse mė duhet ta bėj, do ta bėja pėr fatin. Kurrė nuk e kisha menduar veten kėtu nė kėto rrethana!”
Eshtė njė bisedė mjaft e vėshtirė. Eshtė njė bisedė qė nuk mund tė shmangė arsyen se pse ai, Minxholli dhe Delijorgji janė qė prej njė viti tė paraburgosur, ndėrsa njė skuadėr me ushtarakė e civilė janė marrė tė pandehur. Tensioni nė qeli ėshtė i lartė. Nė fillimjavė do tė dalin pėrpara gjykatės sė lartė. Edhe pse pranojnė se kanė shumė gjėra pėr tė thėnė, edhe pse janė pėrmendur nė qindra e qindra artikuj gazetash, nė foltore politike dhe debate televizive, ata kanė vendosur tė heshtin. Tė kėshilluar nga avokatėt e tyre pėr tė mos folur me shtypin, ata presin ditėn e ballafaqimit tė madh.
Megjithatė, ėshtė hera e parė qė prej njė viti qė flasin me shtypin.
Befas, secili nga ta, bėn tė njėjtin pohim tė ēuditshėm pėr njė njeri nė kushtet e tyre: “Nuk themi qė jemi tė pafajshėm. Nėse kam shkelur rregullat teknike, nėse kam gabuar kėtu e aty le tė dėnohem. Por nuk kam dashur kurrė tė vras njerėz”, thotė me protestė tė qetė e tė lodhur Minxholli duke pėrgatitur njė kafe dhe duke ndezur njė cigare pa mbaruar atė qė ka nė dorė. “Kam firmosur dhjetėra e qindra shkresa. Shumė nga to kanė qenė rutinė e punės dhe mund edhe tė kem gabuar diku. Nuk e kthej dot mbrapsht kohėn, ēfarė nuk do tė jepja pėr tė qenė sot ndryshe”, thotė Pinari.
Ndjehet qė ėshtė i trishtuar. “Nė kėtė vit kam dėgjuar pothuaj gjithēka qė kanė thėnė pėr mua. Mė kanė bėrė kriminel, bandit, njeri tė rėndomtė e gjithėfarė epitetesh tė tjera. Nė opinion ėshtė hedhur shumė baltė. Jashtė nuk funksionon parimi i prezmimit tė pafajėsisė. Kjo baltė do tė na ndjekė nė gjithė jetėn sido qė tė vejė puna. Por kjo ėshtė e keqja mė e vogėl. Nata ėshtė e tmerrshme. Nuk janė pak 26 viktima. O zot!”
Dhe befas, nis e flet pėr procedurėn e hetimit. Ka njė mijė e njė detaje qė duhet tė ishin ndryshe. Tashmė njė njohės i mirė i kodeve, ai thotė se nė gjykatė do tė mbrohet duke thėnė se nuk ėshtė njohur me akuzėn. “Mė kanė dhėnė dy CD kompjuteri, por ku ta gjej kompiuterin kėtu nė qeli pėr tė njohur akuzėn”, thotė ai. “Unė kam qenė ushtarak, por jam arrestuar nga prokuror civil, por kush i sheh sot kėto gjėra”.
Mė pas detaje dhe detaje tė pafundme nga ajo ēfarė pėrgatiti shpėrthimin e 15 marsit. Zgjedhjet. Ndikimi i tyre nė proces. Pėrballja me ushtarakėt. Ndjehet i tradhėtuar nga njė pjesė e tyre. Fatmir Mediu? Eshtė njė emėr tabu dhe nuk pėrmendet. “E di qė nuk do tė mė besosh dhe nuk ke pse tė mė besosh, por po tė them qė nuk e kam njohur kurrė baxhanakun e Berishės. Njėherė mė kėrkoi qė tė sillte dhe vėllain e tij nė punė. I thashė se ishte punė e vėshtirė, por mė tha se nuk kishte problem. Nuk di pastaj pse vėllai i tij nuk erdhi nė Gėrdec”, thotė Minxholli. Pastaj vijojnė hamendėsime tė pafundme. Si ndodhi? Pse ndodhi? “Ka tre xhirime tė vendngjarjes. Dy kuptohet qė janė bėrė rastėsisht. I treti, xhirimi nga hotel Kontinental nė Vorė ėshtė bėrė me kamera tė vendosur nė stativ. Ndoshta nuk do tė mėsohet kurrė e vėrteta”, thonė. Nuk e besojnė se shkėndija fatale ka ardhur nga saldimi i njė karroce. “Ishte salduar gati 20 minuta mė parė”. Nė qeli, teoritė konspirative janė krejt tė besueshme. Nė qeli, ka pak kohė pėr tė menduar pėr veten. Nė qeli, preokupimi kryesor ėshtė pėr ata qė kanė mbetur jashtė. Pėr familjarėt. “Ata e vuajnė mė shumė se ne mbylljen kėtu”, thonė tė dy.

Delijorgji
Eshtė vonė. Orėt qė pėr tė mbyllurit pa liri nė qeli janė tė pafundme, kanė kaluar krejt pa u ndjerė pėr ne tė tjerėt. Eshtė koha e vizitave tė familjarėve. Dalim jashtė. Nė korridor ndeshemi ballė pėr ballė me Delijorgjin. Eshtė i veshur me kostum tė bardhė sportiv. Ka njė gotė plastike me kafe nė dorė dhe pi cigare. Shumė cigare. “Edhe njė muaj, edhe njė muaj tė mos kishte ndodhur hataja dhe do tė kishte mbaruar demontimi i predhave. Qė atėherė janė demontuar vetėm 100 ton”, thotė Delijorgji. Duket i qetė ose mė saktė di tė fshehė mjaft mirė shqetėsimin e tij. “Vrasjen nuk do ta pranoj kurrė. Nuk jam vrasės, nė Gėrdec vajta pėr tė fituar sepse jam biznesmen dhe jo pėr tė vrarė”, thotė me nervozizėm. “Nuk do tė hidhja nė erė gjithēka. Fati, fati i keq na mbylli kėtu”. Emri i Mediut ėshtė sėrish tabu. Nė korridoret e burgut ai ėshtė “Ai”. “Ai” quhen dhe tė tjerėt rrotull kėsaj historie.

Ikja
Rruga e kthimit ėshtė e njėjtė si mė parė. Nga dritaret e vogla tė secilės derė qelie dalin shtėllunga tė dendura tymi cigaresh. Nga fundi i korridorit ka sėrish avull. Dushet funksionojnė me ujė tė nxehtė. Banjot janė tė veshura me pllaka majolike. Por nuk kanė dyer. “Liria e tė burgosurit, ta bėsh atė punė me derė tė hapur”, qesh njė nga tė paraburgosurit qė na ndjek me vėshtrim pyetės.
Jeta rrjedh sipas njė rrethrrotullimi 24 orėsh tė pandryshueshėm: zgjimi nė orėn 06.00 tė mėngjezit, gjumė nė orėn 22.00 tė mbrėmjes. Macja e zezė ėshtė sėrish nė oborr. Askush nuk e ngacmon. Ka ushqim pėr tė gjithė. Shiu ka mbaruar. Ka diell tashmė. Brenda nė korridore dritat qėndrojnė tė ndezura tėrė kohėn. Nė pjesėn fundore tė njėrės prej dyerve ėshtė shkruar me laps plumbi: “Kėtu ke pėrballė njė mur, ēdo ēast ėshtė njė pėrjetėsi, ditėt janė tė pafundme dhe ēdo vit ka pafundėsisht ditė”. Pak a shumė siē e ka thėnė Oskar Uajldi. Por nė Tiranė, tek 313, e ka shqipėruar sipas dhembjes vetjake, njė dorė e panjohur. Tani ndoshta ėshtė jashtė. Ndoshta ėshtė ende brenda aty ku koha mbretėron ndryshe.

03/05/2009
Marrė nga revista MAPO

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gerdeci, mbyllen hetimet. Empty Re: Gerdeci, mbyllen hetimet.

Mesazh nga Vizitor Tue May 05, 2009 6:14 pm

"Gerdeci" procesi nuk hapet



Gjykata e Larte e ka shtyre seancen gjyqesore ne ngarkim te 29 te pandehurve dhe shoqerise “Albademil”, qe akuzohen nga Prokuroria e Pergjithshme si shkaktare per tragjedine e Gerdecit. (UDPATE)
Mungesa e te pandehurit Shkelzen Madani dhe avokatit te tij per arsye shendetesore, ngaterresa e te pandehurit Dritan Minxholli, ne prokuren per avokatin e tij, ku kishte nenshkruar me ermin Artan, mungesa e prokures per te pandehurit gjeneral Agim Lala, dhe Fahri Toska, kane qene kater arsyet qe e detyruan Kolegjin Penal te drejtuar nga Besnik Ymeraj ta shtyne kete seance e cila u zhvillua pa pranine e kamerave televizive.

Ne sallen e gjyqit nga te pandehurit te cilet jane ne gjendje arresti, ka qene vetem Sokol Ngjeci, i cili mesa duket do te jete i vetmi qe do te marre pjese ne proces nga ata qe ndodhen ne burgun 313. Tre te akuzuarit e tjere, Delijorgji, Minxholli dhe Pinari kane kerkuar qe ne proces te perfaqesohen nga avokatet perkates edhe pa pranine e tyre.

Nga te gjithe gjeneralet e akuzuar, ne salle ndodhej vetem ish-shefi i Shtabit te Pergjithshem Luan Hoxha, i cili tha se do te mungoje ne seancat e radhes dhe do te perfaqesohet me avokatin e tij. Edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka preferuar te dergoje dy avokatet e tij, te cilet do ta perfaqesojne ate edhe ne mungese te tij.

Per shkak se te pandehurit dhe mbrojtja e tyre, nuk ka qene e gjitha prezente ne sale grupi i 5 prokuroreve qe do te paraqesin akuzen nuk e mori dot fjalen.

Sokol Stojani, Arben Dollapi, Arqile Koca, Alfred Progonati si edhe Kujtim Luli, te cilet thane se jo domosdoshmerisht duhet te jene te peste ne salle ne seancat ne vazhdim dhe jane grupi i cili do te perfaqesoje akuzen e shtetit shqiptar ne procesin me te bujshem te viteve te fundit.

29 avokate ishin prezente ne salle, ndersa vetem nje i pandehur Zenun Ferro nuk pranoi te mbrohet ne kete proces me avokat, por ka kerkuar te vetembrohet.

Avokati Arben Prifti ka marre persiper te mbroje me shume te pandehur ne proces, tre prej tyre, Delijorgjin, Minxhollin, Juliana panaritin, si edhe shoqerine “Albademil”.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gerdeci, mbyllen hetimet. Empty Re: Gerdeci, mbyllen hetimet.

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi