♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

18-vjecarja qe ndau Berluskonin nga gruaja .

Shko poshtė

18-vjecarja qe ndau Berluskonin nga gruaja . Empty 18-vjecarja qe ndau Berluskonin nga gruaja .

Mesazh nga Vizitor Tue May 05, 2009 6:07 pm

Nje ndarje e bujshme ne syte e te gjitha mediave.Keshtu eshte cilesuar lajme per divorcin mes kryeministrit italian Silvio Berluskoni dhe gruas sė tij, tashmė prej shumė vitesh Veronika Lario.

Lajm qė ka bėrė xhiron e botės, publikuar nga tė gjitha mediat prestigjioze. Vendimi ėshtė marrė nga Veronika Lario, e cila ka deklaruar se do t'i japė fund jetės bashkėshortore, pas dhimbjes sė fundit e tė madhe qė i ka shkaktuar i shoqi.

Ndarja pėr ēiftin, e kurorėzuar nė vitin 1990 ka qenė deklaruar qė mė parė, nga bashkėshortja, por kėtė radhė duket se pritet vetėm rruga ligjore pėr tė vėnė pikat mbi i.

Shkak pėr vendimin final, flitet se janė bėrė zgjedhjet e fundit tė tė shoqit tė saj, kreut tė ekzekutivit italian, i cili pėrfshiu nė listėn e kandidatėve tė partisė sė tij pėr Parlamentin Europian, njė balerinė, njė aktore, njė kėngėtare dhe njė mis bukurie.

Mbeturina tė pacipa i ka quajtur Veronika zgjedhjet e bėra dhe pėrmes njė letre ka akuzuar burrin e saj pėr mungesė pjekurie nė ushtrimin e pushtetit duke ofenduar besueshmėrinė e tė gjithė grave. "Unė dhe tre fėmijėt e mi jemi viktima dhe jo bashkėpunėtorė nė kėtė situatė"- mėsohet tė jetė shprehur ajo.

Pas kėsaj, qershia mbi tortė ishte edhe ditėlindja e njė 18-vjeēare, e cila e quante Berluskonin "Papi". Mediat publikuan lajmin se Berluskoni ka qenė pjesė e ditėlindjes sė vajzės, me emrin Noemi Letizia, madje ka qenė bujar edhe me njė dhuratė tė ēmuar. "Njė surprizė shumė e bukur. Vėrtetė nuk e prisja qė 'papi' tė vinte"- ka thėnė vajza pėr mediat.
Miqtė e vajzės kanė treguar gjithashtu se nuk i kanė besuar syve, kur kanė parė kryeministrin tė vinte e t'i bashkohej festės. Para hyrjes, ėshtė pėrgatitur edhe terreni. Janė shuar dritat dhe mė pas mamaja e vajzės me sytė qė i shkėlqenin ka thėnė: Ke njė surprizė. Mė pas, ajo qė mediat italiane e kanė quajtur 'pupilla' e kryeministrit ka shtuar: me drita tė fikura, hapet porta dhe ja.. shoh atė, papin.
Vajza ka sqaruar se kanė lidhje familjare mes tyre. familja ėshtė nė gjendje tė mirė, kanė edhe njė parfumeri, ndėrkohė qė ajo shton se Berluskoni e do si ta kishte vajzė dhe ajo gjithashtu.

I indinjuar ėshtė shprehur pas gjithė kėsaj Berluskoni. Pėr tė, kėto janė gjėra private qė nuk duhet tė pėrfundojnė nė gazeta. Silvio Berlusconi ėshtė bėrė xhind dhe ndjek gjithė sa thoin mediat pėr kėtė histori. "I keni dhėnė shumė vend kėsaj historie private e tė mbushur me falsitet. Keni marrė vetėm fjalėt e zonjės dhe nuk mė keni dhėnė mua mundėsinė tė shpjegohem"- i pėrgjigjet mediave ai.
Nė fakt, nuk ka asgjė tė gėnjeshtėrt. Zonja Berluskoni pėrgatitet tė kėrkojė ndarjen zyrtarisht dhe kėtė herė asnjė prej tė dyve nuk ka ndėr mend tė bėjė pėrpjekje pėr tė shpėtuar martesėn.

"Jam i shqetėsuar, kishim vendosur tė duronim pėr shkak tė dashurisė pėr fėmijėt, por tashmė ka marrė fund. Nuk shoh mė kushte pėr tė shkuar pėrpara"- thotė ai, duke shtuar se i duket e pabesueshme qė gruaja dhe opinioni publik kanė besuar se donte tė mbushte listat elektorale me velina dhe pėr mė tepėr qė hamendėsohet pėr lidhjen e tij me njė minorene.
Ai e quan lojė nė kohė fushate, madje thotė se ėshtė e treta herė qė Veronika i bėn njė gjė tė tillė e pėr kėtė duhet t'i kėrkojė falje publikisht.
Duke iu rikthyer historisė me Neomin, sqaron se njihet me tė atin dhe ai duke e ditur se Berluksoni ishte nė Napoli, ndrysa flisnin pėr punė fushate e ka ftuar nė festėn e sė bijės. "Mė tha, hajde, do tė jetė dhurata mė e bukur e jetės sime"- thotė ai. Sipas tij, nuk ka asgjė tė vėrtetė pėr njė histori, ndėrkohė qė vizita ishte nė sytė e tė gjithėve dhe jo e fshehtė.

-----------------------------------------------------------------------------------------------

Berlusconi: Veronica te me kerkoje falje


Ndersa Veronica Lario njoftoi nje dite me pare se do t’i jepte fund lidhjes me bashkeshortin Silvio Berkusconi, kryeministri italian pas heshtjes, ka vendosur te prononcohet.

"Veronica ka rene ne kurth. Une e di qe e kane keshilluar”, ka thene Berlusconi, duke iu referuar kerkeses per divorc nga nena e tre femijeve te tij, me te cilen eshte i martuar prej 30 vjetesh.

Shkak per vendimin e Larios u bene deklaratat e Berlusoni-t, i cili tha se do kandidoje velinat televizive per zgjedhjet e ardhshme te Parlamentit Evropian, si dhe shoqeria me nje 18-vjecare napoletane. Ne nje interviste per “Corriere della Sera”, kreu i qeverise italiane u shpreh i zemeruar per kete vendim.

Sipas tij, nuk ka me mundesi qe cifti te pajtohet. “Nuk e di nese e dua une kesaj here. Veronica duhet te me kerkoje falje publikisht dhe nuk e di nese kjo do te me mjaftoje. Eshte hera e trete qe me ben nje shaka te ketij lloji ne nje kohe fushate elektorale. Kjo eshte vertet shume”, ka deklaruar kryeministri.

-----------------------------------------------------------------------------------------------
Veronika-Silvio, dashuria qė nisi nė teatėr




Ishte 21 korriku i vitit 2008 kur Veronika Lario, qė sė shpejti do tė jetė ish-gruaja e Kryeministrit Silvio Berluskoni, do tė rrėfente nė njė intervistė: "Prej vitesh lexoj nėpėr gazeta lajme qė shkruajnė pėr divorcin tim. Pėr aq sa di unė, kjo gjė nuk bėn ende pjesė nė planet e mia". Vetėm disa javė mė pas, mė 5 gusht, Silvio do tė thoshte: "Nuk mund tė bėjmė paqe, nėse mes nesh nuk ka pasur luftė". Por, pavarėsisht pėrpjekjeve pėr tė fshehur krisjet dhe atyre qė thuheshin e shkruheshin nėpėr mediat anekėnd botės, tani tė gjithė e dinė se Veronika Lario, bukuroshja 52-vjeēare me sytė e gjelbėr, kėrkon t‘i japė fund martesės sė saj 20-vjeēare me Kryeministrin 72-vjeēar, Silvio Berluskoni.


Njohja


Ėshtė thėnė dhe ėshtė shkruar shumė mbi historinė e Veronikės dhe Silvios. Njė histori qė nisi nė vitin 1980, rreth 3 dekada mė parė, kur ai ishte njė sipėrmarrės i suksesshėm (shumė larg politikės) dhe ajo njė aktore e bukur teatri. Kanė kaluar 29 vjet qė kur Lario dhe Berluskoni u njohėn nė njė dhomė tė vogėl teatri dhe mė shumė se 19 vjet qė kur tė dy janė martuar. Ekzaktėsisht ishte viti 1980 kur ēifti u takua pėr herė tė parė pas kuintave nė ambientet e teatrit "Manzini", nė Milano, ku Veronika, emri i vėrtetė i sė cilės ėshtė Miriam Raffaela Bartolini, interpretonte rolin e njė gruaje qė burri i sėmurė nga xhelozia e detyronte tė tregonte lakuriqėsinė. Nė fillim lidhja ishte klandestine, pasi "perandori" Berluskoni nė atė kohė ishte ende i martuar me Karla Dall‘Oglio, me tė cilėn kishte dy fėmijė, Marinėn dhe Piersilvion. Pas mė shumė se dhjetė vjet marrėdhėnie tė fshehur dhe divorcit me gruan e parė nė vitin 1985, mė 14 dhjetor tė 1990-ės Veronika dhe Silvio vunė kurorė nė njė ceremoni martesore sekrete, edhe pse mė parė kishin sjellė nė jetė tre fėmijė.

"Ėshtė i parezistueshėm. Vetėm me kėto fjalė mund tė pėrshkruhet mė mirė tipi i bashkėshortit tim", tregonte ajo nė njė intervistė tė dhėnė pėr francezen "Paris match" nė atė kohė.


Nga Arcore nė Macherino


Veronika ka mbajtur gjithmonė njė profil tė ulėt, duke evituar daljet nė publik pėrkrah tė shoqit. Kanė qenė shumė tė pakta rastet kur kjo gjė ka ndodhur, si pėr shembull, me rastin e vizitės sė Bill dhe Hilari Klintonit nė Romė, nė vitin 1994, kohė kur Berluskoni sapo kishte fituar betejėn e tij elektorale dhe dhjetė vjet mė vonė, me rastin e ardhjes nė kryeqytet tė ēiftit Bush. Megjithatė, ajo nuk ka treguar kurrė entuziazėm pėr shfaqjet nė publik pėrkrah tė shoqit, duke preferuar t‘i dedikohej vetėm rritjes sė fėmijėve: Barbaras (1984), Eleonoras (1986) e Luixhit (1988), nė vilėn e tyre, nė rezidencėn nė Macherio, qė u bė shtėpia e re e familjes Berluskoni, pasi vila e tyre nė Arcore, e lidhur kryesisht me adoleshencėn e fėmijėve me gruan e parė, u shndėrrua nė selinė qė Kavalieri e pėrdorte pėr ēėshtje tė lidhura me politikėn. Por, nėse Veronika tregonte se nuk dėshironte tė ishte pėrkrah bashkėshortit nė publik, pėr Berluskonin kjo gjė nuk pėrbėnte ndonjė problem tė madh. Ai kurrė nuk kishte treguar se ndihej keq qė paraqitej i vetėm nė takimet institucionale dhe ndėrkombėtare, ndryshe nga krerėt e tjerė tė shteteve, qė gjithmonė shoqėroheshin nga zonjat e tyre pėrkatėse. "E vlerėsoj shumė vendimin e saj pėr tė qenė e rezervuar nė ato ēka bėn", u thoshte Berluskoni gazetave, qė nė fillim e pyesnin shpesh se pėrse nuk shoqėrohej kurrė nga Veronika Lario.

Krisja

Vėshtirėsitė nė ēift u bėnė publike kėto vitet e fundit dhe nė veēanti nė vitin 2007, kur lideri i "Forca Italia"-s iu drejtua atėherė deputetes sė re, Mara Carfagnas, me fjalėt: "Nėse nuk do tė ishe e martuar, do tė isha martuar menjėherė me ty". Mes uljeve e ngritjeve, nė janar tė 2007-ės Veronika shkroi njė letėr nė tė pėrditshmen "La Repubblica", drejtuar tė shoqit, Silvio Berluskonit, pasi ndihej e ofenduar pėr komplimentet qė ai u kish bėrė nė publik disa grave tė tjera. Zonja Berluskoni kėrkoi nga bashkėshorti falje publike, si dhe qė ai tė hiqte dorė nga poshtėrimet publike mbi rolin saj si nėnė dhe grua. Vetėm pak orė mė vonė, Kryeministri, po pėrmes njė letre, iu drejtua asaj duke i kėrkuar falje publike: "E ruaj dinjitetin tėnd si diēka tė ēmuar. Ajo batutė ishte e momentit, e pamenduar mirė". "Njė ultimatum", e cilėson Maria Latella, autore e "Tendence Veronica", biografia e Veronika Larios.

Haremi dhe barsoletat

Por atij ultimatumi Kavalieri as qė ia vuri veshin. Vetėm disa muaj mė vonė, nė korrik tė 2007-ės, publikimi nė revistėn "Oggi" tė fotove qė e tregonin Berluskonin dorė pėr dore me 5 aktiviste tė reja tė "Forca Italia"-s, me titullin "Haremi i Berluskonit", krijoi mundėsinė pėr keqkuptime tė tjera, qė vetė Kavalieri ishte munduar t‘i anashkalonte duke treguar barsoleta nė publik: "E dashur, ishin pesė vajza, por unė ngacmova vetėm katėr prej tyre". Pėrgjigjja e saj? Shkoi nė dhomė tė bėnte valixhet gati. Atėherė unė i thashė: "Do kthehesh te nėna jote"? "Jo, janė valixhet e tua". Nė fakt, nuk ishte hera e parė qė Kavalieri e bėnte bashkėshorten e tij objekt tė njė batute publike. Mė e famshmja ishte ajo e vitit 2002, me Kryeministrin danez, Rasmussen: "Ju jeni Kryeministri mė i bukur i Evropės. Mendoj se do t‘ju prezantoj me gruan time, sepse ju jeni mė i bukur se Cacciari (qė sipas shumė thashethemeve, kishte pasur njė flirt me Veronikėn). Me atė qė thuhet anembanė... E shkreta grua".


Ndarja

Javėn e shkuar, Veronika publikoi njė letėr nė agjencinė e lajmeve "Ansa", pėrmes sė cilės cilėsonte si "njė proces tė turpshėm dhe pa vlera" planin e Berluskonit pėr tė pėrfshirė nė listėn e kandidaturave pėr nė Parlamentin Evropian njė seri vajzash nė moshė tė re. Po ashtu, ajo kritikoi me nota tė ashpra pjesėmarrjen e Berluskonit nė festėn e ditėlindjes sė njė vajze 18-vjeēare nga Napoli, Noemi Letizia, qė sipas Kryeministrit ėshtė bija e njė tė njohurit tė tij tė vjetėr. Sipas asaj qė u shkrua nė "La Repubblica", konfirmohej se Lario pati thėnė qė "nuk mund tė jetoj me njė burrė i cili frekuenton vajza minorene". Sigurisht qė ky do tė jetė njė nga divorcet mė tė shtrenjtė tė historisė. Njė divorc qė, ashtu siē shkruajnė gazetat, do tė quhet "Divorci i nėntė zerove".

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

18-vjecarja qe ndau Berluskonin nga gruaja . Empty Re: 18-vjecarja qe ndau Berluskonin nga gruaja .

Mesazh nga Ylli Tue May 05, 2009 6:19 pm

Sherri i grave ska kufi...
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi