♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 tė librat e ndaluar !

Shko poshtė

10 tė librat e ndaluar ! Empty 10 tė librat e ndaluar !

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 29, 2009 9:46 pm

Librat e ndaluar

Ne listen e meposhtme jane vetem nje pjese librash te ndaluar ne kohe e vende te ndryshme, por me se fundmi te gjithe ato kane arritur ta shohin driten e botimit. E kane rezultuar kryevepra, bastione idesh qe sot e kesaj dite sherbejne si pika referimi. Ben perjashtim ne kete liste libri i shkruar nga Hitleri "Beteja ime". Ai nuk lejohet me ne qarkullim ne Gjermani e Austri per shkak te ligjeve anti-naziste ne fuqi. Kjo liste synon te sjelle librat e ndaluar qe mbartin vlera te verteta e pikerisht per kete arsye ka ndodhur dhe konfiskimi e djegia e tyre dhe jo librat e ndaluar per arsye te permbajtjes qe mund te thyeje rregullat e botimit apo te kete permbajtje te demshme e jo dobishme per shoqerine.
Index Librorum Prohibitorum
Ne Evropen mesjetare, Kisha Romake Katolike krijoi nje program qe quhej "Index Librorum Prohibitorum". "Indeksi i librave te ndaluar" zgjati deri ne vitin 1966 dhe kishte per detyre te trajtonte botimet disidente. Nder vite te tera shume libra jane djegur ose jane ndaluar sie ka ndodhur dhe me librin e Leon Tolstoi qe bazohej ne shkrimet e shenjta, "Mbreteria e zotit eshte ne ty".

Asgje e re nga fronti i perendimit(Im Westen nichts Neues)
Autori: Erich Maria Remark
U botua ne janar, 1929

U ndalua fillimisht te botohej gjate sundimit te nazisteve ne Gjermani per arsye se demoralizonte dhe fyente ushtrine. Ne vitin 1938 Remarkut iu hoq nenshtetesia gjermane.
Ferma e kafsheve
(Animal Farm)
Autori: Xhorxh Oruell
U botua ne gusht, 1945

Botimi i ketij libri ne Britanine e madhe u shty per shkak te temes anti-staliniste. Ne Gjermani u konfiskua nga trupat aleate ndersa ne Malajzi nuk u lejua per arsye fetare.
Doktor Zhivago
Autori: Boris Pasternak
U botua ne vitin 1957

"Doktor Zhivago" u botua ne Itali, pasi ne Bashkimin Sovjetik ka qene i ndaluar deri ne vitin 1988 per shkak te kritikes qe ai permbante ndaj partise Bolshevike.
Per ke bien kambanat
(For whom the bell tolls)
Autori: Ernest Heminguei
U botua ne vitin 1940

Kyr roman u ndalua ne Spanje gjate regjimit te Frankos per pikemapjet pro-republikane.
Nje mije e nje net
Permbledhje

eshte ndaluar me pare ne shume vende myslimane
Mbreteria e zotit eshte tek ti
"The kingdom of god is within you"
Autori: Leon Tolstoi
Botuar ne vitin 1984

Ky liber i Tolstoi eshte ndaluar ne Rusine cariste per shkak te permbatjes anarkiste. Per kete arsye ai eshte botuar per here te pare ne Gejrmani ne vitin 1984.
Beteja ime
(Mein Kampf)
Autori: Hitleri
Volumi i pare u botua ne vitin 1925, ndersa volumi i dyte ne vitin 1926

Mbajtja dhe shitja e ketij libri eshte ilegale ne Gjermani dhe Austri per shkak te ligjeve anti-naziste.
Te drejtat e njeriut
(Rights of man)
Autori: Thomas Paine
U botua ne vitin 1791

Ky traktat i te drejtave te njeriut u ndalua ne Britanine e Madhe pasi konsiderohej se mbronte revolucionin francez. eshte ndaluar gjithashtu edhe ne Rusi.
Vargjet satanike
(The Satanic verses)
Autori: Salman Rushdie
U botua fillimisht ne Angli ne vitin 1988

Libri eshte ndaluar ne Indi dhe ne vendet myslimane pasi u konsiderua blasfemik. Librarite nuk pranonin ta shisnin ate nga frika.
Uliksi
(Ulysses)
Autori: Xheims Xhois
U botua i plote ne vitin 1922

Libri u ndalua deri ne vitin 1930 ne Britaninen e Madhe dhe ne SHBA per shkak te permbajtes se "turpshme".


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi