Vlora e Flamurit. .
Faqja 1 e 1
Vlora e Flamurit. .
Vlora e Flamurit
ISA BOLETINI NE VLORE
Duke kaluar neper duar e shqyrtuar shume fotografi qe "flasin" per Historine e Shqiperise, qendrova dic me gjate tek fotoja ku paraqitet Isa Boletini (1864 - 1916) me trimat e tij ne Vlore me 28 Nentor 1912. Kjo eshte data e cila shoqeron foton sahere botohet ne libra historie a ne shtypin periodik. Ne te vertete kjo fotografi e vyer, eshte realizuar dy-tri dite pas kesaj date, sepse per shkaqe te ndryshme jashte deshires dhe vullnetit te tij, ai mbrriti ne qytet me vonese. Isa Boletini ishte ftuar si perfaqesues i Kosoves nga Ismail Qemali per te marre pjese ne Kuvendin Kombetar i cili do te shpallte Pavaresine e Shqiperise. Ai ishte nje nga udheheqesit kryesor te kryengritjeve shqiptare te vitit 1910, me aftesi te dalluara organizimi dhe drejtimi, aqsa turqit mendonin se kishin te benin me ndonje gjeneral te huaj. Me 1913, bashke me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin shkon ne Londer per te protestuar ne emer te qeveris?e shqiptare kunder copetimit te Shqiperise nga Fuqite e Medha. Duke perbere nje pengese te forte e te perhershme per synimet grabitqare te fqinjeve, Isa Boletini u vra pabesisht nga shovinistet malazese ne Podgorice, me 23 janar 1916. Ne ate vjeshte te trete te vitit 1912, ai vinte ne Vlore me rreth 100 luftetare, shumica e te cileve te kalitur ne perpjekjet kryengritese te 1910-es, vecanerisht ne perleshjet me turqit ne Gryken e Cernaleves dhe ate te Kacanikut e, njeherazi ata perbenin, si te thuash "garden" e Kuvendit. Emri i Kacanikut ishte bere i degjuar edhe ne Shqiperine bregdetare, kesisoj edhe ne Vlore. Trimat kosovare kishin pershkuar rruge te gjate e te lodheshme disa ditore me kuaj drejt Vlores, por lodhjen natyrshem, ua lehtesonte mjaft qellimi i shenjte per te cilin po udhetonin, do merrnin pjese ne Shpalljen e Pavaresise, ngjarja meee e madhe e shekullit XX per Kombin Shqiptar. Fotografia eshte bere ne rrugen kryesore te qytetit, ne ate kohe me emrin "Liria" (sot rruga muze "Justin Godard" ne lagjen e vjeter Muradie), disa dhjetra metra para se ajo te bashkohet me "Sheshin e Flamurit". Autori i saj ishte nje fotograf shqiptar emri i te cilit fatekeqsisht, ende nuk njihet.
Ai kishte ngritur trikembeshin e aparatit aty per te perjetesuar ato dite te shenuara, e ndoshta ishte edhe ne dijeni se atypari, do kalonin kosovaret me Isen ne krye. Ajo ishte rruga qe lidhte lagjen ku ata banonin (Topana), me qendren. E, kur jane dukur ne krye te rruges, me veshjet karakteristike e, si perhere me nga nje arme brezi, mbase fotografit i jane dridhur pak duarte, e i jane shtuar rrahjet e zemres, por shpejt e ka mbledhur vehten. Pa i porositur fare trimat qe do fotografonte (sic bejne rendom fotografet), se dhe koha spriste, ka shkrepur aparatin nje here, dy here, kurse ata ecnin fare te shkujdesur drejt tij. Gjithcka mund te kete perfunduar me pershendoshjen dashamirese te te dy paleve, por me gezimin e madh te fotografit se kish perngrire ne letren fotografike pjesmarres te shquar te ngjarjes historike, i vetdijshem dhe i kenaqur per perjetesimin kesisoj te atmosferes se diteve te lirise. Isa Boletini, edhe pse nuk eshte ne qendren optike te fotos, kuptohet lehte se eshte kryesori ne ate grup njerezish, edhe ngase ai ecen nje hap para t?e tjereve. Nga veshtrimi i fotos te bien ne sy trupat vigane te tyre, por sidomos ecja e lirshme dhe dinjitoze. Kishin te drejte, Pavaresia ishte shpallur e, ata ishin tashme njerez te lire ne shtetin e tyre, nen ate cope qielli qe u kish rene ne pjese. Vellezerit nga Kosova u priten me bujari te madhe nga te gjithe qytetaret vlonjate ne shtepite e tyre, shumica ne lagjen e vjeter "Topana" (sot "Kater heronjte"), ne pjesen e siperme te se ciles u krijua dhe vend-fushimi i kafsheve dhe pajisjeve luftarake te tyre. Kjo ishte nje koder a bregore vogel e mbushur me ullinj, prej nga shihej mire krejt qyteti. Vendasit dhe miqte u miqesuan shpejt me njeri-tjetrin, madje te paret, si per ti nderuar me shume ardhesit, filluan ta therrisnin kodren thjeshte dhe shkurt "Kacanik" me qene se pjesa me e madhe e tyre kish luftuar ne Gryken e Kacanikut. Keshtu nisen ta quanin bregoren me pas banoret e qytetit, ndonese mjaft njerez ne Vlore nuk ia dinin me vone origjinen e ketij emri, por kjo skish ndonje rendesi. Kodra "Kacanik'' po kthehej kesisoj, ne nje permendore te vecante historike per perjetesimin e ardhjes se Isa Boletinit me trimat e tij ne Ngritjen e Flamurit. Kjo ka ndodhur ne vitin e Madh 1912, e prej asaj kohe vazhdoi me dhjetra vite e vazhdon e sot e gjithe dites qe ajo te therritet "Kacanik", edhe pse tanime e mbushur me banesa. Gjithashtu vlen te shenojme se rruga kryesore e lagjes Topana, ku kalonin ne ate kohe, cdo dite edhe kosovaret, prej rreth 70 e ca vitesh quhet me vendim te autoriteteve lokale te atehershme, "Isa Boletini", ndersa 2-3 dhjetevjecare me pare (aty nga vitet 70), me emrin e Fatosit te Kosoves u quajt nje nga lagjet e reja me te medha te qytetit te Flamurit. Keshtu, Isa Boletini erdhi ne Vlore para 95 vitesh, por ai vazhdon te jete atje me rrugen dhe lagjen qe mbajne emrin e tij, por vecanerisht me toponimin mitik "Ka?canik". Emri i Isa Boletinit bashke me ate te Ismail Qemalit, jetojne ne kete qytet prej 95 vjetesh, por ata do jetojne edhe 195 e shume e shume vite te tjere, bashke me emrat e te gjithe atyre patrioteve qe u perpoqen per shpalljen e Pavaresise, derisa te jetojne shqiptare ne Vlore, Prishtine, Tetove, Ulqin e kudo qofte ku do te rrojne njerezit qe i thone bukes, buke dhe ujit, uje. Keto gjera me erdhen ne mendje tani duke veshtruar kete fotografi te vjeter, te cmuar e pa emer autori. Tani, kur ndodhem me mijera kilometra larg fizikisht nga Shqiperia dhe sidomos nga Vlora, qyteti, ku si femi, i ri dhe burre, kam pritur e percjelle dhjetra here me gezim e dashuri, Diten e Madhe te 28 Nentorit, Diten e Flamurit.

Vizitor- Vizitor
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Fri Jul 27, 2018 12:20 am nga XHEMI
» SHtepia e marinos ju mirepret !!!
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» Perandoria ,,,e Shkodra Channel And NAQES SHKODRANEe...
Sat Mar 24, 2018 6:05 pm nga ēim ēaku
» U rihap shpella luksoze e Ylli-t
Sat Mar 24, 2018 6:04 pm nga ēim ēaku
» shtepia EDA 82..eshte e hapur me miqt
Sat Mar 24, 2018 6:03 pm nga ēim ēaku
» ViLa E <<Goces Tironse>>
Sat Mar 24, 2018 6:02 pm nga ēim ēaku
» welcome in my castel xhoooooooooniiiii
Sat Mar 24, 2018 6:00 pm nga ēim ēaku
» Capital Club<>Tzio
Sat Mar 24, 2018 5:55 pm nga ēim ēaku
» Pershendetje nga Adea
Sat Mar 24, 2018 5:54 pm nga ēim ēaku
» Pallati i Tironcit
Sat Mar 24, 2018 5:53 pm nga ēim ēaku
» Keshtjella e MORENES...
Sat Mar 24, 2018 5:52 pm nga ēim ēaku
» Kasollja e Mona&Takut !!!
Sat Mar 24, 2018 5:50 pm nga ēim ēaku
» Vjen nje moment dhe..!..
Sat Mar 24, 2018 5:31 pm nga ēim ēaku
» Tė flasim pėr festėn e tė dashuruarve,dhuratat dhe mendimet pėr kėtė ditė !
Sat Mar 24, 2018 5:29 pm nga ēim ēaku
» A JENI ZESHKAN/E APO BJOND/E/?
Sat Mar 24, 2018 5:26 pm nga ēim ēaku