♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skulptura........

Shko poshtė

Skulptura........ Empty Skulptura........

Mesazh nga Vizitor Mon Apr 27, 2009 9:03 pm

Skulptura........ Skulpture1





skulptura ka si mjet te shfaqurit e trajtave (moderaturen).
Me ndihmen e lendes se fort skulptori gdhend gjithnjefarsendesh.
Nepermjet tyre e riprodhon jeten duke shfaqur njeherit mendimet dhe ndjenjat e veta.
Ne kete menyre krijohen veprat e skullptures.
Sipas lendes se skulptures ajo ndahet ne disa lloje.
Midis tyre me te rendesishmet jan : skulptura e gurit , metaleve dhe ajo e drurit.
Secila prej ketyre lendeve gjat punimit te veprave teknike dhe vegla te posaqme.
Perveq kesaj skulpturat ndahen edhe sipas qellimit te veprave te gdhendura.
Ne kete kuptim kemi : truporet e lira , truporet e lidhura dhe reliefet.
Truporet e lira gdhenden ne menyre qe te shihen nga qdo ane dhe te vendosen lirisht ne nje vend .
truporet e lidhura gdhenden mbi ndonjesend shpeshher ne fasadat e ndertesave te ndryshme.
Ato nuk mund te shohim nga cdo ane.
Reliefet gdhenden mbi ndonje metal te caktuar dhe as ato nuk mund ti shohim nga qdo ane.
Ato ndryshojn midis tyre sipas thellsise dhe lartsisise.
keshtu kemi reliefe te larta dhe te uleta , te gdhendura ne lend te ndryshme si dru metal balt gur allci.etj.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Skulptura........ Empty Re: Skulptura........

Mesazh nga Vizitor Mon Apr 27, 2009 9:05 pm

SKULPTURA

Skulptura ėshtė formė e shprehjes artistike nė menyre tridemensionale, te Skulptorit .
Vepra artistike e skulptorit ose skulptura ėshtė krijesė artistike qė ka njė qellim si kusht , e ky ėshtė pos aspektit apo qellimit funksional eshte edhe aspekti artistik.
Ky aspect duhet tė jetė predominant , qė njė veper artistike pėr t’u quajtur Skulpturė.
Nėse aspekti funksional dhe ai artistic , janė nė ekuiliber , atėherė Skulptura quhet Skulpturė Funksionale.
Historikisht Skulptura dhe veprat e skulptures kane origjinė tek Njeriu , qysh nė nė kohėn e lashtė .

Kurse nė Shqiperi gjurmet I hasim nėpėrmjet zbulimeve tė shumta arkeologjike, nė zona tė ndryshme tė vendit, janė gjetur qindra e mijėra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., qė u pėrkisnin fiseve ilire, paraardhėsve tė drejtpėrdrejt tė shqiptarėve tė sotem.
Prodhimet mė tė herėshme janė tė thjeshta, pėr pėrdorim praktik, por nė to shfaqen edhe vlera artistike si nė format zoomorfe tė enėve ashtu edhe nė dekoracionin, gdhendjet dhe elemente tė tjerė.
Nga shekulli i gjashtė deri nė shekullin e trete p.e.re nė qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndėrtohet me siluet mė elegant dhe pasurohet me elementė plastikė. Shumė enė tė kėsaj periudhe, qė ruhen sot nė muzetė e Shqipėris.
Me origjinė shqiptare kanė qenė edhe disa arkitektė tė njohur si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku etj qė zbukuruan Stambollin dhe qendra tė tjera tė perandorisė osmane si dhe A. Aleksi, M. Tivarasi, Gj. Durrėsaku etj qė punuan nė vise tė tjera tė Europės skulptura e rrumbullakėt, pas njė ndėrprerje tė gjatė prej disa shekujsh, filloi tė lėvrohet sėrisht nė periudhėn e Rilindjes.
Si autor i parė njihet Murad Toptani (1866-1917).
Ka realizuar disa vepra me temė patriotike, ku shquhen dy bustet e Skėnderbeut (mė 1899 dhe mė 1917).
Por nivelin e kėtij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali (1903-1989). Me statujat e tij monumentale, qė janė tė parat vepra (“Luftėtari kombtar” - Korcė 1932, “Flamurtari” - Vlorė 1932, “Skėnderbeu” – Kukės 1939), nis rruga e artit monumental nė Shqipėri.
Krijimtaria e Paskalit vazhdon edhe nė periudhėn e pasclirimit me vepra tė shumta.
Ai mbetet edhe sot si personaliteti mė i shquar i skulpturės shqiptare.Konkursi i parė u shpall mė 1948 pėr krijimin e monumentit tė Skėnderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij qė u realizua nė bronz pas 10 vjetėve dhe u vendos nė qytetin e Krujės (28 nėntor 1959).
Mbas clirimit mori zhvillim tė madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritėn disa vepra.
Nga krijimet mė tė rėndėsishme vlerėsohen monumenti ekuestėr i Skėnderbeut nė Tiranė (1968) me autorė O. Paskali, A. Mano, J. Paco; “Monumenti i Pvarėsisė” nė Vlorė (1972) mė autorė K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadėri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente tė tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.

Kurse nė Kosovė dallohet si Skulptor Agim Qavdarbasha .

Agim Ēavdarbasha ka qenė skulptori i parėshqiptar nga Kosova. Nė vitin 1995, akademia e shkencave dhe arteve tė kosovės kishte shpallur studion e akademikut AgimCavdarbasha galeri tė hapur.
Galeria, e cila kishte pritur vizitorė tė shumtė nga tė gjitha viset e botės,iu kishte shpėtuar kohrave mė tė vėshtira pėr tu djegur deri nė themel pranverėn e vitit 2004. Shumė nga veprat mė kapitale tė kėtij artistit, janė djegur plotėsisht.
Njėra ndėr skulpturat qė janė shėndrruar nė hi ėshtė edhe ‘Pėrqafimi’, skulpturė prej druri mbi dy-metėrshe.Zjarrit i kanė shpėtuar kryesisht skulpturat nga mermeri.
Fatmirėsisht, edhe disa skulptura prej dru kanė mbetur tė paprekura pasiqė kanė qenė tė ekspozuara nė oborr tė shtėpisė. “Veprat mė kapitale prej druri tė Agimit sipsh. ‘Pėrqafi mi’, ‘Familja’, ‘Gruaja me Fryte’ e shumė tė tjera, prej masave miniaturiale deri nė mbi dy metra, janė asgjėsuar. “Vetėm hiri ka mbetur prej tyre,” tregon Sebi dhe shton,“nė ēardak ka qenė e ekspozuar ‘Sofra’, vepėr tė cilėn Agimi konsideruar mė kapitalen,e punuar nė allēi, vepėr nga tradita jonė, e cila ėshtė dėmtuar mjaft .
Shpresoj se me ndihmėn e institucioneve kulturorekjo vepėr do tė riparohet dhe derdhet nė bronzė,” shprehet ajo derisa tregon pjesė mbetura tė veprės sė preferuar tė Agimit.
Agim Ēavdarbasha ka qenė skulptor me pėrmasa ndėrkombėtare.

Kėtu do tė japim nė shkėputje , se si ka ardhė deri tek djegėja e ca skulpturave te Skulptorit Agim Qavderbasha, nga vandalet e shkaterrimit te kultures Shqiptare , nga nje autor..
,,
Bashkėshortja e tė ndjerit Agim Ēavdarbasha flet pėr ‘vdekjen e dytė’ tė skulptorit kosovar i nohur edhe tė arenėn ndėkombėtare, galeria e tė cilit ėshtė djegur tėrsisht gjatė trazirave tė marsit.
Unė kurrė nuk kam menduar se njė gjė e tillė mund tė mdodh”Sipas zonjės Ēavdarbasha, shtėpisė i ėshtė vėnė zjarri me 19 mars, d.m.th dy ditė pas trazirave nė ndėrkohė qė KFOR-i kishte kthyer kontrollin mbi fshat. Gjatė vizitės qė i kishte bėrė shtėpisė me 20 mars, ajo kishte gjetur shtėpinė nė tym. “Sipas banorėve tė cilėt kanė pasur rastin tė shohin, shtėpisė nuk i ėshtė vėnė zjarri me datė 17, atė natė kur ka qenė euforia,spontanja dhe kur janė djegur shtėpitė tjera.
Unė mendoj qė shtėpisė i ėshtė vėnė zjarri nė mėngjesin e 19 marsit,” thotė Sebi, plot mllef. Sido qė tė jet, ajo dėshiron tė marrė njė shpjegim zyrtar nga KFOR-i. “Unė jam shumė e interesuar tė kontaktoj KFOR-in e tė shoh
ēfarė kanė pėr tė thėnė.”
Sebi kishte plotėsuar dėshirėn e Agimit duke kthyer skulpturat aty ku e kishin vendin – nė Ēagllavicė - nė vitin 2001. Veprat e Agimit kishin qėndruar nė Shqipėri qė nga viti 1993 pas njė ekspozite individuave nė kuadėr tė
“Ditėve tė Kulturės sė Kosovės” atje. Kthimi i tyre, nė vitin 2001, ishte bėrė i mundur me ndihmėn e Akademisė sė Shkencave dhe Arteve tė Kosovės dhe tė Shqipėrisė, si dhe Galerive tė Arteve tė tė dy vendeve. Asaj asnjėherė nuk i kishte shkuar mendja se skulpturat e tė shoqit
do tė digjeshin nė shtėpinė e tyre, aty ku Agimi i kishte gdhendur. “Nuk kam besuar se njė gjė e tillė mund tė ndodh, por ja qė ndodhi.”
Krij imtarinė e asgjėsuar tė Agimit nuk mund ta kthej askush. Mirėpo, shpresa mbetet se skulpturat qė i kanė mbij etuar zjarrit do tė qėndrojnė aty ku kanė qenė gjithėmonė dhe do tė kenė njė mbikqyrje mė tė madhe.
Sebi kthen shikimin tek ‘Sofra’ e pėrgjysmuar e Agimit derisa mbyll portėn e galerisė sė bėrė shkrumb e hi.
“Ky ėshtė tmerri im”, thotė Sebi, e veja e skulptorit Agim Ēavdarbasha: “Pesė vite pas lufte ne e pėrjetuam vdekjen e dytė tė Agimit”.,,

Kohėve tė fundit edhe nė Kosovė, nė Prishtinė ėshtė ngritur Manumenti i Skenderbeut,.
Poashtu Monument pėr Skenderbeun ėshtė ngritur nė Shkup.
Nga Skulptorėt Shqiptar nė Kosovė, janė skalitur Bustat e figurave tė shquara historike Kombėtare shqiptare . Nder to , dallohen Skulpturat e Imer Prizrenit , Avdyl Frashėrit , Haxhi Zekės, Hasan Prishtinės , Isa Boletinit , Adem Jasharit , Zahir Pajazitit e shumė e shumė tė tjera.
Si femije me perkujtohen Bustet ne Oborrin e Shtepise Perkujtimore te Lidhjes Shqiptare te Prizrenit duke filluar me 10 Qershor ( 1878-1881 )ne Prizren,
Sidomos Busti i Avdyl Frasherit , Ymer Prizrenit dhe Ali Pash Gucise.
Ato buste tanime , mendoje se duhet te kethehen dhe kjo iniciative duhet te jete e Kompetenteve. Ato Buste duhet te shendrrisin tash si dikur, ne vendin e tyre dikurshem , ne Prizren.
Andaj mbesim me shprese se mos ne kete Qershor 2008 , ne Qershorin e vitit te ardheshem , do te na plotesohet kjo deshire. Sepse me keto ngritet jo vetem kujtesa historike, por edhe pasurohet kultura me vlera artistike dhe vepra historike.

Skulptoret me te dalluar Shqiptar

Aleksi Andrea Durrsaku
Andrea Mano
Artan Peqini
Dhimitėr Ēani
Gavril Priftuli
Genc Mulliqi
Genti Tavanxhiu
Hektor Dule
Janaq Paēo
Kristaq Rama
Luan Mulliqi
Muntaz Dhrami
Odhise Paskali
Perikli Ēuli
Pjerin Kolnikaj
Shaban Hadėri
Thoma Thomai
Agim Qavdarbasha
Skender Boshnjaku
Daut Berisha etj...



Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Skulptura........ Empty Re: Skulptura........

Mesazh nga Vizitor Mon Apr 27, 2009 9:05 pm

SKULPTURA E PARQET

Nė Shqipėri , si gjithėkund edhe nė Tokat Shqiptare, duhet bėrė traditė , qė Parqet dhe Lulishtet tė pajisen sa me shumė vepra tė Artit , apo vepra artistike , sidomos me Skulptura dhe Forma tė tjera zbukuruese.

Pėr kėtė qellim ,do ishte mire, qė duke u nisur nga Lagjet e Fshatrave, sidomos atyre tė Qyteteve , qė pėrkujdesėsit por edhe shfrytėzuesit e kohės sė lire nė Parqe , qe pėr keto edhe tė kujdesen, sidomos pėr Pishinat, Ujėvarat aritifciale, Lulishtet dhe Shadervanet .

Krahas tyre, por edhe zbukurimet e Gjelberimet , bashkė me Lulishtet , jane jo vetem si njė Stoli por edhe sherbejnė dhe joshin dhe janė atraktive e magjepse, sidomos , pėr Shendetin e Femijėve tanė.

Pėr kėtė qellim , duhet qė pėrzgjedhurit e tyre, tė vendosin edhe me Konkurs, se kush dhe cilat nga Vepra artistike, sidomos Skulpturat , duhet tė vendosen si Stoli nė Parqer tona .

Nė Parqe tona, duhej vendosur sidomos Skulpturat , kurse pėrzgjedhjen e tyre, duhet bėrė nga vet Krijuesit , Skulptorėt.

. Mendojė , qė Veprat e Skulptures , qė do duhet Stolis Parqet tona , duhet tė jenė vepra qė i pėrkasin, Modernizmit si dhe Realizmit, pėrkatesisht Formatit tė tyre .

Kjo ėshtė e njė rendėsi tė madhe , pasiqė mund tė shėrbėjė, si shembell apo edhe si Traditė, nė tė ardhėshmen , se si duhet Stolis Parqet tona .

Parqet dhe Lulishtet tona , duhet tė ken sa mė shumė Gjėlbėrim , mė pak Natyrė tė vdekur e bėrllog dhe sa ma shumė Stoli e zbukurime Arti , sidomos nga Skulptura .


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Skulptura........ Empty Re: Skulptura........

Mesazh nga Vizitor Mon Apr 27, 2009 9:06 pm

DISA NGA SKULPTORET SHQIPTARE

Arti Shqiptar , skulptura ,ka gjet shprehje edhe tek krijueset e Artit tė Skulpturės, tek femėrat Shqiptare.
Nė mesin e tyre , Armida Laēej , ka kontributin pėr vendosjen e shtatores sė Nėnė Terezės,, nė Aeroportin e Rinasit .
Ajo e ka skalitur Nėnė Terezėn, pasi ka lexuar dhe studjuar paraprakisht , lidhur pėr Nėnė Terezės.
Kjo i ka ndihmuar asaj , tė arrinte nė detale madhėshtinė e figurės sė sajė nė skulpturė.

Prania e skulptores, Nebie Berisha po ashtu ėshtė freski nė Artin e Skulpturės Shqiptare.
Sepse Arti i Skulpturės, nga krijueset Shqiptare , shėrben si shėmbell, se Skulptura, nuk ėshtė vetėm njė profesion eksluzivisht i mėshkujėve.
Fėmėrat, dallohen po ashtu si krijuese tė veprave qė paraqesin njė monument tė vėrtetė.material, tė kombinuara me material tė fortė, tė butė, njė material tė ftohtė.
Kjo shėrbėn pėr tė na bindur, qė skulptura nuk ėshtė e thjeshtė, tė punohet siē mendojnė ca,
Nebie Berisha nė skulptura tė saja tė ekspozuara , pėrdorė metalin, salikonin, poliesterin, tela tė ndryshėm, tela me ngjyra, rrjetėn, etj.


Shaqe Kalaj, si skulptore shpreh boten e saj tė brendeshme, duke shpreh botėn humane nė figurė, nėpėrmes tė gedhendjes bardh e zi, ne dru te shkurtuar, dhe derrase me ane te nje thike dhe dalte per gedhendjen e drurit, duke shfaqur gjerat me te bukura te gedhendura ne dru, si botė e emocioneve tė saj..

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Skulptura........ Empty Re: Skulptura........

Mesazh nga Vizitor Mon Apr 27, 2009 9:06 pm

:bravo: Bravo engjell per temen

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Skulptura........ Empty Re: Skulptura........

Mesazh nga Vizitor Sun May 03, 2009 8:42 pm

Njė skulpturė abstrakte e artistit shiptaro-amerikan Kreshnik Xhiku fiton cmimin e parė nė Uashington.
26 Shtator 2004


Skulptori shqiptaro amerikan Kreshnik Xhiku u nderua kėto ditė me ēmimin e parė pėr njė skulpturė tė artit abstrakt tė titulluar Forma. Kjo dhe njė tjetėr skulpturė e zotit Xhiku, krahas 29 veprave tė skulptorėve tė tjerė amerikanė do tė qendrojnė tė ekspozuara pėr disa muaj nė hollin kryesor tė qėndrės kulturore Uashington Square.
Ēmimi u dha tė enjten mbrėma nė prani tė shumė artistėve dhe vizitorėve, e miqve tė skulptorit. Gezimi pėr Kreshnikun ishte i madh. Nė dorė mbante ēertifikatėn e ēmimit dhe zėri i dridhej nga emocionet. Ēmimet u ndanė nga Lidhja e Artit, njė shoqatė e pėrbėrė nga mė shume se 1 mije piktorė e skulptorė tė rrethit tė kryeqytetit Uashington. Anėtar i kėsaj lidhjeje ėshtė edhe Kreshniku, ish dekan nė akademinė e arteve nė Tirane, i cili ka rreth 5 vjet me banim tė pėrhershėm nė Shtetet e Bashkuara. Ekspozita me 31 skulptura tė artistėve tė ndryshėm ėshtė hapur nė kuadėr tė festimeve me rastin e 50 vjetorit tė Lidhjes sė Artit, e njohur nė Shtetet e Bashkuara jo vetėm per institutin e artit, ku Kreshniku jem mesim, por edhe pėr galerinė e pasur, ku gjenden te ekspozuara shumė vepra tė tjera tė skulptorit shqiptar. Kėsaj skulpture, artisti i ka vėnė emrin Forma, ndoshta sepse ėshtė forma e saj qė tė tėrheq menjėherė vemendjen. Skulptura e dytė prej copėza druri, e zotit Xhiku, e cila qėndron e varur, titullohet The rug, Qilimi. Ai thote se kjo i pelqėn mė shume, pasi pėr kėtė ėshtė munduar mė shume pėr ta krijuar. Skulpturat janė abstrakte dhe vizitorėt ndalen, i shohin, i prekin, por ēfarė mendojnė? “Pėrpiqem tė kuptojė sesi e ka bėrė”, thote vizitori. “Nuk di ē‘tė them”, shton ky vizitor. “Ato janė tė hapura pėr interpretim. Gjithkush tė krijojė mendimin e tij, ndoshta kjo ėshtė edhe njė nga veēoritė e artit abstrakt.” Ndėrsa njė tjetėr vizitore pasi ka parė edhe skulpturat e tjera ndalet e thote: “Me pelqen puna e Kreshnikut, ėshtė mjaft e vecantė dhe tė bėn tė mendosh.” Pa dyshim, Kreshniku, bashkėshortja e tij dhe dy vajzat e tyre ndjehen krenare. Por kėtė tė drejtė duket se e kane edhe kėta shqiptarė qė kishin dėgjuar pėr ekspozitėn dhe erdhėn pėr ta pare.“Vertet ėshtė vleresuar puna e tij pa paragjykime. Nė Amerikė talenti vlerėsohet pavarėsisht nė je i huaj ose vendas”, thotė Erlinda Zhuzhuni me banim nė Uashington. Ndėrsa shqiptaro amerikani tjetėr, Besnik Shtylla thotė se ky sukses i skulptorit Xhiku nderon jo vetėm autorin por tė gjithė shqiptarėt. Ndėrsa bashkėshortja e Besnikut, Virgjinia thotė se ky suskes tregon gjithashtu se shqiptarēt janė tė zotė e tė aftė tė bėjnė gjithēka. Por ėshtė edhe diēka tjetėr qė ndoshta nuk e dinė tė gjithė, thotė Besnik Shtylla, me banim nė Uashington dhe mik i skulptorit. Kreshnik Xhiku ka dhėnė kontributin e tij artistik edhe nė memorialin e luftės sė dytė botėrore qė u pėrurua kohėt e fundit nė Washington.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Skulptura........ Empty Re: Skulptura........

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi