♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Piktura ne kohėn e rilindjes

2 posters

Shko poshtė

Piktura ne kohėn e rilindjes Empty Piktura ne kohėn e rilindjes

Mesazh nga DEA2 Thu Sep 04, 2008 12:34 pm

Nė gjysmėn e dytė tė shekulli XIX-tė fillon njė etapė tjetėr e rėndėsishme pėr artin shqiptar. Lėvizjet e mėdha ēlirimtare nga okupimi qindravjeēar osman, qė sollėn edhe pavarėsinė e vendit (mė 1912), krijuan atmosferėn edhe pėr njė drejtim tė ri artistik, qė tė pasqyronte me realizėm jetėn e pėrditėshme.

Nė historinė e artit shqiptar viti 1883 shėnohet si data e krijimit tė pikturave tė para tė kėtij arti tė ri. Nė janar tė vitit 1883, nė Shkodėr u realizua piktura mė e njohur pėr artdashėsit shqiptarė, portreti “Motra Tone”. Pra mė e bukura pikturė e rilindjes shqiptare, “Motra Tone”, ėshtė njėkohesisht dhe e para tablo me tė cilėn nis njė etapė e re nė artit shqiptar. Autori i saj, Kol Idromeno (1860-1939), ėshtė nismėtar i kėtij arti nė Shqipėri dhe, pas njė krijimtarie tė gjatė, tė pasur dhe tė gjithanėshme nė vitet e mėpasėm, ai do tė mbetet edhe pėr shumė vite udhėrrėfyesi i gjithė artistėve tė rinj pasardhės.

Kol Idromeno ėshtė njėkohėsisht autori mė i shquar i Rilindjes shqiptare qė na kujton mjeshtrin e Rilindjes Europiane, italianin Leonardo da Vinēi, jo vetėm pėr krijimin e “Mona Lisės shqiptare” ( tabloja “Motra Tone” e Idromenos prej kohėsh ėshtė cilėsuar si “Mona Lisa e artit shqiptar”), por edhe pėr gjithanshmėrinė e tij ( Idromeno ishte, gjithashtu, piktor, skulptor, fotograf, skenograf, arkitekt, urbanist, muzikant etj.), pėr risitė qė solli nė kohėn kur jetoi, si dhe pėr ndikimin e pazėvėndėsueshėm nė pėrgatitjen e gjithė artistėve pasardhės shqiptarė.

Nė tė njėjtin vit me “Motrėn Tone”, pra po mė 1883, piktori korēar Jorgji Panariti krijoi nė Malin Athos njė portret tė Skėnderbeut. Kėshtu piktura shqiptare nisi udhėn e saj me dy portrete realiste dhe vendlindjet e kėtyre dy artistėve tė parė, Shkodra dhe Korēa, u bėnė vatrat kryesore tė zhvillimit tė pikturės nė Shqipėri. Nė Shkodėr, krahas Idromenos, krijonin edhe artistėt italianė Saverio Polaroli dhe Pietro Marubbi dhe ishte krijuar njė atmosferė mė e pėrshtatshme pėr zhvillimin e arteve. Ndoc Martini (1880-1917), Andrea Kushi (1884-1959), Simon Rrota (1887-1961) janė tre nga piktorėt mė tė njohur qė filluan krijimtarinė nėn ndikimin e Idromenos dhe bashkė me artistėt e tjerė pasardhės tė shquar si Zef Kolombi (18907-1949) e bėnė Shkodrėn, pėr disa vite, vatrėn mė tė rėndėsishme tė artit shqiptar.

Nė Korēė ishte krijuar edhe mė herėt njė brez i njohur artistėsh, por piktura e tyre ende nuk shkėputej nga tematika fetare e stilit posbizantin. Panariti ishte i pari qė dha shenjėn me portretin e Skėnderbeut, mė pas edhe Anastas Ballamaēi krijoi njė tablo pėr Skėnderbeun. Familja Zengo, me disa breza artistesh, u fut nė pikturėn laike mė pak krijime tė Vangjel Zengos, ndėrsa mė vonė iu pėrkushtuan plotėsisht artit realist dy vajzat, Androniqi dhe Sofia, tė parat artiste femra nė Shqipėri. Por artisti mė i shquar i Korēės dhe mė i veēanti i gjithė Rilindjes shqiptare ėshtė Spiro Xega (1863-1953). Krijimtaria e tij dallohet jo vetėm pėr stilin, teknikėn e pikturimit por edhe pėr motivet qė trajton. “Ēeta e Shahin Matrakut” ėshtė tabloja mė e bukur i gjithė Rilindjes shqiptare dhe e vetmja vepėr qė na pasqyron njė aspekt jetėsor tė atyre viteve, e pikturuar direkt nga natyra, jashtė ēdo skeme tradicionale.

Nė krijimtarinė e kėsaj periudhe pėrfshihet edhe veprat e Theohar Gjinit (1880-1956), artisti mė i njohur i diasporės qė, ndonėse banoi dhe krijoi nė Bukuresht dhe, pjesėn mė tė madhe tė kohės nė Paris, u mbiquajt “piktori mėmėdhetar”, pėr tablotė e shumta kushtuar Skėnderbeut; statujat me temė shqiptare tė arbėreshit Mikel Trota, i cili veē Italisė ekspozoi edhe nė Argjentinė dhe Amerikė, si dhe skulpturat e Murad Toptanit (1868-1917) i cili ndonėse jetoi edhe nė Tiranė veprat mė tė shumta i krijoi nė Itali, Turqi, Belgjikė dhe Austri.

Nė fillim tė viteve ‘30 tė shekullit XX-t, qendra e artit shqiptar nga Shkodra dhe Korēa u pėrqėndrua nė Kryeqytet. Nė Tiranė u grumbulluan disa nga artistėt mė tė mirė nga i gjithė vendi; u krijua Shoqėria Miqtė e Artit, e para shoqėri artistike dhe, nė 24 maj tė vitit 1931, po nė Tiranė, u hap Ekspozita e parė Kombėtare me pjesėmarrjen e artistėve mė tė njohur tė gjithė Shqipėrisė. Me kėtė veprimtari Tirana fillon tė bėhet qendra e gjithė zhvillimeve artistike.

Ekspozita Kombėtare shėnon edhe fillimin e instuticioneve tė para tė artit nė Shqipėri. Admiruesit e shumtė tė kėtij arti e nxitėn piktorit Andrea Kushi, tė hapė Kursin e Vizatimit nė Tiranė. Pas njė viti, mė 1932, po nė Tiranė, u ngrit Shkolla e Vizatimit, e para shkollė arti nė Shqipėri. Shkolla e Vizatimit mbetet instuticioni mė rėndėsishėm, themeli i gjithė veprimtarive tė mėvonėshme nė pikturėn shqiptare. Qė nė vitet e para ajo u quajt Djepi i Akademisė sė Arteve tė Bukura. Aty u mblodhėn si mėsimdhėnės disa nga artistėt mė tė shquar tė kohės; skulptori Odhise Paskali (1903-1985), piktorėt Abdurrahim Buza (1905-1986), Andrea Kushi (1884-1959) dhe Lasgush Poradeci (1899-1987). Prej asaj shkolle mėsuan artin e pikturės brezi mė i njohur i artistėve tanė qė sot pėrbėjnė brezin e traditės sė artė tė pikturės dhe skulpturės shqiptare si Sadik Kaceli, Foto Stamo, Nexhmedin Zajmi, Kel Kodheli, Ibrahim Kodra, Llazar Nikolla, Bukurosh Sejdini, Qamil Grezda, Abdulla Cangonji, Hasan Reēi, Sabri Tuēi etj.

Shkolla e Vizatimit u bė njėkohėsisht qendėr edhe pėr ekspozita vetiake, ekspozita kombėtare dhe ekspozita tė autorėve tė huaj. Nė sallat e Shkollės sė Vizatimit nė vitin 1937, u organizua edhe i pari Konkurs pėr monumentin e Heroit Kombėtar, Skėnderbeut, ku, veē autorėve shqiptarė, morėn pjesė disa artistė tė njohur nga Europa.

Nė periudhėn e Rilindjes dhe Pavarėsisė u krijuan njė brez shquar artistėsh qė nė atė kohė cilėsoheshin si piktor kombėtar apo skulptor kombėtar. Pas Idromenos, qė mbetet figura mė e rėndėsishme e kėsaj periudhe, skulptori Odhise Paskali dhe piktori Vangjush Mio (1891-1957) janė artistėt me krijimtari dhe vprimtarinė mė tė pasur. Paskali nė fillim tė viteve ’30 ngriti statujat e para nė qytetet shqiptare nė Korēė, Vlorė, Gjirokastėr, Kukės dhe nė Tiranė. Vangjush Mio gjatė jetės sė tij hapi rreth 20 ekspozita vetiake, kryesisht me peisazhe dhe u mundua vazhdimisht ta bėjė mė tė pranishme pikturėn nė jetėn e shqiptare. Nė ato vite filluan krijimtarinė edhe skulptori Dhimitėr Ēani (19-), qė sapo kishte mbaruar Akademinė e Artit nė Romė, akuarelisti i njohur Qenan Mesarea si dhe skulptorėt Janaq Paēo (1914-1991), Andrea Mano dhe Kristina Koljaka.

Nga gjithė ajo krijimtari tani ruhet vetėm njė pjesė jo shumė e madhe. Mungesa e Galerisė sė Artit dhe instuticioneve tė tjera kulturore solli edhe humbjen e shumė veprave me vlerė. Gjithėsesi ato qė u grumbulluan pėr herė tė parė mė 1954 dhe nė vitet nė vazhdim pėrbėjnė njė thesar tė ēmuar pėr artin shqiptar. Tė vendosura nė njė sallė tė pėrbashkėt ato duket sikur qėndrojnė ende tė veēuara nga gjithė veprat e fondit tė Galerisė Kombėtare. Tablotė e atyre viteve janė mė tė veēanta se edhe koha e krijimit tė tyre, ishte si njė oaz mė i qetė, me liri tė plotė krijuese. Ato i pėrkasin asaj periudhe kur nuk u ndje pesha dhe presioni i pushtetit me dogmat dhe skemat e detyruara pėr artistėt, qė ishin frenuese nė vitet para dhe pas Rilindjes, siē shihet edhe nė sallat e tjera tė Galerisė, nėpėrmjet ikonave tė artit pasbizantin si dhe tablove tė realizmit socialist. Rilindja dhe Pavarėsia shėnojnė edhe njė pikėkthesė tė rėndėsishme nė kulturėn shqiptare. Pas shumė shekujsh nėn kontrollin e kanoneve dogmatike bizantine tė Lindjes, piktura nė ato vite u zhvillua pėr herė tė parė nėn ndikimin e artit tė kultivuar pėrėndimor. Pra tablotė e para realiste, ato qė pėrbėjnė traditėn e arteve vizive shqiptare, u krijuan nėn rrezatimin e kulturės mė pėrparimtare tė kohės.

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Piktura ne kohėn e rilindjes Empty Re: Piktura ne kohėn e rilindjes

Mesazh nga ARBRI Fri Sep 05, 2008 12:11 pm

:confused:
ARBRI
ARBRI
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 18/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2536
Vendndodhja Vendndodhja : N`tok tone
Hobi Hobi : Birrat, Vodka edhe Femrat
Humor Humor : Good boys go to Heaven , Bad boys go to Amsterdam!!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : -1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi