♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shqipėria nėpėrmjet artisteve.

Shko poshtė

Shqipėria nėpėrmjet artisteve. Empty Shqipėria nėpėrmjet artisteve.

Mesazh nga DEA2 Thu Sep 04, 2008 12:33 pm

Deri para gjysmės sė dytė tė shekullit XIX-tė, artistėt nė Shqipėri duke vazhduar vetėm pikturimin e skenave nga jeta hyjnore, sipas kanoneve tė artit posbizantin, nuk arritėn tė krijojnė thuajse asnjė imazh tė plotė pėr pasqyrimin e botės reale, jetės sė pėrditėshme, as dhe njė peisazh nga natyra e vendit.

Kėtė mungesė tė ndjeshme, pėr historinė dhe kulturėn shqiptare, e kanė plotėsuar artistėt e huaj. Deri tani njihen me dhjetra e dhjetra tablo, vizatime, grafika, litografi, skulptura dhe krijime tė tjera qė kanė pasqyruar jetėn shqiptare tė atyre viteve. Vepra tė veēanta janė realizuar disa shekuj mė parė. Ndėrsa gjatė shekullit XV-tė, pikėrėsht kur populli i vogėl shqiptar u gjet nė qendėr tė ciklonit, kur bashkė me popujt e tjerė tė ballkanit luftonte nė portat e Europės pėr tė ndalur dyndjet osmane, vėmendja e artistėve tė huaj u bė mė e ndjeshme. Qėndresa, lufta, por edhe dhe emigrimi i shqiptarėve gjatė pushtimit osman pėrbėjnė numurin mė tė madh tė veprave me temė shqiptare nė ato vite.

Nga mė tė herėshmet janė disa portrete pėr Skėnderbeun, si dhe tabloja “Rrethimi i Shkodrės” e Paolo Veronezes (1528-1588). Portretet e Skėndėrbeut janė pikturuar nga disa artistė tė njohur europianė. Mendohet qė njė nga gravurat ka dalė nga dora e Albreht Dyrer ( 1471-1528) , njė pikturė nga Rembrandi (1606-1669), dy nga nxėnės tė tij si dhe disa nga autorė tė tjerė tė njohur nė ato vite. Thuhet gjithashtu se pikturimin e parė e ka bėrė Gentile Belini (1429-1507) gjatė kohės qė Skėnderbeu ishte nė Itali nė ndihmė tė Ferdinandit tė Napolit dhe, sipas asaj tabloje, janė realizuar pjesa mė e madhe e portreteve tė mėvonshėm. Portretet dhe tablotė pėr Skėndėrbeun ndodhen nė disa kėshtjella dhe muze tė njohur tė Europės si nė kėshtjellat Beauregard (Francė), Bytēa (Ēeki), Valdburg (Gjermani), Muzeun Uffici Firence, Muzeun e Historisė sė Artit Vienė etj., ndėrsa tabloja Rrethimi i Shkodrės ndodhet nė Pallatin e Dozhėve nė Venedik.

Nė tablotė e mėvonėshme objekti i artistėve tė huaj u bėnė shqiptarėt qė kishin emigruar nėpėr Europė. Piktorėt u tėrhoqėn nga kostumet e larmishme, nga pamja dhe, siē ka shkruar njė udhėtar i huaj, nga krenaria e tyre. Para shqiptareve u joshėn edhe disa nga artistėt mė tė shquar tė pikturės europiane si Camille Corot (1796-1875) me portretin “Vajzė shqiptare”, Eugene Delacroix (1798-1863) me akuarelin “Ēift shqiptarėsh” dhe disa tablo nė ngjyra vaji pėr suliotėt, Aleksej Ivanov (1806-1858) me pikturėn “Shqiptarja nė derė”, Aleksandėr Decamps (1803-1860) me tablonė “Shqiptarė qė vallėzojnė”, Jerosllav Ēermak (1830-1878) me dy versione tė “Robinave”, Charles Gleyre (1806-1874) me akuarelin “Fshatare shqiptare”, Dominique Magaud (1817-1899) me tablonė “Grua shqiptare”, Frank Buchser (1829-1890) me portretin “Vajzė shqiptare”, si dhe njėri prej romantikėve mė tė shquar francezė, mjeshtri Leon Gerome (1824-1904), qė ka realizuar rreth 30 piktura me motive shqiptare. Tablotė e Zheromit janė mė tė shumtat, mė piktorike dhe mė tė bukura midis gjithė koleksionit tė veprave me temė shqiptare, qė kanė realizuar deri tani piktorėt e huaj.

Mė pas, kur u bė e mundur qė vetė artistėt tė shkelnin nė tokėn shqiptare, nė pėlhurat e tyre u fiksua dhe peisazhi i larmishėm me dritėn dhe ngjyrat e pasura tė Mesdheut. Krahas pikturimeve, ata shkruanin nė ato vite se “...vėshtirė mund tė gjendej njė vend, vetėm nėntė ditė larg Parisit, qė tė jetė kaq pikoresk sa Shqipėria . Pėr artistėt ėshtė njė vend mbi gjithė tė tjerėt. Peisazhi i valėzuar i Veriut malor ėshtė mė i ndryshueshėm se njerėzit, sepse natyra, nėn ajrin e rrallė tė malėsisė, ėshtė e ndryshueshme si kameleoni: tani plot ngjyra me dritat e ylberta tė agimit, pastaj nėn njė rrezatim tė bardhė e blu, nėn diellin e fortė tė mesditės dhe shpejt e mbėshtjellė me mantelin vjollcė tė natės. Dhe koha qė shkon e vjen mund t’i tregojė malet e liqenet nėn njėmijė pamje tė ndryshme…”

Peisazhet nga natyra shqiptare janė tė shumta, ato pėrbėjnė njė koleksion tė bukur dhe me to mund tė krijohet njė album i veēantė. Anglezi Edward Lear, gjatė dy udhėtimeve tė tij nė Shqipėri, midis viteve 1848-49, realizoi mbi 100 tablo, akuarele dhe litografi me ngjyra. Ai krijoi pėr herė tė parė pėrmasat e plota tė peisazhit shqiptar, ku ndjehet menjėherė madhėshtia dhe laryshmėria e relievit si dhe drita e plotė dhe ngjyrat e qarta tė mesdheut. Tablotė “Mali i Tomorrit” dhe “Malet Akrokeraune, bregdeti i Shqipėrisė” janė dy nga peisazhet mė tė bukura tė gjithė krijimtarisė sė Lear-it qė pėrbėhet nga rreth 6000 tablo, akuarele litografi dhe vizatime. Veprimtaria e kėtij piktori ėshtė mė e pasura dhe mė e larmishme midis gjithė veprave tė autorėve tė huaj, kushtuar Shqipėrisė dhe shqiptarėve.

Me pamje nga peisazhet, kostumet dhe ndėrtimet karakteristike shqiptare u realizuan gjithashtu edhe disa albume nga autorė tė huaj. “Kostume tė zgjedhura nga Shqipėria dhe Greqia”, “Pamje tė zgjedhura nė Greqi, Shqipėri”, “Skena nė Shqipėrinė e Jugut”, “Ishujt Jonianė, Greqia dhe Kostandinopoli”, tė botuar nė Londėr nė vitet 1822, 1823, 1855, nga autorėt Xh. Kartrait (Joseph Cartwright 1789-1829), H. Uiliams (Williams, H.E. 1773-1829), H. Kuk (Henry Cook) dhe P. Beresford (Poer Beresford ), janė disa nga botmet mė tė njohura qė janė pėrdorur mė vonė edhe nga artistė tė tjerė europianė si modele pėr trajtimin e temės shqiptare.

Nė Shqipėri erdhėn edhe artistė tė porositur nga galeristė europianė pėr tė realizuar tablo me motive shqiptare si Pajo Jovanoviē (1859-1931), qė krijoi njė ēikėl pikturash, Teodor Valerio (1819-1898) autor i dhjetra tablove dhe grafikave qė sot ruhen nė koleksionet franceze. Drejt Shqipėrisė u nisėn dhe autorė tė tjerė tė njohur si Caton Woodville (1850-1827) dhe Charles Cockerelle (1788-1863), pėr tė ilustruar revista tė njohura tė kohės apo me misione arkeologjike, por gjatė pikturimeve nė tokėn shqiptare, ata u joshėn aq shumė nga natyra njerėzit sa realizuan edhe tablo tė bukura pėr muzetė dhe koleksionistėt europianė dhe amerikanė.

Tė krijuara gjatė periudhės sė Romanizmit, rreth dy shekuj mė parė, disa prej atyre tablove, pas ekspozimeve tė para, kanė lėvizur nga njė muze nė tjetrin dhe nga njė shtet nė tjetrin, gjithnjė duke paraqituar botėn shqiptare, kudo qė janė ekspozuar apo kudo ku u vendosėn pėrfundimisht. Herė pas here tablo tė Lear-it dhe Geromit dalin nė ankande me ēmime tė larta dhe vazhdojnė tė kėrkohen nga Muzetė dhe koleksionistėt.

Disa nga veprat mė tė njohura me temė shqiptare ndodhen nė Muzeun e Luvrit nė Paris dhe muze tė tjerė tė Francės, nė Galerinė Kombėtare tė Portreteve nė Londėr e koleksione tė ndryshme nė Angli, nė Muzeun e Bruklinit dhe koleksionistė tė shumtė tė Amerikės, nė Galerinė Tretjakov tė Moskės, nė Muzeun e Artit Modern tė Romės dhe muze tė tjerė tė Italisė, nė Muzeun e Soloturnit nė Zvicėr, nė Muzeun Benaki tė Athinės si dhe nė disa nga muzetė, galeritė dhe koleksionet private tė disa vendeve tė tjera tė botės.

Ndonjėrėn prej atyre pikturave do tė dėshironim ta kishim nė muzetė tona, si njė pasuri artistike qė pėrjetėson jetėn shqiptare tė shekujve tė kaluar, dhe pikėrisht tė asaj periudhe kur nga artistėt tanė, nuk u ruajmė asnjė tablo tė tillė realiste. Megjithatė, edhe ashtu tė shpėrndara nė galeri e muze tė njohura tė botės, gjithė ato vepra flasin pėr Shqipėrinė, janė dėshmi artistike, njė akt dashurie dhe respekti ndaj Shqipėrisė dhe shqiptarėve kudo nėpėr botė

DEA2
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3001
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 02/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 1

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi