♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

THAQI:SĖRBIA LARG KOSOVĖS NJĖHERĖ E PĖRGJITHMONĖ

Shko poshtė

THAQI:SĖRBIA LARG KOSOVĖS NJĖHERĖ E PĖRGJITHMONĖ Empty THAQI:SĖRBIA LARG KOSOVĖS NJĖHERĖ E PĖRGJITHMONĖ

Mesazh nga shaban cakolli Sun Apr 19, 2009 1:04 pm

Kryeministri Kosovės u kthye nga Sllovenia
Thaēi: Serbia larg Kosovės njėherė e pėrgjithmonė

Prishtinė-Kryeministri Hashim Thaēi pas kthimit nga Sllovenia ka thėnė se vendimi pėr lejimin e vizitės sė presidentit serb Boris Tadiq nė Kosovė ka qenė nė interes tė Kosovės si shtet i pavarur dhe sovran, pas kėrkesės drejtuar autoriteteve ndėrkombėtare dhe ato ndėrkombėtare tek institucionet legjitime tė Republikės sė Kosovės. “Vendimet i marrė nė pėrputhshmėri me interesat e shtetit dhe tė ardhmes euroatlantike tė vendit dhe tė popullit tim dhe nuk marrė vendime duke u bazuar nė kalkulime tė ēastit, personale apo tė ngushta, por vendime nė pėrputhshmėri me realitetin nė Kosovė, dhe kushtetutėn dhe interesat pėr integrime evropiane”, ka thėnė Thaēi nė njė konferencė pėr media, pas arritjes tė shtunėn nė Kosovė nga vizita nė Slloveni. Ai tha se ka luftuar pėr tė larguar Serbinė nga Kosova dhe pėr tė ndėrtuar shtet modern. “Unė kam luftuar pėr tė larguar Serbinė nga Kosova dhe Serbia ėshtė larguar nga Kosova, e kemi larguar bashkė me ndėrkombėtarėt. Kam luftuar pėr tė ndėrtuar shtet demokratik dhe modern dhe jo shtet tė mentalitetit tė sė kaluarės. Ne kemi e larguar Serbinė njėherė e pėrgjithmonė nga Kosova dhe e gjithė bota e di kėtė”, thekson Thaēi, duke shtuar se kjo kėrkesa e parė e njė presidenti tė Serbisė qė i drejton autoriteteve ndėrkombėtare dhe autoritetet ndėrkombėtare institucioneve legjitime tė Republikės sė Kosovės. Kryeministri rithekson se Serbia njėherė e pėrgjithmonė ėshtė larguar nga Kosova dhe se gjithė bota e dinė kėtė, por tha se ėshtė nė interes tė tė gjithėve qė tė merren vendime unike si institucionale, edhe ato politike dhe ēėshtje me interes tė veēantė dhe ato tė jenė vendime tė urta, menēura, pėrgjegjshme dhe shtetėrore. Ndėrkaq, vizitėn nė Slloveni kryeministri Thaēi e ka cilėsuar si shumė tė rėndėsishme pėr tė ardhmen e Kosovės dhe pėr marrėdhėniet ndėrmjet dy vendeve. Ai tha se takimet e zhvilluara me krerėt e shtetit slloven kanė qenė shumė tė mira dhe ato do tė ndikojnė nė thellimin e bashkėpunimit ndėrmjet dy vendeve tona, e tė cilat do tė sjellin vetėm progres. Thaēi tha se e ardhmja e Kosovės ėshtė e ardhmja evropiane, sikurse e Sllovenisė, dhe Kosova do tė jetė pjesė e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian dhe se Sllovenia ka qenė dhe ėshtė nė mbėshtetje tė vazhdueshme tė progresit nė Kosovė.
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi