♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

I vdes fėmija, nėna vret veten

Shko poshtė

I vdes fėmija, nėna vret veten Empty I vdes fėmija, nėna vret veten

Mesazh nga Vizitor Sat Apr 11, 2009 10:22 pm

I vdes fėmija, nėna vret veten


VETĖVARJA/ Ruzhdie Hoxha ka vendosur tė vrasė veten nė kushtet e depresionit pasi i biri ndėrroi jetė nga temperatura

Xhionaldi 9-vjeēar kishte disa ditė qė ishte i sėmurė me grip dhe me temperaturė dhe ka vdekur gjatė natės


TIRANĖ - Nuk kishte pėr ēfarė ta donte mė jetėn pa djalin e saj tė vetėm. Me kėtė arsyetim tė ndikuar nė kushtet e njė depresioni tė rėndė, nėna vret veten pasi djali i saj kishte ndėrruar jetė gjatė natės pėr shkak tė temperaturės sė lartė. Tragjedia ndodhi paraditen e djeshme nė Kodėr Kamzė, kur nėnė e bir:

Ruzhdie Hoxha, 31 vjeēe, dhe Xhionald Hoxha, 9 vjeē, janė gjetur tė vdekur nga fqinjėt nė dhomėn e gjumit nė apartamentin e tyre. Forca tė shumta policie mbėrritėn nė vendin e ngjarjes pėr tė sqaruar rrethanat e vdekjes sė dyfishtė, teksa nga dėshmitė ka rezultuar se 31-vjeēarja ka gjetur djalin e saj tė vdekur dhe mė pas ka kaluar nė depresion duke varur veten.


Sėmundja

"Kam djalin sėmurė me grip. Ka edhe temperaturė" u kishte treguar dy ditė mė parė 31-vjeēarja Ruzhdie Hoxha fqinjėve tė saj.

Mėsohet se Hoxha jetonte nė shtėpinė e saj nė Kodėr Kamzė tė Tiranės me djalin e vetėm Xhionaldin, ndėrsa kryefamiljari ndodhej emigrant nė Greqi prej disa muajsh. Ende nuk dihet nėse 31-vjeēarja e ka dėrguar djalin e saj pėr vizitė nė spital, ndėrsa ishte shprehur se kishte thjesht njė grip dhe do tė kalonte.

Por, nė fakt, nuk ka ndodhur kėshtu. Mbrėmjen e sė enjtes 9-vjeēari nuk ka pasur temperaturė tė lartė duke qetėsuar nėnėn e tij, e cila ka rėnė pėr tė fjetur bashkė me tė. Pėrgjatė natės dyshohet se 31-vjeēaren e ka zėnė gjumi dhe ndėrkohė tė birit i ėshtė rritur temperatura shumė. 9-vjeēari ka kaluar nė gjendje kome e mė pas ka ndėrruar jetė. Vetėm nė mėngjes kur ėshtė ngritur nga gjumi (sipas hetimeve) ajo ka parė tė birin tė vdekur.


Ngjarja


Dhimbja duket se ka qenė nė ekstremin e saj pėr 31-vjeēaren, e cila ndodhej e vetme nė shtėpi me djalin e pajetė. Ajo nuk ka kėrkuar ndihmė, por ka gjetur nė banesė njė litar dhe nė dhomėn e gjumit pranė djalit tė saj, ka varur veten.

"Dyshohet se ajo mund tė ketė menduar se, nėse kėrkonte ndihmė te fqinjėt, ata nuk do ta linin tė vdiste.

Gruaja ka kaluar nė depresion sapo ka parė djalin e vdekur dhe menjėherė ka vendosur t'i japė fund jetės", thanė burimet policore, tė cilat kanė marrė nė pyetje shumė tė afėrm dhe fqinjė tė familjes Hoxha, si dhe kanė bėrė rindėrtimin e ngjarjes.

Sipas burimeve, nė vendin ku u gjet trupi i pajetė i 9-vjeēarit, ishte rrėmujė ēka hedh dyshime se nėna e tij, nga dhimbja, ka prekur ēdo gjė i ka dalė pėrpara, ndėrsa ka lėvizur edhe djalin nė tentativė pėr ta zgjuar para se tė kuptonte se kishte vdekur.

Pallati ku banonte familja Hoxha pėr disa orė me radhė ka qenė e blinduar nga policia, ndėrsa tė afėrm dhe banorė tė lagjes pėrreth kanė mbėrritur menjėherė tė shokuar. Mėsohet se pritet kthimi i babait, i cili ndodhet emigrant nė Greqi pėr tė siguruar tė ardhura pėr familjen e tij, e cila u shua mėngjesin e djeshėm.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi