♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Termeti ne Itali

Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Tue Apr 07, 2009 9:55 pm

Itali, zyrtaret: Nuk ka viktima mes shqiptareve


Ministria e Brendshme italiane dhe ajo e Mbrojtjes nuk njoftojne per viktima mes emigranteve shqiptare nga termeti qe goditi fqinjin pertej Adriatikut ne oret e para te mengjesit te sotem.


Ne zonen e Abruzzo-s jetojne rreth 40 mije emigrante shqiptare, nderkohe qe nuk ka asnje njoftim per nje familje me tre anetare, burre e grua dhe vajzen e tyre trevjecare.

Po ashtu eshte konfirmuar vdekja e 4 shtetasve maqedonas me origjine shqiptare.

Nderkohe deri tani konfirmohet per 100 te vdekur, ndersa numri i te lenduarve ka arritur ne 1500.

Germimet per te mbijetuar nuk kane ndalur per asnje minute, por ato nuk po kryhen me mjete mekanike.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Tue Apr 07, 2009 9:55 pm

Itali, debat per cilesine e ndertimeve

Nje dite pas termetit ne Itali ka nisur debati per cilesine e ndertimeve dhe masat anti-sizmike.


Ne germadha nuk u kthyen vetem shtepite e vjetra te gurit, por edhe ndertime te reja.

Problemi nuk prek vetem Abruzzo-n por zona te tera ne Itali. Te dhenat flasim per rreth 80 mije ndertesa qe kane nevoje per rikonstruktim, gjysma e tyre shkolla publike.

Deklarimi i kryetarit te Komisionit te Rreziqeve, Franko Barberi se nje termeti i tille ne Kaliforni nuk do kishte shkaktuar asnje viktime ka risjelle debatin per masat anti-sizmike ne ndertimet e reja.

Specialistet po mendojne qe te monitorojne punimet per ndertimet e reja dhe te vezhgojne me kujdes nese aplikohen masat anti-sizmike.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Tue Apr 07, 2009 9:55 pm

Lekundje te tjera termeti ne Aquila

Dy lekundje termeti jane regjistruar ne Aquila rreth mesdites.


Lekundja e pare eshte shoqeruar nga nje tjeter akoma me e forte qe ka tronditur ndertesat.

Lekundja me e forte u regjistrua rreth ores 11:30 minuta me magnitude 4.7 dhe u ndje edhe ne Rome.

Sizmiologet parashikojne lekundje te tjera me intensitet me te ulet ne zonen, ku ne oret e para te mengjesit te se henes komuna te tera u shkaterruan dhe shume njerez mbeten nen rrenoja.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Tue Apr 07, 2009 9:56 pm

Termeti, 207 te vdekur

Bilanci i viktimave nga termeti vazhdon te rendohet.Jane konfirmuar deri tani 207 te vdekur nga lekundjet shkaterruese qe goditen Abruzzo-n ne oret e para te mengjesit te se henes.


17 prej viktimave jane ende te paidentifikuara, ndersa 15 persona rezultojne te zhdukur. Te dhenat e deritanishme flasin per 1 mije te plagosur, 100 prej te cileve ne gjendje te rende.

Nderkohe kryeministri Silvio Berlusconi deklaron se 17 mije persona jane te pastrehe, 10 mije prej te cileve ne Aquila dhe mbi 7 mije te tjere neper provinca.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Tue Apr 07, 2009 10:01 pm

Termeti, arrin ne 179 numri i viktimave

Ka arritur ne 179 numri i viktimave te termetit, qe goditi Italine qendrore. 40 prej trupave nuk jane identifikuar ende. 34 persona rezultojne ende te zhdukur, ndersa 1500 jane te plagosur dhe mbi 17 mije te pastrehe.
Shifrat jane publikuar nga Mbrojtja Civile. Gjate nates eshte rikthyer frika, pasi jane regjistruar lekundje te tjera termeti, por pa shkaktuar deme. Ndersa nen rrenoja vazhdon puna per gjetjen e trupave, me kalimin e oreve eshte zbehur shpresa per gjetjen e personave te gjalle. Ne L’Aquila kerkimet kane vazhduar gjate gjithe nates.

Nje vajze 24-vjecare, studente nga Teramo, ka qene me fat, pasi ka arritur te nxirret e gjalle nga germadhat. Ne Shtepine e Studenteve kerkohet ende per pese persona, qe rezultojne te zhdukur. Edhe ne Onna, zonen me te prekur, kerkimet kane vazhduar. Dy trupa jane nxjerre nga zjarrfikesit oret e para te mengjesit. Ne Onna, krahine me 250 banore, numerohen 39 viktima.

Mijera njerez qe humben shtepite nga termeti e kane kaluar naten neper tendat e ngritura dhe neper automjete, ndersa nje pjese e vogel jane derguar ne hotele ne zonat bregdetare.

Sot pritet mberritja e tendave te tjera per personat qe nuk preferojne te largohen. Mbrojtja civile njoftoi se 5.100 persona jane angazhuar ne operacionet e kerkimit dhe te ndihmes se popullsise se prekur nga termeti, te cileve u jane bashkuar edhe 1.300 ushtare

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Tue Apr 07, 2009 10:04 pm

Abruzzo, gjendet dy trupa te pajete ne rrenoja

Trupat e pajete te dy te rinjve jane gjetur nen rrenojat e Shtepise se Studenteve ne Abruzzo. Njera nga kufomat eshte nxjerre, ndersa tjetra eshte lokalizuar nga trupat e shpetimit.
Kerkimi per te zhdukurit po zhvillohet me kujdes, pasi ekziston shembja e pjeseve te mbetura te ndertesave te shkaterruara.

Vullnetare dhe pjesetare te trupave te mbrojtjes civile po kerkojne me duar per gjetjen e ndonje personi te mbijetuar. Pavaresisht lekundjeve te termetit, kerkimet nuk u nderprene per asnje cast ne zonen e goditur nga tragjedia.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Tue Apr 07, 2009 10:05 pm

Maroni: Prioritet, shpetimi i personave te gjalle

“Ne Abruzzo ka vetem nje emergjene per momentin, nxjerrja e personave qe gjenden te gjalle nen rrenoja”. Keshtu ka deklaruar ministri i Brendshem italian Roberto Maroni.
"Ne te kaluaren ka pasur raste, qe nen germadha jane gjetur njerez te gjalle edhe pas 15 ditesh. Por per nxjerrjen e tyre nuk mund te perdoren mjetet e renda, si fadromat”, ka thene ministri. Sipas tij, duhet punuar me durim dhe shume kujdes. Pasi te kalojme kete faze emergjente, shtoi Maroni, do te mendojme per rikonstruksionin e ndertesave te shkaterruara.

Nderkaq, bilanci me i fundit flet per 17 mije persona qe kane humbur shtepite, per shkak te demtimit te banesave nga termeti. Ndersa llogariten ne 60 mije banoret qe e kane kaluar naten neper makina, apo tendat e ngritura nga Mbrojtja Civile.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 08, 2009 3:05 pm

Termeti, 260 te vdekur


Termeti shkaterrues qe tronditi Abruzzo-n ka shkaktuar deri me tani 260 viktima.
Lekundjet e fuqishme te mengjesit te se henes kane shkaktuar plagosjen e 1.179 personave, sipas shifrave zyrtare te shperndara nga qeveria.

Ende nuk dihet me saktesi numri i te zhdukurve, pasi shifrat e autoriteteve flasin per 11, ndersa zjarrfikesit per rreth 20-30 persona.

Nderkohe mbeten me dhjetera kufomat e paidentifikuara, me shume gjasa, pjesetare te familjeve te njejta.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 08, 2009 3:05 pm

Termeti, kerkimet do vazhdojne deri diten e Pashkes

Ne rrenojat qe solli termeti i fuqishem qe goditi Italine qendrore, vazhdojne kerkimet per gjetjen e personave te zhdukur.
Ndersa numri i viktimave ka arritur ne 251, ne Aquila dhe rrethinat e saj raportohet per 20-30 njerez, per te cilet nuk ka ende informacione.

Ministri i Brendshem Roberto Maroni nga qendra operative e Zjarrfikesve deklaroi se kerkimet per te mbijetuar do te vazhdojne deri diten e Pashkes. Me pas do te punohet per sigurine e ndertesave dhe rikonstruksionin, qe do te jete nje pune e veshtire dhe e gjate.

Nderkaq, Papa Benedikti XVI ka njoftuar se do te vizitoje Aquila-n sapo t’i krijohet mundesia. Mesohet se autoritetet italiane evakuuan gjithashtu burgun e Aquila-s, ku vuanin denimin rreth 140 te denuar. Vendimi u mor pas lekundjeve te perseritura te termetit gjate nates se mbremshme. Te burgosurit jane transferuar ne burgje te tjera te rajonit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 08, 2009 3:05 pm

Nje vajze eshte gjetur e mbijetuar nen rrenojat e nje pallati te shembur prane qendres historike te Aquila-s.
20-vjecarja rezistoi per 42 ore me radhe, ndersa ne momentin e lekundjes se tokes ishte duke fjetur.

Vajza u gjet fale thirrjeve te dobeta qe arriti te nxjerre, ndersa rrethohej nga pllaka cimentoje qe e mbrojtjen edhe nga lekundjet e tjera.

E mbijetuara kishte nje krah te thyer dhe nje kembe te zene poshte nje cope cimentoje.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 08, 2009 3:05 pm

Termeti, grabiten shtepite e braktisura

Situata dramatike e diteve te fundit ne zonen e prekur nga termeti ne Itali, eshte shfrytezuar me se miri nga grabitesit.
Autoritetet bejne te ditur se jane shtuar vjedhjet ne shtepite e braktisura ne periferi te Aquila-s, pas termetit te fuqishem, qe goditi rajonin e Abruzzo-s. Forcat e mbrojtjes civile thone se drejt zones kane nxituar hajdute nga shume pjese te Italise.

Policia ka kontrolluar dhjetera te dyshuar gjate nates. Karabinieret dhe forcat e Guardia di Finanza jane angazhuar ne parandalimin e episodeve te tilla. Vigjilenca eshte me e madhe ne vendet me te prekura, vecanerisht ne qendren historike te Aquila-s.

Me shume se 1 mije pjesetare te forcave te rendit ndodhen ne zonat e demtuara nga termeti.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 08, 2009 3:06 pm

Madonna dhe Carla Bruni, ndihma per viktimat e termetit

Tragjedia qe goditi banoret e rajonit te Abruzzo-s ne Itali, ka prekur edhe shume personazhe VIP.

Faqja ne internet e revistes “People”, njofton se Madonna ka dhuruar 500 mije dollare per banoret e zonave te demtuara nga termeti. "Jam e gezuar qe mund te ndihmoj qytetin nga vijne paraardhesit e mi”, ka cituar zedhenesja Liz Rosenberg kengetaren.

"Zemra ime eshte prane atyre qe humben njerezit e dashur dhe shtepite e tyre”, thuhet ne mesazh. Gjysherit e mbretereshes se popit kane jetuar ne Pacentro, ne provincen Aquila deri ne vitin 1919.

Po keshtu eshte njoftuar se edhe ish-modelja italiane Carla Bruni ka dhuruar para per spitalin e Aquila-s. Ne nje leter derguar presidentit te rajonit, zonja e pare franceze shprehu dhimbjen per viktimat e termetit. "Deshiroj te kontribuoj personalisht ne mbeshtetje te viktimave, duke i bere nje dhurate spitalit te Aquila-s”, shkruan Bruni.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 08, 2009 3:06 pm

Te premten, funeral shteteror per viktimat e termetit

Funerali shteteror i viktimave te termetit ne Abruzzo do te mbahet diten e premte ne oren 11.00. Ceremonia mortore do te jete kolektive dhe do te mbahet ne kete dite, qe perkon me te premten e shenjte, ne prag te Pashkeve.
Nderkaq, kryeministri Silvio Berlusconi njoftoi per sot se do te vizitoje qendren historike te Aquila-s se bashku me nje grup teknikesh per te verifikuar gjendjen ne te cilen ndodhet pasuria historike dhe arkitektonike e zones, si dhe per nje planifikim te nderhyrjeve qe do te kryhen. Neser zonen e prekur nga termeri do ta vizitoje edhe presidenti Giorgio Napolitano.

Sipas mediave italiane, pavaresisht tragjedise se tmerrshme, nje pergezim u duhet dhene forcave te emergjences, te cilet duke punuar prej dy ditesh pa asnje minute pushim, kane mundur te nxjerrin nga rrenojat 150 njerez te gjalle.

Por tashme problemi jane te pastrehet, 25000 te tille qe kane humbur gjithcka ne kete termet. Do te duhen vite te tera qe kjo zone t’i kthehet normalitetit dhe qe banoret te kene serish shtepite e tyre.

Demet e medha qe u shkaktuan kane ngjallur edhe dyshimet e medha. Autoritetet italiane kane ngritur grupe hetimi per te kontrolluar nese jane respektuar rregullat e ndertimit per zonat sizmike.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Termeti ne Itali Empty Re: Termeti ne Itali

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi