♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Themeluesit e Neoshqiptarizmit!

Shko poshtė

Themeluesit e Neoshqiptarizmit! Empty Themeluesit e Neoshqiptarizmit!

Mesazh nga Vizitor Mon Mar 30, 2009 6:59 pm

Kush ishin themeluesit e neoshqiptarizmes?

Me te medhenjte mendimtar shqiptare te dhjete vjetshave te pare te
shekullit XX,te cilet vune bazat e nje filozofie te re kombtare nder
shqiptaret.Emrat e tyre nje kohe te gjate qene lene ne harese,per tu
shfaqur tani se fundmi me forcen e nje mendimtarie te pa
perseritshme...


Branko Merxhani;Themelues i revistes "Perpjekja shqiptare".Misionar i
levizjes nacionaliste"neoshqiptaizma",qe shtroi ne faqet e shtypit te
kohes,ndersa tezat e tij i mbrojti ne revisten e vet.Deklarohet haptas
kunder komunizmit me shkrimin e tij "Pse nuk jam marksist" dhe sheh si
alternativ te pershtatshme kamalizmin,nje demokraci te zhvilluar nen
nje autoritet qendror, duke imitur keshtu levizjen e Ataturkut.Largohet
po aq mistershem, sa edhe ē'mberriti ne shqiperi dhe vdes ne Stamboll
ne vitin 1981.Ishte 83 vjeq.

Mit'hat Frasheri.Djali i rilindesit Abdyl Frasheri, eshte nder
formuluesit dhe misionaret e frymes dhe levizjes se shqiptarizmit.Me
nje aktivitet te ngjeshur politik. Ne shtypin e kohes perdor
pseudonimin Lumo Skendo. Kundershtar i monarkis.vetem 16 dite pas
pushtimit te Shqiperis,themelon organizaten nacionaliste "Balli
Kombtar".Hartus i platformes Nacionalizma Shqiptare.Ne vitin 1943
largohet ne Itali dhe qe andej vendoset ne SHBA. Vazhdon te punoje per
bashkimin e shqiptarve ne emigracion.Vdes ne vitin 1949 ne New York,
nga infrakt miokardik.

Tajar Zavalani: Merr pjes rregullisht ne debatin e kohes. Shkruan me
shume artikuj te karakterit ekonomik. Por edhe predikon rruget nga
duhet te kaloj djaleria shqiptare.Perkthen
Tolstoin,Cehovin,Gorkin.Mbreti Zog ndalon shitjen e romanit "Nena"
perkthyer prej tij.Nga fillimi i viteve "40 e shohim te deklarohet
komunist.shpejt zhgenjehet nga kjo ideologji dhe mergon ne Londer.Atje
shkruan rregullisht ne revisten "Flamuri",ndersa me pretendim se
"komunistet shqiptare po e shkruajn historin siq duan ata", boton ne
Londer ne vitin 1966 "Historia e Shqypnis".libri botohet ne Shqiperi 32
vjet me pas.Vdiq ne Londer.

Mehdi frasheri:Ne vitin 1928 boton vellimin e pare te nje trilogjie, qe
kish ndermend ta shkruante me titullin "Historia e lashte e Shqiperis
dhe e shqiptarve". Ne vitin 1932 dhe 1938 kryeson qeverin e Zogut. Nuk
pati sukses, pasi s'pati mbeshtetjen e eparlamentit."Nje popull qe e
pret pushtimin me lule,nuk meriton lirin e tij",deklaroi Mehdi
Frasheri,me 7 Prill 1939.menjeher internohet ne Italai. Me vone,perkrah
Hitlerin dhe nazizmin.Prej tyre rikthehet serish ne skenen politike dy
vjet me vone.Mehdi frasheri vdiq ne SHBA.

Vangjel Koēa: Eshte nder bashkthemelusit kryesor te
neoshqiptarizmes.Shkruante me pseudonimin Vangj Nirvana.Bashke me
Branko Merxhanin themeloi gazeten 'Demrokatia" ne Gjirokaster.Drejtoi
nurmin e vtem te gazetes 'Neoshqiptarizma",nderkoh qe eshte
bashkepuntor i rregullt i shtypit te kohes. Perkthen "Manualin" e
Epikletit,disa nga dialogjet e Lukianit dhe "Bisede per metoden" e
Dekartit.Kundershtar i komunizmit dhe denoncues i qellimeve te
mbrapshta te kishes ortodokse greke,perqafon regjimin e fashist te
Mussolinit. U mbyt teksa udhetonte me traget, ne vitin 1943.Ndersa
bibloteka e tij,nder me te pasurat e kohes, u dogj.

Anton Harapi: NJe nder franēeskanet me te perfolur shqiptar.Ka shkruar
rregullisht te "Hylli i Drites", ndersa ka botuar vellimin "Vlere
shpirtrore" ne vitin 1936, ku shpjegon idealin dhe frymen
kristiane.mbeshtet neoshqiptarizem dhe ndien rrezikun e bolshevizmit ne
penen e intelektualve qe nisen te mohonin rolin e fese ne bashkimin e
shqiptarve.Denon pushtimin e Shqiperis dhe me vone bashkpunon me
italianet, pastaj me gjermanet. I akuzuar nga regjimi komunist shqiptar
si kolaboracionist,pushkatohet ne vitin 1946.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Themeluesit e Neoshqiptarizmit! Empty Re: Themeluesit e Neoshqiptarizmit!

Mesazh nga Vizitor Mon Mar 30, 2009 7:40 pm

Branko Merxhani, Neo-Shqiptarizma e viteve '30
"Cdo njeri, ēdo popull, qe te rroje dhe te tregoje veten, me pare nga
te gjitha duhet te organizoje Kaosin, qe gjendet brenda ne “Unin” e
tij”. (Nice)

Dy pjese te mendimtareve te viteve ’30 mjaftojne qe te iluminojne sot
ne ditet tona shqiptaret e pasditeve 2000. “Perralla pellazgjike eshte
nje hipoteze xhaba. Nje absurditet. Kete sofizme duhet ta neveritim.
Sot s’ka mbetur asnje turk i ditur qe te enderroje perrallat turanike.
Asnje grek, me mendje te shendoshe, sot nuk mburret se eshte sternipi i
Periklidit. Edhe Romanet e sotem e kane harruar prej shume kohe
origjinen e tyre: jeta e popujve nuk eshte vecse Mrekullia e
Zhvillimit, qe rregullon valet e medha te shekujve”, shprehet Branko
Merxhani... Shqiperia jone e sotme eshte nje Bote kaotike e vogel. Ne
rrembat tona rrjedhin shume hidherime dhe helme, gjurme te prishjes, te
roberise, te nje tronditjeje historiko-shoqerore te pakapshme. Trazimi
dhe anarkia, qe mbreterojne sot ne gjuhen tone, nuk jane vecse vetem
nje pjese, nje pamje, nje faze e prishjes sone historiko-shoqerore.
Gjithe ky trazim, gjithe kjo anarki mbreterojne edhe ne te gjitha
shfaqjet e tjera te dinamizmit tone qyteteronjes. Ne idete dhe
tendencat tona shoqerore, ca me shume ne kuptimet tona mbi formen dhe
esencen e instituteve tona shoqerore. Eshte nje anarki, e cila ka
thethitur te gjithe pothuaj jeten tone. Ideale s’kemi. Racionalizmi yne eshte pothuaj si i djemve. Dispozita per nje gjurmim te ngulur shkencor
dhe sistematik na mungon krejt. Ku e ka rrenjen e saj kjo e keqe? A ka
valle arsye historike? Nga pikepamja e kuptimit sociologjik cili eshte
shkaku i kesaj gjendjeje? Ja disa pyetje qe Neo-Shqiptarizma perpara
Djalerise sone intelektuale dhe idealiste. I ve dhe shton: pa dhene
pergjigje ne keto pyetje, s’mund te behet asnje hap perpara! Ka shume
kohe qe shkoi ajo epoke ne te cilen Nacionalizma ishte shoqe e
Romantizmes. Nacionalizma e sotme e cmon kryesisht realitetin. Eshte
shprehja e gjalle e Sociologjise si shkence, njefare toke zbatimi te
Higjienes Shoqerore, nje Laborator i semundjeve psikologjike-shoqerore.
Si vlere pozitive ka vetem gjurmimin. Zbulimin e rrenjes se te keqes.
Kerkimi themelor i Neo-Shqiptarizmes nga Djaleria – nga ajo Djaleri e
cila, e ndritur me fenerin e mendjes, ndjen pa dyshim perkundrejt fatit
historik te Atdheut nje respekt te thelle dhe eshte vene me mish e me
shpirt ne rrugen e fatit dhe te se ardhmes eshte ky: Te ndjeke nje
forme shkencore ne gjurmimet dhe ne perkufizimet, si dhe nje kuptim
filozofik te plote dhe te tanishem ne idealizmin kombetare. Nje
intelektual shikon rrezikun me te madh dhe me te tmerrshem: te bjere ne
hendekun e gabimit dhe te vetegenjimit, po te doje te beje nje udhetim
ne sferen e pasosur dhe kaotike te fantazise se tij. Kjo sfere permban
vetem bote te rreme, vlera te vdekura, qe bien vetem gjume dhe
“utopiste gjeniale”. Drita eshte Shkenca, bota e realiteteve. Jeten
politike nuk duhet ta percaktojme permes romanticizmit dhe fantazise.
Problemi i jetes, misteri i se ardhmes, kane nevoje per kete drite.
Jeten nuk duhet ta shohim permes prizmes se fantazise sone. Veshtrimin
tone duhet ta kthejme perkundrejt jetes, d.m.th ta shohim jeten ashtu
sic eshte dhe jo sic e duam ne te jete. Jeta do nje zgjidhje. Kjo
zgjidhje nuk gjendet lart ne qiellin kombetar, po eshte e fshehur
thelle ne shpirtin kombetar. Ja pika nga e cila nisemi. Te ndricojme
shkaqet e thella te anarkise sone shoqerore, qe na la trashegim e
shkuara, me fenerin e shkences sociologjike. Dhe ja pika e drejtimit
tone: Permbi germa dhat e Shqiperise se djeshme, te prishur dhe te
roberuar, te krijojme nje Shqiperi te neserme, te mbaruar, te ndritur,
te qyteteruar – nje Shqiperi jo historike, po qyteteronjese. Qellimi i
luftes: Idealizmi i jetes. Shqiperia e ndjenjes, Shqiperia e mendimit,
po pret krijonjesit e saj. Drite permbi fantazine e se shkuares. Nuk
jemi as sterniper bonjake te Pellazgeve mitologjike, as germadhat e
Ilirianeve: jemi shqiptare – Nje kombesi e re. Perralla pellazgjike eshte nje hipoteze xhaba. Nje absurditet. Kete sofizme duhet ta
neveritim. Sot s’ka mbetur asnje turk i ditur qe te enderroje perrallat
turanike. Asnje grek, me mendje te shendoshe, sot nuk mburret se eshte
sternipi i Periklidit. Edhe Romanet e sotem e kane harruar prej shume
kohe origjinen e tyre: jeta e popujve nuk eshte vecse Mrekullia e
Zhvillimit, qe rregullon valet e medha te shekujve. Po! Jemi Shqiptare
dhe perbejme nje kombesi te re. Mema e Nacionalizmes, mallengjimi
kombetar i shekullit XX, nxorri ne drite nje pjelle te re. Kjo pjelle
jemi ne. Si Neo-greket e sotem, si turqit e sotem te Azise se Vogel,
keshtu edhe neve na ka pjelle nje nate magjike vere, dinamizmi
krijonjes i fresket dhe perjetesisht i ri i natyres, ne gjirin qe nuk
duket dhe misterioz te Perendise se krijesave. Ndergjegjja jone nuk e ka njohur akoma fytyren krejt te ndritshme te
Krijonjesit. Syte tane nuk jane mesuar akoma te shohin me simpati
Diellin e Intelektit. Ku jane krijimet tona te shoqerise? Ku eshte
Uniteti yne sentimental? Ku eshte shpirti kombetar i paster dhe i
zhvilluar? Ku eshte gjuha jone? Ku eshte kultura jone? Shqiperia nuk e
ka ngrehur akoma Faltoren e saj... Lindem ne erresire, po kerkojme
drite. Dhe misioni i brezit te sotem eshte qe te na shpjere nga
erresira ne drite. Rreziqe na kane rrethuar nga te gjitha anet. Me
gjithe kete, nuk ka asnje rrezik. Mjafton ta kuptojme. Ai qe rron, rron
se pse e pa dhe e mundi rrezikun. Edhe Greket e Vjeter, ne hapat e para
te zhvillimit te tyre, luftonin kunder po ketij rreziku. Bile luftuan
nje shekull te tere. Po u perpoqen si gjigante. Me gjithe kete, me zor
te madh shpetuan nga rreziku qe te mbyten ne rrymen e tmerrshme qe kish
shkaktuar hyrja e influencave te huaja, qe u kish lene trashegim e
shkuara. “Mania e Historizmes” mend e prishi ate statuje madheshtore te
mendjes njerezore, bile edhe para se te ngrehet. Dhe jo sepse nuk kish
zbuluar akoma rrugen e jetes, qe celet brenda ne pastertine dhe flaken
e ndergjegjies kombetare. Per nje kohe te gjate qyteterimi i tyre nuk
ishte gje tjeter vecse nje trazim konceptesh te pakuptuara semitike,
babiloniane, indiane dhe egjiptiane. Feja e tyre ishte nje shesh
anarkik dhe i nxehte lufte midis njeri-tjetrit, shesh mbi te cilin
mbreteronin te gjitha Perendite e Azise. Me gjithe kete Kaos,
qytetėrimi grek lindi, rroi dhe mbreteroi mbi fronet e te gjitha
epokave te pasketajme. Greqia e Platonit mundi pak e nga pak t’i zhduke
influencat e huaja, te deboje nga Faletorja e Mendimit Perendite e
Barbareve, d.m.th te organizoje Kaosin, qe gjendej brenda ne Unin e
saj. Mysteri i qyteterimit grek ka qene Perendia e Delfit, e cila tha:
“Gnedi santon”!...
Botuar tek “Neo –Shqiptarizma”, Janar 1930

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi