♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU

Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU Empty CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU

Mesazh nga shaban cakolli Sun Mar 29, 2009 4:57 pm

Kalosh Ēeliku


Cikėl poetik nga pėrmbeldhja ''Engjėlli im ėshtė Grua'' (Lirika me Hėnė)


Zonja Vdekje nuk mė deshi nė Qafė Thanė

Edhe njė herė erdha nga mesi i tė vdekurve
Shkaku: premtimeve. Borxheve ndaj Atdheut.
Ende nuk e fitova Lirinė. Gruan besnike
Hajmalinė e Baba Shehut nė Baba Tomorr.

Edhe njė herė erdha nga mesi i tė vdekurve
Shkaku: premtimeve. Borxheve ndaj Atdheut.
Zonja Vdekje nė Pėrrua. Qafė Thanė
Pėrsėdyti mė bėri remont ta vazhdoj jetėn.

Edhe njė herė erdha nga mesi i tė vdekurve
Zonja Vdekje nuk mė deshi nė Qafė Thanė…
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU Empty Re: CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU

Mesazh nga shaban cakolli Sun Mar 29, 2009 4:58 pm

I UNĖ ERDHA PARA AGIMIT

Jam pasardhės i Emin Ēelikut

Trusakatė, jam pasardhės i Emin Ēelikut
Dhe, i dal zot popullit tim. E bėj namin.
Mbylleni gojėn! Vatanin nuk e jap. Poezinė
Nateditė jam i ngjeshur me kollanė fishekėsh.
Vargje. Lapsin e kam tė vetmen armė.

Trusakatė, jam pasardhės i Emin Ēelikut
I veshur me vargje. Lapsin e kam armė...

Dhe, Verė e shkretė

Dhe, verė e shkretė. Vapė e madhe
Temperatura 45 oC, nė Shkup.
Malet nė flakė… E gjithė Natyra
Ikin zogjtė. Kafshėt. Gjarpėrinjtė
IRJ e Maqedonisė ndizet flakė.

"Armiqtė” i vijnė nė ndihmė ta shuajnė
Nga toka e qielli me helikopterė. Tymeflakė
Digjet IRJ e Maqedonisė. “Oaza e paqes”…

25 korrik 2007
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU Empty Re: CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU

Mesazh nga shaban cakolli Sun Mar 29, 2009 4:58 pm

Zonja Vdekje do tė mė ringjallė

Unė shkoj matanė kur tė dua vetė
Vdes. Dhe, ringjallem si Feniksi.
O burra, vij nga mesi i tė vdekurve
E pash Zonjėn Vdekje. E bukur Nuse.
Edhe njėherė mė ringjalli nė Qafė Thanė.

Unė shkoj matanė kur tė dua vetė
Vdes. Dhe, ringjallem si Feniksi.
Zonjėn Vdekje e kam Nuse pa kurorė…


Ėndėrronte Vdekjen. Verėn dhe gratė

O Imzot! Ėndėrronte Vdekjen. Verėn dhe gratė
Dhe, tė gjitha ia jepte Zoti. Hyu.
Vdiq nė Voskopojė. U ringjall nė Korēė
Edhe njėherė e preku Vdekja n’ Qafė Thanė
Engjėlli Grua e mori nė mbrojtje. Gji.

Netėt i kalon mes poezive. Grave
E shalon Gjokun mes arave. Maleve…


Unė erdha para agimit

Natėn e kalova nė njė Pėrrua
Mes maleve. Dhe, mushkonjave.
Hėnė nuk kishte. Dielli bėnte gjumė
Zonja Vdekje mė mbante nė prehėr
Ballin ma lėmonte me dorė. Flokėt.

Tė nesėrmen, Engjėlli im Grua
Mė dha gji. Fuqi pėr luftė.
Dhe, Unė erdha para agimit…


U zgjua vera

Lulet flenė kokė mė kokė. Bari
Shelgu e pėrkund njė zog nė degė.
Lejleku, ama ia ka thėnė mbi ēati
Dhe, ma kujtoi tim Atė me kosė nė Livadh.

Vapė. Edhe gjinkalla kėndon kėngė.
Flutura ime me pika mbi njė lule
Krushqit vijnė pa nuse. U zgjua Vera…


Flakė e re del nga oxhaku

Dimėr. Acari e ngroh Shtėpinė
Bora i bėhet ēati. Terri sy.
Hajdutėt pas porte. Ujqėrit nė lėmė
Delet po na i presin nė qafė. Qentė.
Zjarrin e mori gjumi nė oxhak
Nėna mė nuk ėshtė qė t’i hedhė dru.

Babėn nuk ka kush ta zgjojė nga gjumi
Armėn ta shkrepi. Ndezi zjarrin.
Flakė e re mbi ēati. Tym del nga oxhaku…


Vardar ti ke bėrė ndarje natyrore

Vardar, ti ke parė. Dėgjuar me veshė
Ushtri romake. Turke. Gjermane. Sllave.
Ēizme, qė e shkelnin nėpėr shekuj kėtė Qytet
Megjithatė, ti mbete Vardar. Lumė.
Qė, nėpėr shekuj e ndan Shkupin.

Vardar, kėtė Qytet u pėrpoqėn me shekuj
Ta bashkojnė: Turqit. Gjermanėt. Sllavėt.
Vetėm ti ia arrite qėllimit me ndarje natyrore…


Banor i shtratit tė grave

Fėmijėrinė time e kalova nė Katund
Livadhit. Pas Ēuke me llastik nė dorė.
Edhe njė pipizane shelgu nė brez
Hėna ecte pas meje deri nė mėngjes.

Dhiareve kėmbadoras u ngjita nė majė.
Nata mė bėnte dritė. Udhė qiellore
Mua Poetit. Banor i shtratit tė grave…


Gratė e mia vyshken nė heshtje

Vjeshtė. Bryma ka rėnė nė Kopsht
Gjethet i ka djegur. Lulet.
Ftoit ia ka shkundur degėt
Kumbullės. Edhe mollėn verore.
Verdhė. Verdhė. Dhe, verdhė.

Kėmbėkryq jam ulur nė Kopsht
Dhe, u lutem si Zotit grave tė mia!
Qė, vyshken nė heshtje. Shtrat
E mi bėjnė poezitė tė ēelin nė Vjeshtė…


Unė nuk mbeta gojėlidhur

Rrufeja shtiu nė Lisin midis Livadhit
Dhe, e goditi mu nė majė. Kokė.
Gjarpėr i ra pėrmes. U fut nė tokė
Matanė Ēukės e shkrepi edhe njė flakė.

E goditi edhe njė herė me zjarr
Frikėn e zgjoi. Ditėn nė Katund.
Punemadhe. Unė nuk mbeta gojėlidhur…


Dhe, i pėrgjigjem: rroj ashtusi dua Unė Poeti

Zėra pas shpine. Thashetheme
Verė pi me shtamba. Gra besnike.
Natėn e kam bėrė ditė. E ditėn natė
Poezinė moti e kam marrė pėr grua.
Edhe Hėnėn kulaēe majė njė ftoi.

Shtriga, qė kurrė s’m’u bė grua besnike
Shtratin ma shtron natėn nė Qafė Thanė.
Dhe, i pėrgjigjem: rroj ashtu si di Unė Poeti…


Dielli mė rroku pėr qafe

Rrugė e gjatė mes maleve. Hėna e plotė
Dhiare kėrkoj pėrmes Liqenit. Dallgėve.
Qiriri i ndezur nė breg. Shtrati nėn qiell
Yjet kush mi shkund natėn mbi kokė?!

Mėngjes. Vesa mi lau sytė. Ballin
Dielli te Burimi mė rroku pėr qafe…
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU Empty Re: CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU

Mesazh nga shaban cakolli Sun Mar 29, 2009 4:59 pm

E poshtėr qenka jeta

Edhe jeta ėshtė grua. Kurtizane
Qė, ma shtron shtratin Natėn.
E ndez qiririn. Verė mė jep me shtamba
Pasmesnata mė shtrydh mirė si limonin.
Dhe, nė mėngjes mė hedh nga dritarja.

Grua me dy shamia lidhur pėr brezi
Kurtizane. E poshtėr qenka jeta…


Dashuri e vonuar qė vjen nė Vjeshtė

Dimėr e Verė e prita nė derė
Nuk erdhi. E mbylla portėn.
Shulin ia vura pas. Edhe rezen
Qiri ndeza pėr Tė. E shtrova shtratin.

Bryma kur ra nė Kopsht. Erdhi Ajo
Dashuri e vonuar qė vjen nė Vjeshtė…


Nata mė ikė nga duart edhe pa njė Grua

Gruaja ime besnike trembet. Bėrtet :
Nuk dua tė tė marrė asnjė grua. Ujkonjė!
I pėrgjigjem: Megjithatė mė ka marrė njė grua
Mė hedh dorė mė dorė majė lisave. Ēative.
Gruaja ime besnike trembet. Ēmendet

Nuk tė lė nė dorė tė asnjė gruaje. Ujkonjė.
I pėrgjigjem: E kotė, mė ka marrė Poezia…


Unė nuk kam lot. Dhe, nuk di tė qaj

Vjeshtė. Gjethet mė paskan mbuluar Natėn
I ka shkundur Hėna e plotė. Qielli.
Qyqja ma paska shtruar shtratin
E Unė nuk kam lot. Dhe, nuk di tė qaj.

Vjeshtė. Gjethet mė paskan mbuluar Natėn
E Unė nuk kam lot. Dhe, nuk di tė qaj…

Zonja Hėnė iku e mė la vetėm

U zgjova vonė. Hėna mė mashtroi Natėn
Qiriri. Dhe, dy shtamba me verė mbi kokė.
Derėn ma hapni pasmesnate. Dritaren
Qeni im besnik mė pret nė rrugė.
Bishtin mbi shpinė mė pri nėpėr Qytet
Edhe ai si duket ka bėrė Natė te Buēa.

E di, miku im: ty tė la Buēa azgane
E mua Zonja Hėnė, iku e mė la vetėm…


Bekoje malin Zot, ku rrjedh Burimi

Vapė e madhe. E Unė kam etje
Shtambat me verė i shtera pasmesnate.
Fyti mu tha pėr njė pikė ujė. Verė
Pėrroin e Thanės e kam lėnė nė Katund.
Burimin. Dhe, Lugun e Ymerit.

Vapė e madhe. E Unė kam etje
Bekoje malin Zot, ku rrjedh Burimi…


Marrė rrugėn pėr nė Shtėpi

Askushi mua mė lė mesazhin nė telefon :
Ē’muzikė dėgjoj. Cilėt libra kam nė shtėpi.
Patriot mė shitet kėlyshi. E Unė, heu:
Edhe mutin e kam mė patriot se hadumi
E hedh nė hale. Dhe, ia lėshoj pas ujin.

Askushi mua mė shitet patriot. Hero
E do tė matet me mutin tim nė hale…
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU Empty Re: CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU

Mesazh nga shaban cakolli Sun Mar 29, 2009 5:00 pm

II NGA VETMIA NĖ VETMI


E di, pak na dha kjo jetė

E di, pak na dha kjo jetė
Shtamba me verė. Gra besnike.
Poezi rebele. Net pa gjumė
Dashuri pranė njė qiriri. Dhe:
Hėnėn e plotė, qė ikte nė mėngjes.

E di, pak na dha kjo jetė
Megjithatė, na bėri poetė…


Liri jepu Ti o Zot Grave. Dhe, burrave

Errėt. Nata na i ka lidhur sytė
Yjet nė dritare. Hėna e plotė.
Muzikė. Shtamba plot me verė
Qė, na mbajnė gjallė gjithė Natėn.

Mėngjes. Edhe njė herė i nxjerr armėt
Liri, jepu ti o Zot grave. Dhe, burrave…


Vdekja mė ulet nė prag tė derės

Vdekja mė ulet nė prag. Dhe, mė thotė :
A mund ta pi njė gotė raki rrushi. Verė?
I pėrgjigjem: E pimė, oj Grua besnike
Dhe, ulemi kėmbėkryq nė prag tė derės.

Vdekja. Dhe, Unė pimė raki rrushi. Verė
Poezi i lexoj Unė gjithė Natėn e lume.
Dhe, ajo mė duartroket si njė kurtizane…


Qerrja shkatarraqe. Dhe Ajo nėpėr Natė

Qerrja shkatarraqe. Dhe, Ajo nėpėr Natė
Kėrc. Kėrc e fiu - fiu rrugės pas Ēuke.
Ecim kėmbė drejtė varrezave te Dapi
Me nga njė shishe raki nė xhep. Verė.
Dhe, ia kemi thėnė kėngės :
“Ēka po i thotė
Dema Kadrisė: A ia di emnin burrnisė?!”

Qerrja shkatarraqe. Dhe, Ajo nėpėr Natė
Kėrc. Kėrc e fiu - fiu rrugės pas Ēuke.
E kemi shaluar Hėnėn mbi mal. Qiell…


Nuk mundem ta ndez qiririn e djegur

Mundem tė tė kthej prapė ēdo gjė. Nga
Netėt e kaluara. Po, nuk mundem t’i kthej :
Ēmendurinė. Verėn .Dhe, qiririn e djegur.

Mundem ta kthej edhe Hėnėn. Edhe Diellin
Po, nuk mundem ta ndez qiririn e djegur…

Ditė e natė Vdekja mė rri nė pusi

Ditė e Natė, Vdekja me rri nė pusi
Mua Poetit. Qė, hasmi deri mė sot.
Pas ferre nuk e shkrepi asnjė plumb
E agimi e gjeti me pushkė nė dorė.
Ditė e natė, Vdekja me rri nė pusi
Dhe, pres ta shkrep armėn. Palosė pėrtokė…

O Zot, na lejo kėtė lojė cic - mic ta lozim pa kufi

E hedh Unė njė hap. Ajo dy hapa para meje
Unė i shkrep dy fishekė. Ajo tre plumba.
Kėngės ia them me ēifteli. Ajo me dajre
Unė e nis koēinė. Ajo merr Nuse.

Heu! Sa lakmi ua kam kafshėve
E sa inat njerėzve. Trusakatėve.
O Zot, na lejo kėtė lojė cic - mic
Unė. Dhe, Ajo ta lozim pa kufi!...


Dhe, Vdekja kėtė verė korr. Korr

O Imzot ! Dhe, Vdekja kėtė verė korr. Korr
Qerren e ka mbushur plot me duaj.
Rrugės pas Ēuke mezi e tėrheqin qetė
Bereqetin ta shkarkojnė te Katundi i varreve.

O Imzot! Dhe, Vdekja kėtė verė korr. Korr
Katundi i varreve u mbush plot me mullarė…


Grua, nė tė cilėn e shoh Veten

Pasqyrė nuk kam nė dhomė. Vetėm mure
Dritaren e hapur. Derėn krah mė krah.
Hėna nuk vjen nuse. Dielli nuk ka koēi
Krushqit i kanė shkri. Nusen e kanė ngrirė.
Dajres si dikur, nuk i bie Nėna nė lėmė
Babai pėr dritare nuk qet me armė.

Krushqit i kanė shkri. Nusen e kanė ngrirė
Dimėr. Grua, nė tė cilėn e shoh Veten…


Rrugėn e kam vazhduar me qentė pas shpine

Dhe, ky shtet mi ka ndėrsyer pas shpine qentė
Kėlyshėt me zgjebe me nga njė asht nė gojė
Tė lehin pas meje : ham e ham. E ham e ham.
Dorėn fus nė brez. E kam kthyer prapa kokėn
Tė mjerėt. Nuk e meritojnė edhe njė plumb.

Rrugėn e kam vazhduar me qentė pas shpine
Dhe, kėlyshėt me zgjebe: ham-ham. E ham…


O “burra” tė Nėnės Parti

O “burra” tė Nėnės Parti! Popullit
E dini. Nuk ua kam lakmi pėr asgjė.
Ama hiē asgjė. Dhe, as pėr pasuritė:
Postet. Dashnoret e shtėpitė mbretėrore
Qė, i ngritėt nė emėr tė popullit. Atdheut.

Lakmi nuk ua kam kur dilni nė televizor
Me gojėn plot i shisni mend popullit. Atdheut.
Dhe, nesėr vetėm njė mall i lirė pėr hale…
shaban cakolli
shaban cakolli
Perparues
Perparues

Numri i postimeve Numri i postimeve : 3333
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 10/03/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU Empty Re: CIKĖL POETIK NGA KALOSH ĒELIKU

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi