♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fieri.....

Shko poshtė

Fieri..... Empty Fieri.....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 24, 2009 3:34 pm

Fieri ėshtė qytet bregdetar nė Shqipėrinė e jugut. Fieri ndodhet nė jug tė rrethit tė Lushnjės, nė perėndim tė rrethit tė Beratit, kufizohet gjithashtu nė jug me Vlorėn dhe nė juglindje me rrethin e Mallakastrės, rreth i cili para ndarjeve tė reja administrative tė viteve '90 bėnte pjesė gjithashtu nė pėrbėrjen e rrethit tė Fierit. Rrethi i Fierit ka njė sipėrfaqe prej 787 km² dhe njė popullsi e cila sipas pėrllogaritjeve tė vitit 2006 i ka kaluar tė 300.000 banorėt. Pėrsa i pėrket qytetit tė Fierit popullsia e tij pas viteve '90 tė shekullit tė XX numėronte 40.000 banorė, kurse nė ditėt e sotme, si rezultat i dyndjes sė popullsisė nga rrethi i Mallakastrės dhe nga rrethet veriore tė vendit, vlerėsohet qė popullsia e qytetit tė Fierit tė ketė arritur nė 75.000 banorė.

Pak histori

12 km larg qytetit te Fierit, ndodhen rrenojat e qytetit antik te Apolonise. Qyteti u themelua ne vitin 558 p.e.s ne njė koder pranė detit dhe afėr grykederdhjes se lumit Aoos ( Vjosa) nga kolone te ardhur nga Korinti e Korfuzi.Ne lulezimin e tij mendohet te kėtė patur njė popullsi prej 50,000-60,000 banoresh. Pėr rendesine ekonomike dhe kulturore dhe pėr hapėsirėn e madhe te shtrirjes se tij, Ciceroni e ka quajtur “ qytet tė madh dhe hijerende “. Monumentet me te rėndėsishme arkeologjike janė : muri rrethues, biblioteka, Odeoni, Portiku dhe Kisha Bizantine e shekullit te XIII. Kerkimet e para mbi thesarin historik te Apolonise u benne gjatė Luftes se Pare Botėrore nga arkeologet austriake, qe zbuluan dhe eksploruan muret e mėdha qe rrethonin qytetin e dikurshem. Zbulimet sistematike filluan ne vitin 1924 nga Misioni Arkeologjik Francez drejtuar nga Leon Rey. Ata nxorren ne drite kompleksin e monumenteve te qendres se qytetit. Zbulimet kanė vazhduar nga arkeologet shqiptare pas ēlirimit. Qendra te tjera te popullimit parahistorik ne rrethin e Fierit kanė qenė edhe Stefanafana, Nemfeumis, keshtjella Argyas, Kolkondasi, Cakrani, Margellici, Porteza , Petova etj.

Regjistrimi I pare I populsise ėshtė ai I vitit 1923 ku Fieri ishte nenprefekture nenvaresine e Beratit. Ne perberjen e Fierit futeshin 2 krahina : rrethi Fier me 71 fshatra, 2193 shtepi dhe 12.760 banorė , krahina e Semanit me 22 fshatra, 305 shtepi dhe 1940 banorė. Vete qyteti I Fierit kishte 5 lagjje dhe 1493 banorė. Gjatė fillimit te shekullit te XX-te deri ne vitet e Luftes se Dyte Botėrore ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Aty u vendosen banorė te ardhur nga Laberia, Ēamėria dhe Kosova si dhe grupe tė ndryshme popullatash te ardhur nga Toskeria si nga Mallakastra, Berati, Gjirokastra etj. Ndėrsa pas Luftes ne qytetin e Fierit u vendos njė numer I madh camesh te debuar nga Greqia.

Ne vitin 1958 sipas ndarjes se re administrative rrethi kishte njė siperfaqe prej 1175 km2. ne te bėnin pjesė 4 qytete si dhe 139 fshatra te grupuar dhe 21 te bashkuar. Me shnderimin e rrethit ne qendren ekonomike me te zhvilluar pas kryeqytetit, ndodhi njė proces I zhvilluar urbanizimi. Pėr te plotėsuar nevojat e industrise dhe bujqesise, filloi njė levizje e madhe migratore drejt Fierit. Ne vitin 1965 qyteti I Fierit numeronte 20 000 banorė, kurse ne 1982 kishte 35 000 banorė. Ne vitin 1985, Fieri si rreth kishte njė popullsi prej 226 2000 banorė, dhe dendesi 192 b/km2. Popullsia qytetare arrinte shifren 27.6 % ndėrsa ajo fshatare 72.4 %. Rritja natyrore ishte 2.09 %o .

Me fillimin e viteve 90 –te ne Fier ndodhen mjaft ndryshime demografike. Njė pjesė e madhe e banoreve kanė emigruar drejt shteteve te huaja dhe kryeqytetit si dhe kanė ardhur banorė nga rrethet e Mallakastres, Tepelenes, Beratit,Elbasanit, Gjirokastres si dhe nga zonat veriore e verilindore te Shqipėrisė. Ne vitin 2001 popullsia e rrethit te Fierit ishte 199.082 banorė. Ndėrsa qyteti I Fierit ka njė popullsi 82.262 banorė. Dendesia e popullsise pėr rrethin e Fierit 255 banorė/km2, njė nga me te lartat ne Shqipėri. Mosha mesatare e popullsise ėshtė 38 vjeē.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fieri..... Empty Re: Fieri.....

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 24, 2009 3:36 pm

Politika

Kryetar i Bashkisė sė Fierit ėshtė Baftjar Zeqo

Ekonomia

Rethi I Fierit ėshtė ekonomikisht njė nga rrethet me te zhvilluara te Shqipėrisė. Ne kėtė zhvillim vecojme tre periudha te rėndėsishme kohore : paraclirimit, vitet 45-90-te dhe pas viti 1990.

Ne periudhėn paraclirimit Fieri ka qenė njė zone e prapambetur bujqesore, qe vuante nga kenetezimi masiv dhe malaria. Shumica e popullsise jetonte ne fshat ku ruheshin akoma disa karakteristika te feudalizmit. Njė pjesė e fshataresise kishte toke, ndėrsa pjesa tjetėr punonte ne cifligjet e shtetit dhe ne ato private. Ne vitin 1925 shoqėria anglo-persiane OIL Company mori pėr ta shfrytezuar pėr kerkimin e vendburimeve te naftes njė siperfaqe prej 250.000 ha. Pas largimit te kėsaj kompanie, vjen shoqėria AIPA qe morri pėr shfrytezim njė siperfaqe prej 164.000 ha. Ne vitin 1938 ekzistonin magazina te mėdha mallrash dhe njė rrjet I dendur tregtar. Deget kryesore te ekonomise ne kėto vite perfaqesoheshin me disa fabrika te industrise se lehtė dhe ushqimore. Ne 1937 dhoma e tregetise se qytetit numeronte 309 zejtare, tregtare dhe industrialiste. Pas pushtimit italiane vershuan shumė sipermarres, punetore , fermere , nenpunes, njerėz te profesioneve tė ndryshme dhe bashke me ta dhe prodhimet e industrise italiane. Ky fenomen u shoqerua me pasoja negative pėr prodhuesit vendas, kryesisht artizane, duke I rrenuar ekonomikisht dhe duke I detyruar te mbyllnin punishtet e tyre, gjė qe solli keqesimin e gjendjes ekonomike te familjeve tė tyre. Pas kapitullimit te Italise , pronat e shoqerise AIPA I morri ne dorė shoqėria gjermane Continental Oil.

Ne periudhėn 45-90, Fieri kthehet ne njė nga qendrat me te rėndėsishme industriale te vendit. Kėtu u ndertua kompleksi me I madh energjitiko-kimik I vendit. Ne prodhimin e pergjithshem industrial te vendit , Fieri zinte 12 % te tij. Deget kryesore te industrise ishin energjitika ( nxjerrja e pėrpunimi I naftes, prodhimi I energjise elektrike ), industria kimike, mekanike dhe ushqimore. Pėr te mbeshtetur kėto dege te industrise se rėndė u ndertuan dy termocentrale, ne Fier dhe ne Ballsh. TEC-i i Fierit pėr nga kapaciteti ishte me I madhi ne Shqipėri me kapacitet 160.000 kw energji ne vit. Ne vitin 1952 u ngrit Uzina e Pastrimit te Pambukut, dhe me pas u ngriten edhe fabrikat e imdustrise ushqimore , si ajo e vajit, margarines, e veres etj. Strategjia ekonomike e ndejekur ne kėto vite shtroi nevojen e zhvillimit te transportit automobilistik dhe hekurudhor. Fillimisht u zhvillua transporti automobilistik me ngritjen e dy parqeve me te mėdha te vendit, parku automobilistik I Fierit dhe ai I transnaftes ne Patos. Me ngritjen e industrise se rėndė perparesi morri dhe transporti hekurudhor. Ne viet 1967-68 u ndertua hekurudha Rrogozhine-Fier 53 km e gjatė, ne 1974-75 hekurudha Fier- Ballsh 26 km, ndėrsa ne vitet 1981-86 ajo Fier-Vlore 35 km. Sipas statistikave bujqesore deri ne vitin 1985 Fieri kishte 5 NB dhe 20 kooperativa bujqesore. Blegtoria u zhvillua dhe ajo si pjesė e gjithė kolektivizimit te bujqesise, por u vu ne plan te dytė. Ajo asnjėherė nuk I plotesoi tėrė nevojat e popullsise. Megjthate edhe blegtoria pati njė fare ecurie. Ne vitin 1985 ajo jepte 1/3 e prodhimeve bujqesore, ku rrethi Fier dallohej pėr numrin me tė madh te gjetheve nė vend, duke dhėnė 1/5 e prodhimit te pergjithshem blegtoral. Komplekse blegtorale te rėndėsishme kishin NB-te e Roskovecit dhe Levanit, kooperativat e Zharezes, Pojanit , Cakranit etj. Periudha e tretė pas viteve 90-te ėshtė shoqėruar me ndryshime te mėdha edhe ne strukturen e ekonomise. Kjo si rezultat I ndryshimit te formes se pronesise, nga ajo shteterore ne atė private. Shumica e ndermarrjeve private te krijuara I perkasin aktivitetit trehtar, pas tyre vijnė ato te sektorit te sherbimeve dhe te sektorit te transportit. Ne rrethin e Fierit ka pasur edhe mjaft investime te huaja kryesisht ne sektoret joproduktive te ekonomise si banka, ndertime, transport si dhe ne industrine tekstile. Sot ne rrethin e Fierit ne industrine e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, veprojnė dy nga kompanite me te mėdha ne Shqipėri, Albpetrol dhe ARMO si dhe kompania kanadeze “Banker’s “. Ndėrsa pėrsa I pėrket marredhenieve agrare, edhe ato njohen ndryshime rrenjesore. U kalua nga sistemi I kooperativave dhe NB-ve ne sistemin e prones private dhe te ekonomise te tregut te lirė. Ne rrethin e Fierit procesi I ndarjes se tokave ka pėrfunduar ne vitin 1993 dhe toka ėshtė shperndare sipas kritereve te percaktuara ne Ligjin pėr Token. Shperndarje e tokes ėshtė bėrė ne varėsi te siperfaqes se pėrgjithshme te tokes se punueshme me numrin e banoreve. Kėshtu ēdo person ka pėrfituar nga 0.15-0.3 ha. Kėto kanė sjelle rritjen e shpejte te numrit te njesive te prodhimit bujqesor. Bujqesia private dominohet nga fermat qe operojne ne nivel familjar. Ndėrkohė qe nga shoqatat e fermereve po krijohen ndermarrje tė reja qe synojne drejt ekonomise se tregut bujqesor modern.

Transporti

Fieri ndodhet rreth 115 km larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė. Ndodhet rreth 40 km larg Vlorės dhe rreth 40 km larg Beratit. Ėshtė njė nga nyjet kryesore tė jugut pėrsa i pėrket transportit. Fieri ėshtė pjesė e rrjetit hekurudhor shqiptar.

Panorama e qytetit

Apolonia [Pojan] Qyteti antik i Apolonise Kryeqendra e historisė se Fierit ka qenė qyteti antik i Apolonise I themeluar ne vitin 587 p.e.s. nga kolonet korkyras. Apolonia jetoi rreth 1200 vjet dhe ne kulmin e lulezimit te saj ne njė siperfaqe prej 140 ha jetonin 60 000 banorė. Zhvillimi i madh kulturor qe mori qyteti vėrtetohet me faktin se se ne shekullin e I p.e.s. Perandori i parė romak Oktavian Augusti studioi ne Akademine e Apolonise. Apolonia ėshtė njė qendėr qe tėrheq me tepėr vizitore e turiste tė huaj te apasionuar pas arkeologjise dhe histories se lashtė te kėtij qyteti. Monumentet kryesore te qytetit antik te Apolonise janė Sheshi i Portikeve, Odeoni, Temosi, Nimfeu, Buletarioni. Prane Apolonise ndodhet Manastiri i Pojanit njė symbol i historisė dhe kulturės se shekullit XIII. Me njė stil bizantin ai konsiderohet si njė kompleks arkitektonik mjaft interesant se bashku me kishen dhe inferieret ne dekorimet dhe pikturat murale te veēantė. Para 30 vjetėsh ky manastir u shnderrua ne njė muzeum, ku ruhen statujat e periudhes iliro – helenike dhe asaj romake, duke u shnderruar kėshtu ne njė qendėr mjaft te rėndėsishme kulturore artistike qe pasurohet dhe me zbulimet e reja arkeologjike.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fieri..... Empty Re: Fieri.....

Mesazh nga Vizitor Wed Apr 22, 2009 9:01 pm

fieri forever :23:

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Fieri..... Empty Re: Fieri.....

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi