♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjirokastra...

Shko poshtė

Gjirokastra... Empty Gjirokastra...

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 24, 2009 3:22 pm

Gjirokastra... Gjirokastra-bz


Gjirokastra ėshtė qytet nė Shqipėrinė jugore dhe shtrihet nė shpatin e Malit tė Gjerė. Nga faqja e kėtij mali ajo zbret deri nė buzėn e lumit Drino, i cili krijon njė luginė shumė tė bukur ne anėn lindore tė saj. Pa dyshim qė Gjirokastra ėshtė njė nga qytetet mė tė bukura tė Shqipėrisė pėr vlerat e saj arqitektonike dhe historike. Qyteti dominohet nga njė kėshtjelle e mrekullueshme, dėshmitare e kohrave tė ndryshme.

Pak histori

Pėr herė tė parė emri i Gjirokastrės pėrmendet nė shekullin XIII. Fillimet e qytetit te Gjirokastres sipas Studiusit Apollon Bace mendohet tė jene nė Shek XIII pas renies se Hadrianopolit. Kėshtjella e Gjitokastrės mendohet tė jete filluar nga Prijesi Shqiptar Gjin Bue Shpata, i cili i dha dhe emrin qytetit. Zgjerimet e keshtjelles janė bere nga Ali Pashe Tepelena, dhe nga Qeveria e Zogut, e cila me pas e konvertoi pjesen veriore te kalase ne burg. Ky burg majti te burgosurit politike ne kohen e komunizmit dhe sot i ėshtė bashkangjitur pjeses muzeale te kalase. Kalaja e Gjirokastres si shume pjese te tjera te trashegimise Shqiptare ėshtė ne rrezik imediat. Kalaja ėshtė e ndertuar mbi shkemb, dhe rreth tij ka pas peme te shumta, te cilat ndalonin erozionin dhe rreshkitjet e tokes. Prerjet e pemeve dekaden e fundit ka shkaktuar rreshkitje te medha dhe ka zbuluar komplet themelet e kalase. Muret lindore te kalase kane carjet me te thella dhe qe kerkojne nderhyrje te menjehershme. Pa kete nderhyrje kjo pasuri e trashegimise Shqiptare rrezikon te humbase. Gjirokastra ėshtė shpallur qytet-muze nė vitin 1963 dhe nė vitin 2005 ėshtė shpallur pasuri botėrore nga UNESKO.

Nė nėntor tė vitit 1670, udhėtari turk, Evlija Ēelebi, pas njė udhėtimi nėpėr Kosovė nė dhjetor tė vitit 1660, dhe njė udhėtimi nė Shqipėrinė e Veriut dhe nė Malin e Zi nė shkurt tė vitit 1662, filloi udhėtimin e tij tė tretė dhe mė tė gjatė nė trevat shqiptare. Kėsaj radhe ai hyri nė Shqipėri nga jugu. Pas njė qendrimi tė shkurtėr nė Delvinė, Zhulat dhe Kardhiq, ai erdhi nė qytetin e Gjirokastrės, turqisht Ergiri, ku u habit shumė nga zakonet e gjirokastritėve.

Mė 16 tetor 1908 nė Gjrokastėr lind Enver Hoxha figurė e rėndėsishme nė historin e Repulikės sė Shqipėrisė.

Ne Gjirokaster ka lindur ne vitin 1936 dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare, i cili ka kushtuar asaj nje nga librat e tij me te hershem dhe pa dyshim me te bukur "Kronike ne gur"

Politika


Kryetar i Bashkisė sė Gjirokastrės ėshtė Flamur Bime, pėrfaqėsues i Partisė Socialiste. Ka mbaruar Fakultetin e Inxhinierisė.

Ekonomia

Gjirokastra ėshtė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme ekonomike nė Jugun e Shqiperise. Pika e Doganore e Kakavies, ėshtė pika kufitare me fluksin mė tė madh udhėtarėsh dhe mallrash pėr nė Greqi. Gjirokastra pervec te qenit qender Administrative e rajonit, ketu kane prezencen e tyre kompanite me te njohura prodhuese dhe tregetare te vendit si : Glina , Fresh Compani , Elka ,Uji i Ftohte Tepelene , Harri Lena Grup , Ferruni etj. perben edhe qendren me te madhe bankare ne jug te Shqiperise ku kane seline e tyre : Banka e Shqiperise , Banka Kombetare Tregetare , Raiffaisen Bank , Banka Amerikane , Alpha Bank , Tirana Bank , Ethniki Bank , Emporiki Bank ,Banka Popullore .

Kultura

Ne Gjirokaster mund te vititoni Muzeun Kombetar te Armeve, Muzeun Etnografik e nje sere muzeumesh. Gjirokastra ėshtė qyteti i festivale folklorike kombetare prej vitit 1968. Nė kėshtjellė mblidhen ēdo katėr vjet grupe shqiptare popullore nga Shqipėria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Italia dhe treva ku flitet shqip. Qyteti i Gjirokastres ka protokoll binjakezimi me Bashkine e Potences (Itali) ,prej vitit 1999 ka binjakezim me qytetin e Grottammares (Itali).Fale ketij binjakezimi dhe bashkepunimit ne shume projekte me Rajonin e Markeve ,Provincen e Ascoli Piceno sot Gjirokastra ka bere te mundur te kete Hartografine e pare dixhitale dhe Planin e Rikuperimit te Qendres Historike. Kohet e fundit Bashkia Gjirokaster po shton bashkepunimin edhe me Bashkine e Leces , Agjensine per Pasurite Kulturore Euromesdhtare(Itali).Si fillim i ketij bashkepunimi ka qene nje Protokoll i firmosur ne Tirane ne tetor te 2005 dhe qe vazhdoje me Cfaqjet e "Baletit Rajonal Puljez " ne Gjirokaster ne tetor te 2007. Bashkepunime shume te mira ka edhe Universiteti i Gjirokastres me Universitet e Macerates

Arkitektura


Gjirokastėr, shtėpi muzeu

Turizmi

Ka marrė zhvillim tė madh pas viteve 90. Shumė te huaj vizitojnė Gjirokastrėn pėr vlerat arkitektuale te ndėrtimit tė shtėpive me gur e ēative me dėrrasa. Ka shumė hotele private si Hotel Kalemi, i ndėrtuar nė njė shtėpi te vjetėr karakteristike. Turisti ne Gjirokaster mund te vizitoje Qendren Historike me Pazarin dhe objektet e saj karakteristike si dhe Keshtjellen ku pervec Muzeut te Armeve te ofron pamje shume te bukura te qytetit nga lart.Ne Gjirokaster vizitori mund te vizitoje edhe Muzeun Etnografik , Shtepite karakteristike te Zekateve , Skendulateve , Babametos ,Kadarese etj. Ne Luginen e Drinos gjenden disa site arkeologjike ku me te rendesishmit jane "Antionea", rreth 14 km nga Gjirokastra dhe siti romak i Hadrianopolit ne afersi te fshatit Sofratike .Mbreslenese jane edhe Kishat paleokristiane e Laboves dhe Peshkepise.

Transporti

Gjirokastra ndodhet nė luginėn e Drinos, ku kalon rruga Tiranė-Janinė. Ajo ndodhet rreth 220 km larg Tiranės, kryeqytetit tė Shqipėrisė. Rruga kombėtare pėr nė Gjirokaster po tė nisesh nga Tirana kalon nga periferia e Durrėsit, Kavajės, Rogozhinės, Lushnjės, Fierit dhe pastaj ngjitet nė maloret e Ballshit pėr tė kaluar pranė Vjosės nė Tepelenė dhe pastaj buzė luginės sė lumit Drino. Nga Gjirokastra mund udhėtosh pėr nė Sarandė, Delvinė, Vlorė duke kaluar nga Qafa e Muzinės ose mund tė udhėtosh pėr nė Greqi pėrmes pikės kufitare tė Kakavijės.

Aktualisht po punohet pėr ndertimin e superstrades qe lidh Gjirokastren me Tepelenen qe do e afroje edhe me shume ate me pjese te tjera te vendit.

Me shume vlera per zhvillimin e rajonit te Gjirokastres do te ishte edhe riaktivizimi i Aeroportit qe ndodhet ne pjesen e poshteme te qytetit ne qender te Lugines se Drinos.Ky aeroport i ndertuar ne vitet '30 nga italianet ka pase funksionuar si nje pike lidhjeje e Gjirokastres me qendrat e tjera te Shqiperise.Sot aeroporti me pak investime mund te kthehet edhe ne nje qender per turizmin dhe sportet e ajrit.

Gjirokastra ka pamje tė mrekullushme e piktoreske. Shtėpitė karakteristike dhe arqitektura i japin asaj pamjen e njė anije ne luginen e Drinos. Kėto pamje mahnitėse mund t'i shikoni ne faqe tė ndryshme interneti.

Personalitete nga Gjirokastra

* Adil Ēarēani
* Andon Zako Ēajupi
* Asim Zeneli
* Bashkim Ahmeti
* Bule Naipi
* Ēerēiz Topulli
* Eqerem Ēabej
* Enver Hoxha
* Fatmir Haxhiu
* Fatos Tarifa
* Zihni Sako
* Viktor Kalemi
* Ismail Kadare
* Hasan Sazani
* Nuri Kokalari
* Koto Hoxhi
* Omer Nishani
* Reiz Malile
* Sevo Tarifa
* Vasil Bilushi
* Hysni Babameto


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi