♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuēova......

Shko poshtė

Kuēova...... Empty Kuēova......

Mesazh nga Vizitor Tue Mar 24, 2009 3:02 pm

Historia

Kuēova Kjo trevė ka qėnė vendbanimi i hershėm Ilir i fisit Desaret. Nga gėrmimet e bėra nė periferi tė qytetit tė Kuēovės (nė komunėn Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjetėr e Shėn Nikollės) del se kjo trevė ka qėnė njė vendbanim i lashtė me njė kulturė tė zhvilluar, gjė qė vėrtetohet nga mėnyra e ndėrtimit tė shtėpive dhe e shėtitores pėr banorėt e saj. Kjo shėtitore ka pėrmasat e njė bulevardi tė vėrtetė (10m gjerėsi dhe 50m gjatėsi) tė shtruar me kalldrėm e me gurė tė gdhendur bukur. Po kėshtu nė kodrėn e Omurit nė verilindje tė qytetit, janė gjetur punime mbrojtėse ilire e mbi tė gjitha njė pishtar (i ekspozuar nė muzeun e Beratit), i cili shėrbente pėr tė sinjalizuar rrezikun armik nga njėra kala nė tjetrėn si dhe nė tė gjithė zonėn. Nga gėrmimet e bėra nė vitet ‘40 – ‘50 tė shekullit tė kaluar u nxorrėn nė sipėrfaqe amfora, shpata e mburoja tė kohės ilire.


Nė kohėt e Mesjetės ėshtė shfrytėzuar pėr interesa jetike tė banorėve vendas edhe nafta e dalė nė sipėrfaqe me vetėrrjedhje. Nė fund tė viteve 1700 – fillimi i viteve 1800, banorė kuēovarė si fiset e vjetra tė Beqollareve ,Skurove e mė vonė tė Kurtėve, kanė shitur naftė bruto pėr myzeqarėt, tė cilėt e pėrdornin pėr bucelat e rrotave tė qerreve si vaj grasatues e mė pas pėr djegie.

Nė vitet e Luftės sė Parė Botėrore, nė periferi tė Kuēovės (aty ku sot janė varrezat e qytetit) u vendos njė repart ushtarak austriak. Nė vitin 1916, njė inxhinier gjeolog, pjesėtar i kėtij efektivi vuri re se uji i pėrroit qė rridhte nga kodra e Omurit vinte me naftė. Pasi e shėtiti mė kėmbė vendin ai arriti nė pėrfundimin se Kuēova ishte njė vend me pasuri tė mėdha nafte. Kėtė fakt ai e bėri publik nė vitin 1918. Qė nga viti 1918 e deri nė vitin 1924, nė Kuēovė erdhėn shumė shoqėri kėrkuese nafte si AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania), njė shoqėri Anglo-Persiane, Shoqėria Amerikane e Naftės si dhe shoqėri franceze etj.

Nė vitin 1928 nė vendin qė sot quhet “Dikatėr” (D4) u shpua e dha naftė pusi i parė nė Shqipėri. Qė nga ky moment Kuēova u hodh nė hartat gjeologjike tė botės si vendburim nafte dhe mė vonė edhe nė hartat politike dhe ushtarake. Qė nga viti 1928 e deri nė vitin 1943, vendburimi i Kuēovės u shfrytėzua nga shoqėria italiane AIPA. Kjo shoqėri bėri marrėveshje me qeverinė e Mbretit Zog I, qė nėse prodhimi i naftės nė vit do t’i kalonte 50 000 tonėt, kjo shoqėri do tė ngrinte nė Kuēovė njė rafineri. Por ndonėse prodhimi i kaloi 170 000 tonėt, rafineria nuk u ngrit, pėrkundrazi nafta e nxjerrė nisej pėr t’u pėrpunuar nė Itali. Nė historinė e Shqipėrisė, Kuēova pėrmendet edhe si qyteti ku ėshtė organizuar greva e parė e punėtorėve nė vitin 1936.

Zhvillimin mė tė madh Kuēova e ka njohur pas Luftės sė Dytė Botėrore, sidomos nė vitet 1975 – 1990. Popullsia e rrethit nė fund tė viteve 1980 arriti 32 000 nga 6 400 banorė qė ishte nė vitin 1938. Nė vitin 1944, pėr stabilizimin e gjendjes shumė tė rėnduar nė Kuēovė si pasojė e djegieve dhe shkatėrrimeve tė bėra nga pushtuesi, Qeveria e Pėrkohshme e Beratit urdhėroi ngritjen e njė Komisariati tė Jashtėzakonshėm pėr naftėn. Ky komisariat do tė kishte atributet e njė drejtorie tė pėrgjithshme, e cila do tė vinte nė punė tė tėrė sistemin e shfrytėzimit tė vendburimeve.

Nė vitin 1951, me vendim tė veēantė tė Qeverisė Shqiptare, nė Kuēovė u krijuan 11 ndėrmarje ekonomike, ndėrsa nė vitin 1970 rradhitej ndėr qėndrat mė tė zhvilluara nė shkallė vendi. Nė kėtė periudhė nė Kuēovė shtrinė veprimtarinė e tyre 15 ndėrmarrje ku mė tė rėndėsishmet ishin Uzina e Pėrpunimit tė Naftės, Uzina Mekanike e Naftės, Shpim Shfrytėzimi, Ndėrmarrja e Nxjerrjes sė Naftės, TECI, Transporti, Ndėrtim Montimi, Laboratori Shkencor i Naftės, Fabrika e Pluhurave Larės, Fabrika e Tullave(nder te paktat ne shqiperi qe prodhojne tulla me perqindje te larte argjile), Skolla e mesme politeknike(kjo shkolle ka arsimuar nxenes te ardhur nga te gjithe rrethet, shume prej te cileve ne ditet e sotme jane funksionare dhe pedagoge te rendesishem dhe me emer ne universitetin e Gjeologji-Miniera) etj. Edhe pse Kuēova ka patur njė zhvillim industrial shumė tė vrullshėm, deri nė vitin 1991 ka qėnė e pėrfshirė nė rrethin e Beratit. Nga ai vit funksionon si rreth mė vete, brenda Qarkut tė Beratit.

Gjeografia

Perpara viteve 1990-te Kuēova bente pjese ne rrethin e Beratit. Sot paraqitet si rreth me vete dhe kufizohet nga Berati ne jug, Elbasani ne veri dhe Lushnja ne veri-perendim.Kjo zone ka nje reliev kodrinor-fushor, klime mesdhetare me vere te nxehte dhe te thate, dimer te ftohte. ky qytet ka arritur shifren rekord ne Shqiperi per temperaturen me te larte te regjistruar me 44,4'C ne korrik 1986. Ne pergjithesi mbizoterojne dherat e buta te kafenjta, te pershtatshme per kultivimin e shume kulturave bujqesore(si te lashtat ashtu edhe shume drure frutore vecanerisht ullishtet dhe vreshtat) .Pershkohet nga lumi Devoll, ne veri-perendim ne afersi te fshatit Kozare.

Demografia

Aktualisht popullsia e rrethit Kuēovė ėshtė rreth 48 288 banorė. Nga kjo popullsi 30 441 banorė banojnė nė Bashkinė e Kuēovės, duke e renditur tė 12-tėn nga 65 bashki nė shkallė vendi. Dendėsia e popullsisė kap shifrėn 567 banorė / km2, gjė qė e rendit kėtė rreth si mė tė populluarin nė shkallė vendi. Raporti i shpėrndarjes sė popullsisė qytet-fshat ėshtė progresiv dhe tepėr dallues nė raport me rrethet e tjera nė vend, duke variuar nga 63% banorė nė qytet deri nė 37% banorė nė fshat.

Ekonomia

Kucova ende vazhdon tė ruaje fizionomine e dikurshme si qyteti i pare i industrializuar i Shqipėrise.Karakteristike e kėtij qyteti ėshtė:

- Ekzistenca e shfrytėzimit te vendburimeve te naftės dhe gazit, ku deri me sot jane shfrytėzuar vetem 5 % e rezervave gjeologjike dhe 32 % e rezervave industriale te shfrytėzueshme. - Ekzistenca e industrise se fuqishme mekanike, e perfaqesuar nga Uzina Mekanike e Naftes (U.M.N) dhe Uzina e Riparimit te Avioneve (U.R.A.), specifike ne shkalle vendi per nga natyra e tyre. - Ekzistenca e industrise se materialeve te ndertimit e perfaqesuar nga fabrika e vetme ne shkalle vendi per prodhimin e karton-katermase dhe bitumit te oksiduar si dhe dy fabrikave te tullave. - Ekzistenca e fabrikes se vetme te prodhimit te detergjenteve lares ne shkalle vendi me teknologji italiane. - Ekzistenca e qendres shkencore te kimi-perpunimit te naftes, karburanteve, lubrifikanteve dhe lendeve djegėse, e vetmja per nga natyra ne shkalle vendi. - T.E.C.-i, i cili nese vihet ne shfrytėzim, furnizon me energji elektrike te gjithe prefekturen e Beratit (Kuēove-Berat-Skrapar) dhe eshte nje nyje ne sistemin kombėtar energjetik per zonen per zonen jug-perndimore dhe ate qendrore.

Sot ky komunitet ka komoditetin te realizoje nevojat per shėrbimet e komunikimit nepermjet Internetit dhe telefonise fikse dhe celulare Kuēova lindi si qytet i naftetareve dhe si i tille njihet deri ne ditet e sotme. Ekonomia ne vitet e kaluara ishte e bazuar tek burimet naftembajtese dhe ne funksion te tyre u ngriten dhe ndermarje si Uzina Mekanike e Naftes, Shpim Kerkimi, Shpim Shfrytezimi etj, qe punesonin nje numer te konsiderueshem puntoresh. Sot keto ndermarje kane nje numer te kufizuar puntoresh dhe ekonomia eshte e mbeshtetur tek prona private dhe nga te ardhurat e emigranteve.

Kultura

Nė jug tė Kuēovės, mė pak se 3 km nga qėndra e qytetit, nė fshatin Perondi gjėndet njė nga kishat mė tė vjetra, pėr tė mos thėnė mė e vjetra nė Ballkan akoma nė kėmbė. Ndėrtimi i takon shek. tė X dhe ėshtė njė shprehje tipike e arkitekturės bizantine tė veprave tė kultit, ku nė muraturė kombinohet guri me terrakotėn dhe ku volumet modeste kompensohen me pasurinė e elementėve arkitekturore. Pikėrisht nė skajin e kundėrt, nė veri-perėndim tė qytetit, por kėtė rradhė diēka mė larg se kisha e parė, pra rreth 6 km, nė vėndin e quajtur Salc-Kozare ndodhet njė kishė tjetėr e denjė pėr tė qėnė objekt admirimi pėr vizitorėt. I takon njė kohe mė tė vonėshme, por gjithashtu njė shėmbull i shkėlqyer i arkitekturės sė shek. XVII, e kishės me hajat tė jashtėm dhe me njė navatė tė bollshme, nė krye tė sė cilės ėshtė edhe ikonostasi prej druri, vepėr e shquar e mjeshtėrve shqiptarė tė kohės.

Politika
Bashkia e Kuēovės


Ne 18 Shkurt te vitit 2007 qytetaret e rrethit te Kuēoves iu drejtuan kutive te votimit per te zgjedhur drejtuesit e pushtetit vendor.

Ne Bashkine e Kuēoves rezultatet e votimeve nxorren fitues per te katertin mandat rradhazi z. Artur Kurti qe i perket koalicionit te majte me 47.93 % te votave. I dyti u rendit kandidati i te djathtes z. Dashnor Ēela me 40.77% te votave, i treti kandidati i pavarur z. Hekuran Zeqo me 9.56% dhe i katerti kandidati i PBDNJ-se z. Alkesander Ceca.

Per Keshillin Bashkia PS-ja ka fituar 8 nga 25 vende, PD-ja 5 vende, LSI-ja 3, PDR-ja 1, ndersa partite e tjera kryesore nga 1 vend.


Ne Komunen Kozare ka fituar kandidati i se majtes z. Fatmir Doksani me 52.87% te votave, ndersa kandidati i te djathtes z. Myslym Haxhiu ka marre 47.13% te votave.

Per Keshillin Komunal PS-ja ka fituar 4 vende nga 15, PD-ja 2 vende, LSI-ja 1, PDR-ja 2, ndersa PAD, PAA, PSD, PDS, PBDNJ, PDK nga 1 vend.


Ne Komunen Perondi ka fituar gjithashtu kandidati i se majtes z. Ramiz Oboni me 67.04 %' te votave, i ndjekur nga kandidati i te djathtes z. Kujtim Behari me 19.89 % te votave, ndersa kandidati i pavarur z'. Agim Plaku ka marre 13.07% te votave.

Per Keshillin Komunal te Perondise, PS ka fituar 7 vende nga 16, PD 2 vende, LSI 2, PR 2, ndersa PAD, PSD, PDS nga 1 vend. Kriozitet Para viteve '20,me sakte para se te zbulohej se ky qytet ishte nje zone naftembajtese prej shtetasve italiane, kucova ka qene nje zone e paprekur nga zhvillimet industriale, nje vendbanim me nje popullsi shume te vogel ku jetonin pak fise, permend Brisqet, Polovinasit, Skurat, Bullaret.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi