♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pėrse fėmijėt refuzojnė shkollėn...

Shko poshtė

Pėrse fėmijėt refuzojnė shkollėn... Empty Pėrse fėmijėt refuzojnė shkollėn...

Mesazh nga Vizitor Mon Mar 23, 2009 2:40 pm

Pėrse fėmijėt refuzojnė shkollėn

Dy janė proceset qė karakterizojnė sjelljen refuzuese tė fėmijės ndaj shkollės: e para ka tė bėjė me njė lloj "mohimi", pra nėnkupton mosdėshirėn pėr tė mos vajtur nė shkollė dhe pėr t'u marrė me gjėra tė tjera qė i pėlqejnė, dhe e dyta, frika ndaj shkollės, e cila pėrmban nė vetvete dimensione psikologjike.
Jo pak herė prindėrit janė tė detyruar tė ushtrojnė presion, sidomos tek fėmijėt e shkollės fillore dhe tetėvjeēare, qė ata tė ndjekin rregullisht mėsimet. Madje ėshtė dashur jo rrallė herė qė ata t'i ndjekin nga pas pėr t'u siguruar se vėrtet janė ulur nė bankat e shkollės.
Por nė asnjė mėnyrė prindėrit nuk duhet tė qetėsohen kur i shohin ata tė bindur dhe me kokėn e ulur pėrpara mėsueses. Pėrkundrazi, tek "protestat" e fėmijėve tė tyre prindėrit duhet tė kėrkojnė dhe zbulojnė arsyet e vėrteta, me qėllim qė tė kenė nėn kontroll tė gjithė botėn e tij emocionale dhe mendore.
Por pėrse refuzojnė fėmijėt tė shkojnė nė shkollė? Ndoshta kėtė pyetje bėjnė vazhdimisht edhe prindėrit qė ndeshen me njė problem tė tillė, ndaj ky shkrim do tė ishte me vlerė pėr ta...
Pėrse fėmijėt refuzojnė shkollėn... Shkolla1
Dy janė arsye serioze qė duhet t'i shqetėsojnė prindėrit
Dy janė proceset qė karakterizojnė sjelljen refuzuese tė fėmijės ndaj shkollės: e para ka tė bėjė me njė lloj "mohimi", pra nėnkupton mosdėshirėn pėr tė mos vajtur nė shkollė dhe pėr t'u marrė me gjėra tė tjera qė i pėlqejnė, dhe e dyta, frika ndaj shkollės, e cila pėrmban nė vetvete dimensione psikologjike. Ndonėse specialistėt nuk bėjnė shumė dallim midis kėtyre dy proceseve, duhet pranuar se rasti i dytė ėshtė shumė mė serioz dhe shpesh kėrkon ndėrhyrjen e psikologut.

Arsyeja mė shqetėsuese
Kjo mėnyrė e fundit e sjelljes u karakterizua pėr herė tė parė si e tillė (pra, frikė nga shkolla) nga Xhonson dhe bashkėpunėtorėt e tij, tė cilėt gjithashtu kėmbėngulnin nė veēimin dhe kategorizimin e saj tė ndarė nga "mohimi" dhe mungesa nė shkollė, gjė e cila, edhe mė vonė, jo vetėm qė u mbrojt por edhe u vėrtetua nga shumė kėrkues qė u morėn me kėtė ēėshtje.
Nė studimet e tyre rreth mėnyrės sė sjelljes tė fėmijės ndaj shkollės analistėt e psikologjisė pėrdorin kufirin "frikė shkollore" pėr tė pėrshkruar atė lloj frike qė shkaktohet nga pėrplasje tė brendshme dhe tė jashtme tė fėmijėve dhe shfaqet nė njė objekt asnjanės sikurse shkolla, tė cilėn nė vazhdim ata kėrkojnė ta shmangin sistematikisht.
Por ēėshtja nuk ėshtė kaq e thjeshtė sikurse duket nė teori. P.sh. po tė mbėshtetmi nė tė dhėnat e Ministrisė sė Arsimit tė Britaninė sė Madhe, ku janė bėrė edhe njė sėrė studimesh rreth kėsaj teme, ekzistojnė tė paktėn shtatė kategori pėr tė pėrshkruar mėnyra tė ndryshme sjelljeje ndaj shkollės: * mungesa tė paarsyeshme * mungesa tė arsyeshme * mos dėshirė e brendshme * mungesa sistematike * mungesa periodike *largim nga shkolla * refuzim i shkollės ose frikė nga shkolla.

Konkretisht, kategoria e parė e mungesave tė paarsyeshme, konsiderohet si mohim i shkollės pėr njė periudhė tė caktuar pa patur ndonjė arsye tė saktė dhe mendohet se buron nga mėnyra me tė cilėn ėshtė edukuar fėmija, tė paktėn nė lidhje me arsimimin e tij.
Sikurse vihet re ndarjet e mungesave janė tė tilla qė tė lihet tė kuptohet se nė njė farė masa "fajtorė" janė edhe prindėrit, pavarėsisht se mungesat mund tė kategorizohen nė mohim ose mosdėshirė.
Duke studiuar kėtė fenomen mė tepėr nga pikėpamje klinike fare lehtė "mohimi" ose largimi nga shkollė mund tė konsiderohen si mėnyra sjelljeje jo shoqėrore, sikurse vjedhja ose tendenca qė kanė disa fėmijė pėr tė thėnė vazhdimisht gėnjeshtra.
Pėrse fėmijėt refuzojnė shkollėn... Shkolla2
Ky rezultat vėrtetohet edhe nga studimi i njohur i Hersov, i cili zbuloi se nxėnėsit qė mungojnė pa arsye nga shkolla, po tė krahasohen me ata qė kanė frikė nga shkolla, kanė mė shumė mundėsi pėr tė shfaqur mė vonė mėnyra sjelljeje jo tė mira si rrugaēėria, tendenca pėr tė thėnė gėnjeshtra, shkatėrrime dhe mund tė mbėrrijnė deri nė dyert e gjykatave.
Si arsye bazė e kėmbėnguljes sė fėmijės pėr tė munguar pa arsye nga shkolla zakonisht konsiderohet dėshira e tij pėr t'ju shmangur disa veprimtarive tė caktuara ose personave nė shkollė, por shumė herė edhe dėshira e tij pėr t'u marrė me veprimtari qė i pėlqejnė (tė cilat mund tė jenė tė ndaluara), por thjesht nuk bėjnė pjesė nė programin shkollor.
Nė kėtė pikė vlen tė theksojmė se sipas shumė psikologėve pėr fėmijė qė janė marrė me kėtė ēėshtje pėr shumė vjet me radhė, largimi nga shkolla ėshtė diēka qė fėmija e bėn dhe kėnaqet.
Nga ana tjetėr refuzimi shkollor zakonisht pėrdoret, duke u kombinuar dhe ndėrruar shpesh herė vende, me frikėn shkollore, qė konsiderohet si njė lloj depresioni psikik i cili lidhet me ndonjė ankth tė brendshėm, shqetėsim qė mund tė shkaktohet nga ndryshim i situatave sikurse mungesa e njėrit prind ose e ndonjė vėllai apo ndryshimi i shpeshtė i shkollės etj.
Ėshtė karakteristike se vetė shėrbimi i ministrisė sė arsimit francez thekson, kėtu e shumė vjet, se frika shkollore pėrbėn problem tė tipit klinik dhe nė mė tė shumtėn e rasteve trajtohet si njė lloj depresioni dhe jo si largim apo mos dėshirė pėr shkollė.

Kur shfaqet frika shkollore
Lidhur me moshėn nė tė cilėn njė fėmijė mund tė shfaqė frikė shkollore, specialistėt theksojnė (megjithėse nuk ekziston mendim plotėsisht unik midis tyre) se ėshtė mė e mundshme qė kjo frikė tė Shfaqet zakonisht nė nxėnės tė moshėn 11 ose 12 -vjeēare dhe arrin deri nė tė 14-at. Nga ana tjetėr, shkolla "amerikane", mbėshtet idenė se mosha mė kritike pėr tė shfaqur frikė shkollore ėshtė midis pesė dhe dhjetė vjetėve.
Nė vija tė pėrgjithshme, fėmijėt me frikė shkollore paraqesin zakonisht dobėsi serioze nė marrjen e iniciativės, tregojnė mė tė mėdhenj se mosha e tyre, vuajnė nga ndonjė pikėllim dhe mbajnė njė qėndrim pa shprehje.
Pėrse fėmijėt refuzojnė shkollėn... Shkolla3
Faktorėt shkaktarė
Gjithashtu, ėshtė me interes tė theksojmė faktorėt qė ēojnė nė lindjen e njė problemi tė tillė, sidomos ato qė kanė tė bėjnė me familjen dhe kanė ndikim tė drejtpėrdrejtė tek tė dy grupet e fėmijėve. Ėshtė karakteristike pėrfundimi i studimit tė Blagg, qė lidhet me njė nga faktorėt, sikurse ėshtė niveli i papunėsisė sė prindėrve.
Gjithashtu, pėr fėmijėt qė paraqesin frikė shkollore ėshtė vėnė re se pėrveē faktit se vijnė nga familje tė shtresės mesatare, shpesh iu duhet tė pėrballojnė ankth tė madh e shqetėsim kur detyrohen tė braktisin shtėpitė dhe prindėrit e tyre.
Nė fund, themi se duhet tė jepet rėndėsi kryesore tek familja dhe mė pas nė rolin e shkollės, si faktor qė ndikon shumė herė nė krijimin e problemit, pėrderisa studime tė shumta kanė treguar se gati 50% e nxėnėsve evropianė shprehin ankth dhe shqetėsim pėr disa anė tė jetės sė tyre nė shkollė.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Pėrse fėmijėt refuzojnė shkollėn... Empty Re: Pėrse fėmijėt refuzojnė shkollėn...

Mesazh nga Ylli Mon Mar 23, 2009 6:12 pm

Sepse ne ne vend se tu themi se ne shkolle eshte mire, do luajn, do mesojne gjera te bukura, ne i frikesojme, apo kete e bejne edhe te ahstuquejturit edukatore...
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi