♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MIGJENI...........

Shko poshtė

MIGJENI........... Empty MIGJENI...........

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 9:51 pm

MIGJENI (1911-1938)
"Pėrditė shoh qartė e ma qartė dhe vuej thellė e ma thellė"

Lindi nė Shkodėr mė 13 tetor 1911. Pas kryerjes sė shkollės fillore, gjysmė tė mesme dhe seminarit ortodoks, punoi si mėsues nė fshatin Vrakė, nė Shkodėr dhe nė Pukė. Migjeni solli elemente tė reja nė letėrsinė shqipe, sidomos nė pasqyrimin ekzistencial tė jetės sė njerėzve tė varfėr. "Vargjet e lira" ėshtė pėrmbledhja e poezive tė tij, ndėrsa "Novelat e qytetit tė veriut" pėrmbledhje e prozave, tė cilat u botuan vetėm pas vdekjes. Migjeni ishte ndėr tė rrallėt shkrimtarė tė kohės, qė spikatėn amoralitetin kohor, absurditetin e zakoneve tė pėrēudnuara, injorancėn e regjimeve despotike. Ndėr vjershat mė tė spikatura mund tė pėrmenden "Tė birtė e shekullit tė ri", "Recital i malėsorit", "Kanga e rinisė", etj. Ndėrsa nė prozė, "Luli i vocėrr", "Legjenda e misrit", "... bukėn tonė tė pėrditshme falna zot", etj. Nė dhjetor 1937, ai niset pėr nė Itali, pėr t'u kuruar nė senatoriumin San-Luigji tė Torinos, pastaj nė Spitalin Torre Pellice, ku dhe nė njė qetėsi hyjnore ndėrroi jetė me 26 gusht 1938.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MIGJENI........... Empty Re: MIGJENI...........

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 9:51 pm

Tė birtė e shekullit tė ri

Na t'birt e shekullit tė ri
qė plakun e lamė nė "shejtnin" e tij,
e ēuem grushtin pėr me luftue
nder lufta tė reja
dhe me fitue...
Na tė birt e shekullit tė ri,
filizat e njė toke sė rimun me lot
ku djersė e ballit u dikonte kot -
se dheu i yne qe kafshatė e huaj
dhe ne marrėzi duhej shumė shtrejtė t'u paguejm
Na t'birt e shekullit tė ri
vllazen tė lindun e tė rritun nė zi,
kur tinglloi ēast'i ynė i mbramė
edhe fatlumė
ditem me thanė:
s'duem me humbė
nė loje tė pergjaktė tė historis njerėzore,
jo! jo, s'i duem humbjet prore
duem ngadhnjim!
Ngadhnjim ndėrgjegje dhe mendimi tė lirė!
S'duem pėr hir
tė kalbsinave tė vjetra qė kėrkojne "shejtnim"
tė zhytemi prap nė pellgun e mjerimit
qė tė vajtojmė prap, kangėt e trishtimit,
- kangen monotone, pa shpirt, tė skllavnis -
tė jem' nji thumb i ngulun nder trutė e njerėzis.
Na tė birt e shekullit tė ri
me hovin tonė, e tė ndezun peshė,
ndėr lufta tė reja kemi m'u ndeshė

dhe pėr fitore kem me ra fli.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MIGJENI........... Empty Re: MIGJENI...........

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 9:52 pm

Recital i Malcorit

O' si nuk kam nji grusht tė fortė
t'i bije mu nė zemer malit qė s'bėzanė,
ta dij edhe ai se ē'do me thanė i dobėt -
n'agoni tė pėrdridhet si vigan i vramė,

Unė - lugat! Si hij'e trazueme,
trashėgimtar i vuetjes dhe i durimit,
endem mbi bark te mallit me ujen e zgjueme
dhe me klithma tė paknaquna t'instinktit.

Mali hesht. Edhe pse pėr dite
mbi lėkure tė tij, nė lojė varrimtare,
kėrkoj me gjete nji kafshate ma tė mirė...
Por me rrenė shaka shpresa gėnjeshare.

Mali hesht - dhe nė heshtje qeshė.
E unė vuej - dhe nė vuejtje vdes!

Po unė, kur? heu! kur kam pėr t'u qeshė?
Apo ndoshta duhet ma parė tė vdes?

O, si nuk kam nji grusht tė fuqishėm!
Malit qė hesht mu nė zemėr me ja njeshė
Ta shof si dridhet nga grusht'i paligjshėm...
E unė tė kėnaqem, tė kėnaqem t'u u qesh.



Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MIGJENI........... Empty Re: MIGJENI...........

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 9:52 pm

Luli i vocėrr

Askush s'e njef Lulin. As shokėt e tij, qė pėrpara tij lozin, nuk e njofin. Ma mire me thanė se e njofin, por ata lozin pėr hesap tė vet e Luli i shikon pėr hesap te vet. Sot gjithkush ka punet dhe telashet e veta, ashtu dhe fėmijtė, ashtu dhe Luli. More Lul! Shumė heret ke fillue me shikue punėn tande!
Kur Luli hyn n'oborr tė shkollės, buza i qeshet nga pak, por askuj, asnji fjalė s'i thotė. Ecė ngadale, tue shikue djathtas e majtas, po gjithnji tue ecė deri sa tė mbrrijė nė cak tė vet. Aty, te dera e rruginės shkollore, shumė i pėlqen tė qėndrojė. Aty asht caku i tij, i praruem me rrezet e ngrofta tė diellit nė kėto ditėt e vjeshtės. Mbėshtetet Luli pėr mur, grushtat e vogjėl i shtje ndėr xhepa, hundėn picrroke tė kuqun nga tė ftoftit e mėngjesit ja sjell diellit dhe...shikon. Gjaja qė ma tepėr tėrhjek vėmendjen janė ēizmet qė i kanė tė veshun disa shokė tė tij. Sa te bukura janė! Si shkėlqejnė! - mendon Luli dhe pa dashtje i shkojnė sytė ndėr tullumbat e veta, nėpėr tė cilat shifen fare mirė tė pesė gishtat e kambėve tė zbathuna. Nga kurreshta i afrohet nji shokut qė ka ēizmet ma tė reja. Ulet dhe shef nė lustrin e ēizmes kambėt e veta tė zbathuna - aq shumė shkėlqejshin ēizmet!!! Mbasi shoku me ēizme fluturoi, Luli ngadalė shkoi te caku i vet, nė diell, t'i ngrohi kambėt. - Por kur s'ka diell, si ia ban i shkreti Lul? Ndoshta ia bajnė hallin apostujt e mėshirės dhe tė dashunis... Noshta, ndoshta...
Nganjiher i afrohet mėsuesi Lulit. Dhe kur Luli e ka ftyrėn e dlirė dhe pa puēa, mėsuesi ia ledhaton faqet, gushėn, e Luli i afrohet, ja merr dorėn, e shikon me sy pėllumbi, dhe kishte me dashtė t'i falė diēka mėsuesit. Por vjollca nuk ka. Veē nė i faltė tollumbat e veta, qė kanė hapun gojėn si me dashtė me e hanger mėsuesin. Po, po, tollumbat e Lulit tė vocėrr kanė me e hangėr mėsuesin.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MIGJENI........... Empty Re: MIGJENI...........

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 9:53 pm

Vetvrasja e trumcakut

Dhe trumcaku vuente nga melankolia. U lind nė njė vend me tė vėrtetė tė shkretė. Nė vend tė barit bijshin qime e derrit e nė vend tė pemve - brinat e njė shtazės parahistorike. Dhe nė kėt natyrė - e cila nuk mund tė quhet natyrė - kush mos tė bahet melankolik? Dihet se njė trumcaku s'i duhet shumė pėr jetė, por natyra, e cila nuk ishte natyrė, s'i epte as aq. Mos pyetni si e tek u gjet trumcaku n'at vend, dhe si e tek u gjet njeriu nė kėt pike kozmike; nuk dijmė shumė. Hipoteza dhe andrra. Miliona vjetėsh dhe njė fjalė goje, si pėr shembull: "…tė bahet dritė! Dhe drita u ba!" - A shifni? Njė fjalė magjike! Hokus-pokus! Sa bukur!
Dhe unė thash: tė bindet trumcaku nė njė vend ku nė vend tė barit bijnė qimet e derrit e nė vend tė pemve - brinat e njė shtazės parahistorike.
Njėherė trumcaku qėndroi mbi njė brenė. U mėrzit tė shikojė qimet e derrit, u mėrzit tė fluturojė prej brenės mbi brenė. Nga mėrzia dhe idhnimi mbylli syt. Ra nė pikllim melankolik. Njeriu me temperament melankolik asht inteligjent. E inteligjenca nė kuptim ma tė hapėt tė fjalės, pakkuj i solli qetsi dhe tė mire.
Dhe trumcaku, nė majė tė brenės e nė kulm tė melankolis, vendosi tė vritet. Plot ironi filozofike shikonte rreth pėrqark vetes e vendimi i patundun mirfilli pasqyrohej ndėr syt e tij tė dėshpruem. Cicrroi njė here, cicrroi dy here; cicrroi tri here. Mandej njė crrrr e gjatė e plot mallėngjim ishte porosia e tij e fundit. Testamenti i dhimave tė tij. Dhe, pa u dhanė krahve, kėcej prej brenės… ra mbi njė qime tė derrit, tė gjatė e tė mprehtė si thika, dhe u ngul mbi tė.
Trumcaku i ngulun mbi njė qime tė derrit. Me krahėt dhe puplat e tij lonte era dhe e sjellte rreth qimes, si sillet dhe gjeli metalik nė majė t'oxhaqeve tona. Atbotė frynte veka janė kėto kapėrcime logjike! Ka me bėrtitė ndokush.
Po, lexues i dashtun e jo i cekėt. Po! A pak po kemi kapėrcime logjike, morale dhe dogmatike nė botėn tone reale? Pse po zemrohe dhe po don me mė gjykue pėr disa kapėrcime logjike askuj damsjellje.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MIGJENI........... Empty Re: MIGJENI...........

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 9:53 pm

Vjeshta nė parakalim

Vjeshtė nė natyrė dhe vjeshtė ndėr ftyra tona.
Afshon erė e mekun, lėngon i zymtė dielli,
Lėngon shpirt' i smum ndėr krahnore tona,
Dridhet jet' e vyshkun ndėr gemba tė njė plepi.
Ngjyrėt e verdha lozin nė vallen e fundme -
(dėshirė e marrė e gjethve qė njė nga njė vdesin!)
Gėzimet, andjet tona, dėshirat e fundme
Nėpėr balta tė vjeshtės njė nga njė po shkelin.
Njė lis pasqyrohet nė lotin e qiellit,
tundet dhe pėrgjaket nė passion tė viganit:
"Jetė! Jetė unė due!" - e frymė merr prej fellit,
si stuhi shkyn ajrin… por nė fund ia nis vajit.
Dhe m'at vaj bashkohet horizont' i mbytun
nė mjegull pėrpise. Pemėt degėt e laguna
me vaj i mshtjellin nė lutje - por kot! e dinė, tė fikun,
se nesėr do vdesin… Vall! A ka shpėtim ndokund?!
Mallėngjehet syni, mallėngjehet zemra
n'orėn e vorresės, kur heshtin damaret,
e vorri naltohet nėn qiella ma t'epra
me klithėm dėshprimi qė nė dhimbė tė madhe zvarret.
Vjeshtė nė natyrė dhe vjeshtė nė ftyra tona.
Rėnkoni dėshirat fėmitė e jetės sė varfun;
Rėnkoni nė zije, qani mbi kufoma,
Qė stolisin vjeshtėn nėpėr gemba tė thamun.


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MIGJENI........... Empty Re: MIGJENI...........

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 9:54 pm

Poema e Mjerimit


Kafshatė qė s'kapėrdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatė qė tė mbetė nė fyt edhe tė zė trishtimi
kur shef ftyra tė zbeta edhe sy t’jeshilta
qė t'shikojnė si hije dhe shtrijnė duert e mpita
edhe ashtu tė shtrime mbrapa teje mbesin
tė tan jetėn e vet derisa tė vdesin.


E mbi ta n'ajri, si nė qesendi,
therin qiellėn kryqat e minaret e ngurta,
profetėnt dhe shejtėnt nė fushqeta tė shumngjyrta
shkėlqejnė. E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulėn e vet t'shėmtueme,
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme,
balli qė e ka, syt qė e shprehin,
buzėt qė mė kot mundohen ta mshefin -
janė fėmitė e padijes e flitė e pėrbuzjes,
t'mbetunat e flliqta rreth e pėrqark tryezės
mbi t'cilėn hangri darkėn njė qen e pamshirshėm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishėm.


Mjerimi s'ka fat. Por ka vetėm zhele,
zhele fund e majė, flamujt e njė shprese
t'shkyem dhe tė coptuem me t'dalun bese.


Mjerimi tėrbohet n'dashuni epshore.
Nėpėr skaje t'errta, bashkė me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, t'qelbta, t'ndyta, t'lagta
lakuriqen mishnat, si zhangė; t'verdhė e pisa,
kapėrthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnė, pėrpijnė, thithen, puthen buzėt e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n'epshin kapėrthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnė fillin t'marrėt, shėrbtorėt dhe lypsat
qė nesėr do linden me na i mbushė rrugat.


Mjerimi nė dritzėn e synit t'kėrthinit
dridhet posi flaka e mekun e qirit
nėn tavan t'tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndėr mure plot danga,
ku foshnja e smume qan si shpirt' i keq
tu' ndukė gjitė e shterruna t'zezės amė,
e kjo prap shtazanė, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randė.
Foshnj' e saj nuk qesh, por vetėm lėngon,
e ama s'e don, por vetėm mallkon.
Vall sa i trishtueshėm asht djepi i skamit
ku foshnjėn pėrkundin lot edhe tė fshamit!


Mjerimi rrit fėmin nė hijen e shtėpive
tė nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t'u prishet qetsia zotnive

kur bashkė me zoja flejnė nė shtretėnt e lumnis.


Mjerimi pjek fėmin para se tė burrnohet,
don ta msojė t'i iki grushtit q'i kėrcnohet,
atij grusht qė n'gjumė e shtėrngon pėr fytit
kur fillojnė kllapitė e etheve prej unit
dhe fetyrėn e fėmis e mblon hij' e vdekjes,
njė stoli e kobshme nė vend tė buzqeshjes.
Nji fryt kur s'piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fėmia n'bark t'dheut mbaron.


Mjerimi punon, punon dit e natė
tu' i vlue djersa nė gjoks edhe nė ballė,
tue u zhigatun deri n'gjujė, n'baltė
e prap zorrėt nga uja i bahen palė-palė.
Shpėrblim qesharak! Pėr qindenjė afsh
nė ditė - vetėm: lekė tre-katėr dhe "marsh!".


Mjerimi kaiher' i ka faqet e lustrueme,
buzėt e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin pėrmendore e njė tregtis s'ndytė,

qė asht i gjikuem tė bijė nė shtrat vet i dytė,
dhe pėr at shėrbim ka pėr tė marrė do franga
ndėr ēarēafė, ndėr fėtyra dhe nė ndėrgjegje danga.


Mjerimi gjithashtu len dhe n'trashigim
-jo veē nėpėr banka dhe nė gja tė patundshme,
por eshtnat e shtrembta e n'gjoks ndoj dhimbė,
mund qė t'len kujtim ditėn e dikurshme
kur pullaz' i shpis u shemb edhe ra
nga kalbsin' e kohės, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithēka u ndi njė i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan' i njeriut qė vdiste nėn tra.
Kėshtu nėn kambėt'randė t'zotit t'egėrsuem -
thotė prifti - vdes ai qė ēon jetė tė dhunuem.


Dhe me kėto kujtime, ksi lloj fatkeqėsinash
mbushet got' e helmit nė trashigim brezninash.
Mjerimi ka motėr ngushulluese gotėn.
Nė pijetore tė qelbta, pranė tryezės plot zdrale
tė neveritshme, shpirti me etje derdh gotėn
n'fyt pėr me harrue nandhetenand' halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu' e ledhatue e pickon si gjarpni-
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nėn tryezė qan-qeshet nė formė tragjikomike.
Tź gjitha hallet skami n'gotė i mbyt
kur njiqind i derdh njė nga njė nė fyt.
Mjerimi ndez dėshirat si hyjet errsina
dhe bajnė tym si hejt q'i ban shkrum shkreptima.


Mjerimi s'ka gėzim, por ka vetėm dhimba,
dhimba paduruese qe t'bajnė t'ēmendesh,
qė t'ap in litarin tė shkojsh fill' e t'varesh
ose bahe fli e mjerė e paragrafesh.


Mjerimi s'don mshirė. Por don vetėm tė drejt!
Mshirė? Bijė bastardhe e etėnve dinakė,
t'cilt n'mnyrė pompoze posi farisejt
i bijnė lodėrtinės me ndjejt dhelparak
tu' ia lėshue lypsiti njė grosh tė holl' n'shplakė.

Mjerimi asht njė njollė e pashlyeme
n'ballė tė njerzimit qė kalon nėpėr shekuj.
Dhe kėt njollė kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnė paēavrat qė zunė myk ndėr tempuj.




Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MIGJENI........... Empty Re: MIGJENI...........

Mesazh nga Vizitor Fri Mar 20, 2009 9:55 pm

Dy buzė...

Dy buzė tė kuqe,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn,
gėzimin ma fikėn,
si fantazma hikėn
ndėr do bota tė larta...
Dy buzė si tėpėrgjakta,
dy dėshira tė flakta,
qė afshin ma thithėn
nė buzė kur mu njitėn
andjet m'i trazuen,
zemrėn ma tėrbuen,
trurin ma helmuen
e nė fund u mėrguen...
Dy buzė tė kuqe,
bukuri fatale,
tė njė gruaje stėrzane
njė pjsė zemre mė nxorne,
njė pranverė tė tanė mė morne
dhe gėzimin ma vodhne...
Ato dy buzė tė kuqe
dhe dy lote tė mija
qenė shenja tė dhimbjes,
kur mė vrau bukuria,
kur mė zu dashunia
e mė dogji rinia.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

MIGJENI........... Empty Re: MIGJENI...........

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi