♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Naomi Kempbėll: Kam frikė tė plakem

Shko poshtė

Naomi Kempbėll: Kam frikė tė plakem Empty Naomi Kempbėll: Kam frikė tė plakem

Mesazh nga MONDI Fri Mar 20, 2009 11:23 am

Koleget e reja, sidomos ato nga vendet e Lindjes, po lėnė gjithmonė e mė pak hapėsirė nėpėr pasarela, apo spote publicitare.Karriera e modeleve ėshtė e shkurtėr sa jeta e njė fluture. Ndoshta pėr kėtė arsye supermodelet blejnė restorante, kthehen nė stiliste, zgjedhin bashkėshortė super tė pasur, bėjnė fėmijė, nisin karrierėn si aktore dhe nuk e pranojnė kurrsesi qė koha ėshtė armiku mė i madh. Pėr to, nė moshėn 26 - 28-vjeēare duhet shpikur njė profesion tjetėr. Sigurisht qė ka edhe pėrjashtime dhe Naomi Kempbėll ėshtė njėra prej tyre. Pantera e zezė, mbretėresha e pasarelave, e ndien se vendin e saj dalėngadalė po e zėnė bukuroshet 20-vjeēare, sidomos ato tė ardhura nga vendet e Lindjes. Rasti mė i fundit ėshtė ai i njė reklame, pėr tė cilėn modeles britanike duket se nuk i ka ardhur aspak mirė, madje e ka ndjerė veten disi tė lėnė pas dore. Naomi nuk u mor fare nė konsideratė pėr fushatėn e krahinės sė Toskanės, e sapoprezantuar nė Berlinin Lindor. Njė spot ambicioz, simbolik, i titulluar “Dua tė jetoj kėshtu”. Kėsaj radhe zgjedhja ishte Marta Ēeketo, dhjetė vjet mė e vogėl se ajo, e fejuara e futbollistit Luka Toni, qė mbahet mend nga tė gjithė pėr shumė sporte publicitare dhe qindra sfilata nė pasarela. Sipas disa zėrave tė mbledhur nga faqja e internetit “Metropolitan post”, e specializuar pėr thashetheme dhe prapaskena tė botės VIP, duket se modelja angleze ka mbetur shumė e zhgėnjyer qė spoti pėr Toskanėn iu dha biondes Ēeketo. E vėrteta ėshtė se Naomi ėshtė shumė e lidhur me Toskanėn. Sfilatėn e fundit tė Xhani Versaēes nė vitin 1997 e kishte bėrė pikėrisht nė Firence, me njė pistoletė “lodėr” nė dorė, ngjarje kjo qė nė atė kohė shkaktoi shumė kritika. “Nė Firence ndihem si nė shtėpinė time. Pėr mua ėshtė njė tokė e mbushur plot me kujtime. Kur shkoj aty mė duket sikur zhytem nė tė kaluarėn dhe ndihem me fat pėr gjithēka qė kam arritur deri mė sot. Do tė doja me gjithė shpirt qė t‘i bėja reklamė kėtij vendi nė tė gjithė botėn”. Por, sipas zėrave, /////pas mungesės ///pas kėsaj fshihet frika pėr t‘u plakur, qė mund tė prekė edhe bukuroshet si ajo. “Ndonjėherė edhe bukuroshet si ne kanė frikė tė shihen nė mėngjes ////nė pasqyrė. Gjatė njė sporti publicitar nė Londėr, po e shihja veten nė pasqyrė dhe m‘u duk aq e plakur sa nisa tė qaja. Nėse mė parė menaxheri tė ofronte 100 punė nė ditė, ndėrsa tani njė me zor, atėherė fillon tė mendohesh mirė”, tregon ajo pėr revistėn GQ dhe kufiri pėr tė dalė nė “pension” sado qė mund tė shtyhet, ngelet gjithmonė aty. Askush nuk ėshtė nė gjendje ta deklarojė hapur, por ėshtė e vėshtirė pėr njė ish-mbretėreshė pasarelash tė harrojė veten dhe bukurinė qė dikur rrezatonte nėpėr kopertinat e revistave tė modės dhe shėrbimeve fotografike. Kėshtu ka treguar pėr “Fashion TV” modelja Linda Evanxhelista: “Dikur thosha se nuk mund tė ngrihem nga krevati pa mė ofruar dhjetė mijė dollarė. Por, kur njė rrudhė duket nė fytyrėn e njė modeleje, nuk ėshtė thjesht shenjė plakjeje, ėshtė njėlloj sikur njė monument rrėzohet, thyhet, copėtohet. Ėshtė njė katastrofė”. Nė fakt as sajtet e internetit nuk tregohen tė rezervuar. Shumė prej tyre nuk harrojnė tė krahasojnė bukurinė e vajzave 17 - 20-vjeēare me ish-mbretėreshat e dikurshme tė pasarelave. Naomi ėshtė mjaft e njohur pėr karakterin e saj tė tmerrshėm, tė shfaqur shpesh kundėr mikeve, tė fejuarve dhe kameriereve, ndėrsa nė maj pritet tė festojė ditėlindjen e saj tė 39.
Rioshet
Paguhen mijėra euro pėr njė sfilatė dhe janė femrat imazh tė markave mė tė njohura. Vijnė nga Polonia, Australia, Kanadaja. Ndėrsa lind pyetja se kush janė modelet mė tė mira tė momentit qė kanė eklipsuar Naomin dhe Kejt Mos? E para ėshtė Xhema Uard, 20 vjeēe, me origjinė australiane. Uard ka qenė shpesh protagoniste e faqeve rozė tė gazetave, ////pėr shkak tė lidhjes sė saj me aktorin Heath Ledger, qė humbi jetėn pėr shkak tė njė overdoze. Revista e miliarderėve “Forbes”, e rendit atė mes modeleve mė tė paguara tė botės, domethėnė mes atyre qė fitojnė mė shumė se 13 milionė dollarė nė njė vit nga sfilatat dhe shėrbimet fotografike. Pėlqehet sidomos nė Japoni. Por tė ardhurat e Xhemės vijnė kryesisht nga Lindja e Largėt dhe nga gjiganti i kozmetikės japoneze, i quajtur “Kose”. Ajo qė vlerėsohet mė shumė ėshtė pamja e saj si kukull, ndaj ėshtė shpesh edhe e preferuara e gjigantėve tė modės, si “Valentino”, “Dior”, “Dolēe&Gabana”, “Karl Lagerfeld”, “Swarovski” dhe “Luis Vuiton”. Xhema zėvendėsoi Kate Mosin nė reklamėn e parfumit tė “Calvin Klein”, “Obsesion Night” pėr meshkuj. Thuhet se pas pasarelave e ka tė siguruar vendin edhe nė kinema. E dyta nė listė ėshtė Anja Rubik, 22-vjeēarja me origjinė polake. Pėr fansat e shumtė ėshtė modelja mė e bukur qė ka kapėrcyer ndonjėherė kufijtė polakė. Anja ka shėtitur gjithė botėn pėr tė qenė gjithmonė pranė prindėrve tė saj. Ka jetuar nė Greqi, Kanada, Afrikėn e Jugut dhe Francė. Pikėrisht nė Paris lindėn edhe kontaktet e para me botėn e modės, fillimisht si njė punė qejfi gjatė pushimeve verore e mė pas si njė profesion, tė cilit i dedikon shpirtin dhe mbi tė gjitha trupin. Sot ėshtė imazhi i pazėvendėsueshėm i markės sė famshme “Belstaff”. Shumė persona mendojnė se Anja do tė jetė superylli i ardhshėm. Pasioni i saj ėshtė letėrsia, arti dhe zhytja nėn ujė. Nuk ngelet pas edhe Kim Norda, 21 vjeēe, me origjinė holandeze. Me gjatėsinė e saj 1 metėr e 80 centimetra, pėr tė cilėn shprehet se ėshtė dhuratė nga Zoti, konsiderohet si njė nga modelet mė tė preferuara pėr “haute couture”. Kim ėshtė ikona mė seksi e Holandės. E lindur nė Amsterdam, mė 22 prill tė 1986-ės, top-modelja bionde bukuroshe, me sy tė kaltėr, tė magjeps me freskinė, ėmbėlsinė dhe klasin e saj. “Mė saktė, ėshtė modelja mė e kėrkuar e momentit dhe kjo e shpjegon suksesin”, shprehet njė stiliste e famshme holandeze, e cila qė kur e njohu nė moshėn 17-vjeēare i kėrkoi menjėherė tė nėnshkruanin kontratė. Pėr agjencinė ku punon, Kim ėshtė njė lloj bingoje. Tė gjithė duan ta shikojnė bukurinė e saj magjepsėse. Kim ka sfiluar pėr mjaft marka tė njohura si: “Lanvin”, “Miu Miu”, “ChloĆ©”, “HermĆØs”, “Chanel” dhe “Givenchy”. Kėto janė vetėm disa prej tyre
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Naomi Kempbėll: Kam frikė tė plakem Empty Re: Naomi Kempbėll: Kam frikė tė plakem

Mesazh nga Vizitor Sat Mar 28, 2009 7:40 pm

:gezim:

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi