♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gazetat e sė nesėrmes

Shko poshtė

Gazetat e sė nesėrmes Empty Gazetat e sė nesėrmes

Mesazh nga MONDI Fri Mar 20, 2009 11:19 am

Kriza nuk e ka kursyer shtypin e shkruar, ndaj “Financial Times”, pėrmes njė analize, vendosi tė publikojė nekrologjinė e “vdekjes” sė tij. Megjithatė, e vėrteta ėshtė mė komplekse: fitimet janė nė rėnie, ndėrsa lexuesit nė rritje. “Recetat” pėr tė dalė.
Nekrologjia ėshtė fiksuar nė kėto data: 1764-2009. “Pas njė beteje tė gjatė me rėnien e publicitetit, moshėn e lexuesve gjithmonė e mė tė lartė, konkurrencėn e internetit, nivelet e larta tė borxheve, kostot e mėdha, ambiciet e ekzagjeruara dhe stresin, industria e gazetave ndėrroi jetė”, shkruan teksti i analizės sė publikuar nė gazetėn e madhe “Financial Times”, duke hapur nė kėtė mėnyrė ēėshtjen mbi krizėn e informacionit tė pėrditshėm. Nga gjigandja “New York Times”, te gazetat e vogla provinciale, shtypi i shkruar po pėson njė rėnie tė paimagjinueshme: krizės sė saj strukturore, tė provokuar nga pushteti i uebit, i ėshtė shtuar edhe kriza ekonomike botėrore, mė e keqja qė nga koha e Depresionit tė Madh. Nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, gazetat po mbyllen njėra pas tjetrės, ndėrsa anekėnd globit tė gjithė po humbasin tirazh e fitime dhe po pėrpiqen tė mbijetojnė duke reduktuar shumė shpenzimet. Megjithatė, shtypi i shkruar nuk ka pasur kurrė kaq shumė lexues sa sot, falė faqeve tė tyre nė internet, qė nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve janė pa pagesė dhe sigurojnė tė ardhura publicitare shumė tė ulėta. “Na jepni sot gazetėn tonė tė pėrditshme”, vazhdojnė tė thonė qytetarėt anekėnd botės, tė cilėt janė mėsuar ta lexojnė nė ekranet e kompjuterėve apo internetit, pa harxhuar asnjė qindarkė. Por a ėshtė e vėrtetė se gazeta ka “vdekur”, siē sugjeron artikulli i “Financial Times” (2.5 pėr qind kopje mė pak se njė vit mė parė)? “New York Times” u detyrua tė shiste selinė e re pėr tė paguar borxhet; “Philadelphia Enquirer”, njė gazetė qė dilte nė treg prej 180 vjetėsh, falimentoi; “San Francisco Chronice” ėshtė nė prag tė mbylljes; “Los Angelos Times” ka shkurtuar numrin e gazetarėve nga 1300 nė 700. Edhe nė Evropė panorama nuk ndryshon shumė nga SHBA-ja. Paradoksi, tregon Timothy Egan, ekspert i medias pėr “Herald Tribune”, qėndron nė faktin se kriza e gazetave vjen pikėrisht nė njė kohė kur numri i lexuesve tė saj po rritet me njė shpejtėsi marramendėse. Faqet e internetit tė tė pėrditshmeve amerikane kanė tėrhequr nė tremujorin e fundit tė vitit 2008 mė shumė se 66 milionė vizitorė, njė rekord dhe njė rritje prej 12 pėr qind nė krahasim me vitin e kaluar. Rreth 40 pėr qind e atyre qė navigojnė nė internet, hapin sajtin e njė gazete. Edhe nė Evropė tendenca ėshtė e ngjashme. “Ėshtė nė krizė formati i gazetave tė pėrditshme, jo thelbi. Duhet vetėm tė presim qė tė dalė njė model i ri”, thotė Egan. Por nuk duhet pritur shumė. Dy ekonomistė tė Universitetit tė Yale-s, Davi Swebsen dhe Michael Schmidt, thonė se liria e informacionit ėshtė njė e mirė shumė e rėndėsishme pėr ta lėnė si mall nė treg, ndaj shpjegojnė se duhet tė jenė filantropėt e shquar ata qė duhet tė shpėtojnė gazetat. “Neuman Journalism Lab” i Harvard-it ka llogaritur se sa do tė duhej vetėm pėr tė pėrditshmet amerikane dhe shifra ishte 114 miliardė dollarė. Njė shifėr shumė e lartė edhe pėr filantropėt kjo. Pastaj, jo tė gjithė gazetarėt mund tė besonin se do tė ishin tė lirė. Nė Francė, me kėtė merret pjesėrisht shteti, qė ka injektuar 600 milionė euro nė tre vjet nė gazetat e pėrditshme, duke dyfishuar reklamat e vendosura nė gazetė. Por jo tė gjitha shtetet janė tė gatshme ta bėjnė dhe nuk ėshtė e thėnė qė pas kėsaj gjithēka tė rregullohet. Njė propozim ndryshe vjen nga Walter Isaacson, ish-drejtor i tė pėrjavshmes “Time”, qė thotė se tė vazhdosh t‘u japėsh informacione falas pėrdoruesve nė internet, ėshtė njė zgjidhje vetėvrasėse pėr gazetat. Njė tjetėr zgjidhje ėshtė tė ofrosh abonime dixhitale, siē bėjnė shumė, por fitimet nė kėtė mėnyrė kanė qenė tepėr tė vogla. Isaacson mendon pėr njė tjetėr sistem, njė metodė “mikropagesash”, i thjeshtė pėr t‘u pėrdorur e qė lejon tė shkarkosh, pėr shembull nė “Itunes”, jo gjithė gazetėn, por njė artikull tė caktuar. “Jetojmė nė njė botė ku ēdo adoleshent nuk mendohet shumė qė tė paguajė pėr tė dėrguar njė mesazh. Nuk besoj se duhet tė jetė teknologjikisht dhe psikologjikisht e pamundur t‘i bindėsh njerėzit tė paguajnė 10 qindarka pėr tė marrė informacionin”, arsyeton ish-drejtori i “Time”. Nė periudhėn e tranzicionit qė po jetojmė mes modelit tė vjetėr dhe tė ri tė gazetave, Isaacson parashikon se disa tė pėrditshme do ta braktisin tėrėsisht letrėn dhe do tė dalin vetėm online, tė tjerat do tė dalin nėpėr kioska vetėm tė shtunave dhe tė dielave, njėlloj siē bėri “Christian Science Monitor” e Bostonit, dhe tė tjerat do tė pėrpiqen tė ulin koston e prodhimit. Por nė kėtė pikė, diskutimi bėhet shumė i zjarrtė. “Nuk mund tė bėsh njė gazetė tė mirė me ēmim tė ulėt”, thotė i irrituar Bill Keller, fitues i ēmimit “Pulitzer” dhe drejtor i “New York Times”. “Nuk do tė gjeni shumė bloger qė pėr llogari tė tyre hapin njė zyrė korrespondence nė Bagdad”. Sigurisht, jo tė gjitha mediat kanė dhe do tė vazhdojnė tė kenė mjete pėr tė mbajtur zyra korrespondence nė tė gjithė botėn dhe tė harxhojnė paratė e nevojshme pėr tė dhėnė njė informacion tė pasur e tė detajuar. “Nėse ulet vlera e produktit tėnd, ulen edhe mundėsitė e tua pėr tė pasur sukses si nė gazetarinė online, ashtu edhe nė atė nė letėr”, shpjegon John Morton, njė tjetėr analist i medias. “Pėr njė kohė tė gjatė kjo mund tė dėmtojė emrin e njė gazete, qė ėshtė gjėja mė e rėndėsishme qė ajo ka. Me pak fjalė, gazetat qė vuajnė nga rėnia e numrit tė tirazhit dhe publicitetit, pėrgjigjen duke u dhėnė lexuesve njė gazetė mė tė varfėr, pėr tė pėr tė shkurtuar shpenzimet dhe pėr tė fituar. Nė kėtė mėnyrė pėrshpejtojnė procesin e rrėnimit”. Megjithatė ėshtė e detyrueshme tė bėsh diēka kur tirazhi dhe publiciteti ulen dhe askush nuk e mohon se ka zona ku ėshtė e mundur, madje e nevojshme, pėr tė ulur kostot. Njėra ėshtė nevoja pėr tė reduktuar debitin e akumuluar, i cili merr ēdo vit njė pjesė tė madhe tė ardhurash. Njė studim i agjencisė “Moody” ka zbuluar se debiti i “Gandett”, rrjeti i dhjetėra gazetave amerikane, ėshtė katėr herė mė i madh se fitimet, ndėrsa ai i “Tribune”, njė tjetėr rrjet, ėshtė rreth 12 herė mė i lartė. “Kurat” janė tė ndryshme, madje disa nuk janė zbuluar ende, por mund tė themi me plot gojėn se lajmi pėr “vdekjen” e gazetave ėshtė shumė i ekzagjeruar dhe i pamatur. “Pėr mua, gazetat janė ditari mė i mirė i pėrditshėm pėr tė informuar dhe interpretuar realitetin qė na rrethon, njė mjet qė do tė jetė gjithmonė e mė i nevojshėm nė njė botė ku ekonomia e ndėrgjegjes bėhet edhe mė e rėndėsishme pėr tė vendosur kush fiton dhe kush ka pushtet”, tregon Timothy Egan, opinionisti i “Herald Tribune”. Kėshtu, pėr mendimin e tij, vlen parimi i Tomas Jeferson-it: “Nė qoftė se do mė prisni mua pėr tė vendosur nėse duhet tė kemi njė qeveri pa gazeta, apo gazeta pa qeveri, nuk do tė hezitoja asnjė ēast tė thosha se preferoj variantin e dytė
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi