♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjuha Shqipe

Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Gjuha Shqipe

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:05 pm

Shqipja ėshtė njė gjuhė indoevropiane qė flitet nė Shqipėri, Kosovė dhe nga shqiptarėt etnikė nė pjesė tė tjera tė Ballkanit jugor. Gjuha shqipe flitet gjithashtu edhe pėrgjatė bregdetit lindor tė Italisė dhe nė Sicili, nė jug tė Greqisė si dhe nė Gjermani, Suedi, Shtetet e Bashkuara, Kanada, Ukrainė dhe Belgjikė. Shqipja ėshtė njė ndėr gjuhėt moderne qė pėrfaqėson njė degė mė vete nė familjen e gjuhėve indoevropiane.



Dialektet
Dy dialektet kryesore tė gjuhės shqipe janė Gegė nė veri dhe Toskė nė jug, tė ndara afėrsisht nga Lumi Shkumbin. Gegnishtja dhe Toskėrishtja janė degėzuar pėr sė paku njė mijėvjeēarcito! , dhe format e tyre mė pak ekstreme janė ndėrsjellash tė kuptueshme. Gegnishtja ka nėn-variantet mė tė dallueshme, prerjet tė cilat janė lloje mė veriore dhe lindore, qė pėrfshinė ato tė qyteteve tė Shkodrės, rajonin e Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė verilindore, Kosovėn, Malin e Zi, Serbine, dhe fshatin e izoluar Arbanasi (jashtė Zarės) tė bregut tė Kroacisė, Dalmacisė. “Arbanasi” i themeluar nė fillimin e shekullin XVIII nga refugjatėt nga rajoni rreth qytetit bregdetar tė Malit tė Zi, Tivarit, ka rreth 2,000 folės tė gjuhės shqipe.

Tė gjitha dialektet e folura shqipe nė enklavat italiane dhe greke janė variantet e toskėrishtes dhe duket se janė tė lidhura mė sė afėrmi me dialektin e Ēamėrisė nė jugun e largėt tė Shqipėrisė. Enklavat Italiane - rreth 50 fshatra tė shpėrndarė - me siguri janė gjetur nga emigrantėt nga sundimi i Turqisė nė Greqi. Disa dialekte tė largėta dhe tė izoluara tė origjinės jugore tė Toskėrishtes fliten nė Bulgari dhe Trakinė Turke por nuk kanė datė tė saktė. Gjuha ende pėrdoret nė Madritsa, Bulgari, nė kufirin afėr Edirnesė, dhe nė pėrfundim tė kėtij fshati qė po mbijeton nė Mandres, afėr Kilkis nė Greqi, qė daton nga Lufta Ballkanike. Njė enklavė Toskėrisht afėr Melitopolit nė Ukrainė shfaqet vendosja e fundme nga Bullgaria. Dialektet Shqiptare nga Istria, pėr tė cilin ekziston njė tekst, dhe nga Sreim, pėr tė cilin nuk ekziston asnjė tekst janė zhdukur.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Re: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:05 pm

Historia
Kongresi i Manastirit

Gjuha zyrtare, e shkruar me gėrma latine dhe qė u pėrvetėsua nė vitin 1909, ishte e bazuar nė dialektin e Gegėrishtes Jugore tė qytetit tė Elbasanit nga fillimi i shtetit tė Shqipėrisė deri nė Luftėn e dytė botėrore. Deri nė vitin 1968 shqiptarėt e Kosovės, Ish Republikės Jugosllave tė Maqedonisė dhe Malit tė Zi pėrdorėn gjuhėn letrare shqipe tė dialekit gegė si gjuhė zyrtare. Nė Shqipėri me ardhjen nė fuqi tė komunistėve dialekti gegėcito! u ndalua institucionalisht prej vitit 1944 deri nė vitin 1967cito! dhe de-fakto prej vitit 1972 deri sotcito! . Gjuha e sotme zyrtare shqipe jo vetėm qė bazohet nė toskėrisht, por edhe fjalėt e shprehjet qe huazohen prej gegėrishtes kthehen nė morfologjinė, fonologjinė dhe sintaksėn e tė folmes toskė. Shqiptarėt qė jetojnė edhe sot nėn administrimin e sllavėve e pranuan dialektin toskė si nivel tė gjuhės zyrtare shqipecito! . Ky vendim politik i marrėcito! nė Prishtinė nė vitin 1968 sot po sfidohet nga shkrimtarė, gazetarė dhe sidomos rinia qė shkruan nė internet si jo frutdhėnės dhe diskriminues ndaj folėsve tė dialektit gegė, nė veēanti ndaj kosovarėve tė cilėt tingėllojnė si emigrantė kur flasin gjuhėn standarde shqipe.

Vetėm disa tė dhėna tė shkruara shkurt janė ruajtur nga shekulli i 15-tė. E para ishte njė formulė pagėzimi e vitit 1462. Shpėrndarja e librave tė prodhuar nga shekujt 16 dhe 17 kanė buruar shumė nė zonėn e gegėrishtės (shpesh nė gegėrishten Shkodrane veriore) dhe pasqyruan veprimtaritė misionare tė Katolicizmit Romak. Njė rrymė shumė mė e vogėl e literaturės nė shekullin e 19-tė ishte prodhuar nga mėrgimtarėt. Ndoshta punimet e letėrsisė mė tė hershme dhe tė pastėr tė ēfarėdo niveli ėshtė poezia e shekullit tė 18-tė tė Jul Varibobės, tė enklavave nė S. Giorgio nė Kalabri. Disa prodhime letrare vazhduan nė shekullin e 19-tė nė enklavat italiane, por asnjė veprimtari e ngjashme nuk ėshtė ruajtur nė zonat e Greqisė. Tė gjitha kėto dokumente tė hershme historike tregojnė pėr njė gjuhė e cila dallon pak nga gjuha e tanishme, sepse kėto dokumente nga krahina dhe kohė tė ndryshme paraqesin karakteristikat e shėnuara tė dialektit. Sidoqoftė, ato shpesh kanė njė vlerė pėr studimet e gjuhėsisė dhe janė shumė mė tė rėndėsishme pėr vlerėn e tyre letrare.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Re: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:05 pm

Klasifikimi

Qė shqipja ėshtė qartė me prejardhje indo-evropiane ishte e njohur nga filologu gjerman Franz Bopp nė 1854; hollėsitė e ngjashmėrive kryesore tė shqipes me gjuhėt indo-evropiane ishin pėrpunuar nga njė filolog tjetėr gjerman, Gustav Meyer, nė vitet e 1880-1890. Pėrmirėsimet e mėtejme gjuhėsore ishin paraqitur nga gjuhėtari danez Holger Pedersen dhe Norbert Jokl nga Austria. Etimologjitė nė vazhdim e ilustrojnė lidhjen e shqipes me gjuhėt indo-everopiane (njė yll qė i paraprin vllajės tregon tė pavėrtetuarat, fjala burimore indo-evropiane hipotetike, e cila ėshtė e shkruar nė ortografi tradicionale):

pesė “five” (nga *pénkėe); zjarr “fire” (nga *gėhermos); natė “night” (nga *nokėt-); dhėndėr “son-in-law” (nga *gem{schėa} ter-); gjarpėr “snake” (nga *sérpo{breve}n-); bjer “bring!” (nga *bhere); djeg “I burn” (nga *dhegėho); kam “I have” (nga *kapmi); pata “I had” (nga *pot-); pjek “I roast” (nga *pekėo); thom, thotė “I say, he says” (nga *k'emi, *k'et . . .).

Sistemi i foljes pėrfshin shumė tipare arkaike, si ruajtja e aktive e dallueshme dhe pėrfundimet mesatare personale (si nė greqisht) dhe ndryshimi i zanores rrėnjė "e" nė tė tanishmen nė "o" nė kohėn e shkuar, njė tipar i ndarė me gjuhėt baltike. Pėr shembull, ekziston mbledh (kalimtare) dhe po ashtu mblidhet (jokalimtare), nė kohėn e shkuar, dhe mblodha me njė "o" nė tė shkuarėn. Pėr shkak tė ndryshimeve sipėrfaqėsore nė formėn fonetike tė gjuhės gjatė 2,000 vjetėve dhe pėr shkak tė huazimit tė fjalėve nga vendet fqinjė, vazhdimėsia e trashėgimisė sė indoevropianishtes nė shqip ka qenė e nėnvlerėsuar.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Re: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:06 pm

Gramatika

Kategoritė e gramatikės sė shqipes janė shumė tė afėrme me gjuhėt e tjera evropiane. Emrat tregojnė dukshėm gjininė, numrin, dhe pesė rasa. Njė tipar i pazakonshėm ėshtė qė emrat ndryshohen mė tutje me prapashtesa pėr tė treguar domethėnien e caktuar apo pacaktuar: bukė, buka. Mbiemrat-pėrveē numėror dhe disa shprehje tė caktuara sasie-dhe emrat e varur pėrcjellin emrin tė cilin e modifikojnė; dhe ata janė tė shquar nė kėrkimin e pjesėzės qė i pėrcjell ata qė pajtohen me emrin. Andaj, nė “njė burrė i madh, modifikohet nga i madh, i cili paraprihet nga i, i cili pajtohet me termin pėr “njeri”; gjithashtu nė “dy burra tė mėdhenj”, mėdhenj, forma mashkullore e shumėsit nga i madh, pėrcjellė emrin burra dhe paraprihet nga njė pjesėz qė pajtohet me emrin.

Foljet kanė numrin dhe njė llojllojshmėri tė formave tė gjetura nė Frėngjisht apo Italisht dhe janė mjaft tė parregullta nė formimin e rrėnjėve tė tyre. Shumėsat e emrit po ashtu janė tė dukshėm pėr parregullsitė nė njė numėr tė madh tė tyre. Kur tė pėrcaktohet njė emėr apo njė i marrur si i njohur ėshtė kundrinori i drejtė, njė pėremėr nė rastin e vėrtetė qė pėrsėritė kėtė informacion po ashtu duhet tė futet nė shprehjen e foljes; p.sh. I-a dhashė librin atij drejtpėrdrejtė ėshtė “him-it I-gave the-book to-him, e cila nė anglishten standarde do tė ishte “I gave the book to him.”Nė pėrgjithėsi, gramatika dhe dallimet formale tė shqipes na kujtojnė greqishten moderne dhe gjuhėt romane, veēanėrisht ajo rumune. Tingujt sugjerojnė hungarishten apo greqishten, por gegėrishtja me zanoreve hundore tingėllon mė karakteristike.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Re: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:07 pm

Fonetika

Transkripsioni nė pasoj tė pėrdorimit e Alfabetit Fonetik Ndėrkombėtar

A B C Ē D DH E Ė F G GJ H I J K L LL M N NJ O P Q R RR S SH T TH U V X XH Y Z ZH
a b c ē d dh e ė f g gj h i j k l ll m n nj o p q r rr s sh t th u v x xh y z zh

a b ʦ ʧ d š ɛ ə f g ɟ h i j k l ɫ m n ɲ ɔ p c ɾ r s ʃ t θ u v ʣ ʤ y z ʒ


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Re: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:07 pm

Fjalori dhe Kontaktet me gjuhėt e tjera

Edhe pse shqipja ka pranuar huazime nga fqinjėt, po ashtu tregon jashtėzakonisht disa dėshmi tė kontaktit me Greqishten e lashtė; Si e tillė ėshtė Gegėrisht mokėn (Toskėrisht mokėr), nga Greqishtja mekhane’. Kontaktet e afėrta me Romakėt japin shumė huazime latine - mik nga Latinishtja amicus, kėndoj nga cantare. Pėrveē kėsaj, huazimet e tilla tė fjalėve nė Shqip vėrtetohen nga ngjashmėritė nė zhvillimin e Latinishtes sė folur nė Ballkan dhe Rumani, njė gjuhė e Romantizmit Ballkanik. Pėr shembull, Latinisht paludem u kthye nė padulem dhe pastaj padure nė Rumani dhe pastaj pyll nė Shqip, tė dyja me kuptim tė modifikuar.

Anasjelltas, rumanishtja po ashtu i ndan disa terma vendorė jo-latinishte me Shqipen—p.sh. Rumanisht brad, Shqip bredh. Andaj kėto dy gjuhė reflektojnė kontakte tė veēanta historike tė kohėve tė hershme. Komunikimet e hershme me barbarėt me sa duket kontribuan fjalėn "tirq" (nga bashkimi i vjetėr “thigh-breech), pėrderisa huazimet me kontaktet e hershme Sllave mund tė atribuojnė nė kontaktet kulturore gjatė 500 viteve tė kaluara me Venedikasit, Osmanėt, Grekėt (deri nė jug), dhe Sllavėt (deri nė lindje).

Njė numėr i favorshėm i tipareve - p.sh. formimi i kohės sė ardhshme dhe shprehjes sė emrit – janė tė ndara nga gjuhėt tjera tė Ballkanit por kanė njė origjinė dhe zhvillim tė pakuptueshėm,ku ndoshta ne te ardhmen mund te nxiret sekreti kodik i ndertimit te tyre; Shqipja apo forma e sajė e hershme shumė lehtė mund tė jetė burimi pėr tė zberthyer menyren e ndertmit te gjuhes se pare universale para ēarjeve te medha dialektore dhe me vone shendrimit te tyre ne gjuhe te veēanta. Studimi i tipareve tė tilla regjionale nė Ballkan ėshtė bėrė njė rast klasik pėr hulumtimi mbi fenomenin e pėrhapjes sė gjuhės.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Re: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:08 pm

Alfabeti

Alfabeti shqip ka tridhjetė e gjashtė shkronja dhe nga to shtatė zanore: A, E, Ė, I, O, U, Y, dhe 29 bashkėtingėllore: B, C, Ē, D, Dh, F, G, Gj, H, J, K, L, Ll, M, N, Nj, P, Q, R, Rr, S, Sh, T, Th, V, X, Xh, Z, Zh.

Rreshtat e mėsiperme i pėrkasin versionit zyrtar tė pėrkufizimit tė Alfabetit Shqip. Versioni i saktė ėshtė dhe duhet tė jetė ky: Alfabeti shqip ka 27 shkronja dhe 9 grupshkronja (digrafi) bashkėtingėlluese qė sė bashku pėrbėjnė 36 tingujt e Gjuhės Shqipe tė folur. Ndahen nė: shtatė zanore: A, E, Ė, I, O, U, Y, nė 20 bashkėtingėllore: B, C, Ē, D, F, G, H, J, K, L, M, N, P, Q, R, S, T, V, X, Z, dhe nė 9 tinguj: Dh, Gj, Ll, Nj, Rr, Sh, Th, Xh, Zh. Kėta 36 tinguj studiohen sė bashku nė Shkollėn Fillore dhe njihen gjithshmėrisht qė aty e tutje si Alfabeti shqip.

Alfabeti modern, i vendosur nė Kongresin e Manastirit nė vitin 1908, ėshtė i bazuar nė atė Latin.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Re: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:08 pm

Shqipja standarde

Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarte), si varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė proces i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes Kombėtare.

Nė vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punėn pėr tė krijuar alfabetin shqip dhe nė vitin 1844 dhe 1845 u botua “Evetar”-i. Vaqilharxhi ishte i pari qė shprehu qėllimet e Rilindjes Kombėtare Shqiptare nėpėrmjet traktatit tė tij, parathėnies sė “Evetar”-it tė parė dhe shumė shkrimeve tė tjera. Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės amtare, pėrpjekjet pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja dhe tė panevojshme, zinin njė vend qendror. Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.

Nė vitin 1879, u krijua “Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip”, qė i dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė “Fjalori i Gjuhės Shqipe” i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904. Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u pėrvijuan dy variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej zgjidhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėherė, shqipja ishte shkruar nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur mė 14 deri mė 22 Nėntor tė vitit 1908, nė qytetin e Manastirit, qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė diskutimesh, u vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur tėrėsisht nė alfabetin latin, i plotėsuar me nėntė digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē, ė), ėshtė alfabeti qė ka edhe sot nė pėrdorim gjuha shqipe. Kongresi e la tė lire edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft pėrhapje, por koha ja lėshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė Kongres, pra alfabetit tė sotėm.

Njė hap tjetėr pėr njėhsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri “Komisioni letrar shqip”, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar pėr tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes afrimit tė dy varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar tė mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes sė shkruar. Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė Botėrore.

Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njėhsimin e gjuhės letrare kombėtare (gjuhės standarde) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi tė organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaēme pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e gjuhės letrare.

Mė 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i ri “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes”. Ky projekt filloi tė zbatohet nė tė gjithė hapėsirėn shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė dhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė, pėrpjekje pėr njehsimin e gjuhės letrare dhe tė drejtshkrimit tė saj, bėheshin edhe nė Kosovė. Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e udhėhequr nga parimi “njė komb-njė gjuhė letrare”, vendosi qė projekti i ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn zyrtare nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet e kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njėsimin e gjuhės letrare kombėtare shqipe.

Projekti “Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes “ i vitit 1967, pas njė diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit tė Shqipes, qė u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė historinė e gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare. Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morrėn pjesė delegatė nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbėreshėt e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e bėrė deri atėherė pėr njėsimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė, nė tė cilėn pėrveē tė tjerash, pohohet se “populli shqiptar ka tashmė njė gjuhė letrare tė njėsuar”.

Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarde), mbėshtetej kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut. Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė rėndėsishme, qė pėrcaktojnė normat e gjuhės standarde, siē janė “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973), “Fjalori i gjuhės sė sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme shqipe, I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Re: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:09 pm

Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarde

Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė indoevropiane, njė pjesė tjetėr janė zhvillime te mėvonshme. Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.

Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, , 9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ė, ē). Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate fleksionit. Nė shumicėn e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi bie nė rrokjen e parafundit.

Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.

Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasėn gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj)., te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me mbaresa tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i ndershėm) dhe tė panyjshėm (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetėshet (njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.

Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishėm. Shqipja ka njė sistem tė pasur formash mėnyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė mėnyra; (dėftore, lidhore, kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhshme ndėrtohet nė mėnyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).

Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshėm ėshtė rendi kryefjale+folje+objekt.

Leksiku pėrbėhet nga fjalė me preardhje vendase e nga fjalė tė huazuara. Fjalėt me burim vendas trashėgohen nga periudha e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose janė formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm). Per fjalėt e huazuara qe disa mendojne vijnė nga gjuhėt e popujve me tė cilėt shqiptarėt kanė pasur marrėdhėnie gjatė shekujve, greqishtja e vjetėr dhe e re, latinishtja e gjuhėt romane, gjuhėt sllave, turqishtja, frėngjishtja,eshte nje proces i gjate ne diskutim dhe analizim.Kjo per arsyen e thjeshte sepse burimi i pare i tyre dyshohet se eshte perseri gjuha shqipe e folur.Metodat e krahasimit ne shkencen e Etymologjise nuk jane akoma ne nivelin e saktesise se duhur perderisa nuk arrihet te zberthehet ne njesine minimale kuptimi llogjik i simbolo-shkronjave te alfabetit grek dhe atij latin.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Re: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:10 pm

Pėrhapja e gjuhės shqipe

Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi, tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit. Gjuha shqipe mėsohet dhe studiohet nė disa universitete dhe qendra albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Palermo,Shėn Pjetėrburg(Leningrad), Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Re: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Vizitor Thu Mar 19, 2009 6:11 pm

Studimet pėr gjuhėn shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studiuesve tė huaj dhe shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veēantė, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės gjermane. Me tė u mor edhe njė filozof i madh, siē ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor pėr tė ndėrtuar njė histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe pėr ta shpjeguar atė. Nė disa letra, qe ai i shkruante njė bibliotekari tė Bibliotekės Mbretėrore tė Berlinit, nė fillim tė shekullit XVIII, shprehet edhe pėr natyrėn dhe prejardhjen e gjuhės shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė pėrfundimin, se shqipja ėshtė gjuha e ilirėve tė lashtė. Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė gjuhė tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se shqipja bėnte pjesė nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte njė vend tė veēantė nė kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studiues tė tjerė, si G. Meyer, H. Pedersen, N. Jokli, studiuan aspekte tė ndryshme tė leksikut dhe tė strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe. G.Meyer do tė hartonte qė nė vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė Gjuhės shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē kėtyre, njė varg i madh gjuhėtarėsh tė huaj, si F. Miclosich, G. Weigand, C. Tagliavini, St. Man, E. Hamp, A. Desnickaja, H. Ölberg, H. Mihaescu, W. Fredler, O. Bucholtz, M. Huld, G. B. Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara pėr studimin e historisė sė gjuhės shqipe, tė problemeve qė lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinė, fonetikėn dhe gramatikėn historike, si edhe nė studimin e gjendjes sė sotme tė shqipes. Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė albanologėve tė huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qė nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė parin fjalor tė gjuhės shqipe “Dictionarium Latino-Epiroticum” (1635). Gjatė Rilindjes Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe. Kėshtu, nė vitin 1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė, botoi veprėn “Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese”, Livorno 1864, vėll.II “L’Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese”, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi “Gramatikėn e gjuhės shqipe” dhe mė 1806, Sami Frashėri botoi “Shkronjėtoren e gjuhės shqipe”, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme tė shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė “Fjalor tė gjuhės shqipe”, i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė tė rėndėsishme tė leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės se Dytė Botėrore. Nė vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė “Bashkimi”. Pas shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės kombėtare. Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Prof. Dr.Aleksandėr Xhuvani. Aleksandėr Xhuvani (1880-1961) Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e shkollės sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956. Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės shqipe e tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe” (1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqerem Ēabej, pėr hartimin e veprave “Parashtesat” (1956) dhe “Prapashtesat e gjuhės shqipe” (1962), trajtesa themelore nė fushėn e fjalėformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe njė varg punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės shqipe.

Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė gjuhės sė popullit. Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė dytė tė “Fjalorit tė gjuhės shqipe” tė Kristoforidhit (1961). Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar. Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė. Njė zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė tė shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė specializuara, si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės, Universiteti i Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg veprash pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn e leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime leksikologjike, u hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe fjalori dygjuhėsh, nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: “Fjalori i gjuhės shqipe” (1954), “Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe” (1980), “Fjalori i shqipes sė sotme” (1984), “Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe” (1976), “Drejtshkrimi i gjuhės shqipe” (1973), etj. Kohėt e fundit kanė dalė edhe “Fjalor frazeologjik i gjuhės shqipe” (2000) dhe “Fjalor frazeologjik ballkanik” (1999).

Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi e studimi i tė gjithė tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar “Atlasi dialektologjik i gjuhės shqipe”, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė sė shpejti nga shtypi. Eshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i strukturave gramatikore tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta dhe pėrmes gramatikave tė ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat, mė e plota ėshtė “Gramatika e gjuhės shqipe” I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me Universitetin e Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin. Njė vend tė gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysmėshekulli, kanė zėnė problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e etnogjenezės sė popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė, tė fonetikės dhe tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat themelore nė kėto fusha janė: "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes” nė 7 vėllime, nga E.Ēabej; “Meshari” i Gjon Buzukut (E.Ēabej); “Gramatika historike e gjuhės shqipe” (Sh. Demiraj); “Fonologjia historike e gjuhės shqipe” (Sh. Demiraj); “Gjuhėsia ballkanike” (Sh. Demiraj), etj. Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės shqipe dhe njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare.

Pasi bėri studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta i kreu nė Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė shkencore e arsimore nė vitet ’30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto fusha pėr njė gjysėm shekulli, duke lėnė njė trashėgimi tė pasur shkencore.

Eqerem Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe arritjet shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė ngritjen e nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn e historisė sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė gjuhės shqipe, tė autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe tė filologjisė sė teksteve tė vjetra.

Veprat themelore tė tij janė: “Studime etimologjike nė fushė tė shqipes”, nė shtatė vėllime, I “Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe”, II “Fonetikė historike” (1958), “Meshari i Gjon Buzukut” (1968), “Shqiptarėt midis perėndimit dhe lindjes” (1944).

Ai ėshtė bashkautor edhe nė nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė sotme, siē janė: “Fjalor i gjuhės shqipe” (1954), “Rregullat e drejtshkrimit tė gjuhės shqipe” (1972), “Fjalori drejtshkrimor”.

Pėrveē veprave, ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore brenda e jashtė vendit dhe ka mbajtur dhjetėra referate e kumtesa nė kongrese e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė tė njohura arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu prestigjin e saj.

Veprat e prof. Eqerem Cabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė, me titullin “Studime gjuhėsore”. Me veprimtarinė e shumanėshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqerem Cabej ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare, duke argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj, vitalitetin e saj ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė tjerė.

Gjatė kėsaj periudhe, gjuhėsia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhės shqipe letrare kombėtare, tė njėsuar me ēėshtjet teorike tė sė cilės ėshtė marrė veēanėrisht prof. Androkli Kostallari. Nė kuadrin e punės qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė normative dhe tė kulturės sė gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i madh fjalorėsh terminologjikė pėr degė tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės.

Pėrveē veprave tė shumta qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė, veprimtaria e gjuhėsisė studimore e studjuesve shqiptarė pasqyrohet nė botimin e disa revistave shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot, janė: “Studime filologjike” (Tiranė); “Gjuha shqipe” (Prishtinė); “Studia albanica” (Tiranė); “Jehona” (Shkup); etj.

Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsidrueshėm veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė nė kėtė fushė Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhenė edhe shqiptaret e vendosur nė Itali, tė njohur si “Arbėresh” Disa nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy shekujve tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Gjuha Shqipe Empty Re: Gjuha Shqipe

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi